You are on page 1of 1

Eposi i kreshnikëve

Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike


heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme
artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve
është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII),
por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e
përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan).
Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky
konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986),
në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së
Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz (1958)kryetari
pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër
Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të
vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër sllavëve që u dyndën në kohën
rreth viteve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në
Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë
vendin në arealin e epikës botërore.
Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme.
Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si Malësia e Madhe,
Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë,
cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren,
Deçan, Rahovec e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy
vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve,
si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj
Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe
edhe si "Vaji i Ajkunës").

You might also like