You are on page 1of 16

V DIAGON ALLI

Të nesërmen në mëngjes Harri u zgjua herët. Edhe pse e mori vesh se dita kishte aguar i mbajti syte
mbyllur fort.

- Kam parë ëndërr,- tha i bindur.- Kam parë në ëndërr se një vigan që quhej Hagrid erdhi të më thoshte
se kam për të ndjekur një shkollë magjistarësh. Kur t'i hap sytë, kam për të qenë në shtepi, në bimsën
time.

Atë çast dëgjoi që trokitën fort në derë.

-Kjo është teze Petunia që po troket,- mendoi Harri, me zemrën që po i rrudhej e i bëhej e vockël. Por
sytë s'i hapi që s'i hapi. Kishte qenë aq e bukur ajo ëndrra!

Tak. Tak. Tak.

- Epo mirë,- tha Harri nëpër dhëmbë,- po ngrihem.

U ul rrëzë shtratit dhe nga krahët i shkau palltoja e rëndë e Hagridit. Kasollja ndriçohej tejembanë nga
dielli, stuhia kishte kaluar, Hagridi, dora vetë, po flinte në divanin e shembur dhe një buf po gërvishtte
me thonj dritaren, duke mbajtur një gazetë në sqep.

Harri brofi në këmbë aq i gëzuar, sa e ndjeu veten të lehtë si tullumbace. Iu afrua dritares dhe e hapi në
të dyja kanatet. Bufi fluturoi brenda dhe e lëshoi gazetën mbi trupin e Hagridit dhe meqë ky nuk po
zgjohej, nisi të vinte rrotull flur nëpër dysheme duke pickuar pallton.

- Ç'po bën?

Harri u përpoq ta përzinte duke shkundur dorën, por ai për plasi sqepin me egërsi dhe vazhdoi të
qukonte pallton plot mën. - Hagrid,- tha Harri me zë të lartë.- Ka ardhur një buf!

- Paguaje!- hungëroi Hagridi nga divani. - Si the?

Duhet paguar për gazetën që ka sjellë. Shiko nëpër xhepa. Dukej sikur palltoja e Hagridit s'kishte gjë
tjetër veçse xhepa.

Tufa çelësash, saçme për të gjuajtur me llastik, lëmshe spangoje karamele mente, paketa të vogla aji…...
më në fund Harri nxori një shuk monedhash të çuditshme.

- Jepi pesë xelina,- tha Hagridi i përgjumur.

- Xelina?

- Ato monedhat prej bronzi.

Harri numëroi pesë monedha të vogla bronzi dhe bufi i zgja ti një qeskë lëkure që kishte lidhur mbas
këmbe, në mënyrë që djali t'i fuste paratë. Pastaj fluturoi nga dritarja e hapur.
Hagridi gogësiu tërë zhurmë, u ngrit ndenjur dhe u shtriq. Më mirë shkojmë, Harri, kemi plot punë për të
bërë sot: duhet të shkojmë në Londër që të blejmë ç'duhet për shkollën.

Harri po vërtiste nëpër duar monedhat magjike dhe po i këqyrte me kujdes. Sapo i kishte shkrepur një
mendim që e bëri të mendonte se ai tullumbac lumturie i qe shpuar.

- Si the... Hagrid?

- Çfarë ke?- pyeti Hagridi, tek ishte duke mbathur ato çizmet e tij të mëdha. Unë nuk kam para... dhe e
dëgjove se ç'tha xhaxhai mbrëmë... Ai s'ka për të dhënë asnjë metelik që unë të ndjek shkollën e
magjisë.

- Prandaj mërzitesh?- u përgjigj Hagridi, duke u ngritur dhe duke kruar kokën fort.- Mos mendon se
prindërit e tu s'të kanë lënë gjë?

- Derisa shtëpia e tyre u shkatërrua!

- Se mos e mbanin arin në shtëpi, o çun! Hajt, do të ndalemi së pari te Gringoti. Është banka e
magjistarëve. Ngulja dhëmbët një salçiçeje; nuk janë të këqija edhe të ftohta... dhe do ta haja me qejf
edhe një fetë nga torta e ditëlindjes sate. - Pse, paska banka të magjistarëve?

-Vetëm një, banka Gringot. E mbarështojnë xhuxhët. Harrit i ra nga dora copa e salçiçes.

-Xhuxhët, the?

Po. Dhe duhet të jesh i marrë që të përpiqesh ta vjedhësh atë bankë, ta them unë. Me xhuxhët nuk
bëhet shaka. Banka Gringot është vendi më i sigurt në botë, në do të ruash diçka.... mbase me
përjashtim të Hoguortsit. Tashti që po e mendoj, te Gringoti duhet të shkoj Hoguortsit. Hagridi fryu
gjoksin me krenari.- Zakonisht ai më dër me çdo kusht. Për Urtimorin. Për punë që i përkasin
Hoguortsit.Hagridi fryu gjoksin me krenari.- Zakonisht ai me dergon mua t’i kryej porosite e
rendesishme. Vij e të marr ty... çoj disa lloj sendesh në bankën Gringot... Ai ka besim tek unë, e kupton?
- A i more të gjitha? Atëherë nisemi,- tha pastaj.

Harri doli mbrapa Hagridit, jashtë, mbi shkëmb. Tashti qielli ishte i kthjellët dhe deti shkëlqente nga
dielli. Barka që kishte marrë me qera xhaxhai ishte ende aty, e mbushur me uje nga stuhia.

-Si mbërrite këtu?- pyeti Harri, duke kërkuar me sy rreth e rrotull se mos shihte ndonjë barkë të dytë.

-Fluturimthi,- u përgjigj Hagridi.

- Duke fluturuar?

- Po. Por për t'u kthyer do të përdorim këtë këtu. Tashti që jam me ty, nuk duhet të bëj magji. U futën në
barkë. Por Harri vazhdonte të shikonte Hagridin," duke e përfytyruar tek fluturonte.

-Veç punë dreqit: na duhet të rremojmë,- tha Hagridi, duke e parë me bisht të syrit Harrin, siç e kishte
zakon.- Do të përpi qem të nxitoj; nuk do të tregosh gjë kur të shkojmë në Hoguorts, apo jo?
- Pa fjalë,- tha Harri, që mezi ç'priste të shihte magji të tjera. Hagridi e nxori përsëri ombrellën rozë, e
përplasi dy herë mbi anët e barkës dhe ata u nisën me shpejtësi të madhe drejt tokës. - Pse duhet të jesh
i çmendur që të organizosh një vjedhje në bankën Gringot?- pyeti Harri.

- Magjira... shortira,- tha Hagridi, i cili, ndërkohë, po shfle tonte gazetën.- Thonë se dhomat e blinduara
ruhen nga dragonj. Pastaj duhet gjetur rruga... E di? Banka Gringot gjendet qindra kilometra nën qytetin
e Londrës. Shumë më thellë se metroja. Edhe po t'ia dalësh të vësh dorë mbi një gjë të hairit, para se te
shohësh përsëri dritën e diellit, ke vdekur nga uria.

Harri vazhdonte të mendonte gjithë këto gjëra, ndërsa Ha gridi lexonte të përditshmen Gazeta e Profetit.
Xhaxha Vernonii kishte mësuar se njerëzve s'ua ka ënda t'i ngasësh kur lexojne gazetën, por nuk ishte
punë e lehtë, sepse kurrë më përpara jetën e tij s'i qenë grumbulluar aq shumë pyetje në kokë. -
Ministria e Magjisë i ne ngatërron gjithnjë punët, si zakonisht tha Hagridi nepër dhëmbë, duke kthyer
fletën. dot. - Paska një Ministri të Magjisë?- pyeti Harri, që s'u përmbajt.

- S'do mend,- u përgjigj Hagridi.- Kuptohet që si ministër do nin Urtimorin, por ai s'e lë kurrë Hoguortsin,
prandaj detyrën ia ngarkuan plakut Kornelius Gjelsheqeri. Është një rrëmujaxhi që s'e ka shokun, prandaj
çdo mëngjes e mbyt Urtimorin me bufë, për t'i lypur këshilla.

- Po ç'bën Ministria e Magjisë?

-Po ja... detyra më e rëndësishme është që babanacët të mos e marrin vesh se në vend ka ende shtriga
dhe magjistarë.

- Pse?

-Pse? S'e kupton? Sepse atëherë të gjithë do të donin t'i zgjidhnin punët e tyre me magji. Jo, më mirë të
mos u përzihemi. Atë çast barka u përplas butazi mbas molit të portit. Hagridi e palosi gazetën dhe që të
dy u ngjitën nëpër shkallëzën prej guri që nxirrte në rrugë. Kalimtarët shikonin Hagridin me sy të zgur
dulluar, ndërsa ata të dy po i binin përmes qytezës për të mbër ritur në stacion. Harri u jepte të drejtë.
Jo vetëm që Hagridi ishte dyfish më i lartë se njerëzit e zakonshëm, por vazhdonte të bënte me shenjë
nga gjëra krejt të rëndomta, si parkimetrat, për shem bull, duke thënë me zë të lartë:- I sheh, Harri? Kësi
gjërash sajo jnë babanacët!

- Hagrid,- tha Harri duke dihatur pak, meqë po vraponte për të mos mbetur mbrapa,- sikur më the se në
bankën Gringot ka dragonj, apo gabohem?

- Ashtu thonë,- u përgjigj Hagridi.- Sa do të më pëlqente të kisha një dragua.

- Ashtu?

- E kam dashur qysh fëmijë.... Këndej, eja këndej.

Kishin mbërritur në stacion. Treni për Londër nisej mbas pesë minutash. Hagridi, që nuk i njihte 'paratë e
babanacëve', siç i quante, i dha kartëmonedhat Harrit që të blinte biletat.

Në tren njerëzit i këqyrnin edhe më shumë. Hagridi kishte zënë dy vende dhe kishte nisur të thurte me
shtiza diçka që dukej si një tendë e madhe cirku, e verdhë si ngjyra e kanarinës.

- A e ke me vete letrën, Harri?- pyeti tek po numëronte thyesat. Harri nxori nga xhepi zarfin prej
pergamene.
-Bukur,- tha Hagridi.- Aty ke një listë të gjithçkaje që të duhet. Harri shpalosi një fletë tjetër, që s'e kishte
vënë re një natë më parë dhe lexoi:

SHKOLLA E MAGJISË DHE E SHTRIGËRISË HOGUORTS

Uniforma

Studentët e vitit të parë duhet të kenë:

1. Tre komplete pune njëngjyrëshe (të zeza)

2. Një kapele me majë njëngjyrëshe (të zezë) për ditën

3. Një palë doreza mbrojtëse (me lëkurë dragoi apo te ngjashme)

4. Një mantel dimri (të zi me gajtanë të argjendtë)

Shënim: Të gjitha veshjet e studentëve duhet të kenë një pllakëzë me emrin e studentit.

Librat shkollorë:

Të gjithë nxënësit duhet të kenë nga një kopje të këtyre teksteve

Doracak i Yshtjeve, Vëllimi i Parë, nga Miranda Gadula

Historia e Magjisë, nga Bathilda Bath Teoria e Magjisë, nga Adalbert Yshti

Udhëzues praktik i shndërrimit për fillestarë, nga Emerik Zoti Një mijë barna dhe kërpudha magjike, nga
Filida Spori

Çaje dhe shurupe të ndryshme, nga Arsenius Lëngus Kafshët fantastike: ku mund të gjenden, nga Njut
Skamandn Forcat e errëta: udhëzues për vetëmbrojtje, nga Dante Dredhës

Mjete të tjera ndihmëse:

1 shkop magjik

1 kazan (të kallajisur, masa standarde 2)

1 seri provëzash qelqi apo kristali

1 teleskop

1 peshore tunxhi

Nxënësit mund të sjellin edhe një buf, OSE një mace,OSE një zhabë

-U KUJTOJMË PRINDËRVE SE NXËNËSVE TË VITIT TË PARË NUK U LEJO HET PËRDORIMI I BISHTAVE
VETJAKE TË FSHESAVE - A mund të blihen të gjitha këto në Londër?- pyeti veten me zë të lartë Harri.
- Po, nëse njeriu di ku të shkojë,- iu përgjigj Hagridi. Harri s'kishte qenë asnjëherë në Londër. Edhe pse
Hagridi e dinte ku po shkonte, kuptohej se nuk ishte mësuar të bridhte nëpër qytet si njerëzit e
zakonshëm. Ngecte nëpër platformat rro tulluese dhe ankohej me zë të lartë që ndenjëset e vagonëve
ishin shumë të vogla dhe trenat shumë të ngadalshëm.

- S'di si ia bëjnë babanacët që ia dalin pa ndihmën e magjisë, thoshte, ndërsa po i ngjiteshin një shkalle
të lëvizshme të shkatër ruar, e cila të nxirrte në një rrugë që gëlonte nga trafiku dhe që ishte plot me
dyqane.

Hagridi ishte aq i shëndoshë sa e çante turmën me lehtësi të madhe; sa për Harrin, mjaft të mos i
ndahej. Kaluan përpara dy qaneve të librave dhe të muzikës, përpara fast-fudeve dhe kine mave, por si
duket në asnjërin syresh nuk shiteshin shkopinj ma gjikë. Ishte një rrugë e çfarëdoshme, me njerëz të
çfarëdoshëm. A ishte e mundur që poshtë këmbëve të tyre fshiheshin pirgje me ar që u përkitnin
magjistarëve? Ishte e mundur që të kishte dyqane ku të shiteshin libra yshtjeje dhe bishta fshesash? A
nuk mund të ishte një rreng fort i madh i sajuar nga Dërslit? Po të mos e dinte se Dërslit s'e kishin as
edhe pikën e humorit, Harri edhe do ta besonte; e pra, sado të pabesueshme t'i dukeshin të gjitha ato
që i kishte rrëfyer Hagridi deri atë çast, Harri i besonte që i besonte.

- Ja ku mbërritëm,- tha Hagridi dhe ndali.- Kusia magjike.

Është një vend i famshëm.

Ishte një pijetore e vogël, me një pamje të pistë. Po të mos ia kishte treguar Hagridi, Harri as që do të
kishte vënë re. Kalim tarët që nxitonin, as nuk ia hidhnin sytë. Shikimet e tyre përqen droheshin te
libraria e madhe në njërën anë të rrugës dhe te dy qani i disqeve në anën tjetër, sikur për ata Kusia
magjike të ishte diçka e padukshme. Dhe ç'është e vërteta, Harri pati një për shtypje të çuditshme se
mund ta shihnin vetëm ata. Para se Harri të hapte gojën për të folur, Hagridi e shtyu brenda.

Ai vend me nam, Kusia magjike, ishte një lokal shumë i errët dhe i lënë mbas dore. Në një cep ishin ulur
disa plaka dhe po pinin një gllënjkë sherri. Njëra syresh po pinte duhan me një llu llë të gjatë. Një burrec
me kapelë cilindër po fliste me banakierin plak, krejtësisht tullac, që dukej si një shuk gome. Me t'u futur
ata brenda, u ndërpre ai gumëzhimi i mbytur i bisedës. Si dukej të gjithë e njihnin Hagridin: e
përshëndetën dhe i buzëqeshën dhe banakieri mori një gotë dhe e pyeti:- Të zakonshmen, Hagrid?

-Nuk mundem, Tom. Jam me shërbim për Hoguortsin,- tha vigani duke i rënë me pëllëmbë krahëve
Harrit, të cilit iu përthy. en gjunjët.

-O Zot i madh!- thirri banakieri, duke këqyrur Harrin.- Ky është... mos është...? Në lokal ra menjëherë një
heshtje e plotë: të gjithë ngrinë.

-Dreq o punë!...- peshpëriti me një fije zëri banakieri plak. -Po ky është Harri Poter! Ç'nder i madh! Doli
me vrap nga mbrapa banakut, u sul drejt Harrit dhe ia mbërtheu dorën me lot në sy.

- Mirë se erdhët, zoti Poter, mirë se erdhët!

Harri nuk dinte ç'te thoshte. Të gjithë po e shikonin. Plaka vazhdonte të thithte llullën, pa u kujtuar se i
qe fikur. Hagridin s'e mbante vendi.
U ndien karriget që lëvizën vendit dhe aty për aty Harri nisi t'u shtrëngonte dorën gjithë të pranishmëve.
- Une jam Doris Krokfordi, zoti Poter. Nuk më besohet! Më në fund arrita t'ju njoh!

- Jam shumë krenar, zoti Poter, me të vërtetë krenar.

-Gjithmonë kam dashur t'ju shtrëngoj dorën... Jam kaq i tronditur!

-Oh, zoti Poter, nuk di t'ju them sa po kënaqem që po ju njoh! Më quajnë Luks. Dedalus Luks.

Por unë ju njoh!- tha Harri, ndërsa Dedalus Luksit i ra ka pela nga dorë, aq i tronditur ishte.- Një herë më
keni përshëndetur në një dyqan.

- E mbaka mend!- thirri tjetri duke i shikuar të gjithë një për një.- E dëgjuat? Më mban mend! Harri
shtrëngoi gjithë ato duar. Doris Krokfordi s'reshtte duke u vënë në rresht mbas të tjerëve për t'i zgjatur
përsëri dorën. Çau përpara një djalosh i zbehtë në fytyrë, që dukej mjaft nervoz. Kishte një tik në njërin
sy.

- Profesor Grepsi!- tha Hagdridi.- Harri, profesori do të jetë një nga mësuesit e tu në Hoguorts. P-p-
poter!- tha profesor Grepsi duke iu mekur goja dhe duke zënë dorën e Harrit,- n-n-nuk d-d-di t'ju t-t-
tregoj s-sa i lumtur jam që p-p-po ju njoh!

- Ç'lloj magjie mësoni ju, profesor?

- M-mbrojtjen k-k-undër Arteve t-t-ë Errëta,- belbëzoi Grep si, sikur të kishte preferuar të mos ta dinte.-
J-juve n-n-nuk j-ju intereson, apo s-s-s'është k-k-kështu, P-p-poter?- Dhe qeshi me nervozitet.- Th-th-em
se d-d-o të j-j-jeni duke u f-f-furnizuar me t-t-tërë ç'ju d-d-duhet, apo j-jo, P-p-oter?- U-unë d-d-duhet të
m marr një l-l-libër të ri m-m-mbi v-v-vampirët. Dukej sikur e tmer ronte vetëm mendimi.

Por të tjerët nuk i lejuan ta angazhonte Harrin vetëm për ve te. U deshën të paktën dhjetë minuta që të
çlirohej nga të gjithë. Më në fund Hagridi ia doli të dëgjohej përmbi pëshpëritjet.

- Tashti duhet të shkojmë... kemi një tufë gjërash për të blerë. Nxitohu Harri.

Doris Krokfordi ia shtrëngoi edhe një herë dorën Harrit dhe Hagridi i priu përmes lokalit; dolën në një
oborr të vogël të rre thuar nga një mur, ku s'kishte gjë tjetër përveç se një kazan ple hrash dhe ca barëra
të egra.

Hagridi i buzëqeshi Harrit.

- A s'ta pata thënë? Ta pata thënë se je i famshëm. Edhe pro fesor Grepsi dridhej i tëri kur të takoi...
Edhe pse të dredhurit për të është një gjë e zakonshme.

-Kaq nervoz është gjithmonë? - Qysh jo! I shkreti. Ka një mendje gjeniale. Ishte krejt mirë sa kohë
studionte nëpër libra, por pastaj mori një vit leje që të bënte ndonjë provë në jetë... Thonë se në Pyllin e
Zi është takuar me vampirët dhe se qe ngatërruar edhe me një magjistricë... Qysh atëherë ka ndryshuar.
E trembin studentët, e tremb vetë lënda e tij... Po, a s'më thua, ku është çadra ime? Vampirë?
Magjistrica? Harrit i vinte mendja rrotull. Ndërkohë Hagridi po numëronte tullat e murit përmbi kazanin
e plehrave. Tre vertikale... dy horizontale... po dërdëlliste.

- Mirë, mos u afro Harri.


Trokiti tri herë me majën e çadrës mbi mur. Tulla që kishte goditur u drodh.. u përdrodh... në mes të saj
u duk një vrimë e zezë... edhe t'u zmadhua... dhe një çast më vonë u gjendën përballë një harku aq të
gjerë sa mund të kalonte Hagridi. Harku nxirrte në një rrugë të shtruar me kalldrëm, tërë kthesa dhe që
s'i dukej fundi.

– Mirë se erdhët në Diagon Alli!- thirri Hagridi. Nënqeshi kur pa habinë e Harrit. Kapërcyen harkun. Harri
hodhi një shikim të shpejtë mbas krahëve dhe pa që harku u zvogëlua dhe u bë përsëri një mur i plotë.

Dielli shkëlqente duke ndriçuar një pirg kazanësh jashtë dyqanit më të afërm. Në një tabelë të varur
sipër tij qe shkruar: Kazanë. Të të gjitha masave. Bakër, tunxh, të kallaisur, argjend Vetëpërzierës. Të
palosshëm.

- Do të të duhet një,- tha Hagridi,- por më parë duhet të shko jmë të tërheqim paratë.

Harri do të donte të kishte katër palë sy. Duke ecur, kthehej andej-këndej për t’i parë të gjitha dhe
menjëherë: dyqanet, gjërat e ekspozuara jashtë, njerëzit që blinin. Ndërsa ishin duke kaluar, një grua e
shëndoshë, me të dalë nga një farmaci, po shkundte kokën duke thënë: "Mëlçi dragoi shtatëmbëdhjetë
falçe për një qind gram: Mos janë të marrë?

Nga një dyqan i errët, në tabelën e të cilit lexohej: Qendra tregtare e Bufit: bufë të egër, kukuvajka
mjekroshe, bufë hambari, bufë të murrmë dhe kukuvajka të bardha dëgjoheshin ca fjalë të thëna me zë
të ulët dhe si të mbytura. Shumë djem, pak a shumë në moshë të Harrit, kishin rrasur hundën mbas
xhamit të vit rinës, ku ishin ekspozuar bishta fshese.- Shiko këtu, dëgjoi Harri njërin prej tyre,- Nimbusi
2000, më i shpejti nga të gjithë. Disa dyqane shisnin rroba, të tjerë teleskopë dhe pajisje të çuditshme
prej argjendi që Harri s'i kishte parë kurrë më përpara; kishte aty vitrina rrasë e plasë me voza njëra mbi
tjetrën, që përmbanin shpretka lakuriqësh dhe kokërdhokë ngjalash, stiva librash namatisjeje që mezi
qëndronin pa u rrëzuar, pupla pate dhe rro tulla pergamene, shishe me shurupe, globe për dritë hëne
etj...

-Ja ku është Gringoti,- tha Hagridi në njëfarë vendi.

Kishin mbërritur pranë një ndërtese te bardhë si bora, që dilte përmbi dyqanet e vogla. Më këmbë,
shtatin drejt, mbas një dere prej bronzi të errësuar, veshur me një uniformë ngjyrë alle dhe ari, ishte...

- Ja e sheh? Ai është një xhuxh,- tha Hagridi krejt i qetë, tek po u ngjiteshin shkallëve prej guri të pastra
akull duke shkuar drejt tij. Xhuxhi ishte nja nje pëllëmbë më i shkurtër se Harri Kishte një fytyrë të
zeshkët dhe me një pamje të zgjuar, një mjekër majuce dhe, siç mundi të vinte re Harri, gishta dhe
këmbë shumë të gjata. U përkul kur ata i kaluan pranë. Tashti ndo dheshin përpara një dere të dytë,
kësaj radhe prej argjendi, në të cilën ishin gdhendur këto fjalë:

I huaj hyr, por ngule mirë në mend se po lakmove, do ta paguash rëndë: sepse kush merr atë çka s'i
takon, do ta paguajë, herët apo vonë. Prandaj, në daç ta gjesh këtu nën dhé çka s'të përket, ta dish që
keq e ke.

- Siç të pata thënë, njeriu duhet të jetë me të vërtetë i çmendur që të kërkojë të vjedhë këtë bankë,- tha
Hagridi.

Kur kapërcyen derën e argjendtë, një çift xhuxhësh u përkulën para tyre dhe u prinë në një sallon të
madh prej mer meri. Nja njëqind xhuxhë të tjerë, të ulur në frone të larta, mbas një banaku të madh, seç
po shkruanin në libra të trashë llogarie, peshonin monedhat në peshore prej bronzi dhe këqyrnin me
lupë gurë të çmuar. Kishte aq shumë dyer sa s'numëroheshin dot dhe xhuxhë të tjerë i hapnin dhe i
mbyllnin, që nëpër to të futeshin dhe të dilnin njerëz të tjerë. Hagridi dhe Harri iu afruan banakut.

- Tungjatjeta,-i tha Hagridi një xhuxhi, që në atë çast ishte i lirë.- Kemi ardhur të marrim ca para nga
kasaforta e zotit Harri Poter.

-A e keni çelësin, zotni?

- Duhet ta kem diku,- tha Hagridi. Nisi të zbrazte xhepat mbi banak dhe hapërdau mbi librin e llogarive të
xhuxhit një grusht biskotash të mykura për qen. Xhuxhi rrudhi hundët. Ndërkohë Harri po shikonte një
xhuxh tjetër në të djathtë të tyre, që po peshonte një pirg me rubinë të mëdhenj ta kuq prush. -Ja ku
është,- tha më në fund Hagridi, që po mbante në dorë një çelës të artë.

Xhuxhi e këqyri nga afër.

Më duket se është në rregull. Kam me vete edhe një letër të profesor Urtimorit,- tha Hagridi, duke fryrë
gjoksin dhe duke i dhënë rëndësi vetes.- Ka të bëjë me Ti-Edi-Çfarë të dhomës së blinduar shtatëqind e
trem bëdhjetë.

Xhuxhi e lexoi letrën me vëmendje.

-Shumë mirë,- tha duke ia kthyer Hagridit.- Dikush do t'ju shoqërojë në të dyja dhomat e blinduara. Unçi-
unçi! thirri. Erdhi një xhuxh tjetër. Hagridi i futi përsëri në xhepat e pall tos se tij të gjitha biskotat për
qen dhe bashkë me Harrin, ndoqi Unçi-unçin drejt njërës prej dyerve të sallës. - Ç'është Ti-Edi-çfarë i
dhomës së blinduar shtatëqind e trembëdhjetë?- pyeti Harri. - Këtë s'ta them dot,- u përgjigj Hagridi me
një shprehje mis teri.- Është një gjë fort e fshehtë. Janë punë të Hoguortsit. Urtimo ri më ka besuar.
S'është detyra ime të ta them.

Unçi-unçi e mbajti derën të hapur që të kalonin. Harri, që kishte pritur të shihte përsëri mermer, mbeti i
habitur. Ndodhe shin në një rruginë të ngushtë prej guri, të ndriçuar nga pishakë. Zbriste e rrëpirët dhe
nëpër tokë zgjateshin binarët e një heku rudhe të vogël. Unçi-unçi fishkëlleu dhe një vagonetë e vogël
erdhi drejt tyre duke nxjerrë një rropamë hekurash që fërko heshin. Hipën në të - Hagridi me njëfarë
vështirësie - dhe u nisën.

Në fillim kaluan nëpër një labirinth kalimesh tërë bërryla dhe kthesa. Harri përpiqej t'i mbante mend:
majtas, djathtas, maj tas, degëzim në mes, djathtas, majtas, por ishte e pamundur. Vagoneta që bënte
gjithë atë rropamë dukej sikur e dinte për mendësh rrugën, sepse Unçi-unçi nuk e ngiste aspak.

Harrit po i digjnin sytë nga ajri i ftohtë që i rrihte fytyrën, por i mbajti hapur me zor. Në njëfarë pike iu
duk se pa njëfarë flake në fund të një shtegu dhe u kthye për të parë në kishte qenë ndonjë dragua, por
qe vonë: zbritën edhe më poshtë, kaluan një liqen nëntokësor ku, nga tavani dhe nga dyshemeja, kishin
mbirë stalaktite dhe stalagmite kiamet të mëdha.

- Kurrë s'kam mundur të mbaj mend... ç'ndryshim ka midis stalagmiteve dhe stalaktiteve?- i thirri Harri
Hagridit, duke u përpjekur ta ngrinte zërin më shumë nga rropama e vagonetës. Stalagmitet kanë
germën 'm',- tha Hagridi,- Por mos me pyet tashti. Kam frikë se mos më gjen gjë.

Dhe ç'është e vërteta, seç kishte një çehre jeshile dhe, kur zbriti, mbasi më në fund vagoneta ndali para
një dere të vogël, iu desh të mbështetej mbas murit që t'i kalonte dridhja e këmbëve Unçi-unçi hapi
bravën e derës. Së andejmi doli një tym blertë dhe kur u përnda, Harri mbeti pa frymë. Brenda kishte ma
le me ar, grumbuj argjendi, turra me xelina prej bronzi.

- Të gjitha janë të tuat,- tha Hagridi duke buzëqeshur. Të gjitha të tijat? Nuk i besohej. Dërslit si duket
nuk dinin gjë, përndryshe do ta kishin detyruar t'ua jepte të gjitha atyre.Sa herë ishin qarë sa shumë u
kushtonte ta mbanin? Dhe të men dosh se në thellësi të tokës në Londër kishte pasur gjithnjë një pasuri
që i përkiste atij. Hagridi e ndihmoi Harrin që të fuste në një çantë diçka nga tërë ajo mirësi e Zotit.

-Ato monedha ari janë galeone,- i shpjegoi.-

- Shtatëmbëdhjetë falçe argjendi janë një galeon dhe njëzet e nëntë xelina janë një falçi: fare e lehtë,
apo jo? Mirë, këto duhet të të mjaftojnë për nja dy tremujore. Iu kthye Unçi-unçit:- Dhe tashti na ço në
dhomën e blinduar shtatëqind e trembëdhjetë, të lutem, por amanet... a mund të ecim pak më ngadalë?

- Kam vetëm një marsh,- u përgjigj Unçi-unçi.

Kësaj radhe zbritën edhe më poshtë, duke shtuar shpejtësinë. Mbas çdo kthese fort të ngushtë ajri bëhej
edhe më i ftohtë. Kapërcyen një përrua të nëndheshëm dhe Harri u var jashtë për të parë çkishte në
fundin e tij të errët, por Hagridi e tërhoqi bren da me tërsëllëm, duke e mbërthyer për zverku.

Dhoma e blinduar shtatëqind e trembëdhjetë nuk kishte bravë.

- Ndaloni kētu, mbrapa meje,- tha Unçi-unçi, duke i dhënë rëndësi vetes. Trokiti lehtazi në derë me një
gisht fort të gjatë dhe ajo, si të mos qe, u zhduk nga sytë.

- Nëse dikush që s'është xhuxh i bankës Gringot do të pro vonte ta bënte këtë që bëra unë, do të thithej
nga brenda dhe do të mbetej i burgosur,- tha Unçi-unçi.

- Po kohë mbas kohe a kontrolloni se mos ka mbetur brenda ndokush?- pyeti Harri.

- Gati një herë në dhjetë vjet,- u përgjigj Unçi-unçi me një buzëqeshje që ishte më shumë një
ngërdheshje.

Në atë dhomë të blinduar, të sigurt sa s'kishte ku të shkonte më, duhej të ndodhej diçka me të vërtetë e
jashtëzakonshme. Ha rri ishte i bindur: u zgjat përpara plot kureshtje, duke pritur të shihte të paktën
gurë të çmuar përrallorë, por në çastin e parë iu duk se ishte bosh. Pastaj dalloi mbi dysheme një torbë
të pistë, të mbështjellë me letër pakosh. Hagridi e ngriti nga toka dhe e futi me kujdes në një xhep të
palltos së tij. Harrit s'i pritej sa të mësonte ç'ishte, por e kuptonte se ishte më mirë të mos pyeste.

- Tashti shkojmë, eja të hipim përsëri në atë vagonetë të mallkuar dhe mos më fol derisa të mbërrimë
lart: ndihem më kur e mbaj gojën mbyllur,- tha Hagridi.

Mbas asaj ecjeje të çmendur me vagonetë për t'u kthyer, mbetën një copë herë duke pulitur sytë, meqë
po i verbonte drita e diellit. Edhe pse tashti kishte një çantë të mbushur deng me para, Harri nuk dinte
nga t'ia fillonte për të blerë ç'i duhej. Nuk kishte nevojë të mësonte sa galeone bënin një stërlinë për të
kuptuar se kishte më shumë para se ç'kishte pasur ndonjëherë në jetën e tij: edhe më shumë nga
ç'kishte pasur vetë Dadli.

- Mund të shkojmë të blejmë uniformën tënde,- tha Hagridi, duke bërë me kokë andej nga dyqani i
Madamë MekKlan-it: veshje për të gjitha rastet.- Dëgjo, Harri, të vjen keq sikur të shkoj një vrap deri te
Kusia magjike për të pirë diçka të fortë? I kam zët ato vagonetat e Gringotit. Dukej ende pak si i lodhur,
prandaj Harri hyri vetëm në dyqanin e madamë MekKlanit, duke ndier njëfarë nervozizmi.

Madame MakKlan ishte një magjistricë dërdënge, buzagaze dhe e veshur kokë e këmbë me një rrobë
ngjyrë mëllage.

- Nga Hoguortsi, apo jo?- e pyeti kur Harri nisi të fliste.- Këtu i kam të gjitha ç'duhen... Matanë është një
çunak tjetër që po provon uniformën.

Në pjesën e mbrapme të dyqanit një djalë i vogël me fytyrë të zbehtë dhe majuce po rrinte si i ngrirë
mbi një stol, ndërsa një magjistricë tjetër po ia mbërthente me gjilpërka me kokë një për parëse të gjatë
të zezë. Madamë MekKlan e hipi Harrin mbi një stol tjetër pranë të parit, i shkoi në trup edhe atij një
veshje të gjatë dhe filloi të ngulte gjilpërka, për t'i dhënë gjatësinë e duhur. - Mirëdita,- tha djali.- Edhe ti
po vjen në Hoguorts?

- Po,- u përgjigj Harri.

- Im atë është duke më blerë librat në dyqanin ngjitur mëma është duke parë shkopinjtë magjikë, pak
më përpara,- tha djalka. Kishte një zë të zvargur dhe si të mërzitur.- Pastaj do t'i dhe marr që të shohim
fshesat e garave. Nuk e kuptoj pse ne të vitit të parë nuk mund të kemi fshesa tonat. Them se do ta
detyroj tim atë të ma blejë një dhe do ta marr me vete tinëz, të bëhet ç'të bëhet.

Harrit i kujtoi Dadlin.

- Po ti e ke një bisht fshese tëndin?- vazhdoi djali.

- Jo,- tha Harri.

- A di të luash Kuidiç?

- Jo,- u përgjigj përsëri Harri, duke vrarë mendjen përse ishte duke folur.

-Unë po. Babai thotë se do të ishte krim po të mos më zgje dhin pjesëtar të skuadrës së Shtëpisë sime
dhe unë jam plotësisht i një mendjeje me të. Ti e di në ç'Shtëpi do të shkosh të rrish?

- Jo,- u përgjigj Harri, duke e ndier veten gjithnjë e më budalla. E vërteta është se s'e di askush pa shkuar
aty, apo jo? Por unë e di se do të banoj te Gjarpërblerti: tërë familja jonë ka qenë aty. Pa mendo: të të
çojnë te Baldoskuqi! Unë s'do të rrija! Po ti? - Mmmmm...- ia bëri Harri, që i erdhi keq meqë s'mundi të
thoshte asgjë më interesante.

-Hej! Shiko atë!- tha djali përnjëherësh, duke treguar me kokë vitrinën kryesore. Mbrapa saj ishte
Hagridi qe po i buzëqeshte Harrit dhe po i tregonte dy alamet akulloresh, për t'i tre guar se nuk kishte si
të hynte brenda.

-Ai është Hagridi,- tha Harri, i kënaqur sa s'ka që dinte diçka që tjetri s'e dinte.- Punon në Hoguorts.

- Aha,- ia bëri djali.- Ia kam dëgjuar emrin. Është njëfarëlloj shërbëtori, jo?

- Është rojtar gjahu!- ia ktheu Harri. Sa më shumë kalonte koha, aq më pak po i pëlqente ai çunak.
- Po, po, pikërisht ashtu, kam dëgjuar se është njëfarë njeriu i egër... jeton në një kasolle në pronat e
shkollës. Kohë mbas kohe pi e dehet, përpiqet të bëjë magji dhe puna mbaron duke i vënë zjarrin
shtratit të tij. Për mendimin tim është jashtëzakonisht i zoti,- tha Harri me një ton të akullt.

- Me të vërtetë?- tha djali duke u ngërdheshur paksa.- Po pse je me të? Ku i ke prindërit? - Kanë vdekur,-
ia preu shkurt Harri. S'ia kishte qejfi të shtyhej më tej në lidhje me punën e prindërve.

- Oh, më fal,- tha tjetri, pa treguar pikë keqardhjeje.- Po ishin si ne?

- Ishin magjistrica dhe magjistar, në daç të dish se ç'ishin. - Unë mendoj se nuk duhet t'i lënë 'të tjerët' të
ndjekin shko llën tonë, apo jo? Ata nuk janë si ne, nuk janë të zot të bëjnë ç'bëj me ne. Mendo se disa,
kur u mbërriti letra, as që kishin dëgjuar të flitej për Hoguortsin. Për mendimin tim duhet ta kufizojnë
regjistrimin vetëm midis familjeve më të vjetra të shtriganëve. Si e ke mbiemrin?

Por para se Harri të kishte kohë t'i përgjigjej, madama MekKlan tha: - Ja ku mbaruam, vogelush. Dhe
Harri, krejt i kënaqur që gjeti shkas ta ndërpriste bisedën me çunin, kërceu nga stoli. - Epo mirë, mendoj
se do të takohemi në Hoguorts,- tha djali, gjithë me atë të folmen e tij të ngadaltë dhe të zvargur.

Harri filloi ta shijonte pa folur akulloren që i pat blerë Hagri di (çokollatë me mjedhër dhe me lajthi të
copëzuara).

- Çfarë ke?- pyeti Hagridi. - S'kam gjë,- e gënjeu Harri. Ndalën për të blerë pergamenë dhe pendë pate.
Harri u bë më me qejf kur gjeti një shishe boje që, kur shkruaje me të, ndërronte ngjyrë. Me të dalë
jashtë dyqanit, pyeti:- Hagrid, ç'është Kuidiçi? - Dreqi e mori, Harri. harroj vazhdimisht sa pak gjëra di ti...
Pa dyshim... të mos dish ç'është Kuidiçi!

- Mos më shto sikletin,- iu lut Harri. Dhe i tregoi Hagridit për atë çunin fytyrëzbehtë që kishte takuar në
dyqanin e madamë MekKlanit. - Tha edhe se fëmijëve të babanacëve nuk u duhej lejuar të ndjekin
Hoguortsin.

- Po ti nuk rrjedh nga një familje babanacësh. Derisa e dinin kush je... Ai do ta ketë dëgjuar emrin tënd
qysh kur ka lindur, nëse prindërit e tij merren me magji... ti e pe te Kusia magjike. Sidoqoftë djali e ka
kot, që në fisin e babanacëve fuqitë magjikei zotëronin vetëm disa prej më të mirëve midis tyre...
Marrim rastin e mëmës sate! Pa shih se ç'lloj motre kishte!

- Atëherë ç'është Kuidiçi? Është sporti ynë. Sporti i magjistarëve. Si puna... si puna e futbollit në botën e
babanacëve: që të gjithë e ndjekin Kuidiçin. Luhet në ajër, duke qenë kaluar mbi bishta fshese dhe me
katër topa... Është vështirë të shpjegohen rregullat e lojës.

- Po Gjarpërblerti dhe Baldoskuqi, ç'janë?

- Janë Shtëpi. Në Hoguorts ka katër të tilla. Të gjithë thonë se ata të Baldoskuqit janë ca qullavecë... - Vë
bast se mua do të më çojnë te Baldoskuqi,- tha Harri i mërzitur. - Më mirë Baldoskuqi se Gjarpërblerti,-
tha Hagridi i në fytyrë.- gjithë magjistarët dhe magjistricat që kanë banuar te Gajrpërblerti kanë mbaruar
keq. Ti-E-Di-Kushi ishte një syresh. ingrysur

- Flur... oh, më fal, Ti-E-Di-Kushi ka qenë në Hoguorts?

-Shumë vjet më parë,- tha Hagridi.


I blenë librat mësimorë që i duheshin Harrit në një dyqan që quhej Shkarravina, ku raftet ishin deng deri
në tavan me libra të trashë si rrasa guri të veshur me lëkurë; libra sa një pullë poste, të veshur me
mëndafsh; libra plot shenja të çuditshme dhe disa me fletë të bardha. Edhe Dadli, që s'lexonte kurrë, do
të bënte mar rëzira për t'i shtënë në dorë. Hagridit thuajse iu desh ta tërhiqte zvarrë Harrin për ta
larguar nga Mallkime dhe Kundërmallkime (Shtrigojini miqtë dhe hutojini armiqtë me të fundit thirrje
hak marrjesh: rënie flokësh, këmbë të squllura, gjuhë të lidhur dhe shumë gjëra të tjera) shkruar nga
profesor Vindiktus Viridiani. mund t'i bëja magji Dadlit.

- Po kërkoja të gjeja si - Nuk them se është mendim i keq, por në botën e babanacëve nuk duhet ta
ushtrosh magjinë, përveç se në raste krejt të veçan ta,- tha Hagridi.- Dhe gjithsesi në asnjë mënyrë s'ke si
të hakmer resh: duhet të studiosh shumë që të mbërrish deri aty.

Hagridi nuk e la Harrin as të blinte një kazan të artë ("Në lis të është shkruar i kallaisur"), por blenë një
peshore të lezetshme për të peshuar çka do të nevojiteshin për shurupet dhe një tele skop të palosshëm
prej tunxhi. Pastaj shkuan në farmaci, një vend aq interesant sa e harroje erën e keqe që mbretëronte
aty, si një përzierje vezësh të prishura dhe lakrash të kalbura. Përtokë kishte ca voza me një lëndë
veshtullake: vazo me barëra mjekë sore, rrënjë të thara dhe pluhura ngjyrash marramendëse ishin vënë
varg nëpër mure; tufa pendësh, dhëmbësh dhe kthetrash të spërdredhura vareshin nga tavani. Ndërsa
Hagridi po i kërkonte atij që rrinte mbas banakut ca gjëra themelore për të përgatitur shurupe, Harri po
shikonte ca brirë argjendi njëbrirëshi, që kush tonin njëzetenjë galeone secili, si dhe sy të veckël, të zinj
dhe të shkëlqyeshëm flatrafortësh (me nga pesë xelina grushti).

Kur dolën nga farmacia, Hagridi kontrolloi edhe një herë listën e Harrit.

- Na ka mbetur shkopi magjik... dhe s'të kam blerë ende dhu ratën për ditëlindje.

Harri u skuq.

- Nuk duhet...

- E di që nuk duhet. Ja ç'do të bëj: do të të fal një kafshë. Jo një zhabë, zhabat kanë dalë mode vite më
parë, do të të tallin të tjerët.... dhe macet nuk më pëlqejnë, më bëjnë të teshtij. Do të të marr një buf. Të
gjithë çunakët i pëlqejnë bufët, janë shumë të dobishëm, sjellin postën dhe bëjnë gjithfarë punësh.
Njëzet minuta më vonë po dilnin nga Qendra Tregtare e

Bufit, një lokal i errët, mbushur me kafshë që gërryenin me kthe tra dhe fërfëllinin në ajër, me sy që u
ndriçonin si të qenë gurë të çmuar. Tashti Harri po bartte një alamet kafazi me një buf të bukur të
bardhë borë, që ia kishte thekur gjumit me kokën nën krah. Nuk reshtte duke belbëzuar falënderime, aq
sa dukej sikur ishte profesor Grepsi.

- S'ka përse!- i përgjigjej Hagridi paksa i vrazhdë.- S'besoj që Dërslit të të kenë bërë shumë dhurata. Dhe
tashti na mbetet ve tëm Ullianderi…... është i vetmi vend ku mund të blihet një shkop magjik; shko te
Ullianderi dhe ke për të gjetur ç'ka më të mirë në punë shkopinjsh.

Shkopinj magjikë... Harri mezi ç'po priste ta kishte një për vete.
Ai dyqan i fundit ishte i ngushtë dhe i ndyrë. Një tabelë me shkronja të praruara përmbi derë thoshte:
Ulliander: Fabrikë shkopinjsh të një cilësie të lartë që nga viti 382 para Krishtit. Në vitrinën plot pluhur,
përmbi një jastëk ngjyrë purpuri dalëboje, ishte ekspozuar një shkop i vetëm.

Kur hynë brenda, u dëgjua tringëllima e një zilke nga qoshet e dyqanit, që nuk kuptohej ç'ishin. Ishte një
vend shumë i vogël, bosh, përveç një karrigeje me këmbë të holla, mbi të cilën u ul Hagridi, duke pritur.
Harri se si ndihej, sikur të kishte hyrë në një bibliotekë private. Kapërdiu një tufë pyetjesh që sapo i
kishin ar dhur majë gjuhës dhe nisi të shihte mijëra kutizat e ngushta, qe ishin vërë sërë, njëra përmbi
tjetrën deri në tavan. Nuk e kuptonte pse, por ndiente sikur ta pickonte diçka mbas koke. Deri pluhuri
dhe heshtja e atij lokali sikur fërgëllonin nga një magji e fshehtë.

- Mirëdita,- u dëgjua një zë i mbytur.Harri brofi me Hagridin, sepse u dëgjua një krakëllimë e fortë dhe ai
nxitoi të ngrihej nga karrigia. po bashkë

U kishte dalë përballë një burrë i thyer në moshë, mëdhenj e të pangjyrë që vetëtinin në gjysmerrësirën
e dyqanit, si dy yje të ndritshëm. të me sy

- Tungjatjeta,- tha Harri si i zënë ngushtë. - Oh, po,- tha ai tjetri.- Po, po, isha i bindur se do t'ju kisha

njohur me të parë, Harri Poter. Nuk ishte një pyetje.

- Keni bash sytë e mëmës suaj. Më duket sikur s'kanë kaluar as njëzet e e katër orë që mëma jote erdhi
këtu për të blerë shkopin e parë magjik për vete. Ishte i gjatë dhjetë inç e çerek, fshikullues, prej druje
shelgu. Një shkop fort i mirë për punë magjie.

Zoti Ulliander iu avit Harrit. Ky i fundit do të jepte kushedi sa që tjetri t'i ulte qepallat. Ata sy si të
argjendtë e rrëqethnin. Ndërsa babai juaj zgjodhi një shkop prej mogani. Njëmbëdhjetë inç të gjatë. Të
përkulshëm. Ishte një shkop i fuqishëm dhe i mrekullueshëm për të bërë shndërrime. Ju thashë se e
zgjodhi babai juaj... por në të vërtetë është shkopi që zgjedh magjistarin, kuptohet.

Ullianderi ishte avitur aq shumë, sa thuajse po çikte hundën e Harrit, që e shihte veten të pasqyruar në
ata sy të veshur. - Dhe pikërisht këtu...

Ullianderi preku me një gisht të gjatë dhe të bardhë vragën në formë vetëtime mbi ballin e Harrit.

- Më vjen keq të them se shkopin që e ka bërë këtë shenjë, e kam pasë shitur unë,- tha me një fije zëri.-
Trembëdhjetë inç e gjysmë. Po. Ishte një shkop i fuqishëm, shumë i fuqishëm në dorë të atij që s'duhej
ta zotëronte... Sikur ta dija se ç'do të bënte nëpër botë...

Shkundi kokën dhe pastaj dalloi Hagridin. Harri mori frymë i lehtësuar.

- Rubeus! Rubeus Hagrid! Sa po më bëhet qejfi që po të shoh përsëri! Prej lisi, gjashtëmbëdhjetë inç,
mjaft i përkulshëm, s'është kështu?

- I ratë më të, zotni,- tha Hagridi.

- Ishte një shkop i bukur ai. Por ma do mendja se do ta kenë thyer më dysh kur të përzunë, apo jo?- pyeti
Ullianderi, duke u bërë përnjëherësh serioz.

- Hëm... si urdhëron, zotni, pikërisht kështu,- u përgjigj Ha gridi, duke peshuar trupin mbi këmbën tjetër.-
Por i kam ende të dyja gjysmat,- shtoi me gjallëri.
- Veç nuk i përdor, jo? -e pyeti Ullianderi, sikur të ishte duke hetuar.

-Jo, jo, zotni,-u përgjigj me ngut Hagridi. Harri vuri re se tek fliste, shtrëngonte fort çadrën e tij rozë. -
Epo, mirë,- tha Ullianderi duke i hedhur Hagridit një vësh trim zhbirues.

- Pa të shohim pak, zoti Poter, pa të shohim pak,tha dhe nxori nga xhepi një metër të gjatë shirit me
qoka argjendi di.- Me ç'dorë e përdorni shkopin? - Me të djathtën, zotni,- u përgjigj Harri.

- Ngrijeni lart krahun. Kështu.- Mati krahun e Harrit supi deri në majë të gishtave, pastaj nga kyçi i dorës
te nga shpatulla në tokë, nga gjuri deri te sqetulla, pastaj mati edhe ma rrethin e kokës. Dhe, duke
matur, thoshte: -Çdo shkop që ndë. tohet nga Ullianderi e ka zemrën nga një lëndë e fuqishme magjike,
zoti Poter. Ne përdorim qime njëbrirëshi, pendë nga bishe i feniksit dhe fije nga zemra e dragoit. Nuk
gjen dy shkopinj punuar nga Ullianderi që të jenë njësoj, ashtu sikurse nuk gjen dy njëbrirësh, dy dragonj
apo dy fenikse krejt njësoj. Dhe, kuptohe nuk arrihen kurrë rezultate dhe aq të mira me shkopin e një
magjistari tjetër.

Aty për aty Harri u kujtua se metri shirit që po i maste lar gësinë midis vrimave të hundës, po e bënte
vetë tërë punën. Sep se në atë kohë Ullianderi po vinte vërdallë midis rafteve, duke zbritur kuti mbas
kutie.

- Mjafton kaq,- tha dhe metri shirit u shuk përdhe.- Ateherë zoti Poter, provoni këtë. Dru ahu dhe fije
zemre dragoi. Nënté inç. Mjaft i përkulshëm. Merreni dhe shkundeni në ajër.

Harri mori shkopin dhe, duke iu dukur vetja pak tuhaf, e shkundi lehtas, por Ullianderi ia shkuli thuajse
menjëherë nga dora.

- Panjë dhe pendë feniksi. Shtatë inç. Shumë e përkulshmë Provojeni! Harri e provoi, por sapo bëhej gati
ta çonte përsëri lart,

Ullie nderi ia rrëmbeu nga dora edhe atë. - Jo, jo.….. merrni këtë, abanoz dhe qime njëbrirëshi, tetë inçë
gjysmë. Jepini, jepini, provojeni!

Harri e provoi. Provoi edhe të tjera. As që e merrte dot me mend se ç'kërkonte Ullianderi. Shkopinjtë po
grumbulloheshin përmbi karrige, po sa më shumë syresh Ullianderi nxirrte ng rafti, aq më i kënaqur
dukej.

-Jeni një klient nazeli, me sa shoh. Mos kini merak, do ta ge jmë atë që ju shkon për shtat... Jam duke
menduar... posi, p jo?... një kombinim të pazakontë... ah mali dhe pendë feniks njëmbëdhjetë inç, hata e
përkulshme.

Harri e mori në dorë. Ndjeu që aty për aty iu ngrohën gish tat. E ngriti përmbi kokë, fshikulloi ajrin
mbushur me pluhur të dhe një rrymë shkëndijash të kuqa dhe të arta shpërtheu nga maja e shkopit si
fishekzjarrë, duke ndriçuar muret me ca si shkëndijëza të imëta drite që sikur po vallëzonin. Hagridi briti
nga gezimi dhe përplasi duart, ndërsa Ullianderi thirri:- Të lumte! Po, ashtu duhet bërë, bukur fort. Mirë,
mirë, mirë... sa çudi... diçka me të vërtetë e çuditshme....

E futi përsëri shkopin e Harrit në një kuti dhe e mbështolli me një kartë pakosh, gjithnjë duke
murmuritur: - Sa gjë e çudit shme... Me të vërtetë e çuditshme.

- Më falni,- ia bëri Harri,- por çfarë ka të çuditshme Ullianderi ia nguli sytë e tij të shuar.
- I mbaj mend një për një të gjithë shkopinjtë që kam shitur, zoti Poter. Një për një. Puna është se
feniksi, nga bishti i të cilit është marrë penda e shkopit tuaj, ka bërë edhe një shkop tjetër, vetëm një
tjetër. Është me të vërtetë e çuditshme që ky shkop të ishte parathënë t'ju binte juve në dorë, po të
mendosh se shkopi tjetër binjak me të... po bash binjaku i tij ju ka shkaktuar atë vragë.

Harri gëlltiti pështymën.

- Po, trembëdhjetë inç e gjysmë. Dru bërsheni. Çudi si mund të ndodhin kësi punësh. Sepse është shkopi
që zgjedh magjis tarin, mos e harroni. Më thotë mendja se nga ju duhet të presim punë të mëdha, zoti
Poter... Në fund të fundit Ai-Që-S'duhet-Për mendur ka bërë gjëra të mëdha... të llahtarshme, është e
vërtetë, por të mëdha.

Harri u rrëqeth. Nuk ishte shumë i sigurt nëse po i pëlqente zoti Ulliander. Pagoi nëntë galeone ari për
shkopin e tij dhe, ndërsa po dilnin, Ullianderi i përshëndeti pa dalë nga dyqani, duke përthyer trupin.

Tashmë ishte mbasdite e shtyrë dhe dielli ishte duke peren duar, kur Harri dhe Hagridi nisën të
ktheheshin duke përshkuar përsëri Diagon Allin, kaluan përsëri përmes murit, deri te Kusia magjike, që
tani ishte bosh. Gjatë tërë rrugës Hagridi s'e hapi gojen asnjëherë; nuk vuri re as sa shumë njerëz po i
shikonin gojëshqyer, në metro, ngarkuar rëndë siç ishin me gjithë ato pako trajtash të çuditshme dhe me
bufin të bardhë borë që po u flinte mbi gjunjë. U ngjitën nëpër një shkallë lëvizëse, dolën përsëri jashtë
dhe zbritën nëpër Padington Steshjon; Harri e mori vesh ku ndodheshin vetëm kur Hagridi i rrahu supin.

- Para se të niset treni yt, kemi kohë të hamë një kafshatë,- i tha. I bleu një hamburger dhe u ulën të
hanin mbi një stol plastik. Harri vazhdonte të shikonte rreth e rrotull. Deri diku gjithçka i dukej shumë e
çuditshme.

- A je mirë, Harri? S'je duke e hapur gojën,- tha Hagridi. Harri nuk e dinte nëse do të mund t'ia
shpjegonte ç'ndiente. Për atë ajo kishte qenë ditëlindja më e bukur e jetës së tij Megjithatë... Vazhdoi ta
hante hamburgerin, duke u përpjekur të gjente fjalët e përshtatshme.

Më në fund tha:- Të gjithë pandehin se unë jam i veçantë nga të tjerët. Të gjithë ata që ishin te Kusia
magjike, profesor Grepsi, zoti Ulliander... por unë s'kam haber nga magjia. Pse mendojnë se unë mund
të bëj gjëra të mëdha? Jam i famshëm, por as që e di për ç'arsye. Nuk e di ç'ka bërë vaki kur ju... më fal...
desha të thosha atë natë kur më vdiqën prindërit.

Hagridi u përkul mbi të. Mbas mjekrës së kreshpëruar u duk një buzëqeshje plot mirësi dhe sytë i
shkëlqyen poshtë vetullave të trasha.

- Mos u bëj merak, Harri. Ke për të mësuar shpejt. Të gjithë rishtarët në Hoguorts janë njëlloj. Ke për ta
ndier veten për mre kulli. Mjaft që ti të sillesh ashtu siç je. E di që s'është e lehtë. Ti je një njeri i zgjedhur
dhe kjo e vështirëson gjithnjë jetën. Por ke për t'u ndier fort mirë në Hoguorts... kështu më ka ndodhur
mua, dhe kështu është edhe sot e kësaj dite, e kam me gjithë mend. Hagridi e ndihu djalkën të hipte në
trenin që do ta çonte përsëri te Dërslit dhe pastaj i dorëzoi një zarf. Këtu ke biletën për në Hoguorts,- i
tha.

- Më 1 shtator, në King's Kross... i ke të gjitha të shkruara në biletë. Në paç prob leme me Derslit, nismë
një letër me bufin tënd, ai e di ku mund të më gjejë... -Mirupafshim, Harri.
Treni doli nga stacioni. Harri deshi të mos ia shkëpuste syte Hagridit derisa të mos dukej më; u ngrit më
këmbë mbi sedilje dhe mbështeti ballin mbi xhamin e dritares, por sa të hapte e të mbyllte sytë Hagridi
ishte zhdukur.

You might also like