You are on page 1of 1

Kushtet themelore per jetën në Tokë

Mjedisi

Njerëzit për herë të parë kanë arritur ta shohin planetin Tokë nga hapësira gjatë shekullit të
kaluar. Ajo çka ata panë ishte një sferë e madhe e mbuluar me ujë nga detet dhe oqeanet, me
shkëmbinj dhe male, fusha dhe shkretëtira, e mbështjellë nga atmosfera. Toka është pjesë e
Sistemit Diellor. Rreth saj rrotullohet Hëna. Është vështirë t’i përgjigjemi pyetjes nëse jemi të
vetëm në këtë hapësirë. Jeta në Tokë ka filluar para shumë, shumë vitesh. Kushtet themelore
për jetën në Tokë janë: dielli, dheu, uji dhe ajri.
Atmosfera — Atmosfera jonë është një përzierje e azotit, oksigjenit, dyoksidit të karbonit, avujve të
ujit dhe një numër grimcash të vogla të ngurta (grimcat e pluhurit). Jeta e bimëve dhe e kafshëve
varet nga baraspesha e këtyre elementëve dhe kur kjo baraspeshë prishet, pasojat reflektohen në
jetën në Tokë. Ndonjëherë, problemet kanë shkaqe natyrore por, më së shumti, njeriu është
shkaktari kryesor i problemeve në atmosferë dhe i ndotjes së ajrit.
Uji — Uji gjendet kudo rreth nesh. Ai mbulon dy të tretat e sipërfaqes
së Tokës. Edhe në trupin e njeriut rreth dy të tretat janë ujë. Edhe tek
organizmat e tjerë uji gjendet në mënyra të ndryshme. Uji është i
rëndësishëm për çdo organizëm. Ai është, gjithashtu, përgjegjës për
motin dhe klimën e Planetit Tokë.
Dheu — Dheu është shtresa e sipërme e Tokës. Dheu është baza për
jetën në Tokë. Bimët i shtrijnë rrënjët e tyre në dhe, për të thithur ujin
dhe lëndët minerale të nevojshme. Dheu është i pasur me organizma
të shumëllojshëm. Ai është mjedisi jetësor i tyre.
Dielli — Energjia e diellit vjen deri në Tokë duke depërtuar nëpër
atmosferë dhe duke ngrohur planetin tonë. Drita e diellit, së bashku me ujin, janë kushti
themelor në krijimin e ushqimit për organizmat e gjallë.

You might also like