You are on page 1of 8

Iliria

Ekspedita kërkimore në Bylis 2014


Luan Përzhita, Roberta Belli Pasqua, Luigi Maria Caliò, Elio Hobdari, Alessandro M.
Jaia, Olgita Ceka, Paulin Pushimaj

Citer ce document / Cite this document :

Përzhita Luan, Belli Pasqua Roberta, Caliò Luigi Maria, Hobdari Elio, Jaia Alessandro M., Ceka Olgita, Pushimaj Paulin.
Ekspedita kërkimore në Bylis 2014. In: Iliria, vol. 38, 2014. pp. 349-355;

doi : https://doi.org/10.3406/iliri.2014.2488

https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_2014_num_38_1_2488

Fichier pdf généré le 18/01/2019


ILIRIA XXXVIII 349

Luan PËrzhita, Roberta Belli Pasqua, Luigi Maria Caliò,


Elio Hobdari, Alessandro M. Jaia, Olgita Ceka, Paulin Pushimaj

Ekspedita KËRKIMORE në Bylis 2014

Instituti i Arkeologjisë të Tiranës, ka nënshkruar kohët e fundit një marrëveshje


bashkëpunimi me Departamentin Shkencor të Ndërtimit dhe Arkitekturës (DICAR)
të Politeknikut të Barit, që parashikon bashkëpunimin e dy institucioneve sa i përket
shkëmbimit të përvojave shkencore,mësimdhënies dhe kërkimit; pjesëmarrjen e Profesorëve
dhe studentëve italiane dhe shqiptarë në projekte kërkimore arkeologjike, të kryera në
sinergji në këtë fushë, nëpërmjet aktiviteteve të gërmimit, studimit dhe dokumentimit grafik,
si dhe projektimin e sistemimin zonave dhe ekspozitave muzeale.
Siti,në të cilin u fokusuan vrojtimit në terren, është Bylisi, qytet i themeluar në
mesin e shek.IV p.Kr., dhe qendër e bashkësisë territoriale të Bylinasve, prej të cilës janë
identifikuar vendbanime të shumta, të shpërndara në kodrat që e rrethojnë luginën e lumit
Vjosë.1Kërkimet e para arkeologjike i përkasin gjysmës së parë të shekullit të XX.Gjatë
periudhës 1978-1991 një ekspeditë e Qendrës për Kërkime Arkeologjike (aktualisht Instituti
i Arkeologjisë) e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me drejtues Prof. Neritan Ceka dhe

1
Bibliografia rreth Bylisit dhe zonëssëVijosës është e bollshme; përmbledhje të kohëve të fundit
me bibliografi më të hershme gjënden në: P. Cabanes, M. Korkuti, A. Baçe, N. Ceka, Carte
archéologique de l’Albanie, Venice 2008, pp. 164-174; N. Ceka, ArchaeologicalTreasuries from Albania,
Tirana 2011; N. Ceka, Nascita ed evoluzione dei centri urbani nell’Illiria del Sud, nëG. De Marinis et
alii, I processi formativi ed evolutivi della città in area adriatica, Oxford 2012, pp. 65-70; O. Ceka, Il
koinon e la città. L’esempio di Byllis, in G. De Marinis et alii, I processi formativi ed evolutivi della città in
area adriatica, Oxford 2012, pp. 59-64; N. Ceka, The Illyrians to the Albanians, Tirana 2013.
350 L. PËrzhita, R. Belli Pasqua, L. Maria Caliò, E. Hobdari, A. M. Jaia, O. Ceka, P. Pushimaj

Fig. 1. Foto nga droni Bazilika B dhe shtëpia B.

Skënder Muçaj, kryen gërmime sistematike që çuan në zbulimin e një pjesë të madhe të
planit urbanistik; më pas, kompleksi që i përkiste periudhës bizantine studiua nga misioni
shqiptaro-francez nën drejtimin e S. Muçaj, J.P Sodini, P. Chevalier2 ( Fig. 1).
Nga gërmimet doli në dritë perimetri i mureve të qytetit të lashtë, ku dallohet një
qark i madh i fortifikimit, dhe sistemi urban, i planifikuar sipas një rrjeti ortogonal në të
cilën mund të dallohet një zonë banimi dhe një zonë publike monumentale e përbërë nga
agoraja, pjesërisht e gërmuar, e ndërtuar në mënyrë skenike mbi tarraca ku gjenden stoai,
teatri, rezervuari dhe stadiumi. Aktive dhe e rinovuar gjatë gjithë periudhës romake, qyteti u
riorganizua në fund të shekullit të IV duke ndryshuar orientimin dhe një shtesë e re muresh
fortifikimi mbyllin një pjesë të qendrës së lashtë ( Fig. 2).
Sistemi ortogonale u braktis duke favorizuar krijimin e qendrave të banimit të
zbuluara pranë bazilikave të periudhës bizantine, të gjithë të paisura me një koleksion të
pasur mozaikësh, në pjesën më të madhe të ruajtura mirë.
Qëllimi i kërkimeve të përbashkëta, ndërmjet Institutit të Arkeologjisë dhe DICAR,
është thellimi i njohurive mbi disa aspekte të zhvillimit të qytetit të Bylisit,dhe marrëdhënieve
të tij me territorin,në mënyrë që të realizohet një projekt rivlerësimi për zonën e shpallur
Park Arkeologjik që në vitin 2006. Bylisi në fakt, falë edhe kërkimeve arkeologjike, mund të

2
Për aktivitetet kërkimore dhe gërmimit në Bylis, gjatë viteve 1970-1990 shih raportet e
publikuara në:Iliria eMonumentet; për gërmimet e antikitetit të vonë, shih: Beaudryet alii, Byllis
(Albanie), nëBCH, 126,2, 2002, pp. 659-684,nëN. Beaudry, P. Chevalier, S. Muçai,Lescoulisses d’une
cathédrale: le quartier épiscopal de Byllis (Albanie) auVIe siècle, nëO. Brandt et alii, (a cura di), Episcopus,
Civitas, terrritorium, Acta XV CongressusInternationalisArchaeologiaeChristianae, Toledo 2008, Città
del Vaticano 2013, pp. 1269-1277; N. Beaudry, P. Chevalier, Le coeuréconomiqueducomplexeépiscopal
de Bylis (Albanie), au Vie siècle, nëHAM, 20, 2014, pp. 206-215; për një përmbledhje mbi rrënojat
e qytetit shih: Cabanes, Korkuti, Baçe, Ceka 2011 të cituar në N. Ceka, S. Muçai, Bylisi.
Historiadhemonumentet, Tiranë 2004.
Ekspedita KËRKIMORE në Bylis 2014 351

jetë një rast interesant studimi,për


të testuar strategjitë më të mira
për përmirësimin e potencialit
të zonës jo vetëm në thellimin
kërkimit shkencor, por edhe në
aspektin ekonomik që turizmi
i qëndrueshëm mund ti ofrojë
rajonit ku ajo ndodhet. Për këtë
arsye, është parashikuar një fazë
e parë, shqyrtimi, analize dhe
studimi i të dhënave arkeologjike,që
Fig. 2. Stoa A dhe poshtë muret e fortifikimit të antikitetit disponohen deri më sot,që do na
të vonë. ndihmojë për të përcaktuar më
mirë fazat e zhvillimit të qytetit të
lashtë,duke filluar që nga muret e
qytetit dhe pastaj të planit urban
më në kompleks, dhe një fazë e
dytë dedikuar projektimit dhe
sistemimit të zonës, që do ta bëjë
lehtësisht të kuptueshëm sitin për
vizitorët, dhe lidhjet me qendrat e
tjera,nëpërmjet krijimit të shtigjeve
kronologjike dhe tematike.
Në Shtator 2014, në Bylis u
Fig. 3. Foto me drone oborrit të fortifikuar zhvillua e para fushatë paraprake
ku morën pjesë, përveç autorëve
të këtij komunikimi, edhe disa
studentë të shkollës së specializimit
në trashëgimi arkitektonike dhe
peisazhi të Politeknikut të Barit
(arkitektët Fernando Giannella,
Maria Grazia L’Abbate, Giuseppe
Lojudice, Valeria Moscardin), dhe
studentët e doktoraturës Olgita
Ceka dhe Paulin Pushimaj të
Institutit të Arkeologjisë të Tiranës;
gjithashtu aktiviteti kërkimor u
Fig.4-5. Planimetria e portës 4 dhe e portës 2.
352 L. PËrzhita, R. Belli Pasqua, L. Maria Caliò, E. Hobdari, A. M. Jaia, O. Ceka, P. Pushimaj

Fig.4-5. Planimetria e portës 4 dhe e portës 2.

zhvillua në bashkëpunim me personelin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, të përfaqësuar nga


prof. Bashkim Vrekaj. Aktiviteti u përqendrua kryesisht në studimin e mureve të jashtme, që
paraqesin një nga fenomenet më interesante të procesit të fortifikimit të rajonit ilir. Muret e
ndërtuar në teknikën opera quadrata,me gurë gëlqeror lokale,me dy faqet e jashtme dhe emplekton
të brendshëm, kanë kulla dhe porta monumentale të hapura në anët që u korrespondojnë
rrugëve të komunikimit me qendrat aty pranë. Fortifikimi,i datuar në çerekun e dytë të
shek. IV p. KS., iu nënshtrua më vonë një rinovimi që zgjeron kapacitet mbrojtëse përmes
ndërtimit në veri të një oborri të fortifikuar (phrourion) me një kullë rrethore (Fig.3) dhe ka që
në subjekt i restaurimeve të shumta të kryera deri në periudhën e Justinianit, kur ndërtimi i
një mur të dytë fortifikimi përgjatë kurrizit të kodrës, ngushton zonën urbane,duke e kufizuar
vetëm në pjesën jug-perëndimore, përfshirë agoranë dhe një pjesë të zonës së banimit, sipas
një fenomeni të reduktimit të qytetit që haset shpesh në këtë fazë të historisë.
Muret rrethuese të qytetit,të periudhës së vonë klasike ose proto-helene,paraqesin një
shembull të shkëlqyer të mureve të llojit geländemauer që përhapen gjatë shek.IV3. Linja

3
Për fortifikimet krh. I. Pimouguet-Pedarros, Archéologie de la défense:histoire des fortifications
antiques de Carie. Époques classique et hellénistique, Paris 2000; L.M. Caliò, Dalla Polis alla cittàmurata.
L’immagine delle fortificazioni nella società ellenistica, in Archeologia Classica, 63, 2012, pp. 169-221;
L.M. Caliò, Mura di legno, mura di terra, mura di pietra: fortificazioni nel Mediterraneo antico. Atti del
convegno internazionale. Sapienza, Università di Roma 7-9 maggio 2012, Roma 2013, pp. 247-265, con
bibliografia.
Ekspedita KËRKIMORE në Bylis 2014 353

e fortifikimeve ndjek konturet e terrenit duke rritur kapacitetin e saj mbrojtës, po në të


njëjtën kohë përfshin edhe një pjesë të konsiderueshme territori, jo domosdoshmërisht të
urbanizuar. Ky tip fortifikimi mund të ekzistojë brenda një situate më të gjerë territoriale, që
është përtej kufijve të ngushtë të Polisit dhe është pjesë e menaxhimit ushtarak të një rajoni
më të gjerë, siç mund të jetë ajo e Koinon. Dyert e shumta të qytetit në formë bajonete dhe
të mbrojtura nga një bastion si dhe kullat me përmasa të mëdha për strehimin e pjesëve të
artilerisë, dëshmojnë për një pjesëmarrje në teoritë poliorcetiche të kësaj periudhe që përfshijnë
Bylisin në debatin që gjatë shek.IV p. Kr. karakterizon arkitekturën ushtarake greke4.
Studimet e kryera deri më tani në sit dhe në muret e fortifikuara kanë thelluar
njohuritë, në radhë të parë mbi marrëdhëniet me qendrat e tjera të zonës, duke arritur
rezultate të rëndësishme kronologjike dhe tipologjike të vendbanimeve të veçanta dhe
veçanërisht mureve të tyre të fortifikimit që përbën një nga fenomenet më interesante të
rajonit5; kërkimet e reja tentojnë gjithashtu që të analizojnë lidhje të mundshme me mure
fortifikimi të ngjashme në skemë apo teknikë, të gjetura në disa qendra të Italisë së jugut,
rajon që preket në të njëjtën periudhë nga një proces fortifikimi i ngjashëm me atë në fjalë

4
Fortifikimet gjatë shekullit të katërt u përshtaten gjithnjë e më shumë armëve të reja të përdorur
nga ushtritë e periudhës klasike dhe helenistike. Edhe vetëKsenofoni nihte makina lufte të tilla
si “desh”apo kulla të lëvizshme, të përdorura si për rrethimeapo si mbështetje e këmbësorisë;
mbi teknikat e rrethimit në periudhën e Ksenofonitkrh. J.K. Anderson, MilitaryTheory and Practice
in the Age of Xenophon. Berkeley, 1970pp. 138-140. Vetëm me Poliorketika të strategut Enea kemi
një analizë më të detajuar të teknikave të rrethimit dhe mbrojtjes, në veçanti me përdorimin
e makinave të luftës dhe me një mbrojtje që nuk është plotësisht aktive. Teknikat inovativetë
përdorimit të artilerisë dhe makinave janë sjellë në rrethimin kundër Mozia nga Dionisi I i
Sirakuzes në 397 p.Kr., dhe kundër Perinto nga Filipi II në 340 ku u përdorën kullat e lëvizshme
120 metra të lartë, por përdorimi sistematik i artilerisë dhe kullave të lëvizshme, të lartë rreth 150
metra, është bërë vetëm në rrethimin e Alikarnasit në 334 p.Kr., dhe në të Tiros në 332 p.Kr. Krh.
E.W. Marsden 1969, Greek and Roman Artillery. HistoricalDevelopment, Oxford 1969, pp. 99-104;S.
Le Bohec-Bouhet, Les techniques de la guerre au IVe siècle, in F. Prost, Armées et sociétés de la Grèce
classique. Aspects sociaux et politiques de la guerre aux Ve et Ive s. avant J.-C., Paris 1999, pp. 257-275.,
pp. 271-274. Mbi përhapjen e poliorceticagreke në perëndim krh. H. Treziny, Les techniques grecques
de fortification et leur diffusion à la périphérie du monde grec d’Occident, në P. Leriche, H. Treziny (a
cura di), La fortification dans l’histoire du monde grec. Actes du Colloque, Valbonne 1982, Paris1986, pp.
185–200.
5
Ceka N., Les fortifications dans les villes d’Illyrie méridionale et d’Épire, in L’Illyrie méridionalee et
l’Epire dans l’Antiquité: actes du Ve colloque international de Grenoble (8-11 octobre 2008), Paris 2011,
649-662 (me bibliografi më të hershme); Ceka N., The Illirians to the Albanians, Tirana 2013.
354 L. PËrzhita, R. Belli Pasqua, L. Maria Caliò, E. Hobdari, A. M. Jaia, O. Ceka, P. Pushimaj

Fig. 6. Pamje ajrore e agorasë, detaj i zonës të teatrit

që ndikon në Iliri, dhe për të kuptuar mënyrat nëpërmjet të cilave një model i tillë është
përhapur në të dy brigjet e Adriatikut.
Puna nisi me një ri interpretim të dokumentacionit që ekziston për murin e qytetit
dhe ndërhyrjet që ka pësuar në të kaluarën, përfshirë edhe ndërhyrjet restauruese moderne,
më pas u krye një pune për pastrimin dhe kontrollin strukturave; u krijuan kushtet për
rilevimin topografik. Për këtë qëllim u morën në shqyrtim pjesë të caktuara muresh, për të
cilat që në fazën e mbledhjes së dokumentacionit dhe më pas nëpërmjet vëzhgimit në terren
ishin identifikuar elemente domethënës dhe të ngjashëm me ndërtime të të njëjtës periudhë
të gjetura në territorin shqiptar, në Itali dhe në Epir, për të cilat u bë edhe vizatimi manual në
detaje. Gjithashtu u bë fotografimi dhe rilevimi i mureve me qëllim analizën e stratigrafisë
së mureve ( Fig.4 dhe 5).
Një tjetër aktivitet në terren kishte të bënte me filmimin dhe fotografimin ajrore
përmes përdorimit të një droni të telekomanduar. U kryen 16 fluturime fotogrametrike
në lartësitë 20 dhe 40 metra që mbulojnë të gjithë zonën e qytetit të Justinianit dhe një
pjesë të murit të qytetit të periudhës helenistike që gjenden në anën lindore. Fotogrametria
ka për qëllim realizimin e hartës topografike të zonës urbane (në shkallë 1:500- 1:1000),
Ekspedita KËRKIMORE në Bylis 2014 355

identifikimin e gjurmëve të ndërtesave të padukshme nga toka përmes interpretimit të


mikrorelievit, analizën e monumenteve të rrezikuara dhe kryesisht hulumtimin e terrenit.
Që në këtë fazë është krijuar një pamje e detajuar mbi Agoranë dhe zonën monumentale në
përgjithësi, edhe me korrigjime në orientimin e disa ndërtesave ( Fig.6).
Është kryer edhe një surveyi zonave arkeologjike në afërsi të Bylisit me qëllim
njohjen më të detajuar me disa prej vendbanimeve me të cilat lidhet, për një krahasim të
mureve rrethuese, të teknikave të mureve dhe sistemeve mbrojtëse, njohjen sa më të mirë
të peizazhit arkeologjik të rajonit ku Bylisi bën pjesë, si dhe për një studim paraprak mbi
mundësinë e krijimit të një rrjeti muzesh në funksion të vlerësimit arkeologjik të zonës.
Aktiviteti kërkimor u zhvillua paralelisht me trajnimin e studentëve dhe doktorantëve, duke
u ndalur në veçanti tek praktika e dokumentimit të strukturave murale dhe arkitektonike,
teknika e rilevimit topografik nëpërmjet stacionit total, dronit dhe teknologjia e lidhur me
të, leksione teorike mbi zhvillimin e poliorcetica greke dhe arkitekturës monumentale në
funksion të mbrojtjes.

You might also like