You are on page 1of 35

MENAXHIM I SISTEMEVE

TE INFORMACIONIT

Interneti, Intranetet
dhe Extranetet

1
Parimet dhe Objektivat
 Për të rritur shpejtësinë e komunikimit dhe për të
ndarë informacionet, bizneset po lidhin
punonjësit, zyrat, degët dhe operacionet globale
nëpërmjet rrjetave.
 Ato po përdorin internetin edhe për të ndarë
tregjet si dhe për të pasur avantazhe konkuruese.
 Interneti është rrjeta kompjuterike më e madhe në
mbarë botën.
 Interneti është një tërësi rrjetash të ndërlidhura
me njëra tjetrën, të cilat këmbejnë lirisht
informacione.
2
Përdorimi dhe funksionimi i internetit
 Paraprirësi i internetit ishte ARPANET, një projekt i
nisur nga Departmenti Amerikan i mbrojtjes në
1969, i cili synonte të lidhte në një rrjet kërkimorët
ushtarakë dhe një sërë universitetesh në funksion të
tyre.
 Më pas ARPANET u nda në dy pjesë: MILNET, që
do të përmblidhte gjithë site-t ushtarake dhe një
ARPANET më i vogël, që do të përfshinte gjithë
site-t jo ushtarake.
 Të dy rrjetat do të mbeteshin të lidhura nëpërmjet
përdorimit të protokollit të internetit (IP), i cili do të
bënte të mundur përballimin e trafikut nga njëri
rrjet te tjetri sipas nevojës.
3
Si punon interneti?
 Interneti transmeton të dhëna nga një kompjuter (i
quajtur host) tek një tjetër.
 Nëse kompjuteri marrës është në rrjet në të cilin
kompjuteri i parë është lidhur direkt, ai mund të
dërgojë mesazhin direkt.
 Nëse kompjuteri marrës nuk është në rrjet në të cilin
është lidhur kompjuteri dërgues, ky i fundit ja
beson mesazhin një kompjuteri tjetër, i cili mund ta
pasoj këtë mesazh.
 Mesazhi dërgohet përmes një router-i tek
kompjuteri marrës.

4
Si punon interneti?

5
Si punon interneti?
 Kompjuteri host që e pason, presupozohet që
është i lidhur në të paktën një rrjet tjetër, e
dërgon mesazhin nëse mundet ose akoma ja
kalon një host-i tjetër pasues.
 Rjeta të ndryshme janë lidhur për të formuar
punën e internetit, pothuajse në të njëjtën
mënyrë.
 Ato kalojnë të dhënat, duke formuar paketat,
ku secila prej tyre mban adresën e dërguesit dhe
atë të marrësit.

6
Si punon interneti?
 Bashkësia e konvecioneve që përdoren për të kaluar
paketat nga një host tek tjetri njihet si protokolli
internetit (IP)
 Shumë protokolle të tjera përdoren kur lidhen me IP.
Më i njohur është protokolli i kontrollit të transportit
(transport controll protocol - TCP), i cili operon në
shtresën e transportit.
 Çdo kompjuter në internet ka një adresë të quajtur
“uniform resource locator”- URL, që e dallon atë nga
host-et e tjerë.
 URL është një standart që jep elementët e internetit si
për shembull, serverat, dokumentat, grupet, etj.

7
Si punon interneti?
 Për shembull, URL e universitetit të Tiranës është
http://www.unitir.edu.al.
 “http” specifikon metodën e aksesit dhe i tregon
software-it që të aksesojë këtë skedar të veçantë duke
përdorur Hyper Text Transfer Protocol.
 Pjesa “www”e adresës tregon që kjo adresë është e
shoqëruar me shërbimin World Wide Web.
 Pjesa “unitir.edu.al” është emri i domain-it dhe tregon
host-in në internet.
 Në shkrimin e adresës ka rregulla fikse, si për
shembull përdorimi i pikës për të ndarë pjesët e
domain-it .
 Në fund të domain-it është gjithmonë kodi i shtetit.
8
Aksesimi në Internet
 Ka tre mënyra të lidhjes në internet.
 Secila prej këtyre metodave përcaktohet nga madhësia
dhe aftësia e organizatës ose individit.
 Lidhja nëpërmjet serverit të LAN-it, që kërkon
instalimit e një karte adaptuese rrjeti në kompjuterin PC
që lidhet në rrjet.
 Lidhja nëpërmjet SLIP/PPP. SLIP (serial line internet
protocol) dhe PPP (point-to-point protocol) janë dy
protokolle komunikimi, që transmetojnë paketat në
linjat telefonike, pra, duke përdorur telefonin (dial-up)
për aksesin në internet.
 Lidhja nëpërmjet shërbimit On-line. Kjo mënyrë
kërkon lidhjen me një nga shërbimet on-line, duke patur
një modem, një software komunikimi standart, një numër
llogarie pranë shërbimit, si dhe duke paguar një kosto
fikse mujore. 9
Ofruesit e shërbimeve të internetit
 Një ofrues shërbimi interneti (internet service
provider - ISP) është çdo kompani që ju ofron
individëve dhe organizatave aksesin në internet.
 Për të përdorur një shërbim të tillë mjafton të kesh
një numër llogarie tek ofruesi i shërbimeve si dhe
software-in që lejon lidhjen direkte nëpërmjet
TCP/IP.
 Kriter i rëndësishëm në zgjedhjen e ISP është kostoja,
besushmëria, siguria, aftësia për të përmirësuar
karakteristikat si dhe reputacioni i përgjithshëm i
ofruesit të shërbimit.
10
Ofruesit e shërbimeve të internetit
 Shërbimet e ofruara nga ISP kanë të bëjnë me
tregëtinë elektronike, rrjetat që lidhin punonjësit,
rrjetat që lidhin partnerët e biznesit, kompjuterat
host, ku vendosen website-t, përpunimin e
transaksioneve Web, administrimin dhe sigurinë
e rrjetave, etj.
 Në shumicën e rasteve, paguhet një kosto e vogël
për shërbimet e ofruara nga ISP, duke përfshirë
dhe e-mailin. Një numër gjithnjë e më i madh ISP
ofrojnë lidhje në internet me një shpejtësi të
madhe nëpërmjet satelitëve.

11
SHËRBIMET E INTERNETIT
Shërbimi Përshkrimi
E-mail Ju lejon dërgimin e teksteve, skedarëve binarë, zë dhe imazhe tek të
tjerët
Telnet Ju lejon të lidheni me një kompjuter tjetër dhe të aksesoni skedarët e
tij që janë publikë
FTP Ju lejon të kopjoni një skedar nga një kompjuter në kompjuterin tuaj
Usenet dhe Fokusohet në një çështje të veçantë në një format grupi diskutimi on-
newsgroups line
Chat rooms Lejon dy ose më shumë njerëz të kenë në kohë reale një bisedë tekst
on-line
Internet Lejon komunikimin tuaj me përdorues të tjerë të internetit, kudo në
phone botë, por që kanë pajisje dhe software të përshtatshëm me ju
Videokonfer Lejon komunikimin simultan të zërit dhe pamjes
encë në
internet
12
SHËRBIMET E INTERNETIT
Shërbimi Përshkrimi
Content Lejon transferimin e skedarëve multimedia në Internet
Streaming
Mesazhe në Lejon dy ose më shumë njerëz të komunikojnë në çast në Internet
çast
Blerje në Web Lejon njerëzit të shesin apo të blejnë në Internet
Ankandet Lejon njerëzit të bëjnë ankand për mallra dhe shërbime
Web
Muzikë, radio, Lejojnë njerëzit të dëgjojnë ose të shkarkojnë muzikë, radio ose
video video
Office në Web Lejon njerëzit të kenë akses në skedarë dhe informacione të
rëndësishme nëpërmjet wesite-ve
Internet sites Lejon njerëzit të shohin produkte dhe imazhe 3 dimensionale
3D
Software dhe Lejon njerëzit të kenë software, njoftime dhe informacione pa
shërbime falas pagesë (gratis)
13
WORLD WIDE WEB
 World Wide Web (Web, WWW ose W3) është një
bashkësi prej dhjetra mijëra kompjuterash të
veçantë individualë, që punojnë së bashku si një i
vetëm në një shërbim interneti.
 Këta kompjutera, të quajtur servera të Web-it,
janë të shpërndarë në të gjithë botën dhe
përmbajnë të gjitha llojet e të dhënave që mund të
imagjinohen.
 Falë qarqeve me shpejtësi të lartë që i lidhin ato
dhe disa software-ve ”të zgjuar”, përdoruesit
mund të “kërcejnë”nga një kompjuter Web në
tjetrin pa probleme, duke krijuar iluzionin se po
përdorin një kompjuter të vetëm.
14
WORLD WIDE WEB
 Duke qënë se ato mbajnë objekte, multimedia,
duke përfshirë objekte multimedia të shpërndarë
në serverat Web në të gjithë botën, web-i është
bërë sot mënyra më e mirë e aksesit të
informacionit ne internet.
 Web është një sistem i bazuar në modelin
client/server.
 Ai organizon burimet e internetit në të gjithë
botën në një seri faqesh tip menu ose ekranesh,
që shfaqen në kompjuterin tuaj.

15
WORLD WIDE WEB
 Çdo server Web mban shënuesit ose link-et me të
dhënat në internet dhe mund të thërrasë këto të
dhëna.
 Megjithatë, që të realizohet kjo duhen hardware
dhe lidhje telekomunikacioni të përshtatshme,
përndryshe Web-i do të jetë i ngadaltë.
 Tradicionalisht, grafikët dhe fotot kërkojnë një
kohë më të gjatë për t’u materializuar në ekran
dhe një linjë e zakonshme telefonike mund të mos
ofrojë gjithmonë shpejtësinë e mjaftueshme për
të përdorur në mënyrë efektive Web-in.

16
WORLD WIDE WEB
 Të dhënat egzistojnë në Web në formën e
karaktereve ASCII, skedarësh tekst, skedarësh
audio, imazhesh video ose grafikë ose dhe në
forma të tjera që mund të vendosen në një
skedar kompjuteri.
 Një web site është pak a shumë si një revistë, me
një kopertinë të quajtur home page e që përmban
tekste, tituj dhe grafikë me ngjyra.
 Të gjitha ato që janë të nënvizuara janë të tipit
hypertext, të cilat lidhin faqet në ekran me
dokumenta ose web site të tjera.

17
WORLD WIDE WEB
 Hypermedia lidh të dhënat në faqe, duke lejuar
përdorusit të aksesojnë çështjet në çfarëdo rendi
që ata dëshirojnë.
 Ndryshe nga një dokument i rregullt, të cilin e
lexojmë në vijë të drejtë, dokumentat
hypermedia janë më fleksibël, duke lejuar të
eksploroni dokumentat që lidhen me të si
dëshironi ju dhe të navigoni në çdo drejtim.
 Hypertext Markup Language (HTML) është
gjuha e përshkrimit të faqeve standarte për faqet
Web.

18
Web Browser
 Një browser krijon një menu të bazuar në
hypermedia të vetëm në ekranin e kompjuterit
tuaj duke ofruar një ndërfaqës grafik në web.
 Menyja konsiston në grafikë, tituj dhe tekste
me lidhje hipertekst.
 Menyja hypermedia ju lidh me burimet e
internetit, duke përfshirë dokumentat tekst,
grafikët, skedarë zanorë dhe serverat news
grup.

19
Web Browser
 Kur ju zgjidhni një burim ose kur ju kaloni nga
një kompjuter tek tjetri në internet pa e vënë re,
web ruan të gjitha lidhjet e bëra.
 Mjafton të klikojmë mbi një fjalë të theksuar
ose mbi një buton grafik, ju keni kaluar pa asnjë
problem në kompjuterat rreth e qark botës.
 Një nga Web browser–at më të njohur është
Netscape Communication’s Navigator, i bazuar në
standartin HTML 3.0 si dhe disa teknologji të reja.
 Një tjetër Web browser, i krijuar nga Microsoft
është Internet Explorer.

20
Kërkimi (Search Engines)
 Të kërkosh informacione në web është si të
vizitosh një bibliotekë, pa një katalog është
jashtë jashtëzakonisht e vështirë të gjesh
informacionin.
 Mjetet e kërkimit në web, të quajtura search
engine (motorat e kërkimit) kanë marrë shkas
pikërisht nga katalogët.
 Disa prej tyre, si për shembull Yahoo.com janë
pa pagesë (por fitojnë nga reklamat ose posterat
e vendosura në to).
 Një meta-search engine pranon fjalë kyçe për
të kërkuar.
21
JAVA
 Java është gjuhë programimi me objekte e Sun
Microsystems, të bazuar në C++që lejon
programet e vegjël (të quajtur applet) t’i
bashkëngjiten një dokumenti HTML.
 Kur përdoruesi klikon në pjesën e duhur të
faqes HTML, për ta thërritur nga serveri web
applet shkarkohet në ambjentin “client
workstation”nga ku pastaj nis të ekzekutohet.

22
Teknologjia “PUSH”
 Teknologjia “push” përdoret më shumë për
të dërguar informacione automatikisht në
internet, sesa për t’u përdorur, për kërkim
nga përdoruesit nëpërmjet browser-ave.
 Zakonisht ky informacion, ose kjo
“përmbajtje”, personalizohet, që të plotësojë
nevojat e individëve apo profile të tyre.
 Kjo teknologji quhet ndryshe “Webcasting”.

23
Përdorimi i Web nga bizneset
 Nga viti 1991 bizneset po përdorin internetin
për një numër të madh aplikimesh.
 Posta elektronike (e-mail) është aplikimi më i
përdorshëm për shumicën e kompanive.
 Shumë kompani afishojnë produktet e tyre në
internet, duke përfshirë katalogët apo
shembuj tekst.
 Klientët mund të porosisin duke futur
informacione në lidhje me pagesën apo
adresën ku duhet shpërndarë.

24
Përdorimi i Web nga bizneset
 Duke lidhur blerësin me shitësin në mënyrë
elektronike në web, bizneset janë në gjendje të
vendosin marrëdhenie me klientët, duke i lejuar
ata që të aksesojnë informacione dhe produktet e
tyre kudo që ata ndodhen.
 Bizneset po i përdorin Web-et për marketing,
suport dhe shitje ndaj klientëve.
 Web mund të shërbejë si një alternativë me kosto
shumë të ulët për të dërguar fax, për të dërguar
postën apo për kanalet e tjera të komunikimit.
 Ai eliminon gjithashtu “malin e letrave”si dhe ul
kostot e transaksioneve të biznesit.
25
Ndërtimi i përmbajtjes së një Web-i
 Ndërtuesit e Web-eve punojnë mbi bazën e
disa standarteve për të krijuar faqet e tyre.
 Për fat të keq, në lidhje me Web-et e bëjnë të
vështirë krijimin e një faqe ku mund të
“këndohet e të kërcehet”, me formatime të
bukura tekstesh, cilësi shumë të mira
fotografish, të shoqëruara me zë, muzikë apo
videoklipe.
 Dy janë problemet që kufizojnë krijimtarinë e
Web-eve: ngatërrimi i standarteve HTML si
dhe shpejtësia e vogël e komunikimit.
26
Ndërtimi i përmbajtjes së një Web-i
 Për ndërtimin e Web duhen patur parasysh
disa instruksione:
 Kompjuteri duhet të lidhet me një web server, i cili
mund të dërgojë faqet Web tek browserat e tjerë.
 Ju duhet një program Web browser për të parë
faqet HTML të krijuara.
 Ndërtimi i përmbajtjes mund të bëhet
a) duke përdorur editorin e Word-it dhe pastaj përkthyesi në
formatin HTML
b) Duke përdorur editorin HTML
c) të përdoret një template HTML egzistuese
ç) të përdoret një editor i zakonshëm teksti duke përdorur
shënuesit (tags) në fillim dhe në fund.

27
Ndërtimi i përmbajtjes së një Web-i
 Hap faqen nëpërmjet browser-it dhe shiko
rezultatin. Ju mund të korigjoni gabimet duke
korigjuar tag-et.
 Shtoni link-et home page-t tuaj, duke bërë që
lexuesit të mund të klikojnë mbi një fjalë për të
kaluar në faqe të tjera që lidhen me të.
 Faqja e re mund të jetë pjesë e website-t tuaj apo
mund të jetë një homë page e një website tjetër.
 Për të shtuar figura ose fotografi, ju duhet më
parë t’i keni ruajtur si skedarë në hardiskun
tuaj.
28
Ndërtimi i përmbajtjes së një Web-i
 Kjo gjë mund të bëhet në disa mënyra si për
shembull, duke kopjuar një figurë nga një web
site tjetër, duke skanuar një fotografi, duke
përdorur një kamera dixhitale, etj.
 Ju mund t’ shtoni zë (sound), duke përdorur një
mikrofon të lidhur me kompjuterin tuaj për të
regjistruar një skedar zëri.
 Ngarkoni skedarin HTML në web site-n tuaj duke
përdorur e-mailin apo FTP.
 Rishiko Web page-n për t’u siguruar që të gjithë
link-et me web site-t e tjerë janë vendosur korrekt.

29
Ndërtimi i përmbajtjes së një Web-i

 Reklamoni web page-n tuaj tek të tjerët dhe bëj që


ata të ndalojnë aty ,të shikojnë dhe të dërgojnë
feedback-un e tyre nëpërmjet e-mailit.
 Pasi është ndërtuar përmbajtja e një web-i,
hapi tjetër është që të vendoset kjo përmbajtje
në një web site apo në një home page.
 Kjo gjë mund të arrihet nëpërmjet ISP-ve
faqeve pa pagesë apo duke shfrytëzuar host-
et e web-eve.

30
INTRANETET DHE EXTRANETET
 Intranet është një rrjet i brendshëm i
organizatës, i ndërtuar duke përdorur
standarte dhe produkte të internetit dhe
World Wide Web.
 Ai përdoret nga punonjësit e organizatës për
të patur akses në informacionin e saj.
 Pasi organizatat familjarizohen me web sitet
që promovojnë produkte dhe shërbime, apo
dhe i shohin Web-et edhe si një mundësi të
transformimit të organizatës.

31
INTRANETET DHE EXTRANETET
 Duke qënë se Web browser ekzekutohet në
çdo tip kompjuteri, i njëjti informacion
elektronik mund të shihet nga punonjësit.
 Kjo do të thotë që të gjitha llojet e
dokumentave (si për shembull, numeratori i
brendshëm telefonik, manualet e proçedurave,
manualet e trajnimeve dhe formularët e
aplikimeve) mund të konvertohen pa shumë
shpenzime në forma elektronike në web dhe
mund t’ju ofrohet punonjësve një mënyrë të
lehtë për të aksesuar informacionet, që më
parë ishin të vështira për t’u marrë.
32
INTRANETET DHE EXTRANETET
 Pasi një kompani “ndjen”vlerat e aksesit në
intranet, ajo kërkon të kalojë në një fazë tjetër
të përdorimit të intranetit, në fazën e
aplikimeve të bazuara në transaksione
interaktive.
 Në këtë fazë, punonjësit kërkojnë nëpërmjet
kritereve në bazën e të dhënave të korporatës
të shohin statusin e porosisë të një klienti, të
transportit të lëndëve të para ose rrugën e
prodhimit të një produkti të përfunduar.

33
INTRANETET DHE EXTRANETET
 Një tjetër avantazh i përdorimit të interanetit
është mbështetja që ju jep njerëzve për të
punuar sëbashku në grup.
 Një nga aspektet kryesore është aftësia për të
ruajtur e ndarë informacione të çfarëdo forme:
tekst, video, zë, grafikë ,memo (shënime) të
shkruajtura dorazi apo figura të vizatuara me
dorë, që shpesh quhet baza e njohurive.
 Një extranet është një rrjet që lidh burime të
zgjedhura të intranetit të kompanisë me
klientët, furnitorët dhe partnerët e tjerë të
biznesit.
34
INTRANETET DHE EXTRANETET
 Problemet e sigurisë dhe të performancës janë
të ndryshme për një extranet, në dallim nga
ato të një web site apo të një intraneti bazuar
në rrjet.
 Problemet e fshehtësisë dhe të qënurit
autentik janë kritike për një extranet në
mënyrë që informacioni të mbrohet.
 Pa dyshim, performanca është e mirë, kur
kemi një përgjigje të shpejtë ndaj klientëve dhe
furnitorëve.
 
35

You might also like