You are on page 1of 8

IP ADRESA

Cdo kompjuter qe perdor modelin TCP/IP ka adresa te 3 niveleve:


1- adrese locale te nyjes, I percaktuar nga teknologjia me ndihmen e se ciles eshte
ndertuar nje rrjet I vecante, ku ben pjese dhe nyja jone. Per nyjet qe I perkasin rrjetit
local – kjo eshte adresa MAC. Keto adresa paracaktohen nga prodhuesit e pajisjeve
dhe jane adresa unike, dhe menaxhohen ne menyre te qenderzua. Adresa MAC-
perbehet nga 6 byte ku tre te parat – identifikuesi I firmes prodhuese, kurse tre 3 te
tjerat caktohen ne menyre te vecante (unikale) nga prodhuesit. Per nyjet qe I
perkasin nje rrjeti global, adresa locale percaktohet nga administrator I rrjetit
global.
2- Adresa IP qe eshte e perbere nga 4 byte, perdoret ne shtresen e rrjetit dhe vendoset
nga administratori ne momentin e konfigurimit te kompjuterave. Eshte e perbere
nga dy pjese, pjesa e rrjetit dhe pjesa e hostit. Pjesa e hostit mund te percaktohet
nga administratori manualisht ose sipas rerkomandimit te Netëork Information
Center (NIC). Zakonisht provider-at e sherbimit Internet marrin diapazonet e
adresave nga NIC dhe I shperndajne me pas ndermjet abonenteve te tyre.
3- Identifikuesi me simbole (emri I domain-it). Kjo adrese percaktohet nga
administratori dhe eshte e perbere nga disa pjese, pshm emir I makines, emri I
organizates, emir I domain-it. Kjo adrese zakonisht njihet dhe me emrin DNS-
adresa, perdoret ne shtresen e aplikacioneve, pshm ne protokollet FTP.
1. IP Adresa
Për dy sisteme të çfarëdoshme, që të komunikojnë me njëri tjetrin, duhet që të identifikojnë dhe të
gjejnë njëri tjetrin. Që të realizohet kjo, këto dy sisteme duhet të kenë adresa unike. Secili
kompjuter në rrjetet TCP/IP duhet të ketë IP adresë unike për identifikim. Kjo adresë operon në
nivelin e tretë, nivelin e Netëork të OSI Modelit dhe mundëson që një kompjuter ta gjejë tjetrin në
rrjet. IP adresat konsiderohen si adresa logjike, në kuptimin që mund të ndërrohen me konfigurim.
Është me rëndësi të kuptohet se secila IP adresë në vetvete përmban informacionin për rrjetin të
cilit i takon ai kompjuter, si dhe pjesën tjetër që është e vecantë për atë kompjuter. Të gjithë
kompjuterët brenda një rrjeti gjithashtu kanë edhe adresa fizike unike, që njihen si MAC adresa që
operojnë në nivelin e dytë (Data Link) të OSI Modelit. Një kompjuter zakonisht i takon një rrjeti,
por ka raste kur ai mund t’i takoj edhe dy rrjeteve. Kjo realizohet duke vendosur dy kartela rrjeti
në slotet e motherboard-it, ku secila prej tyre mund të mbajë adresë të vecantë, si dhe ti takojë dy
rrjeteve të ndryshëm. IP adresa është 32 bitëshe. Paraqitja e saj, për lehtësi është me numra
decimal, të cilët janë katër, të ndarë me pikë ku secili numër përfaqson një oktet ose 8 bite.
192. 168. 1. 8
11000000. 10101000. 00000001. 00001000
Klasat e IP-ve
Routeri përcjell paketat nga rrjeti “burim” (source) ka rrjeti “cak” (destination) duke përdorur IP
protokollin. Paketa duhet të përmbajë adresat e rrjetit burimor dhe të rrjetit destinacion. Kur paketa
të arrijë tek routeri i rrjetit destinacion, ai, routeri, shfrytëzon IP adresën që të gjejë kompjuterin
lokal i cili është destinacioni final. Kjo funksionon si sistemi postar, për dërgimin e letrave. Së pari
shfrytëzohet Zip kodi për të gjetur destinacionin - qytet, kurse pastaj duke shfrytëzuar adresën e
shtëpisë dërgohet letra në destinacionin përfundimtar. Për këtë arsye secila IP adresë ndërtohet
prej dy pjesëve:
1. Pjesa e parë identifikon rrjetin të cilit i takon kompjuteri
2. Pjesa e dytë identifikon vet kompjuterin.
IP adresa e ndërtuar nga katër oktete bitash është unike dhe në përmbajtje të saj tregon adresën e
rrjetit si dhe adresën e kompjuterit të vecantë (host-it). Në mënyrë që t’iu përshtatën madhësive të
rrjeteve, IP adresat pra janë klasifikuar në grupe që quhen klasa. Ky quhet ndryshe edhe adresim i
klasave të plota (classfull). Secila IP adresë, 32 bitëshë është ndarë në pjesën e rrjetit dhe në pjesën
e hostit (nyjes). Biti i parë i adresës ose sekuenca e bitave të parë të oktetit të parë përcakton se
cilës klasë i takon IP adresa e dhënë. IP adresat janë të ndara në klasa, bazuar në madhësinë e
rrjetit, respektivisht prej numrit të kompjuterëve që përmbanë ai rrjet. Klasa A e IP-së i ndahet
rrjetit që ka më shumë kompjutera, klasa B atij që ka pak më pak, kurse klasa C rrjetit më të vogël.
2.2 Klasa A e IP-ve
Klasa A e IP adresave shfrytëzon vetëm oktetin e parë për të treguar adresën e rrjetit kurse tre
oktetet tjerë i takojnë adresave të hostave. Në këtë mënyrë rrjeti i klasit A mund të ketë më shumë
se 16 milion adresa për hoste (224), derisa numri i rrjeteve është vetëm 126. Çdo adresë e klases
A fillon me bitin e parë të oktetit parë me vlerë 0. Adresa e parë 0 (00000000) dhe ajo e fundit 127
(011111111) nuk mund të përdorën për adresim, kurse të tjerat prej 1 (00000001) deri 126
(011111110) po.

2.3 Klasa B e IP-ve


Klasa B e IP adresave shfrytëzon dy oketete e parë për të treguar adresën e rrjetit kurse dy oktetet
tjerë i takojnë adresave të hostave. Në këtë mënyrë rrjeti i klasit B mund të ketë më shumë se
65.000 adresa për hoste. (216) – për rrjetë, derisa numri i rrjeteve është 16.384. Çdo adresë e klasës
B fillon me dy bitat e parë 10 në oktetin e parë.. Adresa e parë është (10000000) – 128 dhe ajo e
fundit (101111111) – 191 që mund të përdorën për rrjete si adresa të klasës B. Bitat për oktetin e
dytë mund të jenë të çfarëdoshëm, dhe në këtë mënyrë me kombinimet e bitave fitohen aq shumë
adresa të rrjeteve të klasit B.

2.4 Klasa C e IP-ve


Klasa C e IP adresave fillon me sekuencën binare 110 në oketetin e parë. Kështu që numri më i
vogël që mund të paraqitet në oktetin e parë, për klasë C është: 11000000 ( decimal 192). Kurse
numri më i madh që mund të parqitet në oktetin e parë për klasën C është: 11011111 (decimal
223). Prandaj nësë ndonjë adresë në oktetin e parë ka numrat në brezin 192-223 i takon kalës C.

Ekziston edhe klasa D e IP adresave e cila nuk është në shfrytëzim për IP të rrjeteve sepse ato
përdorën për disa qëllime më speciale - për dërgimin e mesazheve “multicast” (kur një pajisje iu
dërgon më shumë pajisjeve).Okteti i parë ka vlerat prej 224 deri 239 për këtë klasë.
Klasa E me vlera të oktetit parë në decimal, 240 deri 255 janë të rezervuara për hulumtime të
ndryshme në lëmin e Internetit.

2.5 IP adresat e rezervuara


Adresat e catuara janë të rezervuara dhe ato nuk mund t’u jepen paisjeve në rrjet. Këto adresa të
rezervuara janë:
• Adresa e rrjetit dhe
• Adresa “broadcast” (emituese)
2.5.1 Adresa e rrjetit
Çdo rrjet ka adresën e vet, përmes të cilës identifikohet në Internet. Routerat, pajisje që dërgojnë
paketa mes rrjeteve dhe njëkohësisht i lidhin ato, ndërtojnë tabelat e rrugëtimit (të paketave) në të
cilat ruajnë informatat se si të arrihet deri te rrjeti i caktuar. Këto informata janë adresat e rrjeteve.
Brenda rrjetit të caktuar, secila prej nyjeve (kompjuter, interfejs routeri) ka adresën e vet unike dhe
në atë mënyrë ata komunikojnë brenda një rrjeti. Por nga jashtë të gjitha ato nyje shihen si një IP
adresë – si IP e rrjetit. Nëse p.sh. një rrjet ka adresën e vet: 198.150.11.0, atëherë brezi i adresave
për nyjet e këtij rrjeti do të jetë prej: 198.150.11.1 deri 198.150.11.254, pra gjithsej 254 adresa
mund t’i ndahet nyjeve (hostave)
2.5.2 Adresa “broadcast”
Secili rrjet ka një adresë që quhet broadcast (emitim). Ajo shfrytëzohet që njëkohësisht të gjitha
nyjet e rrjetit ta marrin paketën e cila ka atë adresë. Pra nëse duhet të gjitha nyjet të marrin një
kërkësë ose informatë atëherë kjo bëhet përmes kësaj adresë. Adresa e fundit në brezin e adresave
të një rrjeti është adresa broadcast. Për rrjetin që e morëm si shembull: 198.150.11.0, broadcast
adresa është: 198.150.11.255. Sic e dijmë, klasat e IP adresave të cilat mund t’u ndahen rrjeteve
janë A,B dhe C. Ekziston një logjikë në bazë të cilës përcaktohet adresa e rrjetit dhe broadcast
adresa për secilin rrjet, të secilës klasë. Ajo çka duhet të mbahet mend është se sa bite janë të
dedikuar për pjesën e rrjetit e sa për pjesën e hosteve, për secilën klasë.
• Nëse të gjithë bitat e pjesës së nyjeve (hosts) kanë vlerë 0 atëherë ajo është IP adresë
e rrjetit.
• Nëse të gjithë bitat e pjesës së nyjeve (hosts) kanë vlerë 1 atëherë ajo është IP adresë
broadcast.
Shembuj:
A (100.0.0.0) - 100.0.0.1 deri 100.255.255.254
B (170.100.0.0) - 170.100.0.1 deri 170.100..255.254
C (192.170.100.0) - 192.170.100.1 deri 192.170.100.254

2.6 IP Adresat Publike dhe Private


Në mënyrë që Interneti të funksionojë në mënyrë normale, atëherë secila pajisje (nyje) që merr
pjesë në Internet duhet të ketë adresën e vet unike, të vecantë. Numri i IP adresave të klasës së
plotë (classfull) është i kufizuar, kurse numri i pjesëmarrësve në Internet është gjithnjë e më i
madhë dhe numri i IP-ve ekzistuese nuk kënaq kërkesat për to.
Për këtë arsye kanë menduar që të gjejnë metoda për tejkalimin e këtij problemi në mënyrë që
Interneti të funksionojë normalisht.
• Një mundësi është me ndarjen e rrjeteve në rrjete më të vogla që njhet si subnetim
(nënrrjetëzim) – CIDR(Classless Inerdomain Routing).
• Mundësi tjetër është që të përdorët version 6 i IP adresave IP v6i cili përdorë IP adresën
me 128 bita me ç’rast rritet dukshëm numri i IP-ve në dispozicion për nyje, dhe
• Mundësia e fundit e cila është në zbatim është: përdorimi e adresave publike dhe atyre
private.
Adresat publike janë ato të cilat “shihen” në Internet dhe të cilat duhet të jenë unike, pra nuk bënë
dy adresa të jenë të njejta. IANA (Internet Assigned Numbers Authority) është një “autoritet” i
cila ndanë IP adresat në shfrytëzim dhe ajo kujdeset që IP-të publike mos të përsëriten. Ekziston
një numër i IP-ve, që quhen private, të cilat dihen botërisht, e që mund të shfrytëzohen nëpër rrjete
të ndryshme. Këto IP “nuk shihen” prej routerave pasi janë të fshehura. Nëse routerat hasin paketet
me adresa private, i shkatërrojnë menjëherë ato, pra nuk i marrin fare në shqyrtim. Këto IP private
mund të përdoren pa kufizim nëpër rrjete te ndryshme anë e mbanë botës duke u përsëritur sa herë
të duam. Por, brenda një rrjeti IP-të e nyjeve duhet të jenë unike në mënyrë që ato të mund të
komunikojnë me njera tjetrën. Në mënyrë që këto IP private të mund të “dalin” në Internet nevojitet
të kryhet një proces që quhet NAT (Netëork Address Translation) i cili bënë “përkthimin” e
adresave private në atë publike. Ky proces mundëson që p.sh. 100 adresa private të “dalin” përmes
vetëm një adrese publike, me ç’rast bëhet ruajtja e IP-ve publike dukshëm. Pajisja që kryen këtë
proces të shndërrimit të IP-ve private në atë publike është routeri. Më poshtë janë paraqitur adresat
që mund të shfrytëzohen si private:

3. Ndarja (Dhënia) e IP-ve


Nyja e rrjetit (hosti) duhet të ketë adresë unike në Internet. Ajo është IP adresa. Çdo nyje disponon
dy adresa :
• Adresa fizike ose MAC adresa që i takon nivelit të dytë (Data Link).
• Adresa logjike që i takon nivelit tretë (Netëork). IP konsiderohet si adresë logjike, për
faktin se mund të ndërrohet. Administratori i rrjetit ka në dispozicion dy metoda për ndarjen
(dhënjen) e IP adresave nyjeve. Këto janë:
• Metoda statike, dhe
• Metoda dinamike.
Pavarësisht se cila metodë përdoret, dy interface-a (pikëlidhje) ose dy nyje që i takojnë një rrjeti
nuk mund të kenë IP adresë të njejtë!

Adresimi statik
Kjo metodë e dhënies së IP adresës nyjeve zbatohet, zakonisht në rrjetet e vogla, ku nuk ka
ndërrime të shpeshta. Administratori në mënyrë manuale, bënë konfigurimin, respektivisht ndarjen
e adresave për secilin prej nyjeve, gjithnjë duke pasur kujdes që mos të përsërisë adresat. Kjo
metode nuk zbatohet tek rrjetat me shumë nyje. Në këto rrjete, zakonisht IP adresat e serverave,
printerave dhe interface-ave të routerave jepen në mënyrë statike, në mënyrë që ato t’i kanë adresat
e përhershme (të pandryshuara).

3.2 Adresimi dinamik


Ekzistojnë tri metoda për adresim dinamik të nyjeve. Metoda më e sofistikuar dhe që përdorët më
shumë është ajo që njihet si DHCP (Dynamic host configuration protocol). DHCP është një
protokol që ia mundëson një kompjuteri të bëjë ndarjen e IP adresave në mënyrë dinamike në një
rrjetë. Ai kompjuter quhet DHCP-server. Gjatë konfigurimit të DHCP-së është e nevojshme të
definohet brezi i IP-ve që janë në dispozicion për rrjeten aktuale. Ndarja e adresave bëhet në
mënyrë automatike; - Ajo nyje që ndërlidhet në rrjetë furnizohet me një “komplet” të dhënash (IP,
subnet maskë dhe default gateëay), të nevojshme për pjesëmarrje në Internet; - nyja tjetër e merr
kompletin tjetër e kështu me radhë. Është metodë që preferohet të zbatohet tek rrjetat e mëdha në
mënyrë që të mos vijë deri tek përsëritja e adresave dhe shkaktimi i konfliktit mes adresave - që
nuk është i dëshirueshëm

4. Protokollet adresues (routed)


Protokollet adresues (routed) duhet të ofrojnë informata të mjaftueshme në nivelin Netëork, që t’i
mundësojnë routerit ta përcjell paketen deri tek paisja e ardhshme në rrugën deri në destinacion.
Ata gjithashtu definojnë formatin dhe fushat (fields) brenda paketës. Protokollet adresues iu
mundësojnë routerëve të përcjellin të dhënat mes nyjeve që i takojnë rrjeteve të ndryshme – pra
mundësojnë komunikim mes rrjeteve të ndryshme. Që ky protokoll të funksionojë, secila nyje
duhet ta ketë pjesën e adresës që i takon rrjetit (IP e rrjetit – netëork number) dhe pjesën e adresës
që i takon nyjes (IP e nyjes – host number). Ka protokolle adresues, si IPX, p.sh. i cili kërkon
vetëm IP –në e rrjetit sepse ky protokoll për IP të nyjes shfrytëzon MAC adresën e nyjes.
Kurse protokoli IP, kërkon adresë komplete që ndërtohet prej pjesës së rrjetit dhe pjesës së nyjes.
Këto protokolle kërkojnë gjithashtu edhe maskën e rrjetit (netëork mask) Kjo maskë bënë grupimin
e nyjeve në bashkësi (rrjete) dhe trajtimin e tyre nga routerët si një njësi – një IP e vetme (IP –ja e
rrjetit). Maska gjithashtu shërben për identifikimin e nyjes së caktuar se cilit rrjet i takon - përmes
operatorit të mbledhjes logjike (ANDing operation).Pra nëse mblidhet logjikisht adresa e nyjes me
maskën fitohet adresa e rrjetit të cilit i takon ajo nyje. Kështu mbledh routeri, kur atij i vjen paketi
në hyrje!
5. Protokollet rrugëtues (routing protocols)
Rrugëtimi (routing – në vazhdim: rutimi) është funksioni i Nivelit Netëork. Rutimi është një proces
i cili mundëson gjetjen e shtegut më të mirë (më të shpejtë) prej një nyje deri te nyja tjetër. Pajisja
primare e cila kryen këtë punë është routeri. Të gjitha adresat individuale të nyjeve janë të
organizuara në grupe më të mëdha – adresa të rrjetave. Routeri, prandaj punon me adresa të
rrjetave, jo edhe të IP-ave individuale të nyjeve. Protokollet e rutimit duhet të konfigurohen në
router. Ata mundësojnë komunikimin e routerëve dhe shkëmbimin e informatave të nevojshme për
përcjelljen e paketeve në drejtimin e duhur. Dy funksione kyce të routerit janë : (routing &
sëitching): • Routerat duhet të përmbajnë tabelat e rrugëtimit(rutimit) (routing tables). Të gjitha
ndryshimet që ndodhin në topologjitë e rrjetave regjistrohen në to. Informatat për ndërrime routerat
i shkëmbejnë me njeri tjetrin përmes protokolleve të rutimit (routing protocols). Routerat duhet të
gjejnë rrugën më të shpejtë për paketat për në destinacionion e tyre (routing) • Kur paketat arrijnë
në interface të routerit, ai duke shfrytëzuar informatat që ka në tabelat e veta të rutimit do të dijë
nga ti përcjellë ato paketa. Routeri do ta dërgojë paketen në interfejsin e duhur, të shtojë të dhënat
e nevojshme në te dhe pastaj ta transmetojë atë (frame-in) (sëitching).

5.1 Tabelat e rutimit (routing table)


Routeri shfrytëzon protokollet e rutimit për të ndërtuar dhe për të mirëmbajtur tabelat e rutimit.
Ato përmbajnë informata për ruta (shtigje). Këto informata varen nga protokolli që përdoret. Këto
tabela përmbajnë të gjitha informatat e duhura për përcjelljen e paketeve që arrijnë në router, nga
rrjetet e lidhura direkt në router. Routeri mund të ketë më shumë interfejsa, dhe në secilin prej tyre
mund të ketë të lidhur një rrjet që ka një adresë. Dhe paketet transmetohen në drejtimin e duhur
duke “konsultuar” tabelat e rutimit.
Routerat, në këto tabela, permbajnë informata të rëndësishme si vijon:
• Tipi i Protokolit – Tipi i protokolit që shfrytëzohet për ndërtimin e tabelave
• Si të arrihet deri te rrjeta e dëshiruar. Ajo mund të jetë e lidhur direkt (direct connected) ose të
arrihet përmes routerit të ardhshëm (next hop router).
• Metrika – është në fakt kalkulimi për të arritur në destinacion. Secili prej protokolleve ka
parametrat e vet për kalkulimin e metrikës. P.sh. Protokoli RIP përdor numrin e hopave (kërcimeve
– routerave) deri te destinacioni. Protokollet e tjerë më të avancuar përdorin p.sh. bandwidthin i
cili në fakt përcakton shpejtësinë për arritje deri në destinacion.
• Interfejsi dalës – është interfejsi nga duhet të dalë paketa për të arritur destinacionin final.

5.2 Zgjedhja e shtegut (Path determination)


Detyra primare e routerit është zgjedhja e shtegut më të mirë për drejtimin e të dhënave drejt
destinacionit. Duke konsultuar tabelat e rutimit, routeri kalkulon të gjitha rrugët e mundshme deri
te destinacioni i duhur, dhe nga të gjitha rrugët e mundshme zgjedh atë më të favorshmen, sipas
rregullave që përcakton protokoli i konfiguruar. Routeri si pajisje e nivelit Netëork përdor një ose
më shumë metrika të determinoje shtegun optimal nëpër të cilin do të rrjedh trafiku. Metrikat e
rutimit janë vlera që i takojnë rutave alternative për një destinacion, me qëllim krahasimi për të
gjetur atë më të mirën. Rutat që kanë bandëidth më të madh, kanë metrikë më të mirë. Protokollet
e rutimit përdorin kombinime të ndryshme të metrikave për të gjetur rutën më të mirë.
Llojet e Protokolleve të rutimit
Protokollet e rutimit ndahen në dy kategori më të mëdha, sipas natyrës së punës që bëjnë. Ata
ndahen në:
• Protokollet Distanc Vector dhe
• Protokollet Link State.
Disa protokolle që përdoren për rutim janë: RIP, IGRP, EIGRP, OSPF etj. Secili prej tyre ka
karakteristikat e veçanta. Protokollet RIP dhe OSPF janë të karakterit open, IGRP dhe EIGRP
janë të CISCO-s. Qëllimi kryesor tek përzgjedhja e protokollit të caktuar është pajisja e cilit
prodhim është dhe disa kërkesat tjera. Disa protokolle janë më të sofistikuar sepse konvergjojnë
më shpejtë. Konvergjimi është kur routerat e interesuar për një informatë, e marrin atë të gjithë
menjëherë (OSPF, EIGRP). Në bazë të informatave që protokollet shkëmbejnë njeri tjetrin,
routerat ndërtojnë tabelat e rutimit, të cilat i ruajnë në RAM. Këtë tabelë routeri e shfrytëzon për
përcjelljen e të dhënave nga destinacioni.

You might also like