You are on page 1of 1

Detyrë dosje

Paraqitni në kllaster/skemë format e shumsit të emrave dhe drejtshkrimin e


trajtave të shumsit.

Mjetet e formimit të trajtës së shumësit të emrave në gjuhën shqipe janë të


larmishme. Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare, për disa
tipa emrash në gjuhën e folur e në gjuhën e shkruar, nganjehere ndeshen ende dy
ose me shumë trajta shumësi, p.sh.: oficerë, dardha e dardhë etj. Emrat që
mbarojnë me-al, -ant, -at, -az, -el, -ent, -et, ez, -id, -it, -ont, si rregull, e formojnë
shumësin me mbaresën -ë, kur shënojnë frymore dhe me -e (ndonjeherë me-a),
kur nuk shënojnë frymorë.

ë admiralë, gjeneralë, intelektualë, vandalë, vasalë etj.


al e centrale, festivale, ideale, kanale, karnavale, lokale etj
ë elefantë, gjigantë, kursantë, maturantë etj.
ant e diamante, restorante, variante etj
ë delegatë, diplomatë, kroatë, vlonjatë etj
at e aparate, fosfate, kampionate, kate, kombinate, pallate etj.
ë matrapazë, xhambazë etj.
az e kafaze, pullaze etj.
ë dembelë, kriminelë, teveqelë etj
e duele, hotele, kapitele, pastele, tunele, zabele etj.
el a bela, çengela, gjela, tegela, tela etj
ë agjentë, asistentë, docente, elementë, klientë, studentë etj.
ent e argumente, fragmente, instrumente, kontinente etj.
ë atletë, deputetë etj.
et e dete, fakultete, marifete, qytete, shtete, tërmete etj.
ë borgjezë, kinezë, vietnamezë etj
ez e qymeze, sofrabeze, trapeze etj.
ë invalidë etj.
id e okside, romboide, hibride etj.
ë komitë, parazitë, petritë etj
it e boksite, deficite, fosforite, grafite, suficite etj.
ë kontë, rinocerontë etj.
ont e fronte, horizonte etj.

You might also like