You are on page 1of 6

MODELI OSI

Gjatë përshkrimit të procesit të komunikimit, vihet re që komunikimi në mes të dy kompjuterëve


përbëhet`nga segmente të caktuara. Këto segmente në botën e rrjeteve kompjuterike quhen shtresa
të komunikimit të cilat ia lehtësojnë punën sistemit operativ sa herë që i kërkohet të komunikojë
me kompjuterët tjerë. Ky koncept daton që nga vitet e ’60-ta që njihet si koha e zhvillimit të
Internetit e që kryesisht përbehej nga protokollet IP (Internet Protocol) dhe TCP (Transmission
Control Protocol). Ne ate kohe Departamenti i Mbrojtjes të ShBA-ve realizoi kornizën e
shtresezuar TCP/IP përmes së cilës u vendos funksionaliteti i rrjeteve në sistemet operative.
Kështu, ky model i mundësoi sistemit operativ që në formatin e shtresezuar (në nivele) të realizoje
komunikimin me kompjuterët etjerë në rrjet. Meqë TCP/IP ka një qasje më të lirshme të
shtresezimit, duke u përbërë nga vetëm katër shtresa si: fizike, rrjetit, transportit dhe aplikacionit;
si dhe faktit që në origjinë modeli TCP/IP nuk është model për përshkrimin e përgjithshëm të të
gjitha rrjeteve të komunikimit, atëherë Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) realizoi
kornizën e Ndërlidhjes të Sistemeve të Hapura (OSI). Modeli OSI përbëhet nga shtatë shtresa si:
fizike, lidhja e të dhënave, rrjetit, transportit, sesionit, prezantimit dhe aplikacionit; kështu, duke e
bërë të mundur përshkrimin e hollësishëm të punës së komponentëve harduerike dhe softuerike të
përfshira në procesin e komunikimit në mes të kompjuterëve.

Modelet e referencave OSI dhe TCP/IP (TechTarget, 2015)


Ky model definon funksionet e rrjetit që ndodhin në çdo shtresë, përshkruan se si informacioni
udhëton nëpër rrjet, nga programet aplikative nëpër mediumin e rrjetit, në një program tjetër
aplikativ, që është i lokalizuar në një rrjet apo kompjuter tjetër. Modeli OSI ka shtatë shtresa, ku
se cila kryen funksione te veçanta, e ato janë: application layer, presentation layer, session layer,
transport layer, network layer, data link layer dhe physical layer. Më poshtë shihet renditje e të
shtatë shtresave.
Shtresat e modelit OSI
Layer 7: Application Layer (shtresa e aplikacionit)- siguron shërbime të rrjetit për aplikacionet e
shfrytëzuesit. Dallon nga shtresat tjera, ngaqe nuk kryen shërbime të ndonjë shtrese tjetër të
modelit OSI përveç se siguron shërbime për aplikacione për shtresat e jashtme. Po ashtu, kjo
shtresë sinkronizon dhe krijon “marrëveshje procedural” për gjetjen e gabimeve dhe kontrollin e
integritetit të të dhënave. Si protokolle të kësaj shtrese janë: Telnet-i dhe HTTP-ja.
Layer 6: Presentation Layer (shtresa e prezantimit)- mundëson që informacioni i shtresës së
aplikacionit që një sistem e dergon, të mund të lexohet nga sistemi tjetër i shtresës së aplikacionit.
Nëse është e nevojshme kjo shtresë i përkthen formatet e të dhënave të shumëfishta duke përdor
formatin e zakonshëm. Një nga specifikat e kësaj shtrese është enkriptimi dhe dekriptimi.
Layer 5: Session Layer (shtresa e sesioneve)- kjo shtresë krijon, udhëheq dhe ndërpret sesionet
mes dy hosteve komunikues. Po ashtu, sinkronizon dialogun mes shtresave prezantuese, si dhe
udhëheq shkëmbimin e të dhënave mes tyre. Si protokolle të kësaj shtrese janë: NFS (Network
File System), X-Window System dhe ASP (AppleTalk Session Protocol).
Layer 4: Transport Layer (shtresa e transportit)- kjo shtresë i segmenton të dhënat nga sistemi i
hostit dërgues dhe i ribashkon ato në sistemin e hostit pranues. Po ashtu, siguron shërbime të
transportit të të dhënave, siguron besueshmëri në transport mes dy hosteve dhe ketë e bën
nepermjet specifikave: detekton gabimet, kontrollon rrjedhjen e informacionit etj. Si protokolle të
kësaj shtrese janë: TCP (Transmission Control Protocol), UDP (User Datagram Protocol) dhe SPX
(Sequenced Exchange).
Layer 3: Network Layer (shtresa e rrjetit)- është një shtresë komplekse, që siguron zgjedhjen e
path-it (rruges) dhe lidhjen mes dy sistemeve të hosteve, që mund të jenë të lokalizuar në dy rrjete
të ndara. Kjo shtresë merret me adresimin logjik dhe perdor protokollet: IP (Internet Protocol),
IPX (Internetwork Packet Exchange) dhe Apple Talk.
Layer 2: Data Link Layer (shtresa e lidhjes së të dhënave)- siguron kalim të të dhënave me
besueshmëri të lartë nëpër linkun fizik. Merret me adresimin fizik, topologjinë e rrjetit, lidhjen e
rrjetit, shenimin e gabimeve, qëllimin e shpërndarjes së frejmave dhe kontrollin e rrjedhjes së të
dhënave. Protokolle të kësaj shtrese janë: Ethernet-i, Token Ring, ISDN, PPP and Frame Relay.
Layer 1: Physical Layer (shtresa fizike)- merret me funksionet elektrike, mekanike dhe
procedurale për aktivizimin, mirembajtjën (kontrollin) dhe deaktivizimin e linkut fizik mes
sistemeve fundore. Si karakteristikë e saj janë: nivelet e tensionit, koha e ndryshimit të tensionit,
distancat e transmetimit maksimal, karakteret fizik dhe atribute tjera të kësaj natyre. Komunikimet
peer-to-peer Në mënyrë që paketet e të dhënave të kalojnë (rrugëtojnë) nga burimi në destinacion,
çdo shtresë e modelit OSI e burimit, duhet të komunikoje me shtresen homologe të destinacionit.
Kjo formë e komunikimit quhet peer-to-peer. Gjatë këtij procesi, protokollet e çdo shtrese i
shkëmbejnë informacionet, të quajtura protocol data units (PDUs), mes shtresave homologe (të
perparësisë së njejtë). Në figurën më poshtë ilustrohen rrjetet peer-to-peer.

Peer- to - peer
Gjatë komunikimit peer-to-peer çdo shtresë varet nga funksionet që i kryen shtresa e mëposhtme.
Për të siguruar këtë sherbim, shtresa e ulët kryen procesin e enkapsulimit për t’i vendosur njësitë
e protokoleve të të dhënave (PDUs) nga shtresat më të larta në fusha të të dhënave.
Procesi i enkapsulimit
Nëse një kompjuter (host A) deshiron të dergojë të dhëna në një kompjuter tjetër (host B), atëherë
së pari të dhënat duhet të paketohen përmes procesit të quajtur enkapsulim. Enkapsulimi i
mbështjell të dhënat me informacione para se ato të kalojnë nëpër rrjet. Të dhënat duke lëvizur
teposhtë nëpër shtresat e modelit OSI, çdo shtresë e këtij modeli mbledh një header të të dhënave
para se t’i përcjell në shtresat tjera më të ulëta. Headerat (headers) si dhe trailerat permbajnë
kontrollin e informacionit për pajisjet e rrjetit dhe pranuesin, në mënyrë që të sigurojnë shprendarje
të besueshme të të dhënave dhe të mundësojnë që pranuesi t’i interpretoje të dhënat në mënyrë
efikase. Për ilustrim te marrim si shembull dergimin e një e-maili prej burimit në destinacion dhe
të shohim hapat që i përcjellin shtresat njera pas tjetres.
Enkapsulimi
Hapi 1: krijimi i të dhënave-shfrytëzuesi dërgon një e-mail mesazh, ku karakterët alfanumerike
janë shndërruar në të dhëna, të cilat mund të kalojnë nëpër rrjet.
Hapi 2: paketimi i të dhënave për transportin end-to-end – të dhënat janë paketuar për transport.
Duke përdorur segmentet, funksionet e transportit sigurojnë që mesazhi të kaloje nga hosti në host
në mënyrë të sigurtë.
Hapi 3: shtimi i adresës së rrjetit në header- të dhënat janë vendosur brenda paketes ose datagramit
që përmbajnë një header të rrjetit me adresat logjike të burimit dhe destinaconit. Këto adresa
ndihmojnë pajisjet e rrjetit për t’i dërguar paketat nëpër rrjet, përgjatë një path-i të zgjedhur.
Hapi 4: shtimi i adresës lokale në headerin e data linkut- çdo pajisje e rrjetit duhet ta vendose
paketen e të dhënave brenda një frejmi. Frejmi lejon lidhjen me pajisjen tjetër të rrjetit përmes
lidhjes direkte në link.
Hapi 5: shndërrimi në bite për transmetim- funksionet clocking mundësojnë që pajisjet t’i dallojnë
(njohin) bitat gjatë kalimit nëpër medium. Mediumi në rrjetin fizik mund të ndryshoje në bazë të
zgjedhjes së path-it.
De-Enkapsulimi
Pasi që të dhënat arrinë nga hosti i burimit dhe në formë bitesh arrin tek shtresa fizike e hostit
destinacion, atëherë shtresa fizike i kalon të dhënat tek shtresa data link për manipulim me to.
Shtresa data link i kryen këto funksione:
Hapi 1: verifikon se a përputhet MAC adresa e destinacionit me adresen e hostit nga ka ardhur
informacioni, ose a është Ethernet broadcast.
Hapi 2: nëse të dhënat janë gabim, duhet të hidhen dhe shtresa data link mund të kërkoje
ritransmetimin e të dhënave. Nëse të dhënat janë pa gabime, shtresa data link i lexon dhe i
interpreton duke kontrolluar informacionin në headerin e data linkut.
Hapi 3: shtresa data link e “zhvesh” headerin më të dhëna dhe i përcjell të dhënat e mbetura tek
shtresa e rrjetit-network, duke u bazuar në kontrollin e informacionit në headerin data link. Procesi
i tillë i kundërt me enkapsulimin quhet de-enkapsulim.

Pajisjet per shtrese


SHTRESAT PROTOKOLLET PAJISJET PERSHKRIM PAJISJE
-Hypertext Transfer Një hub punon ne shtresen 1 dhe
Protocol (HTTP) lidh paisjet te shumefishta pra janë
-Hypertext Transfer LANe ‘te gjitha ne një”. Hubi nuk
Protocol është inteligjent. Ai i dërgon te
Secure(HTTPS) gjitha te dhënat e marra nga një
-TelNet porte ne te gjitha portat e tjera. Pra
1.Shtresa e -Secure Shell (SSH) Hub paisjet e lidhura nëpërmjet një hubi
Aplikimit -FTP marrin cdo gje qe dërgon paisja
-Secure File Transfer tjetër, pak rendesi ka nese ju
Protocol (SFTP) nevojitet apo jo
-Trivial File Transfer
Protocol (TFTP)
-Simple Mail Transfer
Protocol (SMTP)
-Domain Name
System(DNS)
Switchet janë paisje te shtreses se
dyte dhe kane pak inteligjence. Ata
vetëm sa dergojne te dhënat ne një
port nese e dhëna kerkon te shkoje
atje. Një paisje e lidhur ne një porte
-Transmission switchi nuk merr ndonjë
Control Protocol(TCP) informacion te adresuar ne paisjet e
2.Shtresa e -User Datagram Switch portave te tjera. Ne këtë mënyrë,
transportit Protocol(UDP) avantazhi kryesor i perdorimit te një
-Transport Layer switchi ne vend te hubit është qe
Security(TLS) është reduktuar trafiku i marre nga
paisja, sepse vetëm framet e
adresuara ne paisjet specifike janë
shpërndarë ne porten tek e cila
paisja është lidhur.
-Internet Protocol (IP)
-RAITING(RIP,LGRP)
-Internet Control Një ruter është një paisje qe filtron
Message trafikun nëpërmjet adresave
Protocol(ICMP) logjike. Ruterat operojne ne
3.Shtresa e -Address Resolution Router shtresen e internetit duke perdorur
internetit Protoco(lARP) informacione te adresimit IP ne
-Reverse Address Headerin e shtreses se Internetit
Resolution Protocol
(RARP)
-Simple Network
Management Protocol
(SNMP)
Një bridge është një paisje lidhese
Operojne teknologjite e qe filtron dhe dërgon paketat
komunikimit si: nëpërmjet adreses fizike. Ne vitet e
4.Shtresa - ethernet Bridge,switch fundit, bridges janë kthyer gjithnje
Network -token ring e me pak te perdorur perderisa
Access - frame relay rrjetat levizin te paisje me
-atm inteligjente si switchi.

You might also like