You are on page 1of 1

Data: 04/10/2019

Eposi i kreshnikeve
 Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) janë këngë epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me
lahutë. Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato
radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i
Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e
konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit
sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-
XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit
të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz
pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në
Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër sllavëve që u
dyndën në kohën rreth viteve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në
fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në arealin e epikës botërore.
 Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm
në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë,
cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e të tjerë. Në
qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy
vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin
(aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").
Kryesisht trojet veriore të banuara prej shqiptareve, sidomos mbi lumin Drini : nga bregdeti
veriperëndimor deri në krahinat verilindore, duke përfshirë Krajën, Malësinë e Madhe, Dukagjinin,
Nikaj - Merturin, Malësinë e Gjakovës, Sanxhak.
 Kënge të këtij cikli këndohen dhe në jug të Drinit, sidomos në Pukë, Lumë e Dibër. Ndonjë subjekt
haset dhe në Lezhë, Krujë dhe krahinat veriore të Elbasanidt e të Librazhdit. Nëpërmjet
malësoreve, të zbritur që nga fillimi i këtij shekulli e këtej, si edhe te kosovareve të shpërngulur, ato
kanë ardhur deri në rrethet Elbasan, Durrës, Lushnjë e Fier. Pervec ketyre eposi eshte nje histori qe
perban hiperbole.
Në shkence ai njihet me emërtimin eposi i kreshnikeve ose cikli i Mujit dhe i Halilit.
Ky epos, që përbën një pjesë të rëndësishme të epikës legjendare shqiptare në përgjithësi, jeton jo thjesht
si një relikt i nderuar dhe i çmuar etno - kulturor, por kryesisht për mesazhin e madh që sjell - rezistencën
në emër të lirisë, të së drejtës e të dinjitetit, - si dhe për vlerat e larta artistike. Është mjaft elokuente bindja
e thelle e malesoreve së "Këngët e kreshnikeve e burojnë njërin, e banjë trim, i shtien zemër të durojë
plumbin, gjakun luftërat ku tresin meshkujt". Ja pse, sipas dëshmive të bartësve popullore e të studiuesve,
këto janë kënduar tradicionalisht e janë dëgjuar me kënaqësi e nderim të veçante jo vetëm nder kuvendet e
gjera popullore, nder dasma e festa të tjera apo pranë oxhakut te kullave karakteristike malësore netëve të
gjata të dimrit, por edhe para fillimit te një beteje, madje edhe në zjarrminë e luftës. Ja pse shtëpia pa
lahute, shtëpia ku s'këndoheshin këngë kreshnikesh, konsiderohej si "shtepi e lanun", që s'meriton respekt.
Eposi i kreshnikeve e pasqyron jetën në forme tablosh të gjera "objektive".
Frymëmarrja e gjere është e pranishme në çdo ind të tij : në përleshjet dhe dyluftimet homerike, në
madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon, në përmasat e larta dhe tradhtitë tronditëse, në ndjenjat
dhe mendimet e thella (Muji, p.sh., kur mendohet "shikon barin kah po rritet"), në gjatësinë e poemave
(mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500, edhe me 1000 vargje), në gjatësinë e vargjeve (pëlqehet më
shumë dhjetërrokëshi i bardhe - një varg me mundësi të gjera shprehëse) etj. Por epitetin objektive ne e
vumë në thonjëza, sepse rapsodi shtiret sikur vetëm tregon objektivisht si kanë ndodhur ngjarjet, kurse në
fakt ai mban një qëndrim të caktuar, qofte edhe duke lënë atë të nënkuptuar. Në të njëjtën kohë, në epos
janë të pranishme, do të thoshim, me shumice, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e një reference
lirike : dashuria midis vëllezërve e shokëve, dhimbja e humbjes së një personi të dashur, gëzimi i takimeve
miqësore, ngjyrat plot shkëlqim të një peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i një vashe. Një shembull për
shprehës lirizmi është, fjala vjen, vajtimi i thekshëm i Ajkunes, gruas së kryetrimit, mbi trupin pa jetë të djalit
të saj të vetëm. Veçse le të vihet re që edhe këtu gjithçka përthyhet nëpërmjet prizmit epik, ruan përmasat
epike - dhembja e thelle e nënës, mallkimi i saj i fuqishëm, keqardhja e elementeve të natyrës dhe e
bishave të malit :

Punoi: Rigers Uta

You might also like