You are on page 1of 49

INTERNETI

Koncepte të përgjithshme

Ligjërata 1
Koncepti i Internetit
 Interneti është një rrjet global kompjuterik, të bazuar në
bartjen paketore e të dhënave me arkitekturë klient-server
që e lidhë përdoruesit nga e gjithë bota.
 Përveç kompjuterëve PC, tabletëve, në Internet mund të
lidhen edhe telefonat celularë, video kamerat, TV të
mençur, etj.
 Interneti si një rrjet për transmetimin e të dhënave,
funksionon me protokolle të ndryshme, ashtu që këto
protokolle na mundësojnë komunikimin:
 me tekst,
 zë,
 fotografi,
 video,
 shpërndarjen e fajllave me përmbajtje të ndryshme,
 si dhe video dhe audio aplikimeve.
Informacioni dhe të dhënat
 Cili është dallimi midis të dhënave dhe informacionit?
 Kompjuterët kanë nevojë për të dhëna. Njerëzit kanë
nevojë për informacion.
 Në thelb, të dhënat (anglisht: Data) janë një bllok ose një seri të
zerove(0) dhe njëshave(1) psh. 11001010 të cilat janë vështirë të
kuptohen nga çdo njeri. Nuk janë të formësuar, përpunuar apo të
interpretuar.
 Informacionet nga ana tjetër janë të dhënat të përpunuara të
cilat kanë kuptim dhe kontekst.
 Njohuria  procesi i përpunimit të informatave, dhe është tërësia
e ideve dhe e nocioneve në bazë të një shkence apo një fushe të
caktuar.
 Mençuria është ndërlidhje e disa funksioneve qe e realizon
qëllimin e njeriut dhe e kupton thelbin e çështjes.
Paraqitja e Internetit
 Në vitin 1957 qeveria e SHBA-së formon agjencinë ARPA (Advanced
Research Pro-ject Agency) me detyrë që arritjet shkencore të aplikohen për
qëllime ushtarake.
 Në vitin 1961 Leonard Kleinrock krijon një program (protokoll) për bartjen e të
dhënave në paketa në mes kompjuterëve, dhe konsiderohet si "babai" i
Internetit.
 Në vitin 1969 është krijuar paraardhësi i Internetit – ARPAnet.
 ARPAnet është bazuar në një rrjet të përbërë nga katër nyje - kompjuterët të
lidhur ndërmjet veti, në universitetet UCLA, Stanford, Santa Barbara dhe Utah.
 Në vitin 1973 zhvillohet protokolli TCP/IP, i cili ishte miratuar si transferim
standard e të dhënave.
 Në viti 1983 ARPANET ndahet për përdorim civil dhe MILNET për nevojat
ushtarake.
 Në vitin 1986 fillon të veprojë NSFnet, rrjeti i Fondacionit Amerikan i Shkencës
(NSF-National Science Foundation) që praktikisht ishte Interneti, por vetëm
për institucionet shkencore dhe arsimore.
 Në vitin 1988, ky rrjetë hapet për të gjithë përdoruesit, dhe kështu krijohet
Interneti që ne sot e dimë.
Përdorimi i Internetit
 Sot Interneti përfshin e gjithë botën, aktualisht është e pamundur për të
përcaktuar se sa përdorues ka në Internet, por sipas vlerësimeve, të
ITU, Internetin kaloi 3.73 miliard përdorues në mbarë botën deri në fund
të muajit Mars të vitit 2017, kjo na tregon një rritje të qëndrueshme.

 Në Kosovë (Qershor të vitit 2016) sipas po të njejtit statistikë nga


1.895,250 banor, përdorues të Internetit ka 1.523,373 në përqindje
80.4%, ndërsa prej tyre ka 860,000 përdorues të Facebook-ut, ose
45.4%.
Rrjeti kompjuterik
 Me ndërlidhje të dy ose më shumë kompjuterëve në mes
veti realizohet rrjeti kompjuterik. Struktura e rrjetit
kompjuterik mundet me qenë e thjeshtë, por ndonjëherë
është mjaftë e ndërlikuar.
 Secili institucion apo lokacion që posedon më shumë se një
kompjuter, vlen që ata kompjuterë t'i ndërlidhë në mes veti
në rrjet kompjuterik.

• Rrjeti më i madhë
i kompjuterëve në
botë është rrjeti i
Internetit.
Rrjeti i Internetit
INTERNETI

Komunikimi i kompjuterëve në
Internet – Protokollet dhe
adresimi I hosteve

Ligjërata 2
Komunikimi i kompjuterëve në Internet
- Protokolet
 Për komunikim të kompjuterëve të lidhur në Internet,
përdoren rregulla të caktuara.
 Grumbulli i këtyre rregullave njihet ndryshe si Protokol.
Protokolet definojnë rregullat e komunikimit në mes të
shfrytëzuesve.
 Protokoli më i njohur gjatë shfletimit të të dhënave të
publikuara në internet është protokoli HTTP (Hyper Text
Transfer Protocol).
 Përdorimi i këtij protokoli bën që shfletimi i të dhënave,
që nuk varet nga lloji i browserit, dhe është i instaluar në
makinën shfrytëzuese.
Protokoli TCP/IP
 Bazë për të të gjithë protokolet është TCP/IP
 TCP/IP (Transmission Control Protocol/Internet Protocol)
është bashkësi e rregullave të cilat mundësojnë
komunikimin mes llojeve të ndryshme të kompjuterëve
dhe rrjetave në internet.
 TCP përcakton ndarjen e të dhënave në pjesë të
quajtura pakete për bartje, ai gjithashtu përcakton
shtegun të cilin e shfrytëzon secili paket gjatë bartjes.
Arqitektura e Internetit
 Sistemi organizues i internetit është hierarkik, ashtu që
kompjuterët e shfrytëzuesëve lidhen në rrjeta lokale-LAN,
rrjetet lokale LAN në rrjete më të mëdha-WAN, rrjetat WAN
lidhen në mes vete dhe formojnë një rrjetë GAN që është
edhe vetë Interneti.
 Rrugët kryesore të Internetit njihen si Backbone (bosht
kurrizor).
 Kompjuterët e veçantë lidhen në këto backbone përmes
kompjuterëve të tjerë që njihen si ISP (Internet Service
Provider).
 Sot Interneti është një rrjet botëror kompjuterik.
 Në të transferohen(barten) të gjitha llojet e fajllave siç janë:
teksti, fotografitë, audio, video, softueri dhe lajmet.
Organizimi i faqeve në Internet
 Të gjitha informacionet e ruajtura nëpër serverë të lidhur në
Internet, ruhen nëpër web faqe. Këto web faqe
identifikohen me adresën e vet unike që njihen si URL
(Uniform Resource Locator) adresa.
 URL paraqet adresën e një web sajti të publikuar në
Internet që në formë të përgjithshme duket:
http://www.microsoft.com/home/default.html ku
 http – paraqet protokolin
 www – shërbimi i Internetit
 microsoft – serverin ose domenin
 com – nën domenin
 home – shtegun
 default.html - fajllin
Adresimi në Internet
 Çdo www server në Internet identifikohet me një adresë
unike.
 Kjo adresë është një numër 32-bitësh, e ndarë në 4 oktete
me numra 8-bitësh, të ndarë me pikë, në formën
xxxx.xxxx.xxxx.xxxx
p.sh. 11000001.11011100.1000100.1000100
 Kjo adresë njihet ndryshe edhe si IP adresë (Internet
Protocol).
 Por, përdorimi i adresave IP në formën binare është mjaft i
papërshtatshëm për shfrytëzuesin.
 Këta numra binarë shprehen në ekuivalentët e tyre
decimalë, si p.sh. adresa e mësipërme, e shprehur me
ekuivalentët decimal të okteteve është: 193.220.68.68
 Adresa IP përbëhet prej pjesës së rrjetit (Network) dhe
pjesës Host (kompjuterit ose rrjetit lokal) pra IP adresa
është e ndarë në dy pjesë:
 Network ID
 Host ID
 Host – është një paisje e veçantë në një rrjet të caktuar.
Çdo host ka një IP adresë.
 Varësisht se sa segmente shfrytëzohen për përkufizimin
e rrjetit, e sa për përkufizimin e hostit, dalllohen tri klasa
adresimi:
 Klasa A
 Klasa B dhe
 Klasa C
 Në secilën klasë të rrjeteve lejohet një numër fiks i
hosteve.
 Në një rrjet të klasit të A, okteti i parë ose 8 bitet e para
të IP adreses janë përdorur për ID e networkut(rrjetit),
duke lënë tre oktetet ose 24 bitet e tjera për të adresuar
ID e hosteve.
 Numri maksimal i hosteve, në një rrjet të klasit A është
224-2 (dy adresa janë të rezervuara për adresën e rrjetit
dhe adresën Broadcast) ose gjithsej 16 777 214 hoste.
 Në një rrjet të klasit B, dy oktetet e para ose 16 bitet e
para janë të ndarë për ID e rrjetë, kështu që për ID adresa
të hosteve mbeten dy oktetet (16 bita) tjera.
 Numri i hosteve në një rrjet të klasit B është 216-2 =65 534
hoste.
 Në një rrjet të klasit C, tri oktetet e para(24 bita) janë të
caktuara për ID e rrjetit, kështu mbeten 8 bitat e fundit për
t’i adresuar hostet.
 Numri i hosteve në një rrjet të klasit C është 28-2=254
hoste.
 Ju mund të pyetni se si një kompjuter ose një ruter di si
te interpretoje një adrese IP nëse i takon klasës A, B apo
C.
 Dizenjuesit e protokpllit TCP/IP shkruajnë rregullat e
adresave të tillë që klasa e adreses është e dallueshme
nga vete adresa.
 Bitet e parë të adresës binare specifikojnë se si adresa
duhet te interpretoje një adrese te klasës A, B ose C.
 Rregullat e interpretimit te adresave janë si me poshtë:
 Nëse adresa binare 32 bitshe nis me një bit 0, adresa është e
klasës A.
 Nëse adresa binare 32 bitshe fillon me bitët 10, adresa është e
klasës B.
 Nëse adresa binare 32 bitshe fillon me bitet 110, adresa është e
klasës C.
 Shumica e adresave janë të klasës C, ndërsa adresat e
klasës A dhe B janë të rezervuara për organizata të
mëdha ushtarake dhe shtetërore.
 Adresat IP në formën e numrave decimalë nuk është
praktike dhe është vështirë për t’u mbajtur në mend.
 Për këtë IP adresat prej formës së numrave
shëndërrohen në adresa emrash.
 Kalimi prej adresave me numra në adresa me emra dhe
ansjelltas bëhet në FTP-servera.
 P.sh. Adresa me numra 207.31.7.130 është adresa e
tipit www.micosoft.com , apo 204.71.177.35 me adresën
www.yahoo.com
 Për të mundësuar mirëmbajtjen e adresave përdoret
sistemi DNS (Domain Name System).
 Sipas këtij sistemi, ekziston niveli më i lartë TLD (Top
Level Domain), ku janë këto domene:
 .com

 .org

 .net

 .edu

 .mil

 .gov
Sipas sistemit DNS egziston niveli i parë Root (domeni
rrënjë). Nën serverët e root-it, janë domenët e nivelit të parë
(TLD -Top Level Domen) si (.com, .net, .edu, .org ...),
niveli nën to janë serverët e domenëve të nivelit të dytë si
(cisco, microsoft, gjimnazigjonbuzuku, etj)
Shifrimi i të dhënave në Internet
 Të dhënat që ruhen në makina që quhen si serverë, në të
shumtën e rasteve janë të shifruara (Shifrimi i të dhënave
përdoret sidomos kur për të dhënat kërkohet siguri të
madhe, p.sh. gjatë transakcioneve të ndryshme, të dhënat
rreth profilit të shfrytëzuesit, etj.
 Vazhdimisht krijohen metoda të reja për shifrimin e të
dhënave, në mënyrë që të mos zbulohet metoda shifruese.
 Marrësi, për t’i lexuar të dhënat e shifruara, duhet ta dijë
kodin që është përdorur në dhënës, dhe kështu marrësi
bën deshifrimin e të dhënave.
INTERNETI

Shërbimet e Internetit

Ligjërata 3
Shërbimet në Internet
Janë shumë shërbime që na ofron rrjeti i Internetit, ne do të
përmendim vetë ato më kryesore që janë si:
Kërkimi i informacioneve ose – WWW(world-wide-web),
Posta elektronike – E-mail-i,
Blerjet dhe pagesat,
Bisedat dhe grupet e diskutimit,
Përcjellja e fajllave,
Shërbimi World Wide Web
(www)
 Shërbimi që përdoret më së shumti në Internet nga
shfrytëzuesit. WWW ka të bëjë me web sajta(site) gjegjësisht
me shumë web faqe(page).
 Web faqet përmbajnë tekst, fotografi, pjesë muzikore, video
fajla dhe shumqka tjetër.
 Web-i është një shërbim i cili bën integrimin e tekstit,
fotografisë, muzikës dhe videos në një vend të vetëm.
 Web-i lindi në Cernë në qendrën evropiane për kërkime
nukleare. Krijuesi i web-it është Tim Bwrners Lee .
 Meqë ky shërbim është më kryesor shpesh përdoret si
sinonim për Internetin, por web-i nuk është i gjithë Interneti
sepse Interneti është kuptim shumë më i gjërë.
 Web-i përbëhet nga milona faqe rrjeti të lidhura me anë të
lidhjeve (linqeve).
 Web-i është shërbim që punon sipas modelit Server - Klient
 Modeli server-klient punon në atë mënyr që të dhënat
kryesore vendosen në një kompjuter që njihet si server
(zakonisht i kapcitetit të madh) kurse shfrytëzuesi që njihet si
klient vetëm i shfrytëzon ato të dhëna .
 Të dhënat në w.w.w ruhen në formë të faqeve dhe njihen si
web faqe (web page ).
 Më shumë web faqe të lidhura mes veti për të krijuar një
përmbjtje të caktuar njihen me emrin web-site.
 Një web-site ësht një vend në botën virtuale të internetit.
 Dokumentet e web-it shkruhen në gjuhën e njohur HTML
(Hyper Text Markup Language)
Browser-ët - shfletuesit
 Qasja në WWW mund të bëhet nëpërmes aplikacioneve të
quajtura brovserë të veb-it.
 Browser-ët më të njohur momentalisht të Web-it janë: Google
Chrome, Firefox, Microsoft Internet Explorer, Netscape
Navigator, Opera, etj.

 Duke përdorur një browser, secili mund të navigon nëpër web


faqe.
 Çdo web faqe ka një adresë unike me të cilën i’u qasemi apo
hyperlink.
 Shumë biznese e përdorin WWW për ta prezentuar veten dhe
produktet e tyre.
 Individët “surfojnë” (ang. Surfing) në Web për informimin e
tyre rreth temave të ndryshme.
Shërbimi – E-mail
 E-mail është shkurtesë për postën elektronike Electronic
Mail, është nga format më të vjetra të komunikimit në
Internet.
 Sot njihet me formën e saj si web-mail, si psh. Hotmail,
Yahoo-mail, apo më i preferuari Gmail që kohët e fundit
është default me protokollin https, dhe që përdor protokolet
POP3, SMTP, IMAP.

 E-mail është një mënyrë e lehtë e transmetimit të tekstit dhe


fajllave përmes Internetit deri tek pranuesi i e-mail-it.
 E-mail-i është kursyese, dhe përdoret nga bizneset dhe nga
shumë individë në mbarë botën.
 Përparësia më e madhe e e-mail-it është shpejtësia e tij.
 Një e-mail mesazh zakonisht pranohet vetëm disa
sekonda pasi të drëgohet.
 Tani për tani nuk ekziston një mënyrë më e lirë apo më e
lehtë e komunikimit mbarë botëror.
 E-maili i cili vjen nga dërguesi pranohet nga serveri i
ISP-ja që ndryshe quhet edhe POP(Post Office Protocol)
server.
 Me rastin e ndërlidhjes me ISP-në dhe aktivizimin e
programit për e-mail, mesazhet kopjohen (download) në
kuti postale (mailbox) të kompjuterit të pranuesit.

Procesi i pranimit

Procesi i dërgimit
 Për dërgimin ose pranimin e e-mail-ave nevojitet një program
kompjuterik që shërben për menaxhimin e e-mail-ave.
 Programe të këtilla janë: Outlook, Hotmail, Yahoo, Gmail, etj.
 Të gjithë shfrytëzuesit e postës elektronike e kanë adresën e
vet elektronike. Adresa e shfrytëzuesit përbëhet nga:
 Emërtimi i shfrytëzuesit
 Shenja @
 Emri i serverit-hostit
 Subdomeni
 Struktura e e-mail adresës duket:

shfrytëzuesi@host.nëndomeni
agimhoxha@gmail.com
Shërbimi - Podcast
 Podcast është një koleksion i fajllave të mediave digjitale,
të cilët publikohen në mënyrë episodike dhe pastaj
shpërndahen përmes RSS feed-it.
 Podcast shfrytëzohet për:
 Muzikë – intervju dhe klipe promovues,
 Show – lajme informative, komente,
 Trajnime - materiale informative,
 Video tregime, etj.
Really Simple Syndication
 Really Simple Syndication (RSS) paraqet një funksion në
web faqe në të cilat publikohen informata interesante, risi
dhe ngjarje të ndryshme, informata rreth të cilave kemi
dëshirë të njoftohemi posa të jenë publikuar.
 RSS paraqet një mundësi për t’u abonuar në rrjedhën e
lajmeve dhe funksionon njëjtë sikur kur abonohemi në
ndonjë revistë që vjen periodikisht por në vend se të
arrijë fizikisht, kur kjo revistë publikohet, dërgohet
përmes “RSS readers”.
 Te të gjitha faqet që publikojnë informata në formatin
RSS adresa e këtij dokumenti dallohet me logon
standarde.
Shërbimi - Blog
 Blog-u është një ditar personal, me mendimet rreth
gjërave dhe temave që preokupojnë aktualisht, të cilin
publikojmë në internet.
 Përmes Blog-ut bëhet debat rreth një teme të caktuar
dhe shkëmbimi i mendimeve me lexuesit dhe
komentuesit e tjerë.
 Shumica e Blog-eve janë tekste, arte (Artblog), fotografi
(Photoblog), video (Videoblog), muzikë (MP3blog), etj.
Shërbimi - Web feed
 Web faqet siç janë iGoogle, My Yahoo dhe My MSN
shfrytëzojnë shërbimin e web feed-it për informimin e
shfrytëzuesve të vetë me lajmet më të reja nga politika,
koha, sporti etj.
 Kohëve të fundit, shumë shkolla ofrojnë shërbimin web
feed, me qëllim të informimit sa më mirë dhe sa më të
shpejtë të nxënësve dhe personelit të tyre.
 Një funksion të tillë, lexuesit e interesuar mund të
abonojnë duke shfrytëzuar një program të quajtur
Feedreader.
Shërbimet në Internet
 IRC - Këtu kemi të bëjm me të ashtuquajturin “chat”. Kjo
formë e komunikimi në Internet, është në kohë reale midis
përdoruesve.
 WebFaqet – Kjo është forma më e përhapur sot ku
perfshihen forumet, blogjet, portalet apo mund te jene faqe
per zhvillime projektesh,  faqe reklamuese te bizneseve te
ndryshme, faqe me sherbime, faqe multimediale me video
(youtube)  dhe foto  etj.
Shërbimet në Internet
 File Sharing – edhe kjo është një nga “mjetet e
komunikimit” në Internet. Ka të bëjë me ndarjen e fajllave
ndërmjet përdoruesve. Ndër me të njohurit në këtë fushë
është psh. Torrent, ka një protokoll të caktuar dhë është
ideuar për të ndarë informacionin.
 VOIP – ose Voice over IP u ideua fillimisht për tu dhënë
jetë telefonatave nëpermjet Internetit, funksionon me
server\client dhe ka protokollin e vet , faqe të njohura që
ofrojn këtë shërbim janë Skype, VoipStunt etj.
 IM ose Instant Messaging, edhe kjo ka protokollin e saj
dhe funksionon në formën client\server. Me anë të IM-ve
psh aMSN Pidgin, Windows Live Messenger, mund të
komunikosh në kohë reale edhe duke suportuar
videon\audion përveç mesazheve të shkruara.
Shërbimet në Internet
 VideoKonferencat – një tjetër form komunikimi e ideuar
për të ndarë audion dhe videon në dy drejtime në të
njejtën kohë, dhe kjo eshte nje tekonologji paksa me e
komplikuar.
 Sot, realiteti është se të gjitha këto shërbime shumë
kompani programuese po përpiqen që ti sjellin si nje
paketë AIO (all in one) duke u munduar të perfshijnë te
gjitha sherbimet në një. Dhe shpesh i gjejm te perziera
me njera-tjetren.
Shërbimi - E-commerce
 E-commerce është tregtia e mallrave apo shërbimeve
përmes internetit.
 Tregtia klasike është duke u zëvendësuar në masë të
madhe me tregtinë përmes internetit.
 Përmes internetit mund të bëhet tregtia për produktet, si:
 Biletat e aeroplanit
 Rezervimet e hoteleve
 Blerja e aranzhmaneve turistike
 Blerja e librave
 Blerja e elektronikës shtëpiake
Rrjetet Sociale
 Ideja për ndërlidhjen e kompjuterëve personale me
qëllim të krijimit të një rrjeti social mes njerëzve, daton
shumë heret.
 Web faqet e para që kanë ofruar mundësinë e krijimit të
rrjeteve sociale janë paraqitur nga mesi i viteve 1980.
 Këto web faqe kishin për qëllim zhvillimin e komunikimit
dhe bashkimin e njerëzve me interesa të përbashkëta
përmes dhomave për biseda (chat rooms).
 Sot, në web faqet të cilat ofrojnë shërbimin për krijimin e
rrjeteve sociale, secili shfrytëzues e ka profilin e vet dhe
rrjetin social me të cilin mund të komunikojë përmes
bisedës, përmes e-mail-it ose përmes mesazheve aty
për aty.
 Rolin e rrjeteve sociale luajnë edhe komunitetet online
që luajnë bashkërisht lojëra kompjuterike online.
 Web faqet më të njohura të ofrimit të shërbimeve për
krijimin e rrjetit social janë: Facebook dhe Twitter.
IM (Instant Messaging)
 Paraqet mediumin për komunikim ndërmjet dy apo më
shumë personave në kohë reale.
 Klientët e parë IM janë zhvilluar në vitin 1970, me
mundësi të dërgimit të mesazheve të bazuara në teks
brenda rrjetit të një kompanie.
 Sot shfrytëzuesit mund të marrin pjesë në chat dhoma
me web kamera, audio sisteme, foto imazhe, ndarje të
aplikacioneve, etj.
FTP
 Protokoli FTP (File Transfer Protocol) përdoret për
transferimin e fajllave dhe programeve nga një kompjuter
në një kompjuter tjetër.
Newsgroup

 Newsgroup janë forume virtuale të diskutimit për tema të


ndryshme.
 Artikujt, lajmet dhe informatat e ngjashme, publikohen
nga shfrytëzuesit individual dhe pastaj mund të lexohen
dhe komentohen nga të tjerët.
E-banking

 Të gjitha bankat kryesore në Kosovë i kanë sistemet e


bankës online.
 Bankat janë përgjegjëse për mbrojtjen e integritetit të
transakcioneve dhe detajeve të llogarisë.
 Softuerët dhe procedurat që përdoren nga bankat janë
prej më të avancuarve.
 Ruajtja e numrit identifikues, dhe password-it janë pjesë
e përgjegjësisë së shfrytëzuesit.
E-qeverisja

 Qeverisja elektronike është ofrimi i shërbimeve të


institucioneve qeveritare përmes teknologjisë së
informacionit dhe komunikimit (si WAN, Internetit, rrjetit
mobil) ndaj qytetarëve, bizneseve dhe kategorive tjera.
Shërbimi - E-Learning
 E-learning paraqet mësimin duke u bazuar në kompjuter
dhe qëndron për përdorimin e teknologjisë informative
dhe të komunikimit në procesin mësimor.
 Mësimi bazohet në shërbimet e internetit (online) ose
përmes CD-ROM (offline).
 Mësimi mund të zhvillohet në vendin e punës, në shtëpi,
shkollë ose kudo.
 Përparësitë e e-learning-ut janë:
 Qasje të pakufizuar në përmbajtjet mësimore në aspketin
kohor dhe hapësinor,
 Adaptimi në stilin dhe shpejtësinë individuale të
shfrytëzuesit,
 Qasje në materiale të standardizuara mësimore dhe të
nivelit të lart të cilësisë,
 Mësimet mund të ndërlidhen sipas dëshirës,
 Mundësitë e interaksionit mes mësimdhënësve dhe
studentëve,
 Mundësitë e zgjerimit dhe adaptimit,
 Monitorimi i performancës dhe rezultateve të mësimit,
 Përkrahje e kooperimit dhe komunikimit ndër mësimdhënës
e nxënës,
 Ngritja e cilësisë së mësimit.
FALEMINDERIT !

You might also like