You are on page 1of 16

Shtresa e Internetit

6.1. Adresimi dhe shpërndarja

Një kompjuter komunikon me rrjetin nëpërmjet një paisje nderfaqesuese te rrjetit siç mund te jete
një karte pershtatese e rrjetit. Paisja nderfaqesuese e rrjetit ka një adrese fizike unike dhe është e
dizenjuar për te marre te dhënat e dërguar ne atë adrese fizike. Kjo adrese fizike është e integruar ne
karte ne momentin qe është prodhuar. Një paisje siç është karta e ethernetit nuk ka dijeni për hollesite
e për protokollet e shtresave te mësipërme. Ajo nuk e di adresën e vet IP apo nëse një frame qe
vjen dërgohet ne telnet apo FTP. Thjesht liston framet qe vijnë, pret për një frame te adresuar drejt
adreses se vet fizike dhe kalon framin mbi stakun.

Kjo skeme e adresimit fizik punon shume mire ne një segment LAN individual. Një rrjet qe përbehet
nga disa kompjutera mbi një mjedis te pandërprere mund te funksionoje me asgjë tjetër veçse me një
adrese fizike. Te dhënat kalojnë direkt nga përshtatësi i rrjetit te një përshtatës rrjeti qe përdor
protokolle te një niveli me te ulet qe bashkëvepron me shtresën e rrjetit.

Faktikisht, ne një rrjet te rutuar, është e pamundur te shpërndash te dhënat nëpërmjet adreses fizike.
Procedura e zbulimit e nevojshme për te shpërndarë te dhënat nga adresa fizike nuk funksionon
nëpërmjet një ndërfaqe ruteri. Edhe ne qofte se funksionon shpërndarja nëpërmjet adreses fizike
do jete i padobishëm sepse adresa fizike e përhershme e ndërtuar ne kartën e rrjetit nuk lejon te
imponosh një strukture logjike mbi hapësirën e adresës. Kështu qe TCP/IP Ben adresen fizike te
padukshme dhe ne vend te kesaj organizon rrjetin përreth një skeme adresimi logjike dhe hierarkike.
Kjo skeme adresimi logjike është e mbajtur nga protokolli ne shtresën e internetit. Adresa logjike është
quajtur adrese IP. Një protokoll tjetër i shtrese se internetit i quajtur ARP përmbledhë një tabele qe
transformon adresat IP ne adresa fizike. Kjo tabele ARP është një lidhje ndërmjet adreses IP dhe adreses
fizike te integruar ne karte.

Mbi një rrjet te rutuar, fig 6.1 softwari TCP/IP përdor strategjinë e mëposhtme për te dërguar te dhëna
mbi rrjet.

1) Ne qofte se adresa e destinacionit është ne te njëjtin segmen rrjeti, si kompjuteri burim,


kompjuteri burim dërgon paketat direkt ne destinacion. Adresa IP është vendosur ne një adrese
fizike duke përdorur ARP dhe te dhënat janë drejtuar drejt përshtatësit te rrjetit destinacion.

2) Nëse adresa destinacion është ne një segment te ndryshëm nga kompjuteri burim, ndiqet rruga e
mëposhtme.

a. Datagrami drjetohet drejt një gateway. Një gateway është një paisje ne segmentin lokal
te rrjetit e cila është e afte te dërgoje një datagram drejt segmenteve te tjera te rrjetit.
Adresa gateway është e vendosur ne adrese fizike qe përdor ARP dhe e dhëna është
dërguar ne një përshtatës gateway te rrjetit.

b. Datagrami është rutuar nëpërmjet gatewayt drejt një segmenit rrjeti me një nivel me te
larte ku procesi perseritet. Ne qofte se adresa destinacion është ne një segment te ri, e
dhëna është e shpërndarë drejt destinacionit te tij, nqs jo datagrami është dërguar
ne një gateway tjetër.

c. Adresa IP destinacion është e vendosur ne një adrese fizike qe përdor ARP dhe e dhëna
është drejtuar ne përshtatësin destinacion te rrjetit.

Figure 6-1. Gateway merr datagramet e adresuara ne rrjetet e tjera.

Për te shpërndarë te dhënat ne një rrjet te rutuar, protokollet e shtreser se Internetit duhet te jene te
afte te:

Identifikojne cdo kompjuter ne rrjet.

• Sigurojnë mënyrë për përcaktimin se kur një mesazh duhet te dërgohet nëpërmjet gateway.

• Sigurojnë mënyra hardwarike te pavarura për përcaktimin e segmentit te rrjetit destinacion,


kështu qe datagrama do te kaloje ne mënyrë eficente midis rutave drejt segmentit te saktë.
• Sigurojnë mënyrë për konvertimin e adresave IP logjike te kompjuterit destinacion drejt një
adrese fizike, kështu qe dhëna mund te shperndahet ne përshtatësin e rrjetit te kompjuterit
destinacion.
6.2. Internet Protocol (IP)

Protokolli IP siguron një sistem adresimi te pavarur hardwarik dhe hierarkik dhe ofron sherbime te
nevojshme për shpërndarjen e te dhënave ne një rrjet te rutuar dhe kompleks. Çdo përshtatesh rrjeti
ne rrjetin TCP/IP kane një adrese IP unike.

Përshkrimet e TCP/IP shpesh flasin për një kompjuter qe kane një adrese IP. Një kompjuter
ndonjëherë thuhet qe te këtë një adrese IP sepse shumica e kompjuterave kane vetëm një përshtatës
rrjeti. Gjithsesi kompjuterat me përshtatës rrjeti te shumëfishte janë gjithashtu te përhapur. Një
kompjuter qe vepron si një ruter ose si proxy server, psh duhet te këtë me shume se një përshtatës
rrjeti dhe kështu qe ka me shume se një adrese IP. Termi host perdoret shpesh për një paisje rrjeti e
bashkevepruar me një adrese IP.

Ne shume sisteme operative është e mundur për te shënuar me shume se një adrese IP ne një
përshtatës rrjeti te vetëm. Adresat IP ne rrjet janë te organizuara kështu qe ju mund te tregoni
vendodhjen e host-rrjetit ose subnetit ku hosti qendron – duke pare tek adresa. Me fjale te tjera, pjese
e adreses është një zip kod qe përshkruan një vendodhje te pergjithshme dhe pjese e adreses është një
adrese rruge qe përshkruan një vendodhje ekzakte brenda zonës se përgjithshme.
Figure 6-2. Mund te diktojmë rrjetin vetëm duke pare adresën.

Është e lehte për një person te shohë ne figure 6.2 dhe thotë, “ çdo adrese qe fillon me 192.132.134
duhet te jete ne ndërtesën C.” Kështu një kompjuter, kërkon pak me shume mirëmbajtje. Adresa IP
është e ndare ne dy pjese:

• Network ID

• Host ID

Zotëruesit e një rrjeti mund te imponojnë një shtrese shtese hierarkike duke shënuar një ID subneti.

Moduli IP i softwarit te protokollit mund te përcaktoje nga adresa e tij se cila pjese e adreses është
ID e rrjetit dhe cila është ID e hostit.
6.3. Fusha e headerit IP

Çdo datagram IP fillon me një header IP. Softwari TCP/IP mbi kompjuterin burim ndërton
headerin IP. Softwari TCP/IP ne destinacion përdor informacionin e futur ne headerin IP për te
përpunuar datagramin. Headeri IP përmban shume informacione duke përfshire adresat IP te
kompjuterave burim dhe destinacion, gjatesin e datagramit, numrin e versionit te IP, dhe instruksione
te vecanta te ruterave.

Gjatesia minimale e një headeri IP është 20 byte. Figura 6.3 tregon komponentet e headerit IP.
Figure 6-3. Fusha e headerit IP.

Fushat e headerit ne fig.6.3 janë si me poshtë:

• Versioni – kjo fushe 4 bitshe tregon se cili version i IP por përdoret. Versioni aktual i IP

është 4. ne kod binar për 4 kemi 0100.


• IHL(Internet Header Length) – kjo fushe 4 bitshe na jep gjatesine e headerit IP ne fjale 32
bitshe. Gjatësia minimale e headerit është 5 fjale 32 bitshe. Forma binare për 5 është 0101.
• Lloji i shërbimit – IP burim mund te përcaktoje informacione rutimi te vecanta. Disa rutera
kundeshtojne fushen e llojit te shërbimit edhe pse ne ditët e sotme kësaj fushe i është kushtuar
me shume vëmendje me futjen e teknologjisë QoS (quality of Service). Qëllimi kryesor i
kësaj fushe 8 bitshe është te siguroje mënyra për vendosjen e prioriteteve te datagrameve qe
janë ne pritje për te kaluar përmes një ruteri. Shumica e implementimev te IP sot thjesht
vendos te gjitha zero ne këtë fushe.

• Gjatesia totale – kjo fushe 16 bitshe identifikon gjatësinë ne oktete te datagramit IP. Kjo
gjatësi përfshin headerin IP dhe te dhënat e ngarkuara.

• Identifikimi – kjo fushe 16 bitshe është një sekuence numrash ne rritje e shenuar ne
mesazhet e derguara nga IP burim. Kur një mesazh është dërguar ne shtrese IP dhe është
shume i gjere për tu vendosur ne një datagram, IP fragmenton mesazhin ne datagrame te
shumefishta duke ju dhëne te gjithë datagrameve një numër identifikimi te njëjte. Ky numër
është përdorur ne fundin e marrësit për te riorganizuar mesazhin origjinal.

• Flag (flamujt) - fusha e flamujve tregon mundesit e fragmentimit. Biti i pare është i
paperdorur dhe gjithmone duhet te këtë vlere 0. biti pasardhës është i quajtur DF (don’t
fragment) flag . Flamuri DF sinjifikon nëse fragmentimi është i lejuar (vlera është 0) ose jo
(vlera është 1). Biti tjetër quhet flamuri MF (more fragments) i cili i tregon marrësit qe
kemi me shume fragmente ne ardhje. Kur MF është e vendosur ne 0 nuk nevojiten te dërgohen
me fragmente apo datagrami nuk ka qene ndonjëherë i fragmentuar.
• Fragment Offset – kjo fushe 13 bitshe është një vlere numerike e shenuar ne çdo fragment
pasardhës. IP ne destinacion përdor fragmentin Offset për te riorganizuar fragmentet ne një
renditje te duhur. Vlera e offsetit e gjetur këtu shpreh offsetin si një numër njësi prej 8 bytesh.

• Time to live – kjo fushe bit tregon sasine e kohës ne sekonda ose kërcimet e ruterit qe
datagrami mund te mbijetoje përpara se te shkarkohet. Çdo ruter ekzaminon dhe dekrementon
këtë fushe me te paktën 1, ose nga numri i sekondave qe datagrami është vonuar brenda
ruterit. Datagrami shkarkohet kur fusha rri 0.

Një kërcim ose një kërcim ruteri lidhet me një ruter qe një datagram udheton përmes rrugës se tij
drejt destinacionit te tij. Nëse një datagram kalon ndërmjet 5 ruterave përpara se te arrije ne
destinacionin e tij, thuhet se destinacioni është 5 kërcime ose 5 kërcime ruteri larg.
• Protokolli – fusha 8 bitshe e protokollit tregon protokollin qe do marre te dhënat e
ngarkuara. Një datagram me protokollin identifikues 6 (ne mënyrë binare është 00000110)
kalon mbi stak drejt modulit TCP, psh. Me poshtë janë disa vlera protokollesh te zakonshëm.

Figure 6-4. Paralelizmi midis Emrit dhe Identifikuesit te protokollit

• Header checksum – kjo fushe përmban një vlere te llogaritur 16 bitshe për te verifikuar
vlefshmërinë vetëm te headerit. Kjo fushe është e rillogaritur ne çdo ruter ndërsa fusha TTL
dekrementohet.

• Adresa IP burim - kjo fushe 32 bitshe mban adresen e burimit te datagramit.

• Adresa IP destinacion - kjo fushe 32 bitshe përmban adresen IP te datagramit dhe është
përdorur nga IP destinacion për te verifikuar shpërndarje korrekte.

• Opsionet IP – kjo fushe suporton një numër shërbimesh opsionale te headerit qe fillimisht
te përdoren për testimin, debuging dhe sigurinë. Opsionet përfshijnë rruga strikte burim (
një rruge specifike qe datagrami duhet te ndjeke), Internet Timestamp ( një klok regjistrues
te cdo ruter), dhe kufizimet e sigurisë.

• Padding (mbushje) – fusha e opsioneve IP mund te ndryshoje ne gjatësi. Fusha padding


mund te siguroj bite shtese zerosh kështu qe gjatësia totale e headerit është një shumëfish
ekzakt i 32 bitshit. ( headeri duhet te perfundoje pas një fjale 32 bitshe sepse IHL mate
gjatësinë e headerit ne fjale 32 bitshe.

• Hapesira e te dhënave IP – kjo fushe përmban te dhëna te destinuara për shpërndarje drejt
TCP ose UDP ( ne shtresën e transportit), ICMP, ose IGMP. Sasia e te dhënave është e
ndryshueshme dhe mund te përfshije mijra byte.
6.4. Adresimi IP

Një adrese IP është një adrese binare 32 bit. Kjo adrese 32 bitshte është e nëndarë ne 4 segmente 8
bitshe te quajtura oktete. Njerëzit nuk punojnë mire me adresa binare 32 bitshe ose oktete binare 32
bitshe, kështu qe adresa IP gjithmonë dhe me shume shprehet me formatin e zakonshëm decimal.
Ne formatin e zakonshëm decimal, çdo oktet është i dhëne si një numër ekuivalent decimal. Katër
vlera decimale(4*8=32 bit) janë ndare me pas ne perioda. Tete bite binare mund te perfaqesojne
një numër te tere nga 0 ne 255 kështu qe segmentet e adreses se zakonshme dhjetore janë numra
dhjetor nga 0 ne 255. rastesisht mund te kemi pare shembuj te adresave IP te zakonshme dhjetore
ne kompjuterat tone. Një adrese e zakonshme dhjetore duket si kjo: 209.121.131.14.

Pjese e adreses IP është perdorur për ID e rrjetit, dhe pjese e adreses është e përdorur për ID e
hostit. Një komplikacion është ndarja e shperndarjes se adrese ne ID te ndryshme te rrjetit, ne
varesi te adreses. Shume adresa IP i përkasin klasave te mëposhtme te adresave:

• Klasa A e adresave - 8 bitet e para te adreses IP janë përdorur për ID e networkut. 24 bitet
e tjera janë perdorur për ID e hostit.
• Klasa B e adresave – 16 bitet e para te adreses IP janë përdorur për ID e rrjetit. 16 bitet
tjerë janë përdorur për ID e hostit

• Klasa C e adresave – 24 bitet e pare te adreses IP janë përdorur për ID e rrjetit. 8 bitet e
tjerë janë përdorur për ID e hostit.

Sa me shume bite aq me shume kombinime kemi. Nëse ne mund te imagjinojmë, formati i klase A
siguron një numër te vogel mundësish te IDve te rrjetit dhe një mundësi te madhe te ive te hostit
për cdo rrjet. Rrjeti i klasës A mund te suportoje përafërsisht 224, ose 16,777,216 hoste. Rrjeti i klasës
C nga ana tjetër mund te siguroje ID hosti për vetëm një numër te vogël hostesh ( përafërsisht
28 ose 256 hoste), por shume me shume kombinim te ID te rrjetit janë te mundura ne formatin e
klasës C.

Dizenjuesit e TCP/IP shkruan rregullat e adresave te tille qe klasa e adreses është e dallueshme nga
vete adresa. Pak bitet e pare te adreses binare specifikon se si adresa duhet te interpretoje një
adrese te klasës A, B ose C. rregullat e interpretimit te adresave janë si me poshtë:

• Nëse adresa binare 32 bitshe nis me një bit 0, adresa është e klasës A.

• Nëse adresa binare 32 bitshe fillon me bitët 10, adresa është e klasës B.

• Nëse adresa binare 32 bitshe fillon me bitet 110, adresa është e klasës C.

Kjo skeme është e lehte te konvertohet ne shënime dhjetore te zakonshme sepse këto rregulla kane
efekt limitimi te vlerës se rangut për termin e pare ne adresen decimale. Për shembull, meqenëse
një adrese e klasës A duhet te këtë një bit zero ne pozicionin ne me te majte te okteti te pare, termi
i pare i adreses decimale ne klasën A nuk mund te jete me i madh se 147. për qëllimet e këtij diskutimi
tabelë 5.1 tregon rangjet e adresave te klasave A,B, dhe C te rrjetit. Theksojmë se disa rangje adresash
janë te listuar si adresa te përjashtuara. Padyshim qe rangjet e adresavi IP nuk janë te shënuara ne
rrjet sepse janë te rezervua për përdorim special.

Tabela 5-1. Rangjet e adresave për rrjetat e klasës A,B dhe C

Karakteristikat e internetit gjithashtu karakterizohen nga adresa te klasës D dhe E për qëllime
speciale.

Zotëruesit e rrjetit mund te ndajnë rrjetin ne nënrrjete me te vegjël te quajtur subnete. Subnetingu
ne thelb merr hua disa bite nga ID e hostit për te krijuar nënrrjet brenda rrjetit. Rrjetat e klasës A
dhe B, me hapësire adrese ID te madhe, e bëjnë gjithperfshires përdorimin e subnetit. Subneti është
gjithashtu e perdorur ne rrjetet e klasës C.
Teorikisht, çdo kompjuter ne internet duhet te këtë një adrese IP unik. Ne praktike, përdorimi i
softwareve te proxy server dhe pasjeve te NAT(Network Address Translation) bejne sa te jete e
mundur për te cregjistruar dhe për mos unifikimin e adresave për te operuar ne internet.

6.5. Klasat D dhe E

Ne përgjithësi komunikimi TCP/IP është host-to-host ( dërgohet nga një kompjuter burim ne një
kompjuter destinacion) ose Broadcast (dërgohet ne te gjithë kompjuterat ne segment ose rrjet).
Adresat e klasës D, nga ana tjetër janë përdorur për multicasting. Një multicast është një mesazh i
vetëm i dërguar ne nënrrjet te caktuar. Katër bitet me majtas te adreses se rrjetit te klasës D, gjithmone
nisin me modelin binar 1110, i cili korespondon me numrat dhjetor midis 224 dhe 239.

Grupet e protokolleve te menaxhimit te internetit (IGMP) është një protokoll i shtreses se internetit
i përdorur ne lidhjen e multicasting me adresat te klasës D.

Rrjetat e klasës E janë konsideruar eksperimentale. Ata normalisht nuk janë futur ne prodhim.

Pese bitet me majtas te rrjetit te klasës E, gjithmonë nisin me modelin binar 11110 , i cili
korespondon me numrat dhjetor ndërmjet 240 dhe 247.

6.6. Adresat speciale IP

Disa adresa IP kane kuptime speciale dhe nuk janë te shënuar ne hoste specifike. Një ID hosti me
te gjitha zero i referohet vete rrjetit. Për shembull, adresa IP 129.152.0.0. i referohet rrjetit te klasës
B me ID rrjeti 129.152.

Një ID hosti me te gjitha njësha sinjifikon një broadcast. Një broadcast është një mesazh i dërguar
te gjithe hosteve ne rrjet. Adresa IP 129.152.255.255. ne adresat broadcast për rrjetin e klasës B me
ID rrjeti 129.152.(theksojmë qe termi decimal 255 i korrespondon okteteve binare 11111111.)

Adresa 255.255.255.255 mund te përdoret gjithashtu për broadcast ne rrjet.

Adresat qe nisin me termin 127 janë adresa Loopback. Një mesazh i adresuar ne një adrese Loopback
është dërguar nga softwari lokal TCP/IP ne vetvete. Adresa loopback është perdorur për te verifikuar
nese softwari i TCP/IP është duke funksionuar. Adresa Loopback 127.0.0.1. është zakonisht i
përdorur.
RFC 1597 gjithashtu rezervon disa rangje adrese IP te rrjeteve private. Supozimi është se këto rangje
adresash private nuk janë te lidhura ne internet, kështu qe adresat nuk do te duhej te ishin unike. Ne
boten e sotme, këto rangje te adresave private janë shpesh te perdorura për mbrojtjen e rrjetit pas
pasjeve te përkthimit te rrjetit.

• 10.0.0.0 to 10.255.255.255

• 172.16.0.0 to 172.31.255.255

• 192.168.0.0 to 192.168.255.255

Meqenëse rangjet e adresave private nuk do te duhej te ishin te sinkronizuara me pjesën tjetër te
botes, rangu i plote i adresave është i përshtatshëm për çdo rrjet. Një administrator rrjeti duke përdorur
këto adresa privat ka me shume dhoma për subnetin, dhe shume me shume adresa te përcaktuara.
6.7. Address Resolution Protocol
(ARP)

Kompjuterat ne rrjetin lokal përdorin një protokoll te shtresës se rrjetit te quajtur ARP për te
strukturuar adresat IP ne adresa fizike. Një host duhet te di adresen fizike te përshtatësit te
rrjetit destinacion ne mënyrë qe te dërgoje çdo te dhëne ne te. Për këtë arsye ARP është një
protokoll shume i rendesishem. Megjithate TCP/IP është implementuar ne mënyrë te tille qe
ARP dhe te gjitha detajet për perkthimin e adreses fizike janë totalisht te padukshme nga
perdoruesit. Për sa kohe qe perdoruesi është i lidhur, pershtatesi i rrjetit është identifikuar ne
adresa IP e tij. Mbrapa skenave, sidoqofte, adresa IP duhet te jete e transformuar ne një adrese
fizike ne mënyrë qe një mesazh te arrije destinacionin e tij.

Cdo host ne segmentin e rrjeti permban një tabele ne memorje e quajtu tabela ARP
ose ARP chache. ARP chache shoqeron adresen IP te hosteve te tjera ne segmentin e
rrjetit me adresat fizike. Kur një host ka nevoje te dergoje te dhëna tek hosti tjetër ne
segment, hosti zgjedh ARP chache për te percaktuar adresen fizike te marresit. Pra ARP
chache është asembluar dinamikisht. Nese adresa qe është duke marre te dhënat nuk është
nderkohe e listuar ne ARP chache, hosti dërgon një broadcast i quajtur Frami i kekeses se
ARP.
Figure 6-5. ARP perkthen adresat IP ne
adresa fizike.

Frami i kerkeses ARP permban një adrese IP te pazbuluar. Frami i kerkeses ARP gjithashtu
permban adresen IP dhe adresen Fizike te hostit qe dërgon kerkesen. Hostet e tjera ne
segmentin e rrjetit marrin kerkesen ARP dhe hosti qe zoteron adresen IP te pazbuluar
pergjigjet duke derguar Adresen e tij fizike tek hosti qe ka derguar kerkese. Adresa me e re
IP e strukturuar ne adrese fizike është shtuar me pas ne ARP chache ne hostin kerkues.

Tipikisht, hyrjet ne ARP chache skadojne pas një periode te paracaktuar.

Procesit fillon perseri ne një kohe tjetër kur hosti ka nevoje te dergoje te dhëna ne adresen IP
te te hurave te skaduarave.

6.8. RARP

RARP ben efektin e kundert e ARP. RARP është opozita e ARP. ARP është perdorur kur adresa IP
është e njohur por adresa fizike nuk është e njohur. RARP është perdorur kur adresa fizike është e
njohur por adresa IP nuk është e njohur. RARP shpesh perdoret ne lidhjen me protokollin BOOTP
për te bootuar me diskete nga workstations.

BOOTP (boot PROM)- disa pershtates rrjeti permbajne një fole boshe për futjen e një qarku te
integruar te njohur si boot PROM. Boot PROMi fillon qe ne momentin qe ndizet kompjuteri. Ai
ngarkon një sistem operimi ne kompjuter duke e lexuar ate nga një server rrjeti ne vend te një disk
driveri lokal. Sistemi operativ i downloaduar ne paisjet e BOOTP është parakonfiguruar për një
adrese IP specifike.

6.9. Internet Control Message Protocol (ICMP)

Te dhënat e derguara ne një kompjuter me Remote, shpesh udheton permes një ose me shume
ruterave; keto rutera mund te numerojne një numer problemesh ne dergimin e mesazheve ne
destinacionin e fundit. Ruterat perdorin mesazhet ICMP për te treguar IP burim te ketij burimi. ICMP
gjithashtu perdoret për diagnoza te tjera dhe probleme ne funksionime.

Mesazhet ICMP me te perdorura janë listuar me poshte. Disa kushte gjenerojne mesazhe ICMP por
frekuenca e ndodhive te tyre është e ulet.

• Echo request dhe Echo reply – ICMP shpeshe është perdorur gjate testimit. Kur një teknike
përdor komanden ping për te kontrolluar lidhjen me hostin tjetër, ai është duke perdorur
ICMP. Ping dërgon një datagram ne një Adrese IP dhe kerkon kompjuterin destinacion për
te kthyer te dhenen e derguar ne një datagram pergjigjeje. Komandat qe perdoren aktualisht
janë ICMP, Echo request dhe Echo reply.

• Source Quench – nese një kompjuter i shpejte po dërgon një sasi te madhe te dhenash drejt
një kompjuteri ne remote, mund te hutoje ruterin. Ruteri mund te perdore ICMP për te derguar
mesazhin SOURCE QUENCH te IP burim, për ti kerkuar te ngadalesoj shpeshtesine e
ngarkimit te te dhenave. Nese është e nevojshme, burimet shtese mund te dergohen te IP
burim.

• Destinacion i paarritur. – nese një ruter merr një datagram qe nuk mund ta shperndaje,
ICMP kthen pergjigje “Destination Unreachable” te IP burim. Një arsye qe ruteri nuk mund
te shperndaje një mesazhe është një rrjet qe është shkeputur për shkak te paisjeve te deshtuara
.

• Time exceeded – ICMP dërgon këtë mesazh tek IP burim nese datagrami është bosh sepse
TTL arrin zero. Kjo tregon qe destinacioni është shume kercime ruterash larg për te arritur
vleren e TTL aktuale ose ajo tregon , problemet e tabeles se rutimit e cila shkakton qe
datagrami te ciklohet midis te njejta ruterave vazhdimisht.

Cikli i rutimt shfaqet kur një datagram qarkullon midis te njejta ruterave vazhdimisht dhe asnjehere
nuk arrin destinacionin e tij. Supozojme qe tre rutera janë vendosur ane Los angelos , san
francisko, dhe denver. Ruteri i los angelos dërgon datagrame tek san francisko i cili i dërgon ne
denver dhe ky i fundit perseri ne los angelos. Datagrami zihet ne kurth dhe do te qarkulloje
vazhdimisht ndermjet ketyre tre ruterave deri sa TTL te arrije zero. Cikli i rutimit nuk mund te
shfaqet, por edhe mundet. Cikli i rutimit ndonjeher shfaqet kur administratori i rrjetit vendos te
dhëna te rutimit statik ne një tabele rutimi.

• Fragmentation needed – ICMP dërgon këtë mesazh nese ai merr një datagram me grup
bitesh “Don’t fragment” dhe nese ruteri nevojitet ta fragmentoje datagramin ne mënyrë qe ta dergoje
ate ne ruterin tjetër ose ne destinacion.

You might also like