You are on page 1of 4

USHTRIM ME VLSM

Adresa IP e rrjetit është 192.168.1.0/24. Gjithsej na nevojiten 5 subnete, ndërkohë numri i


hosteve në secilin subnet janë si më poshtë:

Subnet 4 = 46 host addresses


Subnet 2 = 16 host addresses
Subnet 5 = 10 host addresses
Subnet 1 = 2 host addresses
Subnet 3 = 2 host addresses

A është e mundur ndarja e këtij rrjeti (subnetting) nëpërmjet përdorimit të metodës FLSM
(Fixed Length Subnet Mask)? Nëse jo, llogarisni adresat IP për çdo subnet me anë të metodës
VLSM (Variable Length Subnet Mask) në mënyrë që të plotësohen nevojat e çdo subneti për
adresat e hosteve.

Zgjidhje
Në lidhje me faktin nëse është e mundur ndarja e këtij rrjeti (subnetting) përmes metodës
FLSM (Fixed Length Subnet Mask), duhet të shohim numrin e subneteve që kërkohen ose
nevojën për hoste që ka secili subnet. Në rastin tonë, kërkohen 5 subnete atëherë duhet të
merren 3 bite borxh nga pjesa e biteve të hostit dhe ti kalojnë pjesës së biteve për rrjetin. Me
3 bite për subnet, krijohen gjithsej 8 subnete, pra plotësohen nevojat për subnete. Në këtë
rast, CSM (Custom Subnet Mask) do të jetë DSM+3, pra /24 +3=/27. Në krahun tjetër, i bie
që numri i biteve që mbeten për hostet është 32-27=5 bite për hostet. Me 5 bite për hostet,
numri i hosteve për subnet =25-2=30 hoste për subnet. Por subnetin tonë më të madh pra
Subnet 4 e kemi me 46 hoste. Pra, i bie që nuk plotësohen nevojat për hoste. Pra, në
konkluzion ndarja e rrjetit përmes metodës FLSM është e pamundur.

Analiza do të ishte po njësoj edhe po të niseshit nga nevoja për adresa të hosteve. Në rastin
tonë, subnet 4 ka nevojë për 46 hoste pra 2n-2≥46, pra n=6 bite për hostin. Nëse kemi 6 bite
për hostin, i bie 26 bite për rrjetin, pra CSM=/26. Por nga /24 në /26 do të thotë që janë marrë
2 bite hua për të krijuar subnetet. Me 2 bite hua, krijohen gjithsej 4 subnete, gjë që nuk është
e mjaftueshme pasi kërkohen 5 subnete. Pra, përsëri arrijmë në konkluzionin se subnetting
përmes FLSM në këtë rast nuk mund të kryhet.

Kalojmë tek zgjidhja e ushtrimit përmes metodës VLSM (Variable Length Subnet Mask).
Fillojmë gjithmonë me subnetin që ka nevojën më të madhe për hoste. Në rastin tonë, subnet
4 kërkon 46 adresa të hosteve. Gjejmë CSM që e mundëson këtë gjë. Duke nisur nga numri i
hosteve për Subnet 4, 2n-2 ≥46, pra n=6 bite për hostin. Ndërkohë CSM=32-6=/26. Kjo është
subnet mask që plotëson nevojat e Subnet 4. Tani nga /24, që është DSM e adresës sonë IP do
të kalojmë në /26, që do të thotë 2 bite janë marrë hua nga pjesa e hosteve për të krijuar
subnetet. Me 2 bite për subnet, krijohen 4 subnet /26. Më poshtë po vendosim adresën e
rrjetit, rangun e hosteve dhe adresën broadcast për secilin subnet.
Numri i Subnet Adresa e Rrjetit Rangu i Hosteve Adresa Broadcast
1 192.168.1.0 192.168.1.1-192.168.1.62 192.168.1.63
2 192.168.1.64 192.168.1.65-192.168.1.126 192.168.1.127
3 192.168.1.128 192.168.1.129-192.168.1.190 192.168.1.191
4 192.168.1.192 192.168.1.193-192.168.1.254 192.168.1.255

Pra, subnet 4 do të akomodohet tek subneti Nr.1:

Numri i Subnet Adresa e Rrjetit Rangu i Hosteve Adresa Broadcast


1 192.168.1.0 192.168.1.1-192.168.1.62 192.168.1.63

Tashmë na mbeten 3 subnete /26.

Vazhdojmë me subnetin e rradhës që ka nevojën më të madhe për hoste. Në rastin tonë,


subnet 2 kërkon 16 adresa të hosteve. Gjejmë CSM që e mundëson këtë gjë. Duke nisur nga
numri i hosteve për Subnet 2, 2n-2 ≥16, pra n=5 bite për hostin. Ndërkohë CSM=32-5=/27.
Kjo është subnet mask që plotëson nevojat e Subnet 2. Tashmë do të marrim subnetin e dytë
/26 dhe fakti që CSM e subnetit 2 është /27 i bie do të merret edhe 1 bit borxh nga pjesa e
biteve të hostit për të kaluar tek pjesa e rrjetit. Por, me 1 bit hua, krijohen 2 nënsubnete, pra
subneti Nr.2 /26 do të ndahet në 2 nënsubnete /27. Ne këto subnete, do të kemi përkatësisht
25-2=30 hoste për subnet.

Më poshtë po vendosim adresën e rrjetit, rangun e hosteve dhe adresën broadcast për secilin
subnet.

Numri i Subnet Adresa e Rrjetit Rangu i Hosteve Adresa Broadcast


Nënsubneti 2.1 192.168.1.64 192.168.1.65-192.168.1.94 192.168.1.95
Nënsubneti 2.2 192.168.1.96 192.168.1.97-192.168.1.126 192.168.1.127

Pra, subnet 2 do të akomodohet tek nënsubneti Nr.2.1:

Numri i Subnet Adresa e Rrjetit Rangu i Hosteve Adresa Broadcast


Nënsubneti 2.1 192.168.1.64 192.168.1.65-192.168.1.94 192.168.1.95

Tashmë na mbeten 1 subnet /27 dhe 2 subnete /26.

Vazhdojmë me subnetin e rradhës që ka nevojën më të madhe për hoste. Në rastin tonë,


subnet 5 kërkon 10 adresa të hosteve. Gjejmë CSM që e mundëson këtë gjë. Duke nisur nga
numri i hosteve për Subnet 2, 2n-2 ≥10, pra n=4 bite për hostin. Ndërkohë CSM=32-4=/28.
Kjo është subnet mask që plotëson nevojat e Subnet 5. Tashmë do të marrim subnetin e dytë
/27 dhe fakti që CSM e subnetit 5 është /28 i bie do të merret edhe 1 bit borxh nga pjesa e
biteve të hostit për të kaluar tek pjesa e rrjetit. Por, me 1 bit hua, krijohen 2 nënsubnete, pra
nënsubneti Nr.2 /27 do të ndahet në 2 nënsubnete /28. Në këto subnete, do të kemi
përkatësisht 24-2=14 hoste për subnet.
Më poshtë po vendosim adresën e rrjetit, rangun e hosteve dhe adresën broadcast për secilin
subnet.

Numri i Subnet Adresa e Rrjetit Rangu i Hosteve Adresa Broadcast


Nënsubneti 2.2.1 192.168.1.96 192.168.1.97-192.168.1.110 192.168.1.111
Nënsubneti 2.2.2 192.168.1.112 192.168.1.113-192.168.1.126 192.168.1.127

Pra, subnetin 5 do të akomodohet tek nënsubneti 2.2.1

Numri i Subnet Adresa e Rrjetit Rangu i Hosteve Adresa Broadcast


Nënsubneti 2.2.1 192.168.1.96 192.168.1.97-192.168.1.110 192.168.1.111

Tashmë na mbeten 1 subnet /28 dhe 2 subnete /26.

Vazhdojmë njëkohësisht me subnet 1 dhe subnet 3 meqënëse kanë të njëjtat nevoja për hoste.

Në rastin tonë, subnet 1 dhe subnet 3 kërkojnë 2 adresa të hosteve. Gjejmë CSM që e
mundëson këtë gjë. Duke nisur nga numri i hosteve, 2n-2 ≥2, pra n=2 bite për hostin.
Ndërkohë CSM=32-2=/30. Kjo është subnet mask që plotëson nevojat e Subnet 1 dhe Subnet
3. Tashmë do të marrim subnetin e dytë /28 dhe fakti që CSM është /30 i bie do të merren
edhe 2 bite borxh nga pjesa e biteve të hostit për të kaluar tek pjesa e rrjetit. Por, me 2 bite
hua, krijohen 4 nënsubnete, pra nënsubneti Nr.2.2.2 me /28 do të ndahet në 4 nënsubnete /30.
Në këto subnete, do të kemi përkatësisht 22-2=2 hoste për subnet.

Më poshtë po vendosim adresën e rrjetit, rangun e hosteve dhe adresën broadcast për secilin
subnet.

Numri i Subnet Adresa e Rrjetit Rangu i Hosteve Adresa Broadcast


Nënsubneti 2.2.2.1 192.168.1.112 192.168.1.113-192.168.1.114 192.168.1.115
Nënsubneti 2.2.2.2 192.168.1.116 192.168.1.117-192.168.1.118 192.168.1.119
Nënsubneti 2.2.2.2 192.168.1.120 192.168.1.121-192.168.1.122 192.168.1.123
Nënsubneti 2.2.2.2 192.168.1.124 192.168.1.125-192.168.1.126 192.168.1.127
Kështu, që subnet 1 dhe subnet 3 do të akomodohen përkatësisht në nënsubnetet 2.2.2.1 dhe
2.2.2.2.

Numri i Subnet Adresa e Rrjetit Rangu i Hosteve Adresa Broadcast


Nënsubneti 2.2.2.1 192.168.1.112 192.168.1.113-192.168.1.114 192.168.1.115
Nënsubneti 2.2.2.2 192.168.1.116 192.168.1.117-192.168.1.118 192.168.1.119

Tashmë na mbeten 2 subnet /30 dhe 2 subnete /26, të cilat mund të përdoren për krijimin e
subneteve të reja në të ardhmen. Kjo është zgjidhja përmes metodës VLSM. Më poshtë
paraqitet tabela përfundimtare e rangjeve të adresave IP të caktuara për çdo subnet:

Numri i CSM Adresa e Rangu i Hosteve Adresa


Subnet Rrjetit Broadcast
Subnet 4 /26 192.168.1.0 192.168.1.1-192.168.1.62 192.168.1.63
Subnet 2 /27 192.168.1.64 192.168.1.65-192.168.1.94 192.168.1.95
Subnet 5 /28 192.168.1.96 192.168.1.97-192.168.1.110 192.168.1.111
Subnet 1 /30 192.168.1.112 192.168.1.113-192.168.1.114 192.168.1.115
Subnet 3 /30 192.168.1.116 192.168.1.117-192.168.1.118 192.168.1.119

You might also like