You are on page 1of 7

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: 1 Klasa 1 Data:

Tema mësimore: Situata e të nxënit:

Shkronja M, f. 23 Mami im

Rezultatet e të nxënittë kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyçe:


mësimore
mami, mami im, miu
Nxënësi:
Teknika dhe strategji:
 Shqipton tingullin M.
1. Diskutim për njohuritë paraprake
 Identifikon me anë të dëgjimit fjalët që e përmbajnë tingullin M
1. Vëzhgo-Diskuto
në pozicione të ndryshme.
2. Punë individuale
 Dallon shkronjën M (të shtypit dhe të dorës, të madhe dhe të
vogël) në një grup shkronjash të dhëna.
 Lexon rrokje dhe fjalë me shkronja të mësuara.

Burimet e informacionit dhe mjete: Libri i nxënësit, tabelë Lidhja me fushat e tjera:
alfabeti, etiketa me m, a, i,ma, mi, am, im, foto me figura fjalët e të
Matematikë,Arte, Shoqëria dhe mjedisi
cilave përmbajnë shkronjën M.
Lidhja me temat ndërkurrikulare:

Edukim me të drejtat e njeriut

Organizimi i orës së mësimit


Veprimtari paraprake

Nxiten të përshkruajnë familjen e tyre, p.sh.: Familja ime përbëhet nga mami, babi...

Theksohet se familja është e rëndësishme dhe se çdo fëmijë ka të drejtë të ketë një familje.

Veprimet në situatë

Hapi 1. Diskutim për njohuritë paraprake

Nxënësit ulen në formë rrethi. U tregohen foto me figura që përmbajnë shkronjën m. Nxënësit do të emërtojnë
figurën dhe do të identifikojnë tingullin m. Tregohet pozicioni në të cilin ndodhet shkronja. Nëse munden, nxënësit
mund t’i shkruajnë fjalët në tabelë. (Fotot mund të jenë: mollë, mal, makinë, majmun, limon, etj.)
Hapi 2.Vëzhgo-Diskuto

Dy nxënës mbajnë në dorë etiketat me shkronjat m dhe a.

Shqiptohen tingujt e tyre nga nxënësit. U kërkohet nxënësve të afrohen me njëri-tjetrin.

- Çfarë u formua? (rrokja ma).


- Ndërroni vendet. Po tani, çfarë formohet? (rrokja am).
Përsëritet veprimtaria me shkronjat m dhe i për të formuar rrokjet mi dhe im.

Përsëritet me rrokjet ma dhe mi për të formuar fjalën mami dhe më pas mami im. Shkruhen dhe në tabelë rrokjet
dhe fjalët e formuara. Lexohen korazi nga nxënësit:

m a ma

m i mi

a m am

i m im

ma mi mami

Hapi 3. Punë individuale

Hapet libri në faqen 23 të Abetares dhe nxiten të vëzhgojnë për disa çaste.

Ushtrimi i parë: Emërtohet figura (MIU) dhe lexohet fjala në mënyrë globale. Duke ndjekur simbolet përkatëse,
nxënësit plotësojnë kutizat.

Ushtrimi i dytë: Shkruajnë dhe lexojnë ma, mi, mami, am, im.

Ushtrimi i tretë: Identifikojnë shkronjën M, m, M, m dhe e qarkojnë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Në një letër të palosur si fizarmonikë shkruhen: ma, mi, im, am, mami, MA, MI, AM, IM, MAMI.

Nxënësit e kalojnë letrën dorë më dorë dhe lexojnë rrokjen ose fjalën që ndodhet në një nga palosjet. Ndihmohen
nxënësit që mund të kenë vështirësi.

Vlerësohen nxënësit për:


 Shqiptimin e tingullit M.
 Dallimin e shkronjës M (të shtypit dhe të dorës, të madhe dhe të vogël) në një grup shkronjash të dhëna.
 Identifikimin me anë të dëgjimit të fjalëve që e përmbajnë tingullin M në pozicione të ndryshme.
 Leximin e rrokjeve dhe fjalëve me shkronja të mësuara.

Detyrë shtëpie:

Shkruani nga një rresht me ma, mi, am, im, mami, mami im.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: 1 Klasa 1 Data:

Tema mësimore: Situata e të nxënit:

Fletore pune, f. 25-26 Mami im

Rezultatet e të nxënittë kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyçe:


mësimore
mami, mali, makina
Nxënësi:
Teknika dhe strategji:
 Shkruan shkronjën M, mtë dorës sipas modelit.
1. Diskutim për njohuritë paraprake
 Plotëson fjalët me rrokjet që mungojnë.
2. Analizë-sintezë
 Shkruan me të diktuar shkronjat e dorës që ka mësuar deri tani. 3. Punë individuale
 Shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të shkruarit.

Burimet e informacionit dhe mjete: Fletore pune, tabelë alfabeti, Lidhja me fushat e tjera:
shkronja ilustruese, grafiku i shkronjës M, m, M, metiketa me fjalë
Matematikë
që përmbajnë shkronjën M, m, M, mnë pozicione të ndryshme.
Arte

Shkencat e natyrës

Lidhja me temat ndërkurrikulare:

Edukim me të drejtat e njeriut

Organizimi i orës së mësimit


Veprimtari paraprake
Nëm pak ujë, hë o ma!
Më-më-më, ma-ma-ma,
Dëgjohet vjersha e shkronjës M. Nëm pak bukë, hë pra ma!
fjalë e parë në botë: MAMA!
Dhe mami kur ka shqetësim,
Më dhemb dhëmbi, oh, o ma!
psherëtin: o mami im!
Më shpoi gjembi, oh, o ma!
Veprimet në situatë

Hapi 1.Diskutim për njohuritë paraprake

Paraqiten etiketa me fjalët (ose shkruhen në tabelë): mi, mami, mami, Ami, Mia, Mia.

Aktivizohen nxënësit të identifikojnë shkronjën M, m, M, m.

Përcaktojnë pozicionin e saj dhe e qarkojnë.

- Pse disa fjalë janë shkruar me shkronjë të madhe në fillim?


- Cilit prej jush i fillon emri me shkronjën M?
Nxënësit shkruajnë emrin e tyre në tabelë.

Hapi 2.Analizë-sintezë

Prezantohet grafiku i shkronjës M. Analizohen elementet përbërëse dhe shpjegohet mënyra e lëvizjes së dorës duke e
shkruar në tabelë.

Nxënësit e ushtrojnë lëvizjen e dorës në ajër 1-2 herë.

Përsëritet veprimtaria për shkronjën m.

Disa nxënës e shkruajnë edhe në tabelë.

Hapi 3.Punë individuale

Hapet Fletorja e punës në faqen 25 dhe udhëzohen hap pas hapi për plotësimin e ushtrimeve duke shpjeguar për
secilin ushtrim kuptimin e simboleve meqenëse janë orët e para.

Ushtrimi i parë: Në mënyrë të pavarur, nxënësit do të shkruajnë shkronjën m, ma, mi, mami im. Gjatë punës
ndihmohen në lidhjen e shkronjave me njëra-tjetrën.

Ushtrimi i dytë: Emërtohen figurat dhe plotësohen fjalët me rrokjen ma.

Ushtrimi i tretë:Në mënyrë të pavarur, nxënësit do të shkruajnë M, Mia, mi duke parë modelin e dhënë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Ushtrimi i katërt:

Shkruajnë me të diktuar nga një rresht me,M, m, ma, mi, mami,


Vlerësohen nxënësit për:

 Shkrimin e shkronjës M, m të dorës sipas modelit.


 Plotësimin e fjalëve me rrokjet që mungojnë.
 Shkrimin me të diktuar të shkronjave të dorës që kanë mësuar deri tani.
 Shfaqjen e besimit dhe vullnetit gjatë procesit të të shkruarit.

Detyrë shtëpie:

Shkruani nga dy rreshta me m, M, mami, Mia me shkronja dore.

You might also like