You are on page 1of 8

PROJEKT

TEMA:LIRIKA POPULLOR
LENDA:GJUHE SHQIPE
KLASA:IXA
PUNOI:FRENIKS HYKA
PRANOI:MESUESE DORJANA HOXHA
BURIMET;INTERNETI,ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE
REZULTATET E TE NXENIT
 CFARE ESHTE LIRIKA?
 LIRIKA POPULLORE
 LIRIKA POPULLOR VAJET
 KENGE PER NIZAMET DHE KURBETIN

LIRIKA:
Lirika, (greq.: λυρική (ποίησις)) është poezi që këndoheshin me lyra. Lirika
përveç epikës dhe dramatikës është dhunti e tretë letrare. Veprimtaria poetike
quhet lirikë.

Poezia lirike hyn në rradhën e krijimeve më të lashta letratre . Ajo u shfaq që kur
njeriu mësoi të mendojë dhe të flasë .Vetia themelore e poezisë lirike është se
këngëtari ose poeti shfaq përjetimet e veta si : gëzimet , dëshirat , shpresat dhe
vuajtjet . Poezia lirike ndahet në lloje të shumta , ato janë : poezia përshkruese ,
poezia e dashurisë , oda , elegjia , epitafi , epigrafi , poezia idilike , poezia sociale ,
poezia patriotike , himni , poezia satirike etj .

Lirika popullore Lirika popullore shqiptare është mjaft e pasur dhe e larmishme.Ajo
është e lidhur me ritet,zakonet,festat(kengët e punës,këngët kalendarike) me
ngjarjet reale historike (këngët e mërgimit,këngët e trimërisë),me castet kryesore të
jetës së njeriut:lindja,dashuria,vdekja(ninullat,këngët e dashurisë,këngët e dasmës
dhe këngët e vajtimit.

LIRIKA POPULLORE:
Gjini e poezisë popullore që përfshin krijime në të cilat shprehen ndjenjat,
shqetësimet, dëshirat e përjetimet intime të popullit. Shpesh këndohen gjatë
kërcimit të valleve, të shoqëruara me vegla muzikore popullore. Në Lirikën
Popullore bën pjesë një larmi e madhe këngësh të cilat dallohen nga motivet,
mendimet dhe ndjenjat që shprehin. Midis tyre, vend të veçantë zënë këngët e
punës, të cilat prej kohësh janë larguar nga karakteri i tyre i lashtë ritual duke u
shndërruar në këngë që u këndojnë punëve në bujqësi, blegtori, mjeshtërive
etj.Përhapje të gjerë kanë sidomos këngët lirike familjare (për lindjen, martesën
dhe vdekjen). Ato e kanë humbur karakterin ritual të hershëm, po kanë ruajtur
mjaft elemente zakonesh të vjetra. Përfshijnë ninullat (këngët e djepit), që
shquhen për figuracion të pasur e ritëm të larmishëm, aq sa shpesh anojnë edhe
nga lodër-vallet, këngët e dasmës, vajet ose ligjet. Ato përbëjnë një pasuri të
madhe të krijimtarisë popullore dhe ruajnë elemente epokash e krahinash të
ndryshme. Një lloj i veçantë shumë i përhapur dhe i gjerë janë edhe këngët e
dashurisë ose këngët e buta, si u thotë populli. Në to ruhen gjurmë konceptesh të
mjediseve dhe të epokave të ndryshme për ndjenjën e dashurisë, po në tërësi
shquhen për fuqinë dhe larminë e mjeteve shprehëse. Në Lirikën Popullore hyjnë
edhe këngët e mërgimit (të kurbetit) ushtarak e ekonomik, të cilat i përshkon
dhembja familjare e shoqërore, si dhe një larmi këngësh të tjera satirike. Një grup
jo të vogël e përbëjnë vargjet e lodrave, këngët zbavitëse, këngët e fëmijëve,
këngë festash e ditësh të shënuara etj. Probleme të Lirikës Popullore janë trajtuar
nga Zihni Sako, Dhimitër Simon Shuteriqi etj.Gjatë kohës së periudhës komuniste
dhe realizmit socialist në Shqipëri, lirika u përdor si vegël nga sistemi i asaj kohe
për të propaganduar komunizmin dhe mbajtur në sundim popullin shqiptar,
duke krijuar këngë që asokohe konsideroheshin me vlera të larta dhe me frymë
revolucionare. Lirika e realizmit socialist njëlloj si edhe ideologjia e kohës i
ndante gjërat në dy klasa, në klasën punëtore dhe klasën shfrytëzuese. Edhe pse
nuk mund të hidhet e gjitha poshtë e gjithë krijimtaria e asaj kohe, nuk ka
diskutim që iu bë një dëm i madh krijimtarisë shqiptare dhe autorëve që guxonin
të dilnin jashtë vijave udhëzuese të partisë, të cilët konsideroheshin disidentë,
kritikoheshin, censuroheshin, burgoseshin madje edhe pushkatoheshin.

VAJET:
Ra dielli ne Malavire
Qisi Çelua ne Harile
Për të shkretën Pajgorile
Për të shkretën Pajgorile

Mu te pusi i Sulejmanit
pusi e Çelo Mezanit
aman, aman
pusi e Çelo Mezanit

Kur na ra martinë e parë


Çeloua na ktheu surranë
aman, aman
Çelua na ktheu surranë

Kur na ra martinë e dytë


Çelua gremisi sytë
aman, aman
Çeloua gremisi sytë
Kur na ra martinë e trëte
Çeloua na u vra me të vërtetë
aman, aman
Çelua na u vra me të vërtetë

Vanë nënes e ja thanë


se Çelon e kanë vrarë
aman, aman
se Çelon e kanë vrarë

Mos me thoni këto fjalë


se Çelon e kam të gjallë
aman, aman
se Çelon e kam të gjallë
KENGE PER NIZAMET DHE KURBETIN:

Dy Truma Beqare

Dy truma beqare
po na shkojne nizame,
po na shkojne nizame,
nanat ku po i lajne,
motrat po na qajne,
nuset po na majne.
Po na i don veziri,
per ne Manastiri!
Tirane, 1964

U Ndava Me Shqiperi

Ju o shoke, hajmdet,
kur kam qene djal' i ri,
i rriture me te keq,
veje me dhen e me dhi,
mal me mal e breg me breg,
jetoja me bageti;
kur harrita njezet vjec,
lashe njerzit e mij,
u nisa per ne kurbet,
u ndac me Shqiperi,
mora gjemine ne det:
- Valle a kthehem perseri,
thashe dhe dolla nga Joni,
dallgete po me largonin.
Shikoja malet me bore,
s'degjoja zile kembore,
syte zune e me lotojne:
- Mire u pafshim toka jone!
Vlore, 1969

Dolla Nje Dite Ne Mal

Dolla nje dite ne mal,


qaj moj nenja ime qaj.
Grate e fshatit zune vaj,
u muarr' djemte nizame.
I muarr' per shtate vjet,
c'u ndan' me nena per jete.
Gjirokaster, 1995.

You might also like