You are on page 1of 1

LENDA: MUZIK TEMA: VALET SHQIPETARE

Vallet kuksjane Zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga
burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale : (“Lule manushaqe”, Kolonje etj) ;
vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, Lunxheri – Gjirokastër etj) ; vallet erotike (“Kërcimet e
Logut”, Malësia e Madhe – Shkodër etj) ; vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria
e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj).

Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen
kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë : vallet luftarake (Loja
me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj).
Në disa valle ka gërshetim të lirikës me epikën, vallet liriko-epike "Vallja Devollice", Devoll, “Valle
bishtore e Labinotit” Çermenikë – Elbasan etj dhe valle epiko-lirike “Kërcim burrash” Hasi i Rrafshit-
Kosove etj
Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore. Vallet e Toskërisë, Myzeqesë,
Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina të tjera si Lunxheria,
Zagoria etj krijojnë edhe unitete koreografike mbi bazën e veçorive krahinore. Vallet e Shpatiti,
Dumrese, Polisit Elbasan etj dallohen për shoqërimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zonës
qytetare të Shqipërisë së Mesme dallohen për shoqërimin vokalo-instrumental. Në krahinat lindore
të Shqipërisë qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malësia e Tiranës dhe
e Krujës, Martaneshi e Mati, nënte Malet e Dibrës) bien në sy vallet e burrave dyshe të shoqëruara
me curle e lodër. Krahinat malore të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke përfshire Kosovën dhe
vise të tjera shqiptare, dallohen për kërcimet e grave që luhen nga një, dy ose më shumë valltare të
shkëputura njëra nga tjetra me një kërcim të lirë. Në pasurinë koreografike të trevave Veriore
tërheqin vëmendjen dhe vallet me emërtime të veçanta të cilat janë karakteristike sidomos në Lume,
Malësi të Gjakovës, Malësi të Madhe, krahina e Rrafshit të Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj.
Veçantia e valleve vërehet në motivet, formacionin dhe trajtën. Motivet (mbi bazën e fakturave të
dyhapëshit, të trehapëshit dhe te katërhapëshit) paraqiten në tre tipe kryesore : a) dyshe, b) treshe,
dhe c) katërshe. Sipas formacionit ndahen në valle masive dhe kërcime solistike. Në vallet masive
vërehen tre tipe : a)vallet në rreth të mbyllur, b) vallet në gjysme rrethi ; c) vallet në dy vija përballe
njëra–tjetrës. Kërcimet solistike ndahen në pesë tipe : kërcime njëshe, dyshe, treshe, katërshe dhe
kërcime në grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kërcimit njëpjesësh dhe o m zemr

PUNOI: JUSRI KURMAKU

You might also like