You are on page 1of 1

SIMBOLI I GJARPERIT NE SHQIPERI

Në aspektin kohor, simbolika e gjarprit në trevën shqiptare gjendet përtej kufirit të


formimit të etnosit ilir. Ky kult është prezent edhe sot në përralla, legjenda e tregime të
ndryshme, brenda gjithë hapësirës etnike shqiptare. Kulti i gjarprit te pellazgët dhe te
ilirët (ilirët, epirotët dhe dardanët shënimi im,) ishte një totem, ndërsa te shqiptarët
konsiderohet edhe sot si mbrojtës prej fatkeqësive. Gjarpri i shtëpisë ose Vitorja ka
qenë e shenjtë. Ajo ishte mbrojtësja e familjes, e njerëzve, sillte mbarësi në njerëz, në
prodhime, në bujqësi, blegtori e në pemëtari. Figura e gjarprit gjendet e skalitur edhe në
portat e shtëpive, zbukurimet e ndryshme me gdhendje druri, si në: tavane, musëndra,
dyer, furka tjerrjeje, cula dyjare, çifteli, kërraba, në përmendoret e varreve etj., duke
përfshirë një areal të gjerë në zona të ndryshme të vendit si në: Përmet, Labëri, Çamëri,
Malësi e Madhe, Dukagjin, Kosovë, Malësi e Tiranës etj.

SIMBOLI I DRAGOIT NE SHQIPERI


Dragoi ka luajtur gjithnjë një rol të madh në mitet pellazgo-ilire. Dhe ky ndikim i kësaj
kafshe ka patur në shumë periudha ,në shumë personalitete që kanë ardhur në botë me
fytyrë simbolike të tillë ,sidomos në shumë raste si mbrojtës të atdheut të tyre . Ky
simbol, këto ëndërra që njerëzit që lindën udhëheqës shtetesh,të mëdhenjt e tyre si
sundues për kombet dhe botën ishin shpëtimi i civilizimit dhe i qenjes së kombit të
tyre.Pra në shumë raste dalin të jenë restaurues dhe riprodhues se sa dëmtues të
njerëzimit.
Dragoi ishte një krijes e mrekullueshme i përbërë nga kafshë të ndryshme,i quajtur
ndryshe si gjarpër monstruoz me përbërës të krokodilit, të luanëve, të formave të
këmbëve të shqiponjës,krah të peshqëve të mëdhenjë etj. Dhe jo rastësisht Gjergj
Kastrioti u quajt „Dragoi i Arbërisë“ , sepse ai ishte një gjigand, dhe siç dihet gjigandët
këta bij të tokës sikur që ishte Gjergj Kastrioti kishte këmbë të dragoit dhe krah
shqiponje.

You might also like