You are on page 1of 5

Detyre Portofoli

Shkolla:”Ismail Qemali”

Lenda: Gjeografi

Tema:”Harta e botes. Modeli I relievit te siperfaqes se


tokes nen ndikimin e forcave endogjene dhe
ekzogjene.”

Punoi: Denisa Kolaj


Relievi- Pamja, forma ( trajta) e sipërfaqës së Tokës me të
gjitha të rrafshat, të ngriturat dhe të ulurat me madhësi të
ndryshme. Relievi i Tokës është krijuar nga veprimi dhe
gërshetimi i shumfishtë i fuqive të brndhsme dhe të jashtme në
historinë e gjatë (rreth 4.5 miliard vjet) të zhvillimit gjeologjik
dhe gjeomorfologjik derisa ka marrë formën e sotme, por edhe
në kohën e sotme ai zhvillohet dhe ndryshohet (format e vjetra,
ndryshohen dhe zhduken, shafqen format e reja). Kështu relievi
i sotëm i Tokës përfaqëson vetëm një stad të caktuar të
zhvillimit të vet : spikamë.[1]
Relievi është komponentja kryesore e mjedisit gjeografik.
Përveç ndikimit të madh që kanë komponentët e tjera të
mjedisit gjeografik (klima, ujërat, bota bimore e shtazore,
formimi i dherave), relievi paraqet bazën që është e lidhur me
të gjitha aktivitetet ekonomike.
Shkenca që merret me studimin e ndërtimit, gjenezës, zhvillimit
dhe dinamikës bashkëkohore të relievit të sipërfaqes tokësore
ështëgjeomorfologjia (greq. ge-Toka, dhe logos-shkencë, dhe
morf- formë). Relievi i sipërfajjjjqes Tokësore është formuar me
veprimin e fuqive të brendshme (endogjene), dhe të fuqive të
jashtme (ekzogjene).

Fuqitë e brendshme dhe format e relievit


Në fuqitë e brendshme bejën pjesë forca e gravitetit dhe
nxehtësia në brendësi të Tokës. Forca e gravitetit shprehet në
tërheqjen e përhershme të të gjitha pjesëve të Tokës kah
qendra e saj, dhe ndikon në dendësimin e materies. Ky veprim i
materies ka shkaktuar ngritjen e temperaturës në brendinë e
Tokës. Pra, me veprimin e gravitetit të Tokës është shfaqur
edhe forca tjetër e brendshme e nxehtësisë së Tokës.
Nxehtësia e brendshme e Tokës vazhdimisht përtëritet me
procesin e zbërthimit të elementeve radioaktive dhe ndikon në
zgjerimin e masës. Derisa graviteti tërheqë kah qendra e
Tokës, nxehtësia ka veprim të kundërt. Këto forca shkakojnë
edhe lëvizjet në vetë koren e Tokës. Lëvizjet në koren e Tokës,
të shkaktuara meveprimin e fuqive të brendshme quhen lëvizje
tektonike.
Lëvizjet dhe format tektonike të relievit
Varësisht nga intensiteti dhe zgjatje e tyre, lëvizjet tektonike
ndahen në lëvizje epirogjene dhe lëvizje orogjene. Me
ndikimin e lëvizjeve tektonike shkaktohet lëvizja e magmës në
brendinë e Tokës dhe derdhja e saj në sipërfaqe.
Lëvizjet Epirogjene
Lëvizjet (nga greqishtja epiros-kontinent) që sjellin ngritjen dhe
uljen shum të ngadalshme të pjesëve te ndryshme te kores se
tokës quhen lëvizje epirogjenike.
Kur këto lëvizje e shkaktojnë ngritjen e territoreve quhen lëvizje
luhatëse pozitive dhe kur shkaktojnë uljen e tyre quhen lëvizje
luhatëse negative.
Lëvizjet epirogjenike janë shume te ngadalshme dhe nuk mund
te dallohen ne mënyre të drejtpërdrejte. Ato kane amplitude të
vogël dhe kapin territore shumë të mëdha. Meqenëse këto
lëvizje nuk mund te dallohen drejtpërdrejte, vërtetimi behet në
bazë të pasojave që ato sjellin. P. sh. Bregdeti i Holandës ulet
nga 1-2,6 mm në vit, Skocia ngrihet 4 mm ne vit.
KU GJENDEN LËVIZJET EPIROGJENIKE
Lëvizje të tilla ka pasur kudo në të gjitha epokat gjeologjike.
Disa pjese të sipërfaqes së tokës janë ngritur dhe ngrihen disa
janë ulur dhe ulen. Këto lëvizje vihen re me mire ne brigjet
detare. Si rrjedhim kemi për levizje pozitive (+) thellimin e
shpejt te shtretërve te lumenjve dhe krijimin e tarracave lumore,
psh. tarracat e lumit Erzen, Devoll. Ndërsa për levizje negative
(-) mund te shërbejnë disa delta të mbytura p. sh. Delta e Renit
ose qenia e disa luginave në fund të detit që janë vazhdim i
luginave të lumenjve që derdhen në det p. sh. l Kongo Nigerit
Gangut.
SHKAKTARET E KËTYRE LËVIZJEVE
Sipas studimeve këto levizje shkaktohen me ndryshimin qe
pëson magma dhe me lëvizjen e saj. Nga aty ku largohet
ndodhe ulja e territorit, atje ku magma shkon ndodhe ngritja e
territoreve. Shkak tjetër i lindjes se lëvizjeve epirogjenike
shërben pakësimi dhe shtimi i peshës se kontinenteve. Kjo
mbështetet në faktin se levizje pozitive janë më të përhapura
në vendet që dikur ishin mbuluar me akullnajat e pleistocenit si
ne Skandinavi, Skoci, në brigjet veriore të Amerikës së Veriut
etj. Kur ishin te mbuluara me akullnaja ato ishin renduar dhe
pësuan ulje ndërsa kur u shkrinë akullnajat u lehtësuan dhe
pësuan ngritje.
PASOJAT
Pasojat gjeografike të këtyre lëvizjeve janë të mëdha. Kur kemi
ulje të sipërfaqes së tokës, deti depërton në toke, kemi
përparim të detit ose transgresion detar meqë rast rritet
sipërfaqja e detit dhe zvogëlohet sipërfaqja e kontinenteve.
Shume gadishuj shndërrohen në ishuj, vendet e kuleta
përmbyten, klima behet me detare. Kur sipërfaqja e tokës
ngrihet, zmadhohet sipërfaqja e kontinenteve dhe zvogëlohet
ajo e deteve. Në këtë rast deti tërhiqet nga toka dhe kështu
ndodhe regresioni detar, disa ishuj shndërrohen në gadishuj
dhe klima behet me kontinentale.
Lëvizjet orogjene
Lëvizjet orogjenike ( nga greqishtja oros-ma) me karakter
rrudhoses ose shkëputesh kane luajtur një rol shume të madh
në relievin e sipërfaqes së Tokës. Nga këto levizje janë formuar
të gjitha malet e rruazullit tokësor [me përjashtim të maleve
vullkanike] Relievi i formuar nga këto levizje quhet reliev
tektonik.
Forcta endogjene dhe ekzogjene:
Procest gjeologjike endogjene : 
Quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat
e brendshme të Tokës dhe që ndodhin kryesisht
brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në
sipërfaqe të Tokës. 
Në këto procese përmendim: magmatizmin,
sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së
Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene: 
Quhen ato procese që lindin nga faktorët e
jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore
dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj
në thellësi të vogla. 
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e
kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me
veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të
ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës,
të akullnajave etj.

You might also like