You are on page 1of 5

Lahuta e Malcise dhe Nibelunget

Periudha midis shekujve XI-XV paraqet nje rendesi te madhe kulturore per kontinentin e Evropes. Kjo
periudhe perkon me fundin e epokes se Mesjetes , jo vetem ne aspektin social ,por edhe ne ate kulturor
dhe me fillimin e nje periudhe te re qe lidhet me krijimin e popujve dhe te kombeve ne Evropen e asaj kohe.
Ishte pikerisht kjo periudha, kur popujt e Evropes filluan te krijonin identitetin e tyre ,qe te vecoheshin si
nacione te ndryshme nga ato perreth vetes.Ne kontinentin plak keta ishin padyshim mes shekujve me te
rendesishem ne krijimin e pasurive kombetare kulturore.Kur flasim per pasuri kombetare kulturore ne kete
periudhe do te kemi parasysh krijimin e eposeve kombetare qe do te karakterizonin popujt e veriut e jugut,
lindjes e perendimit te Evropes. Popujt e kesaj te fundit u karakterizuan nga deshira per te transmetuar dhe
ruajtur vlerat historike nacionale te tyre ne ato vepra qe me pas do te queshin epose kombetare. Spanja
ishte nje nga vendet qe mori nismen per te krijuar nje pasuri te veten kombetare ,eposin e njohur si
Kenget e Sidit .Franca ju bashkua Spanjes duke krijuar nje nga kryeveprat boterore dhe sigurisht edhe
franceze ,eposin e saj kombetar Kenget e Rolandit.Pas ne kete liste kryeveprash nuk do te kisha si te lija
edhe kryevepren gjermane Kenget e Nibelungeve .Per kete te fundit do te flas ne paragrafet ne vijim ku
do te jap edhe nje tablo te qarte te sajen duke e krahasuar me eposin kombetar shqiptar.
Sic e permneda me lart, e theksoj faktin se krijimi I eposeve kombetare ne Evropen e pasmesjetes u lidh
me krijimin e nacioneve .Prandaj jo vetem perendimi evropian ,por edhe lindja arriti te krijonte pasuri te
sajat .Madje shohim se ne lindje ishin krijuar tashme disa nga eposet kombetare ,ku shembullin me
konkret kemi ate te veprave Homerike. Gjithsesi edhe vendet e tjera krijuan thesarin e tyre te historise dhe
lashtesise kombetare.Ndoshta keto krijime nuk qene aq te hershme, por gjithsesi ishin padyshim pasqyrimi
I historise kombetare te cdo populli.Nje shembull per rastin ne fjale ,kemi eposin kombetar te Shqiperise te
njohur si Lahuta e Malcise .Per nga koha e krijimit mund te themi se eshte shekuj larg eposeve te tjera
evropiane, megjithate eshte nje epos I mirefillte I Shqiperise dhe bartes I historise se saj.
Ne listen e ketyre kryeveprave ,per arsye studimi do te doja te ndalesha ne dy prej tyre ,Lahuten e
Malcise, eposin kombetar shqiptar dhe Kenget e Nibelungeve , eposin kombetar gjerman.Para se te kaloj
ne karahasimin mes tyre, fillimisht po bej nje tablo te ngjarjeve me kryesore tek te dyja veprat.Lahuta e
Malcise filllon me gjendjen e keqe te Shqiperise per mbrojtjen e se ciles nuk kishte asnje djale , shfaqen ne
plan te pare synimet e shteteve fqinje per territoret shqiptare, luften e trimave te Shqiperise per mbrojtjen e
atdheut,vazhdon me ngjarjet me te rendesishme historike , Kongresine Manastirit, Lidhjen e Prizrenit, dhe
mbyllja arrihet Konfrerencen e Londres. Ndersa tek Kenget e Nibelungeve kemi hyrjen me gjyqin e
Krimhildes , endrren ndjellakeqe te sajen, shfaqjen e Zigfridit, planin e tij per tu martuar me Krimhilden,
Zigfridin qe behet I pavdekeshem dhe bemat e tij per te mundur dragoin , fitimin e thesarit te Nibelungeve ,
deshtimin e tij ne lidhjen me Krimhilden dhe me pas vrasjen e tij qe shenon edhe fundin e eposit gjerman .

Sipas te dhenave qe vijne nga studiuesit , Kenget e Nibelungeve dyshohet te jete nje poeme e krijuar
ne Gjermanine e Mesme , pasi sipas tyre , stili I shkrimit perkon me ate te doreshkrimeve te gjetura ne ate
zone.E persa I perket kesaj te fundit, vepra eshte gjendur e copezuar gje qe e ben edhe me te veshtire
percaktimin e sakte te prejardhjes se saj. Edhe pse kane pasur te veshtire te percaktonin zonen nga vinte
kjo veper , studiuesit kane qene te mendimit se ajo eshte nje veper e mbeshtetur mbi sagen gjermane
Volsunga , prej nga dyshohet te kete marre edhe subjektin qendror . Ndersa Lahuta e Malcise , ka filluar te
krijohet ne periudhen kur poeti ishte me detyre ne Rapsh te Hotit dhe njohu luftetarin Marash Uci ,I cili I
frymezoi te krijonte vepren .Prandaj vepra filloi ne veren e vitit 1902 dhe njohu driten e botimit per pjesen e
pare te kengeve me 1904 dhe si botim perfundimtar me 1937.Megjithate ashtu si edhe Nibelunget, vepra
gjeti frymezimin nga kenget dhe historite popullore shqiptare, folklorike.Pra per kete ceshtje nuk kemi asnje
lloj kontestimi .Problemi ketu qendron ne percaktimin e autorit dhe dyshimit qe lidhet me teresine dhe
plotshmerine e vepres Kenget e Nibelungeve .Studimet e vitit 2009 te UNESC-os , kane hedhur drite mbi
plotshmerine e vepres , por kane lene si ceshtje te pasgjidhur autoresine e kesaj vepre, per te cilen deri
tani mund te themi se ekzistojne vetem aludime apo hipoteza te tilla si shkrimi I vepres nga nje mekembes I
mbretit ne shek XIII , apo tjetra per shkrimin e vepres nga nje filozof ne shek XV, megjithate , studiuesit dhe
filologet ende nuk kane aprovuar asnjeren prej tyre. Fakti qe vepra eshte gjetur e copezuar dhe ne disa
versione , e veshtireson me teper percaktimin e sakte nese vepra perfundon me vrasjen e Zigfridit , apo
nese ekzistojne edhe kenge te tjera,por ekspertet pohojne se vepra ka pikerisht 39 kenge te ndara ne dy
pjese dhe mohon teresisht faktin se mund te ekzistojne edhe kenge te tjera. E nese shohim anen tjeter,
mund te themi se Lahuta e Malcise nuk ndeshet me te tilla probleme pasi e gjithe vepra eshte e
dokumentuar dhe mban emrin e poetit, Fishta ,sikurse edhe daten e sakte kur vepra filloi te shkruhej. Andaj
cdo lloj hipoteze qe mund te hidhet lidhur me krijimin e saj, plotshmerine apo autorin , mbetet e
pavertete,ndryshe nga Nibelunget,Vepra e plote permban 30 kenge te cilat sipas zgjedhjes se Fishtas jane
ndare ne cikle ,qe ne qender kane nje protagonist .Vlen te permendim cikle si:Marsh Uci, Oso Kuka etj , qe
kane nje vlere te madhe artistike.
Natyrisht qe e perbashketa me kryesore e qe I bashkon me teper me njera-tjetren ,eshte padyshim
lloji , vec struktures qe cituam me siper. Kenget e Nibelungeve eshte nje poeme epiko-heroike , megjithate
edhe lirizmi eshte mjaft I pranishem ne veper. Ne kete aspekt gjendet takimi mes tyre pasi edhe Lahuten e
Malcise e klasifikojme si nje poeme epiko-heroike-lirike .Tek te dyja veprat epizmin e krijon rrefimi I
ngjarjeve qe ze peshen kryesore .Per kete jane perdorur kater teknika:rrefimi, pershkrimi, dialogu dhe
retrospektiva.Tek Nibelunget ,pershkrimin e kemi ne dy plane ate te ngjarjeve dhe mjediseve dhe ate te
heronjve ,ashtu sikurse edhe tek Lahuta e Malcise .Dialogu tek te dyja veprat ka nje rendesi te madhe pasi
na ben te mundur krijimin e nje imazhi me te qarte si per ngjarjet ashtu edhe per personazhet.
Retrospektiven nuk mund ta klasifikojme per nga rendesia ne te njejtin pozicion me rrefimin pershkrimin
dhe dialogun, megjithate eshte nje element I rendesishem qe ben te mundur njohjen e lexuesit me ngjarjen
dhe I jep rrjdheshmeri kesaj te fundit duke krijuar edhe nje lidhje me te .Nje rast retrospekive te Kenget e
Nibelungeve ,kemi ate ne fund te pjese se dyte kur Hageni fillon rrefimin lidhur me thesarin e
Nibelungeve.Ne kete mement na behet nje rikthim ne kohe ku vete personazhi rrefen ngjarjen .Edhe tek
Lahuta e Malcise kemi te njejten gje .Shembullin me te mire per kete rast mund te mernim kengen Koha e
Re ku retrospektiva arrihet te realizohet me ane te figures se Flockes qe behet bartese e historise

shqiptare dhe rrenjeve arjane apo lashtesise se shqiptarit ne trojet e tij.Persa I perkete karakterit heroik ,
mund te themi se ai krijohet nga bemat e heronjve qendrore dhe nga luftrat e tyre .Tek Kenget e
Nibelungeve kemi bemat e Zigfridit per te mundur dragoin Fafnir dhe per te rrembyer thesarin e
Nibelungeve .Ndersa tek Lahuta e Malcise kemi te bejme me bemat e luftetarve shqiptare ne mbrojtje te
atdheut dhe te trojeve veriore. Elementi I fundit eshte ai I I lirizmit .Lirizmi tek te dyja veprat eshte I
pranishem, por spikat tek Lahutae Malcise . Tek kjo e fundit lirizmin e gjejme ne pershkrimin e mjedisit ,
apo heronjve si dhe ne nderhyrjet e shpeshta te poetit.Ndersa tek Nibelunget lirizmi eshte I lidhur me teper
me motivet qe jane trajtuar.
Duke qene se eshte levruar motive I dashurise dhe paralel me te edhe motive I tradhetise dhe ai I
heroizmit apo kalorsiak , lirizmi lidhet po me keto motive .Persa I perket motivit te dashurise ai eshte dhene
nepermjet Zigfidit dhe Krimhildes , motive I tradhetise eshte dhene nepermjet Krimhildes dhe Atiles dhe me
trekendeshin Brunilda- Gunter-Hagen dhe Zigfridit, ky I fundit behet edhe perfaqesues I motivit kalorsiak.
Ndersa tek Lahuta e Mlacise e shkruar nga At Gjergj Fishta , nuk e gjejme te pranishem motivin e
dashurise sidomos ate bashkeshortore edhe pse preket fare lehte ne dyshen Flocka-Kelmendasi , por qe
me teper ka funksion etimografik. Megjithate gjejme dashurine e motres ndaj vellait(Avdi Hisa dhe e motra),
babait ndaj femijes (Ali Pashe Gucia dhe I biri ), dhe sigurisht motivin patriotik I cili eshte edhe motiv
qendror qe perfaqeson luften per liri e sovranitet.Ashtu si edhe tek Nibelunget gjejme teper te pranishem
motivin kalorsiak qe lidhet kryesisht me ate patriotik e perfaqesues I te cilit behet Oso Kuka, Abdyl
Frasheri, Ali Pashe Gucia etj.
Natyrisht qe ne kete krahasim nuk do te kisha si te vecoja edhe nje element qendror dhe teper te
rendesishem , personazhet.Tek te dyja veprat do te shohim se perseri gjendet nje piketakim ne kete
aspekt.Nibelunget jane etiketuar sipas nje kritiku gjermani si Iliada Gjermane ,duke sjelle si argument faktin
se ne te gjejme te njejtet personazhe mitike, historike dhe gjysme-mitike , njesoj si tek veprat homerike
dhe per me teper e gjithe vepra ka fryme kombetare. Ne po kete pike do te doja te ndalesha , pasi edhe
tek Lahuta kemi po nje ndarje te tille te personazheve. Persa u perket personazheve mitologjike, Fishta si
nje besnik I atdheut dhe patriot ka zgjedhur qe keto personazhe ti marre nga folklori apo mitologjia
shqiptare te tille si : Ora, Zanat, Shtrigat, Kucedra, Ulkonja, Lugati,Dragonjte etj.Secili prej tyre do te behet
me pas nje figure sa mitike aq edhe e gjalle pasi prania e tyre ne veper do te ece paralel me realitetin duke
u nderturur me te.Personazhet historike do te jene ata qe zene pjesen me te madhe te vepres duke qene
se ajo trajton hsitorine e popullit shqiptar.Te tille kemi;Abdyl Frasherin, Oso Kuken , Mrash Ucin, Abdullah
Drenin , Krajl Nikollen,Ali Pashe Gucine ,Mehmet Ali Pashen etj ,qe perbejne edhe berthamen historike te
vepres.E megjithate ne kete veper gjejme e dhe nje grupim te trete personazhesh qe mungon tek Kenget e
Nibelungeve, behet fjale per personazhet autoriale te Fishtes te tille si :Tringa, Pater Gjoni etj .E nese
kthejme veshtrimin drejt te ashtuquajtures Iliada Gjermane , do te shohim se personazhet mitike jane marre
nga mitologjia gjermane te tille si:xhuxhat, dragonjte,fantazmat etj.Edhe personazhet historike zene nje
vend te rendesishem , ne kete kategori perfshihen personazhet e tijre:Krimhilda, Brunhilda, Gunteri,
Zigfridi, Gisleri etj. Megjithate tek kjo veper shohim nje tip personazhesh qe mungojne tek Lahuta e
Malcise, personazhet gjysme-mitike ku perfaqesuesu kryesor I tyre eshte Zigfridi I konsideruar si I
pavdekshem .Ndersa persa u perket dy llojeve te para veprat gjejne piketakimin.

Menyra e skicimit te karakterit te tyre na bind me teper se veprat jane ne nje fare menyre te
ngjashme.Nese do te shohim karakterin e protagonisteve burra:Zigfridit, Oso Kukes ata jane skicuar me
kujdes duke u bere shembull I virtyteve me te larta njerezore, trimeria,besniukeria, zemergjeresia, besimi,
atdhedashuria apo te qenit I pathyeshem e sypatrembur dhe qe shpesh here konsiderohen dhe u vishet
petku I dragonjve tek Lahuta e Malcise dhe jane dragonj ne kuptimin te pavdekshem tek Nibelunget.Nese
shohim antagonistet meshkuj:Kraj Nikollen , Atilen apo Gunterin , ata jane vizauar ne menyre te tille qe te
perfaqesojne veset me te keqija, hakmarrja, te qenit I pangopur apo mashtrues , tradhetia dhe diankeria.E
nese do te shohim pranine elementit femer ne te dyja veprat ketu do te gjenim nje ndarje mes tyre.Tek
Kenget e Nibelungeve personazhi femer eshte me teper se nje personazh I thjeshte dhe eshte mjaft I
pranishem , duke u bere dhe protagonist sic eshte rasi I Krimhildes dhe Brunhildes.Personazhet e tyre jane
krijuar duke u veshur ane positive aq sa edhe te meta.Ne ane te kundert shohim Lahuten e Malcise ku
figura e femres eshte dhene e kufizuar dhe nuk ka nje rendesi te madhe do te thoja, ne te kundert te
Nibelungeve.
Natyrisht per te arritur nje skicim te perkryer te tyre , nevojitej edhe nje gjuhe enje stili te larte dhe te
pershtatshem me karakterin epic te veprave. Kjo gje duhet theksuar sepse nuk mungon tek te dyja
veprat,Tek Nibelunget shohim se figura baze mbi te cilen eshte ndertuar vepra eshte hiperbola dhe
matafora:Gezim banketesh, qindra te qara e vajtime etj.Ndersa tek Lahutae Mlacise kemi nje game te
gjere figurash:epitete, metafora, asonanca, konsonanca, aliteracion, anafore, dhe sigurisht qe ne qender
mbetet figura e hiperboles. Qellimi I perdorimit te hiperboles tek te dyja veprat eshte I njejte:krijimi I efektit
te legjendraitetit dhe te dramaciteit.Legjendariteti krijohet edhe nga prania e figurave mitike dhe atyre
gjysme-mitike, ndersa dramaciteti shpesh here krijohet nga toni I vrullshem I pershkrimit te ngjarjeve dhe
sidomos te skenave te medha epike qe jane karakteristike per te dyja veprat.Duke qene se jemi tek stili
vlen te theksohet fakti se Kenget e Nibelungeve kane vargje te parimuar ose te bardhe ,ndersa Lahuta e
Mlacise shte ndertuar mbi bazene evargut 8 rrokesh popullor me rime te perputhur, te kryqezuar dhe
shpesh here te alternuar qe e shmang vepren nga monotonia.
Pak me pare thashe se fryma kombetare eshte nje element qe e gjejme tek te dyja veprat dhe shte e
perbashket mes tyre.E them kete pasi te dyja veprat sic e kam permendur ne paragrafet e mesiperm ne
disa argument, kane marre shume nga folklori I tyre dhe per me teper kane vene ne qender histori te vendit
te tyre , gje qe e perforcon me teper kete.Natyrisht qe mes tyre ka edhe mjaft te perbashketa te tjera sic
eshte kjo qe do te permend tani,elementet paralajmerues.Nese do te shohim Lahuten e Mlacise shembull
te tille kemi, naten ,korbat apo edhe figurine lugatit.Ndersa tek Nibelunget element te tille kemi endrren e
Krimhildes, thesarin , pralajmerimet e Gernotit dhe Geslerit , korbat etj. Nje elment I rendesiesh eshte edhe
ai I temes qe eshte dhene qe ne fillim;
Shume cudi na deftojne tregimet e vjetra,
Te heronjve te denje per lavderim , e te veshtiresive te tmerrshme,
E luftimeve te luftetarve te guximshem,
Ju tani do te degjoni mrekulli, mrekulli ju thashe(Kenga 1 Kenget e Nibelungeve , vargu 1-4)

Ndihmo Zot si mke ndihmue


Peseqind vjet kishin kalue
Cese te bukren kete Shqypni,
Turku e mbante ne robni (Kenga 1 Lahuta e Malcise ,vargu1-4)

Pra sic shihet te dyja e japin temen qe ne fillim, egjithate ende mes tyre qendron nje ndryshim.Fishta
perdor formulen klasike qe daton me poemat homerike duke ju drejtuar te jashtezakonshmes per ti dhene
fuqi te shkruaje dhe frymezim, gje kjo qe mungon tek Nbelunget.
Nje ndryshim tjeter mes tyre eshte dhe menyra e rrefimit.Tek cikli I Nibelungeve autori eshte mjaft
neutral dhe rrefen ne veten e trete njejes dhe shumes .Ndersa tek Lahuta e Mlacise , autori eshte mjaft I
nxitur nga ndjenja patriotike dhe shpesh here kemi shperthime lirike te tij.Megjithate ketu shohim edhe
dicak tjeter, ashohim ate qe konsiderohet si altersutor.Behet fjale per zanen e frymezimit se ciles shpesh
here autori I beson rrefimin e ngjrjeve, kjo gje mungon tek Nibelunget.Sigurisht qe vec ndryshimit ketu do te
gjenim edhe nje te perbashket, behet fjale per kohen e brendeshme dhe te jashtme qe ne te dyja veprat
jane te njejta.Koha e brandshme perkon me kohen e jashtme.
Vecse pasuri per vendet e tyre , keto vepra epose kombetare jane dhe pasuri per te gjithe Evropen dhe
me gjere, pasi vec histories se dy kombeve ato trajtojne dy histori ekzistenciale.Ndaj ato jane dhe do te
vazhdojne te mbeten ne piedestalet me te larta te vleresimit nga studiuesit dhe kritiket e fushes , per te
gjithe pasurine dhe vlerat artistike qe percjellin.

PUNOI:Laura Skenderas XIA.

You might also like