You are on page 1of 11

PËRSËRITJE

Tematika 2: KËRKESA, OFERTA DHE ÇMIMI EKUILIBËR


 Përmbledhje njohurish
 Kërkesa shpreh gatishmërinë dhe aftësinë e konsumatorit për të blerë një mall.
 Ligji i kërkesë thotë: Kur çmimi i një produkti bie, atëherë sasia e kërkuar për këtë produkt rritet dhe kur
çmimi rritet, sasia e kërkuar bie, kur çdo gjë tjetër mbetet e pandryshuar.
 Lakorja e kërkesës ka pjerrësi negative/rënëse, sepse edhe marrëdhënia midis çmimit dhe sasisë së kërkuar
është e zhdrejtë.
 Faktorët që ndikojnë në kërkesë janë:
o Të ardhurat e konsumatorëve
o Çmimet e mallrave plotësues në konsum
o Çmimet e mallrave zëvendësues në konsum
o Pritjet e konsumatorëve rreth çmimeve
o Shijet dhe preferencat e konsumatorëve
o Numri i konsumatorëve në treg
 Dy mallra janë zëvendësues në konsum, nëse çmimi i njërit mall dhe kërkesa për mallin tjetër janë të lidhura
në mënyrë të drejtë, (nëse çmimi i njërit produkt rritet, kërkesa për produktin tjetër rritet).
 Dy mallra janë plotësues në konsum, nëse çmimi i njërit mall dhe kërkesa për mallin tjetër janë lidhur në
mënyrë të zhdrejtë, (nëse çmimi i njërit produkt rritet, kërkesa për produktin tjetër ulet).
 Mallrat, kërkesa e të cilëve rritet kur të ardhurat rriten, (dhe e kundërta) quhen të mira normale.
 Mallrat, kërkesa e të cilëve ulet kur të ardhurat rriten, (dhe e kundërta) quhen të mira inferiore.
 Elasticiteti i kërkesës në lidhje me çmimin tregon masën e reagimit të sasisë së kërkuar për një produkt ndaj
masës së ndryshimit të çmimit të tij.
 Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin llogaritet me anë të formulës:
D % e ndryshimit të sasisë së kërkuar ∆ Q /Q
EP= =
% e ndryshimit të çmimit ∆ P /P
Kjo formulë njihet si elasticiteti pikësor i kërkesës.
∆Q
D (Q1 +Q2 )/2
Elasticiteti i kërkesë mund të llogaritet edhe me formulën: EP=
∆P
¿
(P ¿ ¿ 1+ P2 )/2
Kjo formulë njihet si elasticiteti zonal i kërkesës.
 Një mall ka kërkesë:
o Elastike, kur përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar është më e madhe se përqindja e
ndryshimit të çmimit, (%∆ Q D > % ∆ P , EDP >1¿
o Joelastike, kur përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar është më e vogël se përqindja e
ndryshimit të çmimit, (%∆ Q D < % ∆ P , EDP <1¿
o Elasticitet njësi, kur përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar është e barabartë me përqindjen e
ndryshimit të çmimit, (%∆ Q D =% ∆ P , E DP =1 ¿
o Plotësisht elastike, kur përqindja e ndryshimit të çmimit është zero (çmimi nuk ndryshon), ndërsa
përqindja e sasisë së kërkuar rritet vazhdimisht, E DP =∞ .
o Plotësisht joelastike, përqindja e ndryshimit të çmimit rritet vazhdimisht, ndërsa përqindja e
ndryshimit të sasisë së kërkuar është zero (nuk ndryshon), E DP =0.

 Faktorët që ndikojnë në elasticitetin e kërkesës janë:


o Numri i mallrave zëvendësues
o Përqindja e shpenzimit për mallin në buxhetin e konsumatorit
o Mallrat e luksit përkundrejt mallrave të domosdoshëm
o Koha e reagimit të konsumatorit
 Oferta shpreh gatishmërinë dhe aftësinë e prodhuesit (ofruesit) për të ofruar mallra në treg.
 Ligji i ofertës thotë: Kur çmimi i një produkti bie, atëherë sasia e ofruar për këtë produkt ulet, ndërsa kur
çmimi rritet, sasia e ofruar rritet, kur çdo gjë tjetër mbetet e pandryshuar.
 Lakorja e ofertës ka pjerrësi pozitive/rritëse, sepse edhe marrëdhënia midis çmimit dhe sasisë së ofruar
është e drejtë.
 Faktorët që ndikojnë në ofertë janë:
o Çmimet e faktorëve të prodhimit
o Teknologjia
o Taksat dhe subvencionet
o Çmimet e mallrave të tjerë (plotësues dhe zëvendësues)
o Pritjet e prodhuesve rreth çmimeve
o Numri i prodhuesve
o Kushtet e motit
 Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin tregon masën e ragimit të sasisë së ofruar për një produkt ndaj
reagimit të ndryshimit të çmimit të tij.
 Elasiciteti i ofertës lidhur me çmimin llogaritet me anë të formulës:
∆Q
S % e ndryshimit të sasisë së ofruar (Q1 +Q2)/2
E P= =
% e ndryshimit të çmimit ∆P
¿
(P ¿ ¿ 1+ P2)/2
 Një mall ka ofertë:
o Elastike, kur përqindja e ndryshimit të sasisë së ofruar është më e madhe se përqindja e
ndryshimit të çmimit (%∆ Q S >% ∆ P , E SP >1 ¿ ose
ndryshime të vogla në çmim shkaktojnë ndryshime më të mëdha në sasinë e ofruar.
o Joelastike, kur përqindja e ndryshimit të sasisë së ofruar është më e vogël se përqindja e
ndryshimit të çmimit (%∆ Q S <% ∆ P , E SP <1 ¿ ose
ndryshime të vogla në çmim shkaktojnë ndryshime edhe më të vogla në sasinë e ofruar.
o Elasticitet njësi, kur përqindja e ndryshimit të sasisë së ofruar është e barabartë me përqindjen
e ndryshimit të çmimit (%∆ Q S=% ∆ P , ESP =1 ¿
ose ndryshime të vogla në çmim shkaktojnë ndryshime relative po aq të vogla në sasinë e
ofruar.
o Plotësisht elastike, kur përqindja e ndryshimit të çmimit është zero (çmimi nuk ndryshon),
ndërsa përqindja e ndryshimit të sasisë së ofruar rritet vazhdimisht, E=∞ .
o Plotësisht joelastike, përqindja e ndryshimit të çmimit rritet vazhdimisht, ndërsa përqindja e
ndryshimit të sasisë së ofruar është zero (nuk ndryshon), E=0.
 Faktorët që ndikojnë në elasticitetin e ofertës në lidhje me çmimin janë:
o Periudhat kohore
o Gjatësia e ciklit të prodhimit
o Kapaciteti magazinues
 Tregu është një institucion ose mekanizëm, i cili sjell së bashku blerësit (kërkuesit) dhe shitësit
(ofruesit) për të këmbyer mallra dhe shërbime.
 Do të kemi tepricë oferte (ose mungesë kërkese) në qoftë se sasia e ofruar do të jetë më e madhe se
sasia e kërkuar, e cila do të shkaktojë ulje të çmimit.
 Do të kemi mungesë oferte (ose tepricë kërkese) në qoftë se sasia e ofruar do të jetë më e vogël se
sasia e kërkuar, e cila do të shkaktojë rritje të çmimit.
 Tregu është në ekuilibër kur sasia e kërkuar është e barabartë me sasinë e ofruar.
 Çmimi në të cilin sasia e kërkuar është e barabartë me sasinë e ofruar quhet çmim ekuilibër dhe sasia
në këtë çmim quhet sasi ekuilibër.
 Grafikisht, pikëprerja e lakores së ofertës me lakoren e kërkesës për një produkt tregon pikën
ekuilibër. Kjo pikë jep vlerën e çmimit ekuilibër dhe të sasisë ekuilibër.
 Çmimi në ekonominë e tregut caktohet nga tregu, nga bashkëveprimi i kërkesës dhe ofertës.
 Ekziston një marrëdhënie e drejtë midis ndryshimit në kërkesë dhe rezultatit të ndryshimit si në
sasinë dhe në çmimin ekuilibër.
o Kur kërkesa ulet, çmimi dhe sasia ekuilibër ulen.
o Kur kërkesa rritet, çmimi dhe sasia ekuilibër rritet.
 Ekziston një marrëdhënie e zhdrejtë midis ndryshimit në ofertë dhe rezultatit të ndryshimit të
çmimit ekuilibër.
o Kur oferta ulet, çmimi ekuilibër rritet.
o Kur oferta rritet, çmimi ekuilibër ulet.
 Ekziston një marrëdhënie e drejtë midis ndryshimit në ofertë dhe rezultatit të ndryshimit në sasinë
ekuilibër.
o Kur oferta ulet, sasia ekuilibër ulet.
o Kur oferta rritet, sasia ekuilibër rritet.
 Çmim tavan është maksimumi ligjor i çmimit që prodhuesit mund të vendosin për një produkt ose
shërbim të caktuar. Çmimi tavan vendoset në rastet kur gjykohet se çmimi ekuilibër është tepër i lartë,
ai është në nivel më të ulët se ai ekuilibër.
 Çmim dysheme është minimumi ligjor i çmimit që prodhuesit mund të vendosin për një produkt ose
shërbim të caktuar. Çmimi dysheme vendoset në rastet kur gjykohet se çmimi ekuilibër është tepër i
ulët, ai është në nivel më të larët se ai ekuilibër.

 Qarkoni alternativën e saktë


1. Kërkesa për një mall përcaktohet nga:
A) ata që blejnë mallrat dhe shërbimet
B) qeveria
C) prodhuesit që krijojnë këto mallra dhe shërbime
D) ata që ofrojnë lëndën e parë për prodhimin e këtyre mallrave dhe shërbimeve.

2. Kërkesa shpreh :
A) dëshirat e pakufizuara të konsumatorëve
B) marrëdhënien midis sasisë së kërkuar dhe çmimit për një mall
C) gatishmërinë për të paguar për një mall në qoftës se të ardhurat janë të mëdha
D) aftësia për të paguar për një mall
3. Kur ne njohim sasinë e produktit që blerësit janë të aftë dhe të gatshëm të blejnë në çdo çmim të
dhënë, atëherë ne njohim:
A) kërkesën B) ofertën
C) tepricën e kërkesës D) sasinë e kërkuar

4. Tabela e kërkesës është tabela që shpreh marrëdhënien midis:


A) sasisë së kërkuar dhe sasisë së ofruar
B) të ardhurave dhe sasisë së kërkuar
C) çmimit dhe sasisë së kërkuar
D) çmimit dhe sasisë së ofruar

5. Ligji i kërkesës thotë që:


A) kur sasia e kërkuar e një malli rritet edhe çmimi i tij rritet
B) kur çmimi i mallit rritet edhe sasia e kërkuar rritet
C) kur çmimi i mallit rritet, sasia e kërkuar bie
D) kur oferta për këtë mall rritet dhe kërkesa rritet.

6. Marrëdhënia negative midis çmimit të mallit dhe sasisë së kërkuar:


A) zbatohet për shumicën e mallrave në një ekonomi
B) përfaqësohet nga lakorja me pjerrësi rënëse të kërkesës
C) shprehet në ligjin e kërkesës
D) të gjitha të mësipërmet

7. Kur themi që sasia e kërkuar për një mall ka marrëdhënie negative me çmimin e mallit është e njëjtë
me pohimin se:
A) rritja në sasinë e kërkuar të një malli çon në uljen e çmimit të këtij malli.
B) rritja në çmimin e mallit çon në uljen e sasisë së kërkuar të mallit.
C) ekziston një lidhje e dobët midis sasisë së kërkuar të mallit me çmimin e tij.
D) nuk ka lidhje midis sasisë së kërkuar të mallit dhe çmimit të tij.

8. Grafiku i kërkesës për një mall është një lakore që shpreh:


A) marrëdhënien midis çmimit dhe sasisë së kërkuar
B) marrëdhënien midis të ardhurave dhe sasisë së kërkuar
C) të njëjtën gjë si lakorja e kufirit të mundësive të prodhimit
D) marrëdhënien midis sasisë së ofruar dhe çmimit të mallit.

9. Sasia e kërkuar për një mall rritet nëse:


A) rriten të ardhurat e konsumatorit
B) blerësit parashikojnë ulje çmimesh për këtë mall
C) rritet numri i konsumatorëve në treg
D) ulet çmimi i mallit.
10. Cila nga alternativat e mëposhtme nuk përcakton kërkesën për një mall të caktuar?
A) Çmimi i mallrave të tjerë
B) Të ardhurat e konsumatorëve
C) Shijet e konsumatorëve
D) Çmimet e lëndëve të para të përdorura për prodhimin e mallrave.
11. Cila nga alternativat e mëposhtme rrit kërkesën për një mall të caktuar?
A) Ulja e çmimit të vetë mallit
B) Rritja e subvencioneve
C) Rritja e numrit të konsumatorëve
D) Ulja e të ardhurave (për të mirat normale)

12. Nëse konsumatorët parashikojnë ulje çmimesh në të ardhmen për një model të caktuar celulari,
atëherë ka mundësi që në periudhën e tanishme për këtë model celulari:
A) të ulet sasia e kërkuar
B) të rritet sasia e kërkuar
C) të ulet kërkesa
D) të rritet kërkesa
13. Dy mallra quhen zëvendësues në konsum në qoftë se rritja e çmimit të njërit mall:
A) ul kërkesën për mallin tjetër
B) rrit kërkesën për mallin tjetër
C) ul sasinë e kërkuar për mallin tjetër
D) rrit sasinë e kërkuar për mallin tjetër.
14. Dy mallra quhen zëvendësues në konsum në qoftë se çmimi i njërit dhe kërkesa e tjetrit:
A) janë në marrëdhënie të drejtë
B) janë në marrëdhënie të zhdrejtë
C) nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin
D) asnjë nga pikat A), B) dhe C).
15. Nëse çmimi për mollë rritet dhe për portokaj mbetet i njëjtë, ka të ngjarë që njerëzit:
A) të blejnë më shumë mollë dhe më pak portokaj
B) të blejnë më shumë porokaj dhe më pak mollë
C) të blejnë të njëjtën sasi mollësh dhe porokajsh
D) të blejnë më shumë mollë dhe porokaj

16. Dy mallra quhen plotësues në konsum në qoftë se rritja e çmimit të njërit mall:
A) ul sasinë e kërkuar për mallin tjetër B) rrit sasinë e kërkuar për mallin tjetër
C) rrit kërkesën për mallin tjetër D) ul kërkesën për mallin tjetër.

17. Dy mallra quhen plotësues në konsum në qoftë se çmimi i njërit dhe kërkesa e tjetrit:
A) janë në marrëdhënie të drejtë B) janë në marrëdhënie të zhdrejtë
C) nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin D) asnjë nga pikat A), B) dhe C).

18. Nëse rënia e çmimit të benzinës do të rrisë kërkesën për goma automjetesh atëherë benzina dhe
gomat janë:
A) mallra luksi B) mallra normal
C) mallra plotësues D) mallra zëvendësues.
19. Në qoftë se një mall/e mirë është inferior, atëherë rritja e të ardhurave do të çonte në:
A) rritjen e kërkesës për mallin
B) uljen e kërkesës për mallin
C) lëvizje nga poshtë lart në lakoren e kërkesës së mallit
D) lëvizje nga lart poshtë në lakoren e kërkesës së mallit
20. Në qoftë se një mall/e mirë është normal, atëherë rritja e të ardhurave do të çonte në:
A) rritjen e kërkesës për mallin
B) uljen e kërkesës për mallin
C) lëvizje nga poshtë lart në lakoren e kërkesës së mallit
D) lëvizje nga lart poshtë në lakoren e kërkesës së mallit
21. Beni ka mbetur pa punë dhe blen më pak libra për të lexuar. Kjo tregon që librat janë:
A) mall luksi B) mall inferior
C) mall normal D) mall plotësues
22. Në qoftë se Anës i zvogëlohen të ardhurat, atëherë kërkesa e Anës:
A) për të gjithë mallrat e shërbimet do të mbetet e pandryshuar
B) për mallrat/të mirat normale do të ulen
C) për mallrat e luksit do të rritet
D) për mallrat/të mirat inferiore do të ulet
Pyetjet 23,24,25,26 i referohen figurës së mëposhtme:
23. Lëvizja nga A në B tregon:
A) ulje të kërkesës
B) rritje të kërkesës
C) ulje të sasisë së kërkuar
D) rritje të sasisë së kërkuar

24. Lëvizja nga A në B shkaktohet nga:


A) rritja e numrit të konsumatorëve
B) rritja e të ardhurave
C) ulja e çmimit të mallit
D) pritjet e konsumatorëve për ulje çmimesh në të ardhmen.

25. Zhvendosja nga D në D1 quhet:


A) rritje në kërkesë B) ulje në kërkesë
C) ulje e sasisë së kërkuar D) rritje e sasisë së kërkuar
26. Lëvizja nga D në D1 mund të shkaktohet nga:
A) rritja e çmimit B) ulja e çmimit të mallit plotësues
C) përmirësimet në tekonologji D) ulja në çmimin e mallit zëvendësues
27. Kur kërkesa për një produkt rritet, lakorja e kërkesës:
A) zhvendoset majtas-lart B) zhvendoset djathtas-poshtë
C) zhvendoset djathtas-lart D) nuk zhvendoset aspak
28. Cila nga alternativat e mëposhtme ndikon në zhvendosjen e lakores së kërkesës për një produkt?
A) Pritjet e prodhuesve për çmimet në të ardhmen B) Ndryshimi i çmimit të vetë mallit
C) Teknologjia D) Të ardhurat e konsumatorëve.
29. Një verë e nxehtë në plazhin e Durrësit do të shkaktojë:
A) rritje të kërkesës për pije freskuese
B) ulje të kërkesës për kondicionerë
C) rritje të kërkesës për xhaketa
D) lëvizje përgjatë lakores së së kërkesës nga lart poshtë.
30. Lakorja e kërkesës nuk do të zhvendoset, nëse ndodhin ndryshime në:
A) shijet dhe preferencat e konsumatorëve B) nivelin e përgjithshëm të pagave
C) çmimin e vet mallit D) numrin e konsumatorëve
31. Cila nga alternativat e mëposhtme mund të zhvendosë në të majtë lakoren e kërkesës për karburant?
A) Të ardhurat e blerësve të karburantit rriten dhe karburanti është e mirë normale.
B) Të ardhurat e blerësve të karburantit bien dhe karburanti është e mirë inferiore.
C) Çmimi i karburantit rritet.
D) Çmimi i biletave të transportit publik bie dhe cilësia e shërbimit rritet ndjeshëm.
32. Cila nga alternativat e mëposhtme zhvendos në të djathtë lakoren e kërkesës për orë dore me bateri?
A) Një rritje në çmimin e orëve.
B) Një ulje në çmimin e orëve.
C) Një ulje në çmimin e baterive të orëve (bateria dhe ora janë plotësuese).
D) Një ulje në të ardhurat e konsumatorëve (ora është e mirë normale).
33. Pjesa e tregut që lidhet me gatishmërinë dhe aftësinë për të prodhuar dhe shitur quhet:
A) kërkesë B) ofertë C) konkurrencë D) monopol

34. Oferta shpreh:


A) dëshirat e pakufizuara të konsumatorëve
B) gatishmërinë për të paguar për një mall në qoftë se të ardhurat janë të mëdha
C) marrëdhënien midis sasisë së ofruar dhe çmimit për një mall
D) aftësinë e firmave për të prodhuar një mall.
35. Kur ne njohim sasinë e produktit që shitësit janë të aftë dhe të gatshëm të shesin me çdo çmim të
dhënë, atëherë ne njohim:
A) tepricën e ofruar B) sasinë e ofruar
C) kërkesën D) ofertën
36. Lakorja e ofertës shpreh marrëdhënien midis:
A) sasisë së kërkuar dhe sasisë së ofruar B) të ardhurave dhe sasisë së kërkuar
C) çmimit dhe sasisë së kërkuar D) çmimit dhe sasisë së ofruar
37. Ligji i ofertës thotë që:
A) kur sasia e ofruar e një malli rritet, çmimi i tij ulet
B) kur çmimi i mallit rritet edhe sasia e ofruar rritet
C) kur çmimi i mallit rritet edhe oferta rritet
D) kur çmimi i mallit rritet, sasia e ofruar bie.

38. Sasia e ofruar për një mall rritet nëse:


A) rritet çmimi i mallit B) përmirësohet tekonologjia e prodhimit të këtij malli
C) rritet numri i konsumatorëve në treg D) rriten taksat mbi këtë mall.
39. Cila nga thëniet e mëposhtme është e saktë për lakoren e ofertës?
A) Lakorja e ofertës shpreh lidhje të zhdrejtë ndërmjet çmimit dhe ofertës.
B) Lakorja e ofertës shpreh lidhje të zhdrejtë ndërmjet çmimit dhe ofertës.
C) Lakorja e ofertës mund të ketë edhe pjerrësi negative.
D) Lakorja e ofertës ka pjerrësi pozitive.
40. Grafiku i ofertës për një mall është një lakore që shpreh:
A) marrëdhënien midis çmimit dhe sasisë së kërkuar
B) marrëdhënien midis të ardhurave dhe sasisë së kërkuar
C) të njëjtën gjë si lakorja e kufirit të mundësive të prodhimit
D) marrëdhënien midis sasisë së ofruar dhe çmimit të mallit.
41. Cila nga alternativat e mëposhtme nuk përcakton ofertën?
A) Numri i konsumatorëve B) Teknologjia
C) Taksat D) Çmimet e mallrave të tjera
42. Oferta e një malli bie nëse:
A) ulet çmimi i lëndëve të para B) ulen të ardhurat e konsumatorëve
C) ulet çmimi i vet mallit D) ulet numri i shitësve/prodhuesve
43. Nëse rriten subvencionet për një produkt, atëherë:
A) oferta do të ulet B) sasia e ofruar do të rritet
C) oferta do të rritet D) sasia e ofruar do të ulet

Pyetjet 44,45,46 i referohen figurës së mëposhtme:


44. Lëvizja nga A në B tregon:
A) ulje të ofertës
B) rritje të ofertës
C) ulje të sasisë së ofruar
D) rritje të sasisë së ofruar

45. Zhvendosja nga S në S1 quhet:


A) rritja e ofertës
B) ulja e ofertës
C) ulje të sasisë së ofruar
D) rritje të sasisë së ofruar
46. Lëvizja nga S në S1 mund të shkaktohet nga:
A) ulja e çmimit të mallit B) rritja e të ardhurave të konsumatorëve
C) përmirësimet në teknologji D) rritja në çmimin e faktorëve të prodhimit
47. Kur oferta për një produkt ulet, lakorja e ofertës:
A) zhvendoset majtas-lart B) zhvendoset djathtas-lart
C) zhvendoset djthtas-poshtë D) nuk zhvendoset aspak
48. Cilat nga alternativat e mëposhtme mund të zhvendosin në të djathtë lakoren e ofertës për mollë?
A) Rritja e taksave B) Ulja e numrit të prodhuesve të mollëve
C) Rritja e subvencioneve D) Rritja e çmimit të plehrave organike.
49. Një fermer prodhon në tokën e tij patate dhe qepë. Nëse çmimi i patateve në treg do të rritej, ndërsa
i qepëve nuk ndryshon, ka të ngjarë që fermeri:
A) të prodhojë më shumë qepë dhe më pak patate
B) të prodhojë më shumë patate dhe më pak qepë
C) të prodhojë më shumë patate dhe qepë njëkohësisht
D) të prodhojë më pak patate dhe qepë njëkohësisht.
50. Elasticiteti i ofertës në lidhje me çmimin llogaritet duke pjesëtuar:
A) ndryshimin në përqindje të sasisë së kërkuar me ndryshimin në përqindje të sasisë së ofruar
B) ndryshimin në përqindje të çmimit me ndryshimin në përqindje të sasisë së ofruar
C) ndryshimin në përqindje të sasisë së ofruar me ndryshimin në përqindje të çmimit
D) ndryshimin e sasisë së ofruar me ndryshimin e çmimit.
51. Nëse çmimi i një malli rritet nga 4 lekë në 6 lekë, atëherë përqindja e ndryshimit të çmimit është:
A) 20% B) 50% C) 75% D) 100%
52. Nëse rritja e çmimit të një malli shkakton rritje të sasisë së ofruar nga 50 njësi në 100 njësi, atëherë
përqindja e ndryshimit të sasisë së ofruar është:
A) 25% B) 50% C) 75% D) 100%
53. Një mall është elastik në ofertë kur:
A) ndryshime të vogla në çmim sjellin ndryshime të mëdha në sasinë e ofruar.
B) ndryshime të vogla në çmim sjellin ndryshime shumë të vogla në sasinë e ofruar.
C) ndryshime të mëdha në çmim sjellin ndryshime të vogla në sasinë e ofruar.
D) ndryshime të mëdha në çmim nuk shkaktojnë ndryshime në sasinë e ofruar.
54. Oferta për një produkt është elastike nëse:
A) përqindja e ndryshimit në çmim është më e madhe se përqindja e ndryshimit të sasisë së ofruar.
B) përqindja e ndryshimit në çmim është më e vogël se përqindja e ndryshimit të sasisë së ofruar.
C) përqindja e ndryshimit në çmim është e barabartë me përqindjen e ndryshimit të sasisë së ofruar.
D) përqindja e ndryshimit në çmim është e barabartë me zero.
55. Kërkesa për një produkt është plotësisht elastike nëse:
A) përqindja e ndryshimit në çmim është më e madhe se përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar.
B) përqindja e ndryshimit në çmim është më e vogël se përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar.
C) përqindja e ndryshimit në çmim është e barabartë me përqindjen e ndryshimit të sasisë së kërkuar.
D) përqindja e ndryshimit në çmim është e barabartë me zero, ndërsa përqindja e ndryshimit të sasisë së
kërkuar rritet vazhdimisht.
56. Kërkesa është me elasticitet njësi kur:
A) përqindja e ndryshimit në çmim është më e madhe se përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar.
B) përqindja e ndryshimit në çmim është më e vogël se përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar.
C) përqindja e ndryshimit në çmim është e barabartë me përqindjen e ndryshimit të sasisë së kërkuar.
D) përqindja e ndryshimit në çmim është e barabartë me zero.
57. Një lakore plotësisht elastike e ofertës është:
A) me pjerrësi pozitive B) me pjerrësi negative
C) horizontale me boshtin x D) vertikale me boshtin y.
58. Lakorja e ofertës për produkte joelastike është:
A) më e pjerrët se për produkte elastike B) më pak e pjerrët se për produkte elastike
C) nuk ka ndryshim në pjerrësi me ato të produkteve elastike D) me pjerrësi negative
59. Nëse rritja me 10% e çmimit të një malli shkakton ulje me 15% të sasisë së kërkuar, atëherë ky mall
është:
A) elastik në ofertë B) elastik në kërkesë
C) joelastik në kërkesë D) joelastik në ofertë
60. Kërkesa për një produkt do të ishte më elastike nëse:
A) produkti do të ishte i domosdoshëm
B) produkti do të kishte shumë pak zëvendësues
C) produkti do të ishte i shtrenjtë në lidhje me të ardhurat
D) të gjitha të mësipërmet.
61. Nëse koeficienti i elasticitetit të kërkesës në lidhje me çmimin është 1, atëherë lakorja e kërkesës
është:
A) plotësisht elastike B) plotësisht joelastike
C) elasticitet njësi (unik) D) joelastike
62. Cili nga artikujt e mëposhtëm ka kërkesë më pak elastike në lidhje me çmimin?
A) molla B) buka C) biskotat D) divani
63. Nëse oferta për një produkt është me elasticitet njësi dhe çmimi i produktit rritet me 10%, atëherë
sasia e ofruar për këtë mall:
A) do të rritej më shumë se 10% B) do të rritej më pak se 10%
C) do të ulej 10% D) do të rritej 10%
64. Cili nga faktorët e mëposhtëm nuk ndikon në elasticitetin në ofertë në lidhje me çmimin:
A) gjatësia e ciklit të prodhimit B) periudha kohore
C) kapaciteti magazinues/ruajtës D) numri i mallrave zëvendësues
65. Kërkesa për një produkt bëhet më pak elastike kur produkti:
A) ka pak zëvendësues, është mall luksi, zë përqindje të vogël në buxhetin e konsumatorit.
B) ka pak zëvendësues, është i domosdoshëm, zë përqindje të vogël në buxhetin e konsumatorit.
C) ka pak zëvendësues, është i domosdoshëm, zë përqindje të madhe në buxhetin e konsumatorit.
D) ka shumë zëvendësues, është i domosdoshëm, zë përqindje të madhe në buxhetin e konsumatorit.
66. Fakti që djathi ka gjizën një zëvendësues të afërt në konsum e bën:
A) ofertën e djathit më elastike B) ofertën e djathit më pak elastike
C) kërkesën për djathë më elastike D) kërkesën për djathë më pak elastike

67. Cila nga situatat e mëposhtme ilustron një treg?


A) Një person duke blerë një bluzë në një dyqan veshjesh.
B) Një që merr në telefon një piceri për të porositur.
C) Asnjë nga të mësipërmet.
D) Të dyja të mësipërmet (A dhe B)
68. Në një treg konkurrues çmimi i mallit përcaktohet nga:
A) vendimet e konsumatorëve B) qeveria
C) vendimet e prodhuesve D) bashkëveprimi midis konsumatorëve dhe prodhuesve.
69. Çmimi i ekuilibrit (i tregut) është i rëndësishëm sepse:
A) shmang pamjaftueshmërinë
B) balancon sasinë e kërkuar me sasinë e ofruar
C) është i vetmi çmim ku shitësit ofrojnë sasinë e produktit
D) bën që blerësit të zhduken nga tregu.
70. Çmimi i perimeve në një treg konkurrues përcaktohet nga:
A) qeveria B) firmat
C) oferta dhe kërkesa D) indeksi i çmimeve të konsumatorit.
71. Një rritje e kërkesës kur të gjithë faktorët e tjerë mbeten të pandryshuar do të rezultonte në:
A) çmim tregu më të lartë B) çmim tregu më të ulët
C) asnjë ndryshim në çmim D) rritje në ofertë.
72. Supozojmë se tregu është në ekuilibër. Çfarë do të ndodhë me çmimin dhe sasinë ekuilibër nëse
oferta ulet?
A) Sasia do të rritet dhe çmimi do të rritet. B) Sasia do të ulet dhe çmimi do të ulet.
C) Sasia do të rritet dhe çmimi do të ulet. D) Sasia do të ulet dhe çmimi do të rritet.
D) Sasia do të ulet dhe çmimi do të rritet.
73. Supozojmë se tregu është në ekuilibër. Çfarë do të ndodhë me çmimin dhe sasinë ekuilibër nëse
kërkesa ulet?
A) Sasia do të rritet dhe çmimi do të rritet. B) Sasia do të ulet dhe çmimi do të ulet.
C) Sasia do të rritet dhe çmimi do të ulet. D) Sasia do të ulet dhe çmimi do të rritet.
74. Në qoftë se kërkesa dhe oferta për një mall rriten njëkohësisht atëherë:
A) çmimi i mallit do të rritet
B) sasia ekuilibër do të rritet.
C) çmimi i mallit do të mbetet i pandryshuar.
D) nuk kemi informacion të mjaftueshëm për zhvendosjet.
75. Çmimet e tregut që janë mbi çmimin e ekuilibrit tentojne të krijojnë:
A) mungesë në ofertë B) mungesë në kërkesë
C) tepricë në ofertë D) tepricë në kërkesë.
76. Çmimi tavan ndodhet:
A) nën çmimin e ekuilibrit B) mbi çmimin e ekuilibrit
C) krijon tepricë oferte D) krijon mungesë oferte.

You might also like