You are on page 1of 3

Veprimtari praktike

Tema: “O moj shqypni”

Punoi: Arsejda Kycyku


O moj Shqypni
 moj Shqypni është poezi me 72 vargje e shkruar nga Pashko Vasa
 rreth vitit 1878–1880. Poezia konsiderohet si një nga punët më të
rëndësishme të shekullit 19-të të letërsisë shqiptare. Një nga vargjet
e tij Pashko ka shkruar "Feja e shqiptarit është shqiptaria", e cila u
bë moto e shumë organizatave shqiptare.
 Poezia është shkruar me dialekt të Shkodrës, e cila u publikua nga
gjuhëtari çek Jan Urban Jarník. Poezia është shkruar gjatë
themelimit të Lidhjes së Prizrenit. Vargu Feja e shqiptarit është
shqiptaria ka qenë moto e Lidhjes së Prizrenit.Në kohët e sotme
është moto e shumë organizatave nacionaliste shqiptare. Gjatë
asamblesë më 1910, orkestra muzikore në Vlorë ka luajtur muzikë
këtë poezi.
Kuptimi
 “Mori Shqypni e mjera Shqypni”– e botuar në Stamboll më 1880.Është kjo një
vjershë ku shtrohen kërkesat e Rilindjes Kombëtare.Eshtë një manifest plot
shqetësim, që sugjeron mundësinë e një mobilizimi kolektiv për mbrojtjen e
tokave shqiptare dhe bashkimin e vendit. Poemën e shquan fryma e këngëve
epike popullore, kushtrimi. Atë e karakterizon stili patetik, shprehja retorike
dhe e drejtpërdrejtë për të ndikuar shpejt te lexuesi. Në këtë poemë, Pashko
Vasa e ka trajtuar gjendjen e Shqipërisë permes një kontrasti. Ajo dikur “zonjë e
rëndë” e pastaj e përmbysur si “si lis i rrëzum përdhe”. Poema nis me një
glorifikim të botës shqiptare, por edhe këtu vërehet intonimi elegjiak i krijuesit.
E kaluara e Shqipërisë jepet e madhërishme, që përbën besën, nderin, pasurinë
dhe trimërinë. Kësaj gjendjeje poeti shumë shpejt i kundërvihet me: gjendjen e
rendë dhe realitetin e hidhur të jetës në Shqipëri.Nuk të ka mbetun as emën as
besë…Rënia e këtyre vlerave tradicionale dëshmon edhe atë shprishjen e
brendshme kombëtare, që vjen si dënim moral. Nga intonimi shpërthyes del
kushtrimi, që do të shndërrohet në një ide dominante të Rilindjes.“edhe mos
shikoni kisha e xhamia,Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”Shquan këtu thirrja e
poetit për bashkim kombëtar rreth idealit të së ardhmes. Ide kjo që ka mbetur
aktuale, dhe që aktuale do të mbetet deri në bashkimin e të gjitha trojeve
shqiptare.

You might also like