You are on page 1of 24

PROJEKT

TEMA:PERRALLAT JANE PASQYRE

LENDA;GJUHE SHQIPE

KLASA;VIB

PUNOI:ARMELA TIROLLARI,MARSEL HYKA,ALISA LARAKU,BJORIN TOPI

PRANOI;MESUESE ROZA PENGU

BUXHETI;200 LEKE

BURIMI;INERNETI
REZULTATET E TE NXENIT

FLASIM PER TERMIN PERRALLE

PERSHKRUAJME TERMIN PERRALLA SHQIPTARE

FLASIM PER DISA PERRALLA

SHKRUAJME NJE ESE


PERRALLAT;
Përrallat janë krijime mjaft të vjetra; disa studiues mendojnë që janë
mbetje te miteve te lashta; ato kanë një strukturë universale, çka është veti
e përbashkët për përrallat e çdo populliI,idetë qe ato përçojnë lidhen me
dëshirat dhe ëndrrat e njerzimit për një jetë shumë më të bukur, më të
pastër e më me imagjinate sesa ajo që iu ofron realiteti. Është shumë e
veshtirë të kërkohet origjina dhe vendlinja e përrallës,pasi variante të
ngjashme duken te popuj te ndryshëm. Përrallat gjithashtu jane risa
tregime fantastike (jo të verteta) te cilat nxisin imagjinaten dhe fantazinë .
PERRALLAT SHQIPTARE:
Proza gojore është shumë e zhvilluar. Ajo paraqitet në forma të ndryshme.
Një nga format më të përhapura e më të njohura, është pa dyshim përralla.
Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme
në subjekt me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e
njerëzimit në formë alegorike. Përrallat nuk nisen, si ndodh me këngët
legjendare, nga një fakt i vërtetë (ndoshta edhe historik) që legjendarizohet,
por nga një trill i plotë, që megjithatë mban kurdoherë lidhje me probleme,
me situata, me mendime filozofike, morale, shoqërore, estetike etj. të jetës
njerëzore. Përrallat tregohen në prozë dhe kanë, domosdo, strukturën dhe
elementet e tyre. Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të
pëlqyera si për vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike.
Pikërisht për vlerat e saj të gjithanshme, përralla ka tërhequr vëmendjen e
shkencëtarëve: me të merren folkloristët, etnografët, psikologët, letrarët etj.
Etnografia e studion përrallën si dokument kulturor e historik dhe merret
me rolin e saj në shoqëi, psikologjia e sheh përrallën si shprehje të
proçeseve shpirtërore, ndërsa shkenca e letërsisë përpiqet të përcaktojë se
ç'është ajo që e bën përrallën të jetë e veçantë edhe brenda llojeve të prozës
gojore. Ajo synon të përcaktojë elementet më të qenësishme të këtij lloji
dhe, ashtu si etnografia, të kërkojë zanafillën e saj.
Përrallat shqiptare shquajnë për larminë e fantazisë së tyre dhe për thurrjet
interesante të subjekteve. Roli i fantastikes edhe në përrallat tona është
shumë i madh. Me anë të saj rrëfimtari popullor deformon artistikisht dhe
përpunon qoftë artistikisht, qoftë filozofikisht subjektin, elementet e
realitetit duke krijuar një simbolikë të pasur që flet alegorikisht për mësime
shoqërore, etike dhe estetike për jetën. Pikërisht në vlerën e saj filozofike
qëndron edhe një nga anët më të rëndësishme të përallës. Nëpërmjet saj
jepen gjykime për jetën, për lumturinë, për të mirën dhe të keqen, për të
bukurën dhe të shëmtuar, për aspiratat dhe ëndërrimet e njerëzve etj.
Duhet thënë se vizioni i përgjithshëm që buron nga përrallat për botën e
jetën është optimist. Kështu, edhe në përrallën tonë, e mira triumfon dhe
njeriu me anë përpjekjesh dhe sakrificash, duke qënë kurdoherë i
ndershëm, ia arrin më në fund lumturisë, arrin ta fitojë atë (e Bukura e
Dheut, si simbol i lumturisë). Ky vizion optimist e realist e ka burimin te
karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qëndrueshmërinë e
popullit përballë problemeve të jetës dhe vështirësive që dalin përpara.
MBRETERESHA EVANGJELIA;
Nje here e nje kohe, na ishin dy vellezer, Arturo dhe Matiani. Arturo  ishte vellai i madh dhe

Matiani ishte vellai i vogel. Nje dite prej ditesh, kur te dy vellezerit po shetisnin neper rrugicat

e fshatit, Arturo takoi Evangjelien. Arturo u dashurua marrezisht me bukuroshen Evangjelie,

mirepo edhe Evagjelia e pelqeu Arturon se ishte djale i pashem. Arturo me pas vendosi te

shkonte te shtepia e Evagjalies per te takuar prinderit e saj dhe t’u kerkonte atyre doren e

Evagjelies per grua… dhe ashtu beri. Me pas ata u martuan bashke.

Ne shtepine e Artuos dhe Matianit, gjendja ekonomike ishte shume e rende dhe nuk kishin as

buke te hanin. Keshtu nje dite prej ditesh vellai i madh Arturo, vendosi te iki ne kurbet. Ai u

largua duke i premtuar gruas se tij se nje dite do kthehej serish prane saj, dhe ajo te mos e

harronte se ai e donte shume. Evangjelia e donte shume Arturon dhe i tha se do e priste.

Nderkohe, pas pak kohesh, vellai i Arturos, Matiani, ne bindjen e plot te tij se vellait te vet do

t’i ndodhte dicka e keqe ne kurbet dhe nuk do kthehej me, i kerkon Evagjelies te martohej me

te mirepo Evagjelia nuk pranoi se e donte shume Arturon dhe i kishte dhene fjalen se do e

priste ate deri ne vdekje. Keshtu Matiani u nevrikos dhe e rrahu shume Evagjelien dhe e

groposi te gjalle ne nje varr me gure dhe iku ne shtepi.

Pas pak, aty prane varrit, kalon nje Bej hipur ne nje kal te bardhe. Ne nje cast ai po degjonte

disa renkime sikur vinin nga larg. Zbret nga kali dhe po degjonte me vemendje, kur u afrua

tek varri me gure, kuptoi se renkimet po vinin prej aty. E zbuloi varrin dhe aty gjeti

Evangjelien e bukur qe e kishte varrosur te gjalle i kunati i saj i keq, Matiani. Ajo i tregon

historine atij se, si i kunati i saj ia kishte punuar. Ajo iu lut Beut qe ta merrte me vete dhe ta

largonte nga aty, se ne shtepine e saj nuk kthehej dot serish.

Pasi vajten ne shtepine e Beut,ai i tha Evangjelise se ajo duhej te punonte qe te rrinte aty dhe

e beri sherbetoren e shtepise. Evangjelina u gezua qe Beu e mbajti ne shtepi dhe i dha edhe

pune. Beu ishte i martuar dhe kishte nje djale. Por ne shtepine e tij ai kishte punesuar edhe

nje hamall, i cili merrej me blegtorine dhe bujqesine ne shtepine e Beut. Beu dhe e gruaja e tij

ishin shume te kenaqur qe kishin nje sherbetore si Evangjelia, ajo u bente te gjitha punet e 
shtepise dhe ishte shume e sjellshme. Ata e moren shume perzemer Evangjelien… edhe

Evangjelia ishte shume e kenaqur qe punonte ne nje familje te mire.

Nje dite prej ditesh, hamalli shkon per dru ne pyll, kur ai kthehet nga pylli me mushken me

dru, i therret Evangjelines per ta ndihmuar ate qe te shkarkonin mushken me dru dhe

Evangelia e ndihmon. Ai nisi perdite qe te kerkonte ndihmen e Evangjelines. Nje dite hamalli i

thote Evangjelisr se kishte rene ne dashuri me te dhe i kerkon qe te martohen. Por Evangjelia

nuk pranoi dhe ajo i thote se ishte e martuar dhe se do priste burrin e saj Arturon. Hamalli u

merzit shume me Evangjelinen dhe vendosi qe te hakmerrej ndaj saj. Mirepo ai e dinte se te

zotet e shtepise e kishin shume perzemer dhe nuk po gjente dot nje menyre se si te

hakmerrej ndaj saj. Nje nate hamalli, priti deri vone sa fjeten te gjithe, merr nje thike edhe

therr te birin e Beut, me pas ai shkon dhe e vendos thiken poshte jastekut te Evangjelise. Kur

zgjohen ne mengjes Beu me gruan e tij shkuan tek dhoma e djalit dhe e gjejne te vdekur.

Hamalli duke qare i thote Beut dhe gruas se tij se, ai kishte pare Evangjelien me nje thike ne

dore dhe i con ata tek dhoma e Evangjelise dhe ngre jastekun ku kishte fshehur thiken.

Evangjelina u tmerrua kur u zgjua papritmas dhe shikon hamallin me thiken me gjak ne dore.

Hamalli i bertet Evangjelise duke i thene:

– Te pashe qe e vrave ti djalin e Beut, trego te verteten!

Por Evangjelia nuk po kuptonte asgje! Kurse Beu i thote:

– Une te shpetova jeten, te dhashe gjithcka, ushqim, pune, strehe per te fjetur dhe ti me vrave

djalin!

Beu i jep rrogen dhe e largon sepse nuk kishte fakte qe e kishte vrare ajo. 

Pasi u largua nga Beu, ajo mberrin ne nje qytet, ku sheshi i ishte mbushur plot me njerez. Ajo

pyet aty, perse ishin mbledhur kaq shume njerez? Njerezit i tregojn se ishte nje i varfer qe i

kishte 50 lek borxh mbretit dhe nuk kishte t’ia kthente dhe keshtu mbreti kishte vendosur ta

varte ate ne litar. Evangjelina i afrohet nje ushtari dhe i thote atij se po te paguante ajo

borxhin e njeriut te varfer, a do ta linin te gjalle? Ushtari nderkohe i thote mbretit se ishte nje
grua qe donte te paguante borxhin ne kembim te jetes se njeriut te varfer qe do e varnin dhe

mbreti bie dakort. Kur ushtaret e zgidhen nga litari njeriun e varfer, ai i pyeti ata se, kush

ishte ai person qe i shpetoi jeten. Ajo ishte larguar qe aty dhe ai e ndjek deri te bregu i nje

lumi. Por kur arriti,ajo kishte hipur ne nje varke dhe po largohej.

Me pas Evangjelina mberriti ne disa ara me lule. Ajo ndertoi nje barake dhe bente ilace me

lule. Mbreti i atij vendi vuante nga semundje dhe kur ia thane Evangjelies cfare semundje 

ishte,ajo mblodhi lulet dhe beri ilacin e duhur per mbretin.

Ne kete kohe, kthehet ne shtepi Arturo qe kishte qene ne kurbet. Ai gjen vetem te vellain

Matianin,i cili e genjen te vellain dhe i thote se Evangjelina kishte vdekur nga deshperimi qe

Arturo ishte largur.

Nje dite mbreti i asaj zone vdes dhe si trashegimtare le Evangjelien, gruan e bukur dhe

zemermire qe e shpetoi nga nje semundje e pasherueshme.

Evangjelia u be mbretereshe.

Arturo nuk e dinte qe Evangjelia u be mbretereshe dhe shkoi t’i kerkonte ndihme mbretit per

te kerkuar gruan e tij sepse zbuloi qe vellai e kishte genjyer dhe ajo ishte akoma gjalle. Por

kur shkoi para mbretit ngeli i habitur,ne fron ishte ulur gruaja qe ai kishte dashur dhe donte

akoma me shume ne bote. Dhe keshtu,Arturo u be mbret dhe Evangjelina mbretereshe dhe

jetuan te lumtur pergjithmone…!


PRINCI DHE XHINDJA:

Ishte nje here nje princ i ri qe ishte shume i dhene pas gjuetise. 

Nje dite qe po gjuante atij i doli para nje dhelper,se ciles i vezullonte qimja si flori. Duke e

ndjekur pas per ta qelluar,princi kaloi kodra e male por nuk mundi ta kapte. Ajo e coi aq larg

sa nuk mund te imagjinohet. Kjo kur mberriti shume larg ajo u zhduk fare dhe e la djalin ne

pyll ku e zuri nata. Per te mbrojtur veten nga ftohti dhe nga egersirat,djali u struk ne trungun

e nje peme te trashe. 

Ne mes te nates,u mblodhen te gjitha xhindet dhe filluan t’i tregonin njera-tjetres te gjitha

prapesite qe kishin bere. Dy te parat treguan se si kishin ngaterruar disa njerez me njeri-

tjetrin. Kur erdhi radha e xhindes flokearte,ajo tha:

 Une u bera si dhelper dhe nje djale princi me ndoqi nga pas deri ketu. Ai eshte larguar

aq shume nga vendi i tij sa qe te kthehet ne shtepi,do t’i duhet te udhetoje per nje

kohe shume te gjate.

Kur i degjoi keto fjale,princit sa nuk i ra te fiket. Xhindja e moshuar e pyeti vajzen nese princi

ishte i bukur dhe ajo i tha se djale me te bukur nuk gjen. Xhindja e moshuar tha:

 Ah,sikur princi te ishte ketu afer dhe te te merrte per nuse.

 Ka mundesi qe nje njeri te martohet me nje xhinde? – e pyet vajza flokearte.

Xhindja e moshuar thote se ka vetem nje menyre qe kjo te ndodhe,dhe vazhdon tregon:

 Ai duhet te perpiqet ta rrembeje xhinden dhe ta marre me vete. Ne ate cast xhindja do

te shnderrohet ne kuceder,por njeriu nuk duhet te kete frike dhe nuk duhet te heqe

dore nga perpjekjet e tij. Atehere xhindja do te kthehet ne nje gjarper te madh,por
njeriu nuk duhet te terhiqet. Me ne fund,xhindja do te kthehet ne pellumb. Njeriu duhet

te tregohet aq i shkathet sa t’i shkule dy pupla. Kur te kthehet ne shtepi ai duhet te

djege pak puplat. Atehere xhindja do te shkoje fluturimthi ne shtepine e njeriut,do te

marre forme njerezore dhe do te behet bashkeshortja e tij. Ai qe do ta beje nje gje te

tille,do te jete njeriu me i lumtur ne bote!

Sapo mbaroi se foluri xhindja e moshuar,princi mbshteti duart ne pemen e trashe dhe u hodh

mes tre xhindeve. Kur e kapi nga gershetat xhinden flokearte,ajo u kthye ne kuceder. Por djali

nuk u tremb dhe ajo u shnderrua ne gjarper. Persesi princi nuk u tremb,dhe kur ajo u kthye

ne pellumb,ai i shkuli dy pupla para se ajo te fluturonte mes pyllit te dendur me peme.

Kur doli dielli,princi mori dy puplat dhe u nis per t’u kthyer ne shtepi.

Kur doli ne nje fushe te madhe,princi pa tre burra qe po luftonin me shpata. Ai mori vesh se

ata ishin vellezer. Babai i tyre qe kishte vdekur para disa ditesh,u kishte lene nje qilim qe

fluturonte ne qiell,nje kapele qe po ta vije ne koke beheshe i padukshem,dhe nje shkop qe

levizte nga vendi kodrat dhe malet. Meqenese secili nga ata i donte t’i merrte te treja,ata

perlesheshin me shpata per te vrare njeri-tjetrin. Princi u mundua t’i bindte qe te hiqnin dore

nga sherri dhe t’i ndanin ne menyre vellazerore por ata nuk ia degjuan fjalen.

Tre vellezerit vazhduan ta qellonin njeri-tjetrin me terbim. Ne kohen qe princi arriti ne cepin e

fushes,u degjua nje ulerime e llahtarshme. Ai u godit ne zemer per vdekje dhe u mbulua me

gjak. Disa minuta me vone,po te njejtin fat pesuan edhe dy vellezerit e tjere. Mbi kufomat e

mbuluara me gjak vinin rrotull tufat e korbave.

Per te mos i lene trupat qe t’i hanin korbat,princi u kthye,hapi nje grope te thelle dhe i futi te

tre vellezerit atje. Pasi e mbaroi ate pune,mori me vete qilim magjik,kapelen magjike dhe

shkopin magjik,duke menduar se mund t’i hynin ne pune…


Kur mberriti te pallati ku kishte lindur dhe ishte rritur,prinderit e tij u gezuan aq shume per

kthimin e tij sa organizuan nje feste te madhe.

Pasi mbaroi festa,ai dogji pak dy puplat e pellumbit…por xhindja nuk erdhi ne pallat. Ai u be

merak dhe i hipi qilimit magjik,duke i thene:

 Jepi qilim,shkojme te xhindja flokearte!

Qilimi u nis dhe vendi ishte kater mije vjet larg nga pallati,por qilimi e beri vetem per kater

ore.

Pasi arriten atje,princi vuri kapelen magjike dhe u be i padukshem qe mos te binte ne sy.

Pasi kontrolloi mire ne pallat,ai gjeti te dashuren e tij e cila iste e merzitur. Princi i shkoi

prane dhe hoqi kapelen para syve te vajzes. Ajo nuk po i besonte syve sepse asnje njeri nuk

mund te arrinte dot aq shume larg. 

Pasi princi e siguroi qe ishte me te vertete ai,vajza i tregoi se nuk e la babai te shkonte ne

pallatin e princit,sepse nuk donte qe ajo te martohej me nje njeri.

Princi e mori flokearten ne qilim dhe u nisen te dy per t’u kthyer be pallat.

Ne kohen kur qilimi po fluturonte ne qiell,i ati i xhindes i vuri re dhe u nis pas tyre qe t’i

kthente mbrapsh. Ne ate kohe princit iu kujtua shkopi magjik. Ai levizi nga vendi kodrat e

malet,te cilat i vuri njera-mbi tjetren duke bere nje burg te madh dhe te forte per xhindin.

Cifti i ri arriti ne pallatin mbreteror ku u be nje feste e padegjuar,ne te cilen moren pjese me

mijera vete per te ururar princin me flokearten. Te cilen jetuan pergjithmone te lumtur.

 
NDESHKIMI I URITHVE:
Babai dhe i biri shkuan ne nje koder te vogel me lisa te rralle,e cila quhej Livadhi i Sutes. I

Galani pyeti te birin nese i pelqente kjo fushe dhe biri i tha se ishte livadhi me i bukur qe

kishte pare ndonjehere. Atehere i ati i tha se ky livadh do behej se shpejti trashegimi e tija.

Qokut u duk e pabesueshme,sepse ai livadh nuk i shte i askujt. Aty shkonte i gjithe fshati te

conte bagetine dhe asnje nuk ishte te drejte te perzinte te tjeret. Por Galani i tha:

o Edhe kete e kam menduar,nese me ndihmon dhe ti,ky livadh do behet i joni.

o Qoku i tha se do e ndihmonte sepse ishte trim si ai.

I kenaqur nga fjalet e te birit,Galani e afroi prane vetes dhe mendonte se pronat dhe pasurite

e familjes do t’i linte ne duar te sigurta.

Ne mesin e nates,babe e bir dolen nga shtepia. E ema e Qokut ishte e shqetesuar sepse e

dinte qe Galani do bente dicka te keqe dhe i ndiqte me sy derisa nuk u duken me.

Sapo mberriten ne Livadhin e Sutes,Galani uli thesin dhe nxorri nje kazme e nje lopate. 

o Tani do te bejme nje grope te madhe dhe do fshihesh ti, – tha Galani.


o Cfare do bej ne ate grope une? – tha Qoku i habitur.

o Do ta marresh vesh kur te vije koha, – tha Galani duke qeshur.

Pastaj nisen punen per te hapur gropen. Dheun qe nxirrte nga gropa,Galani e fuste ne thes

dhe shkonte e hidhte ne nje gremine aty prane. Pasi hapen gropen,brenda u fut Qoku dhe

Galani e mbuloi gropen me disa dege pemesh dhe larte i vuri pak dhe qe mos te binte ne sy. 

Pastaj shkoi prane pyllit dhe dhe preu disa hunj per te rrethuar livadhin. Kur e pane

barinjte,njoftuan te afermit dhe te livadhi u mblodhen disa burra me pushke e me sepata,te

cilet i thane Galanit t’i shkulte menjehere hunjte. Por Galani i tha se po rrethonte token e tij.

Nje burre i tha se ajo fushe nuk i perkiste asnjerit,por Galani ia ktheu:

o Mbreme pashe gjyshin ne enderr dhe ai me tha ta rrethoj me gardh Livadhin e

Sutes sepse eshte prone e familjes sone. Une do ta coj ne vend porosine e

gjyshit. 

Ata kundershtuan te gjithe por Galani tha se do therriste pleqte per ta ndare kete pune.

Pleqte u mblodhen per te gjykuar ankesen e Galanit. Ata ishin me te vjeterit dhe me te

zgjuarit e vendit,edhe askush nuk e kundershtonte fjalen e tyre. 

Galani i tha se kishte pare ne enderr gjyshin dhe kjo toke i perkiste atij. Nje nga pleqte tha:


o Ne dime gjithcka qe ka ndodhur ne fshat,por asnjeri nuk mban mend qe

Livadhi i Sutes te kete qene ndonjehere prone e familjes tende ose te ndonje

familjeje tjeter.

o Gjyshi me tha se e di edhe toka kete gje,pyeteni, – tha Galani.

Pleqte shikonin njeri-tjetrin ne sy te habitur. Me i madhi e pyeti token dy here por ajo nuk foli.

o E kujt je o toke? – i tha per te treten here.

o Jam fusha e Galanit, – erdhi nje ze nga poshte tokes.

Te gjithe mbeten te habitur dhe te tmerruar nga ai ze. Dhe keshtu deshen apo nuk

deshen,asnjeri nuk e kundershtoi zerin qe erdhi nga nje vend i panjohur. 

Pastaj Galani i ftoi te gjithe pleqte ne shtepi dhe i dha mish e vere,me ate rast i ktheu edhe

vete disa gota. E ema e Qokut nuk e hiqte mendjen nga i biri,por Galani e qetesoi duke  i

thene se e kishte cuar te nje mik per te marre dicka.

Mbi livadhin e gjelber sundonte erresira dhe heshtja. Urithet leviznin ne brendesi te tokes dhe

duke germuar arriten te gropa ku rrinte djali dhe gerhiste ne gjume.


Urithet u tremben nga kjo gje dhe shkuan me vrap te kryeurithi per t’i thene se nen toke ishte

nje njeri i gjalle. Kryeurithi nuk i besoi keto fjale por ngaqe ishte shume kurioz u ngrit dhe

shkoi te vendi qe i thane urithet e tjere. Sepse ai e dinte qe njerezit futeshin ne dhe por jo te

gjalle.

Dhe keshtu,ata u nisen per te gropa ku ndoshta ishte nje armik i rrezikshem per ta…

Kur arriten,kryeurithi e pyeti se kush ishte dhe Qoku i tha se ishte djali i Galanit. Dhe kur e

pyeti se cfare bente aty brenda,ai u pergjigj:

o Me futi im ate qe te marrim Livadhin e Sutes.

Kryeurithi tha se i ati i tij dhe ai jane mashtrues dhe si ndeshkim vendosi ta kthente ne urith.

Djali filloi te qante por ishte teper vone. Kryeurithi e ferkoi me nje dege te vogel magjike qe

vetem ai e dinte,dhe djali pak nga pak u kthye ne urith.

Para se te zbardhte dita,pleqte i zuri gjumi dhe Galani shkoi te hapte gropen dhe te nxirrte

djalin. Kur arriti thirri dy-tre here por nuk u pergjigj asnje dhe ai mendoi se djalin do e kishte

zene gjumi. Duke futur doren brenda ne erresire,ai kapi trasten qe djali kishte buken dhe

ujin. 

Qoku nuk ishte ne asnje vend dhe Galanit iu prene gjunjet. Pastaj filloi te hapte gropen me

thonj e duke bertitur e uleritur emrin e tij.

Aty prane po kalonin barinjte dhe degjuan ulerimat e Galanit,te cilet kur e pane cfare po

bente,e kuptuan menjehere kurthin qe ai i kishte ngritur. 

Ata u munduan ta ngrinin Galanin por ai vazhdonte te germonte dheun me thonj dhe duart po

i rridhnin gjak. 
Pas disa ditesh,Galani qe ishte bere si i marre,doli nga gropa dhe humbi ne pyje. Nuk u duk

me as ne fshat,as ne livadh. Barinjte nuk gjeten asnje gjurme te tij…

Po ato dite,ne pemet e fshatit njerezit pane nje zog me pende te zeza. Ai zog fluturonte vetem

naten. Shkonte dru me dru,duke thirrur nga mbremja deri ne agim. “Qoook!”,”Qoook…!”

Pleqte thoshin se ai zog nate ishte Galani qe kerkonte te birin.

BRUMASHI
Na ishin nje here nje cift pleqesh,te cilit kishin shume pasuri por nuk kishin asnje femije. Ata
ishin te gatshem te jepnin te gjithe pasurine vetem qe te kishin nje djale. Kerkuan ne te gjithe
vendin per nje femije jetim por nuk gjeten. Edhe ata qe kishin shume femije nuk i bente zemra
qe t’ia jepnin plakut dhe plakes.

Nje nate ata ishin ulur prane oxhakut dhe po mallkonin fatin e keq qe e kishte ndjekur. Aty i
doli nje hije si njeri dhe i tha perse e mallkonin fatin. Ata i qane hallin dhe i thane sa shume e
deshironin nje femije. Hija i tha se kjo deshire do t’u plotesohej por femijen do ta benin prej
brumi. Kaq tha hija dhe u zhduk. Plaku shkoi menjehere ne kuzhine,beri nje femije prej brumi
dhe prisnin qe te ndodhte ndonje mrekulli por asgje nuk ndodhi. 

Ne mesin e nates,te dy pleqte degjuan nje ze te embel qe therriste:


o Baba! Mama!

Kur shkuan prane femijes prej brumi,ata pane se ai ishte kthyer ne nje femije te vertete. Ata e
moren ne krahe,e puthen dhe perqafuan kurse femija rrit aq shpejte sa u be rreth njezete vjec.

U be aq i forte sa i ngriti plakun me plakun ne ajer per nje kohe pastaj i uli perseri poshte. 

Ata po mendonin t’i vinin nje emer dhe meqenese e kishin bere prej brumi,e quajten
Brumash.

Pas disa kohesh,Brumashi i tha prinderve se do shkonte te dilte ne kurbet dhe i tha te atit t’i
pergatiste nje shkop te forte. I ati i beri gati dy tre shkopinj te forte por Brumashi i thyente si
te ishin kallama. Pastaj shkoi te farketari dhe porositi nje shkop prej hekuri per djalin. 

Dhe me ate shkop ne dore,djali u nis per te kerkuar fatin e tij. 

Duke ecur,djali takoi nje burre qe i kishte kembet e lidhura me pranga. Brumashi kujtoi se ai
ishte arratisur nga burgu dhe ai i tha:


o Jo or mik,nuk jam arratisur nga burgu,por nese i mbaj kembet e zgjidhura
mund te iki me shpejte se plumbi. Prandaj jam i detyruar t’i mbaj kembet e
lidhura.

Brumashi i tha se do te bente nje udhetim te gjate dhe iu lut ta shoqeronte. Kembelidhuri
pranoi dhe ata e vazhduan rrugen sebashku.

Kur shkuan ne nje vend te larget,ata takuan nje burre qe kishte ne koke nje kapele. Ata u
habiten se ai e mbante kapelen te perkulur perpara syve,dhe kur e pyeten ai u pergjigj:


o Nuk jeni te paret qe ma beni kete pyetje. Kapelja ime nuk eshte si gjithe te
tjerat. Po ta mbaja drejte do te fillonte nje shi i madh. Po ta fusja ne koke deri te
veshet,do te binte debore dhe vendi rreth meje do te ngrinte e do behej akull.

Brumashi i tregoi se per cfare qellimi ishin nisur ne udhetim dhe i luten qe te vinte dhe ai.
Kapelevaruri pranoi dhe te tre sebashku u nisen ne nje rruge te gjate. 

Pasi ecen disa dite,te tre miqte arriten te nje pallat dhe pasi pyeten njerezit aty rrotull,mesuan
se ai ishte pallati i mbretit. 

Brumashi i tha rojeve se kishte per t’i thene dicka mbretit dhe ata e lejuan te kalonte. 

Kur doli para mbretit,Brumashi i tha se donte te merrte vajzen e tij per grua. Mbreti u nevrikos
keq dhe i tha qe ta nxirrnin jashte me shkelma,por Brumashi i goditi me shkopin e tij prej
hekuri dhe i shtriu te gjithe ne toke. Kur pa se nuk e vriste dot,mbreti i tha:


o Vajzen time do ta marresh vetem po dergove nje leter tek mbreti ketu fqinj dhe
te me kthesh pergjigjen brenda nje ore.

Brumashi e mori letren ia dha Kembelidhurit,dhe pasi ia shpjegoi cfare te bente,i zgjidhi
kembet edhe ai shkoi edhe u kthye me shpejte se nje ore.

Mbreti e kuptoi se kishte te bente me njerez te jashtezakonshem,dhe i tha Brumashit:


o Kushtin qe te vura ti e plotesove dhe une do ta jap vajzen. Por duhet te shkosh
te lahesh dhe te vishesh tamam si nje princ.

Dhe mbreti i beri me shenje rojeve. Brumashi i mori me vete e dhe dy shoket e tij,nga te cilet
nuk ndahej asnjehere. 

Sapo hyne ne banjo per t’u lare,uji i ngrohte filloi te nxehej gjithmone e me shume dhe vendi
filloi te merrte flake. Brumashi i tha Kapelevarurit ta mbante kapelen drejte,dhe sapo ai e
drejtoi kapelen filloi nje shi i madh dhe zjarri u fik. Pastaj i tha ta ngjishte mire ne koke. Dhe
kur e ngjeshi kapelen mire ne koke,i gjithe vendi filloi te ngrinte. Dhe keshtu te tre shoket
dolen me vrap qe te mos ngrinin.
Kur e mori vesh mbreti se Brumashi dhe dy shoket e tij ishin akoma gjalle,dergoi te gjithe
ushtrine qe t’i hiqnin qafe. Brumashi nuk u tremb fare nga ajo ushtri dhe u versul kunder tyre
duke tundur ne ajer shkopin e hekurt. I gjithe vendi u mbush me ushtare te vrare dhe te
plagosur. Madje edhe gjylet i godiste me shkop dhe i kthente mbrapsh.

Kur pa se cfare i ndodhi ushtrise,mbreti u vesh si lypes dhe u largua nga mbreteria e tij.

I shoqeruar nga dy miqte e tij,Brumashi hyri ne pallat,e pershendeti perzemersisht vajzen e


mbretit dhe i kerkoi doren per grua. 

Duke e ditur sa trimeri kishte bere per te,vajza pranoi te martohej me djaloshin guximtar. 

Pasi Brumashi solli edhe prinderit ne pallat,beri nje dasem te madhe . qe nga ajo dite jetoi ne
pallatin e larte dhe te mbuluar me florinj. Cifti u be dhe me disa djem e vajza

FORCA E DASHURISE:
1. Kur vdiq mbreti i nje vendi,ne fron hipi djali i tij. Ne pallat kishte njeqind dhoma dhe ai

i kerkoi celesat se emes,mbreteresha i dha vetem nentedhjete e nente celesa. Por

mbretin e ri e bluante kureshtja se cfare kishte ne dhomen e njeqindte,dhe pas shume

lutjesh,mbreteresha ia dha edhe ate celes.

Kur e hapi dhomen e fundit,djali pa ne mur fotografine e nje vajze shume te

bukur,ishte aq e bukur sa djalit i rane te fiket kur e pa. 

Duke pare se i biri po vonohej,mbreteresha u ngjit larte dhe gjeti mbretin e ri ne toke.

Ajo i hodhi pak uje te ftohte ne fytyre dhe ai u zgjua. U ngrit ne kembe dhe menjehere

e pyeti te emen se kush ishte ajo vajze. Dhe e ema u pergjigj:

o Per kete vajze qe e ka emrin Zilia,yt ate ka luftuar vite me radhe dhe nuk e ka

marre dot.
Atehere mbreti i ri i dha te emes t’i bente gati disa trasta me florinj sepse do nisej ne vendin

ku jetonte Zilia. Mbreteresha e pa qe nuk e ndalonte dot edhe i beri gati te gjitha ato qe i

kerkoi,i tregoi dhe vendin ku jetonte vajza,edhe djali i hipi kalit dhe u nis.

Prane pallatit ku banonte Zilia,ishte kasollja e nje plake. Mbreti shkoi dhe i tha plakes nese

mund te flinte aty vetem per nje nate. Plaka i tha se nuk kishte nje shtepi aq te mire sa te

mirepriste nje kalores te madh e te pasur por ai ia mbushi mendjen. Pasi bisedoi pak me

plaken,djali mori vesh qe plaka nuk kishte femije dhe i tha:

o Meqenese nuk paske femije,me mbaj disa kohe si djalin tend.

o Une dua ta plotesoj deshiren, – i tha plaka, – por kasollja ime eshte aq e vjeter

sa ka rrezik te shembet nga nje stuhi.

Atehere mbreti thirri disa murator dhe brenda pak diteve ngriti nje pallat te bukur si ai ku

banonte Zilia. 

Nje dite mbreti i tha plakes se po t’i tregonte per cfare kishte ardhur deri aty,ajo do cuditej.

Ai i tregoi se ishte shume i dashuruar me Ziline dhe vetem per te mendonte dite e nate. Plaka

i dha fjalen qe do ta ndihmonte me vajzen.

Ajo ishte e vetmja qe hynte e dilte ne pallatin e vajzes pa asnje problem. Dhe ate dite i tha se

do ikte pak me shpejte sepse i kishte ardhur mbesa ne shtepi. Zilise i erdhi keq qe plaka po

largohej aq shpejte dhe i tha qe te nesermen te merrte dhe mbesen me vete.


Dhe keshtu plaka shkoi ne shtepi,e veshi mbretin si vajze dhe e mesoi si te sillej. Te

nesermen e futi ne pallatin e vajzes. Kur mbreti u ngrit per te ikur,Zilia i tha plakes se i kishte

pelqyer shume mbesa e saj dhe do donte qe te rrinte per darke. 

Mbreti i veshur si vajze hiqej sikur donte te ikte por plaka e urdheroi qe te rrinte.

Kur hengren darken,Zilia e ftoi vajzen qe te flinte ne nje dhome me te. Mbreti pranoi por kur

ajo  tha te zhvishej ai nuk donte. Kur Zilia e pyeti pse nuk donte,mbreti i tha:

o Do te tregoj por betohu per shpirtin e nenes qe nuk do me besh gje.

Zilia u betua se nuk do i bente gje dhe ai i tregoi se ishte djale. Ai i shprehu dashurine qe

kishte per te,dhe vejzes i pelqeu edhe i tha:

o Kete gje qe ke bere ti nuk e ka bere askush,prandaj une dua shume te behem

nusja jote. Por une jam fejuar me Agushin,nje perbindesh shume i fuqishem qe

fluturon ne ajer. 

Atehere mbreti beri nje karroce prej hekuri dhe ata dolen te nga pallati.

Por Agushi e goditi karrocen me shkelm dhe e beri copa. Pastaj mori Ziline dhe e coi ne nje

pallat me mure shume te larte. 

Mbreti pasi mori veten,i tregoi plaka se ku ishte perbindeshi dhe ai shkoi atje. 

Kur arriti thirri me ze te larte dhe Zilia nxorri koken ne nje dritare te vogel. Ajo i tha se nuk

zbriste dot dhe djali e pyeti qe te zbulonte se ku fshihej forca e Agushit.


Zilia i dha fjalen se do ta kryente porosine. Ajo e pyeste vazhdimisht Agushin qe nga i vinte

forca,por ai e genjente cdo dite. Deri sa nje dite atij u mbush mendja se ajo ishte besnike dhe

i tregoi se fuqia e tij fshihej ne nje mal shume te larte,dhe vazhdoi te tregonte:

o Atje eshte nje kuceder qe ka dy vese,nje te madhe e nje te vogel. Nese thyen

vezen e vogel mua do te me iknin fuqite,dhe nese thyen te madhen do te

vdisja.

Dhe kur erdhi mbreti trim,ajo ia tregoi te gjitha ato qe i kishte Agushi.

Mbret i hipi kalit dhe shkoi ne malin e larte,ne te cilin nuk ishte e lehte te shkoje.

Por ai po mendohej si mund te mposhtte kucedren. Gjate rruges ai takoi nje plak te pasur,i

cili kishte dhe nje vajze. Plaku e dinte se si mund ta vriste kucedren por nuk e bente dot vete

sepse nuk ishte me i fuqishem si dikur.

Dhe pasi i tregoi te fshehten e kucedres,mbreti shkoi dhe e vrau pa u munduar fare. 

Pasi vrau kucedren,mori vezen e voegl dhe e perplasi ne toke. Sapo veza u thye,perbindeshi

u semur dhe u shtri ne shtrat i pafuqishem.

Plaku per ta falenderuar djalin trim,i tha se do t’i jepte vajzen per grua dhe te gjithe pasurine

qe kishte,por ai i tha se zemren e tij ia kishte dhene nje vajze tjeter.

Kur shkoi ne pallat te Zilia,ajo i tha perbindeshit t’i jepte celesat qe te hapte porten sepse

kishte ardhur nje doktor dhe mbase e sheronte. Agushi ia dha celesin dhe kur mbreti u fut

brenda perplasi dhe vezen e madhe. Dhe keshtu Agushi mori fund nje here  pergjithmone.

Mbreti dhe Zilia u perqafuan me njeri-tjetrin dhe u larguan te lumtur nga ai pallat.
ESE

TEMA:PERRALLA JANE PASQYRA E JETES


Kur isha e vogel me pelqenin perrallat qe me tregonte gjyshja kur me vinte ne gjume.
Ajo ish nje grua e thjeshte pa shume arsim por perrallat i tregonte bukur me ze te
ulet sikur donte te me krijonte kushtet qe te me zinte gjumi, por ne fakt rralle
ndodhte qe te flija nen atmosferen e krijuar nga te treguarit te saj.
Ato cka ajo me tregonte me fusnin ne boten e shume koheve me pare te asaj kohe
kur ishte e re. Pergjithesisht perrallat e gjyshes e merrnin temen nga ajo kohe ose te
nje kohe te me hershme te cilat edhe asaj ja kishte treguar gjyshja e saj. Ne to flitej
per trima te cilet kishin luftuar me pushtuesit apo per fitoren e te mires ndaj te
kuptoj.
Isha e vogel dhe ato me nxisnin fantazine por pa arritur ti analizoja e te vija re qe ato
ishin edhe ngjarje te verteta te ndodhura ne kohe te ndryshme nga persona te
vertete dhe ngjarje te cilat kishin kaluar goje ne goje per te arritur nepermjet gjyshes
te une. Shume e shume nga heronjte e gjyshes sime me vone kur u rrita i gjeta ne
librat e historise. Sot kur i kujtoj ve re qe ne ato perralla asgje nuk ishte e trilluar por
vetem mund te kish ndonje zbukurim apo glorifikim pasi heronjte glorifikohen.
Ajo pjese e letersise qe sot bazohet ne ngjarje realiste dhe ku ne te nuk ka trill apo
fantazi mjaft mire mund te krahasohet me perrallat e gjyshes sime. Sot ekziston
mundesia qe pjese te jetes sone te mund te shkruhen neper libra te cilat ngelin per
brezat e ardhshem, kurse shume kohe me pare ato ngjarje kalonin goje me goje si
perralla por qe pasqyronin realitetin e asaj kohe.

You might also like