You are on page 1of 1

Ese pershkruese: Pershkruani nje vend qe ka mbetur ne memorjen tuaj.

Punoi: Lorela Rakipi

Berati
Qyteti i Beratit ndodhet në Shqipë rinë   Jug-Qëndrore , 120 km  në jug të Tiranës.
Ai ka një popullsi prej rreth 64.000 banorë. Qendra Historike e qytetit është
përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s  në 8 Korrik 2008 si ‘’ një
shembull i rrallë i një karakteri arkitektural tipik i periudhës Otomane  ‘’ .
Kujtdo që i ë shtë dhë në mundë sia të vizitojë Beratin ka mbetur i mahnitur. Jo
vetë m nga bukuria e tij e rrallë , por dhe nga bujaria dhe mikpritja
beratase.Berati si qytet është i në mes te katër maleve e duket si një amfiteatër
antik. E jo më kot është quajtur një ndër perlat e Shqiperisë. Ne mes të qytetit
ngrihet kalaja madhështore me një histori të vecantë e të duket se cdo vizitori që
ka ardhur në Berat , sikur i'a bën me sy për t'u ngjitur lart e për ta vizituar. Pasi i
ngjitesh mes ajrit të pastër të pishave , në hyrjen e saj kryesore të bie ne sy
mënyra e lashtë e ndërtimit. Gjithashtu quhet dhe vendi i shenjtë peër vetë faktin
se brenda ndodhen shumë kisha me pikturat e tyre të famshme nga Onufri dhe
Nikolla.
Pasi ke hyrë brenda ne qytet të duket vetja sikur je brenda një dekori të ngritur
për të luajtur film. Ky është vetëm iluzion. Nuk jeni në ndonjë dekor filmi, jeni në
atë që quhet Berat 2400 vjecar. Berati 2400 vjeçar, qytet i dijetarëve, i penave të
arta, i trimave, i kulturës, qytet me vlera të cilat nuk njihen vetëm nga vendasit,
por nga e gjithë bota që kur ai hyri në UNESCO. Shtepite të ndërtuara mbi njera
tjetren , qe asnje piktor sdo t'i vendoste dot aq bukur, i kane dhënë emrin
Beratit:"Qytet i nje mbi nje dritareve".
Lagjet e vjetra të Mangalemit dhe Goricës pergjatë lumit , të lidhura me njera-
tjetrën me Urën e Goricës ,janë zona të ruajtura mirë me ndërtesa me arkitekturë
karakteristike me një numër të madh dritaresh , rrugica plot sharm dhe objekte
religjioze. Cdo dite e me shume i shtohen vizitoret ketij vendi. Sot e gjithë bota e
njef qytetin tonë si një nga vendet turistike me të bukura ne botë.
Si përfundim ky ishte qyteti i Beratit. Shpresoj që ta vizitoni sepse jam e sigurt që
do të mahniteshit dhe do të thonit : O zot c'bukuri, c'arkitekturë e rallë e natyrës.

You might also like