You are on page 1of 11

Ndikimi i Emineskut në

krijimtarinë e poetëve
shqiptarë
Shqipëria dhe Rumania janë përmendur gjithmonë si popujt të cilët kanë pasur
një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrit nisur që nga emigrimi i shqiptarëve e deri
tek ndikimet e botës kulturore të rumunëve tek shqiptarët. Këtu mund të
përmendim edhe vetë korçarët, pogradecarët që tek vendi miqësor i rumanisë
gjetën shumë, dhe morën shumë prej tyre, përmendur këtu Lasgush Poradecin
i cili me të drejtë thotë se shqipëtarët duhet t’i jenë mirënjohës rumunëve jo
vetëm për ndikimin që i dhanë atij vetë, por për ndihmën që i dhanë gjithë
popullit shqiptar në lëvizjen e tyre kombëtare.  Në Rumani për herë të parë,
inagurohet krijimi i një shtypshkronje ku së bashku më kontributin e
korçarëve, botohet vepra e Naim Frashërit “Dëshira e vërtetë e shsiptarëve”.
 Po në rumani botohej një herë në javë gazeta më e vjetër shqipe me titull
“Shqiptari” e shkruajtur në tre gjuhë shqip,rumanisht dhe frëngjisht duke i
lënë vendin dhe gazetave të tjera si “Ylli i Shqipërisë” apo “Rilindja Shqiptare”
 Krijohet Shkolla Normale në gjuhën shqipe dhe vllaçe më Bukuesht e cila
kishte një rregullore të botuar po në gjuhën shqiope,rumune dhe frënge, dhe
duhet përmendur që Mihal Gramneo ka qënë ndër nxënësit e parë të kësaj
shkolle.
 Gjithashtu edhe vetë shoqëria shqiptare është themeluar po në Bukuresht .
KUSH ISHTE EMINESKU?
• “Eminesku ka shprehur ndjenja të zjarrta ndaj gjuhës shqipe
dhe integritetit territorial të shqiptarëve. Përmes
temperamentit të tij vullkanik, Eminesku kishte pamjen e një
shqiptari të vërtetë.
• Gjeniu i poezisë rumune mbetet sot e kësaj dite një yll i
pashuar, një mendimtar i thellë, një mjeshtër i rrallë i fjalës
artistike. Poezia e Emineskut është e shenjtë dhe e bukur, e
vështirë për shqipërim si pasojë e rimës, por po qe se e lexon
në original, ajo sjell harmoni në jetën tënde. Sipas Nasi
Lerës, “ajo është një poezi zemre të sinqertë që personifikon
shpirtin e popullit të tij”.
• Ky poet nuk ka qënë i askujt, por i të gjithë rumunëve dhe
nuk kish se si të mos qe dhe i të gjithë shqiptarëve.

LITERATURE
CLASSICAL
Eminesku ka folur shqip në sajë të punës mjeshtërore të
Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit, Asdrenit etj.
3
“Me idoelogjinë e tij eminesku përfshin
tërësinë e shpirtit rumun në zgjim e sipër, e
megjthatë ideali i tij kulturor nuk arriti të
kuptohej tërësisht dhe aty për aty. Përmbajtja
artistike e krijimeve të tij ngrihej mbi nivelin e
rëndomtë kulturor të bashkëkohësve. Mirëpo
analiza më të thella nxorën në pah se kozmosi
poetik i eminesku-t, pat hedhur rrënjë të thella
në psikologjinë popullore, edhe atje ku tema e
krijimeve të tij i takon lëmit të nocioneve të
përgjithshme”.

LITERATURE
CLASSICAL
4
LASGUSHI DHE EMINESKU
NDIKIMI I EMINESKUT TEK
LASGUSH PORADECI
• Lasgush Poradeci (pseudonimi letrar i Llazar Gushos), mbart në vetvete aventurën më të
madhe poetike në letërsinë shqiptare të shekullit te XX. Si i tillë, ai hyri në historinë e letërsisë
shqipe, dhe me këtë emër u identifikua një vepër poetike e pashembullt në disa dhjetëvjecarë të
jetës sonë letrare.

• Në qytetin buzë liqenit magjiplotë Lasgushi kaloi fëmijërinë e tij duke krijuar kështu një lidhje
të pashkëputur e që do të vazhdopnte deri ne vdekje të tij.mësimet e mëtejshme do t’i
vazhdonte në një shkollë rumune të Manastirit, ku fillon për herë të parë të ndjehet ndikimi i
kulturës rumune jo vetëm për jetën por edhe për krijimtarinë e tij poetike.

• I pari që e ka vënë re ndikimin e Emineskut tek Lasgush Poradeci ka qënë Mitrush Kuteli I cili
edhe e mbështet këtë ndikim edhe nuk e pelqën sepse e quan si një kopjim të mënyrës se si
shkruan Eminesku tek Lasgushi. Të dy janë poetë të natyrës dhe të dashurisë dhe tek poezite e
Lasgushit vihet re shumë ndikimi nga EmineskuNën ndikimin e Emineskut, Lasgush Poradeci
e pasuroi fondin leksikor të gjuhës letrare shqipe, me terma e kuptime të reja

• Në poezinë e Lasgush Poradecit fjala mall nuk mbart vetëm kuptimin e dëshirës së fuqishme
për të parë dikë apo diçka, por, si në gjuhën rumune, ka edhe kuptimin “të dashurosh, të vuash
nga dashuria”, por sidomos kumton edhe dëshirën, aspiratën, shpresën (kuptime
polisemantike, që i ka të vetat gjuha poetike e Emineskut).

LITERATURE
CLASSICAL
• Po nën ndikimin e poezisë emineskiane në krijimtarinë e Lasgush Poradecit termi magji e ka
zgjeruar frymëmarrjen tematike duke nënkuptuar edhe çmësyshje, lidhje intime, ngazëllim,
mrekullim, shkrehje çlodhëse, shijë qiellore, tundim, ngasje, cytje, bukuri, harmoni, kënaqësi”.
6
Në qoftë se do t’i referohemi poezive të dashurisë,
“kamadeva” poma himn e dashurisë dhe lirika e
dashuirisë së lasgushit ka ngjashmëri shumë të
madhe më lirikën e emineskut të cilën ne mund ta
shohim edhe si të ndarë në faza gjatë zhvillimit të
saj si ndjenjë.Ajo që të bië në sy për koncepti që
lasgushi edhe eminesku kanë për këtë ndjenjë,
magjia dhe fshehtësia e së cilës janë të pandara
fut
blerta
lasgushit dhe emineskut i intereson vetëm ndjenja
e dashurisë , atyre ua ngroh zemrën jo e dashura
por të qënit i dashuruar (duhet thënë që e dashura

LITERATURE
CLASSICAL
e lasgushit ka qënë rumune).

7
ASDRENI DHE EMINESKU
NDIKIMI I EMINESKUT TEK ASDRENI


Ndikimi i poezisë rumune ndikoi dhe në krijimtarinë e Asdrenit, ndikime këto që
u kthyen në një dimension tjetër të poetëve më të mëdhenj shqiptarë të shekullit
XX.
Shkollën fillore dhe gjimnazin grek i kreu në Korçë por ashtu si Poradeci e
ndërpret shkollën dhe migron në Bukuresht. Merr mësimet e para atdhetare nga
patrioti Nikolla Naço që nxjerr gazetën "Shqiptari" në shqip dhe në rumanisht. Po
në Bukuresht nis të botojë gazetën "Përlindja Shqiptare" ku boton dhe poezitë e
para, të cilat do t'i përmbledhë në vëllimin "Rreze Dielli". Ardhja e Princ Vidit në
1914 dhe e Asdrenit i ngjall shpresën për krijimin e unitetit kombëtar. Pasi sheh
që qeveria e Vidit i lejonte fuqitë ballkanike të bënin ç'të donin, zhgënjehet dhe
kthehet përsëri në Bukuresht ku:
miqësohet me Lasgush Poradecin


 bëhet sekretar i Konsullatës Shqiptare në Rumani
 boton librin "Psallme Murgu “
 Feston 60- vjetorin nga shoqëria e studentëve shqiptarë të Rumanisë
 Pas Pavarësisë kthehet në Rumani ku vendos të mos kthehet më kurrë në atdhe
 Vdes në Bukuresht
Ndikimin më të madh nga poetët rumunë duke përmendur këtu
emineskun e pati tek vëllimi poetik "psallme murgu", pasqyra e
periudhës më të gjatë krijuese e luftarake e poetit dhe vepra e tij më e
shquar, ku trajton problemet thelbësore të jetës shqiptare.
Thelbi i poezisë së asdrenit qëndron ne faktin se ai duke ruajtur një
frymë të këndshme romantike në trajtimin e fakteve reale të jetës duke
e ballafaquar vazhdimisht jetën e historisë të shqiptarëve me dobësitë
e trashëguara të kombit tonë si padija, dukuria e hakmarrjes, fryma
primitive e sjelljeve morale arrin në përfundimin se shqiptarit i duhet
shume punë për t'u rradhitur ndër kombet e qytetëruara të Evropës.
EMINESKU KA LUAJTUR ROL NE KRIJIMTARINË E ASDRENIT:
- ME IDEALIZMIN E TIJ PANTEIST
- ME BRENGËN E SHEKULLIT
- ME FRYMËN BAJRONIANE
- ME ELEMENTE TË METRIKËS, VARGUT DHE FJALORIT POETIK.
ASDRENI FRYMËZOHET KËSHTU NË:
- MOTIVIN ATDHETAR DHE SHOQËROR
- MOTIVIN FILOZOFIK DHE TË DASHURISË
- POEZINË E NATYRËS.
• Edhe në detaje dhe simbole ndikohet Asdreni i cili
përmend pallate , kishën e Shën Markut , gjëmimin e
valëve etj. Detaiji tjetër që vihet re tek leksiku i
Asdrenit marrë nga ai i Emineskut është dhe fjala "
Yll" ku Eminesku përdor togfjalëshat " Sa gjëmë yj",
"Gjer te ylli", dhe tek Asdreni " Yll i dritës", "Ylli i
zjarrtë", "Ylli i harruar". Më e rëndësishmja është
përdorimi i fjalës "mall" element i gjetur edhe tek
Poradeci, fjalë e cila kumton mungesë, dhimbje,
ndarje etj.
• Dhe himni arrin të bëhet Himni Kombëtar i Kolonisë
së Bukureshtit, që përfaqësonte Shqipërinë në atë vend
mërgimi aq të djegur për atdhe, dyke u bërë zakon të
këndohet rregullisht përpara dhe pas çdo ushtërimi të
korit. Fjalët e Asdrenit u shkrinë në melodinë e himnit

LITERATURE
kombëtar rumun.

CLASSICAL
11

You might also like