You are on page 1of 11

Analizë letrare e tekstit poetik

Emër: ​Kejsi
Mbiemër: ​Bejdo
Klasa:​ VII-B
Shkolla: ​“Vasil Ziu”
Titulli: ​“​Poradeci​”
Autori:​ Lasgush Poradeci

Poradeci
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke zbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...

E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:


Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...


Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

● Poezia​ është një gjini letrare në të cilën ndjenjat e mendimet e poetit


shprehen në vargje.

Hapi I:​ E nisim me studimin e konteksti të krijimit poetik.

❖ Kush​ ​e shkroi poemën/poezinë?


Poezia​ “Poradeci” ​ është shkruar nga ​Lasgush Poradeci​.​ (​Llazar Gusho)

❖ A sugjeron jeta e poetit ndonjë këndvështrim të veçantë, siç është përkatësia


politike, interesi në karrierë, talenti muzikor, problemet familjare ose personale,
udhëtime, apo pengesa?

Llazar Gusho i njohur me pseudonimin ​Lasgush Poradeci (Pogradec: 27 dhjetor


1899 – 12 nëntor 1987) ka qenë poet shqiptar. ​Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në
familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i
kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më
1916..

Veprat më të njohura të tij:

● Vallja e yjeve
● Ylli i zemrës

Në veprën e tij jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës. ​Ai është
nga ​lirikët tanë më të mëdhenj​, i cili u shqua për ​ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë
poetike ​më të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Më 12 nëntor të vitit 1987,
Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar
zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të
kulturës sonë.

Përgjithësisht poetika e Poradecit është meditativo-filozofike. Ai bën paralelizmin midis


natyrës dhe jetës (njeriut). Ai shkruante për ëndrra, ndjenja, jetën dhe gjithmonë e
krahasonte atë me natyrën. Ai e përshkruan botën e tij të brendshme nëpërmjet saj.

❖ Kur u shkrua poema/poezia dhe në cilin vend?

Kjo poezi është marrë nga vepra ​“​Vallja e Yjeve”​ ​dhe është botuar në vitin ​1933​.
❖ Të dish diçka për jetën, periudhën kohore dhe kulturën e poetit e ndihmon
lexuesin (nxënësin) të kuptojë se çfarë përmban një poezi dhe pse.

Historia e Shqipërisë në vitet 1920-1939​ është një histori që përmbledh Qeverinë e


Fan Nolit më 1924, dhe Mbreterinë e Ahmet Zogut (1928-1939) deri te pushtimi i
Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939.

Lasgushi nga liqeri dhe nga Shëndaumi e sheh çdo centiimetër të tokës shqiptare kur
po e pushton nata.

❖ ​A jepet krijimi poetik në gjuhën origjinale?

Kjo poezi është në gjuhën dhe dialektin origjinal të shkruar nga Lasgush Poradeci.

❖ ​Cilës periudhe apo lëvizjeje të caktuar letrare i përket krijimi poetik?

Poradeci bën pjesë në grupin e romanticienërëve, pra është pjesë e periudhës


romantike. Lirika e Lasgushit i përket letërsisë moderne shqiptare. Ai bën pjesë të
poetët filluan përdorimin e simbolit.

Hapi II​: ​Vazhdojmë me studimin e stilit të poemës /poezisë

❖ ​A është një poezi/poemë epike, kushtuar një personaliteti që ka dhënë


ndihmesë në çështjen kombëtare apo një heroi kombëtar apo një ngjarje a
situate?

Jo, kjo poezi nuk i është kushtuar ndonjë personaliteti që ka dhënë ndihmesë në
çështjen kombëtare apo ndonjë heroi kombëtar apo një ngjarje a situate të caktuar.

❖ ​A është një poemë lirike, me varg të shkurtër muzikor?

Kjo është një poezi lirike, në të cilën autori nuk përshkruan ngjarje, por është i fokusuar
te ndjenjat dhe emocionet e veta për një çështje të caktuar.

❖ A është një poemë narrative, me varg të gjatë që tregon një histori?


Jo, nuk është poemë narrative dhe nuk tregon një histori.

❖ ​A ka një varg intensiv, lirik, prej sa vargjesh përbëhet strofa:

Poezia është përbërë nga tre strofa ku secila prej tyre ka nga katër vargje.

Kjo poezi është shkruar me varg 16 rrokësh.

Hapi III: ​Titulli i poemës a poezisë


Tani nisim të zbërthejmë tekstin poetik që ​nga titulli.

❖ ​A është i qartë për ju kuptimi i titullit?

“Poradeci”: Titulli na bën të kuptojmë natyrën e poezisë. Poeti do t’i këndoë natyrës,
pra konkretisht liqenit.

❖ Çfarë përmendet në titull? (mjedis, veprim i vetëm, gjendje


emocionale​)

Në titull përmendet një mjedis-liqeni, liqeni i Poradecit.

❖ A e nënkuptoni se cilit i referohet titulli?

Titulli tregon qartëse poezia i këndohet liqenit dhe poeti ka një lidhje shpirtërore me të.
Përveçse kuptojnë se për çka flet poezia, kuptojmë dhe që poeti ka një lidhje të madhe
me këtë vend.

❖ Ç
​ ’lloj titulli është?

Titulli është një ​titull emërorë​, pasi në të kemi një emër vendi.
❖ A ka karakter rrëfyes krijimi poetik apo shpreh thjesht ndjenjat e poetit?
Teksti fsheh dy kuptime:
1. Bukuria përrallore e liqenit kur dita po ia lë vendin natës dhe kemi pasqyrimin e
përëndimit të dillit mbi liqenin e qetë.
2. Kemi një paralelizëm të autorrit me mjedisin, atij i duket sikur si qielli që po erret
dita që po mbaron, edhe jeta e ti po mbaron gjithshtu. Në mënyrë metaforike
gjatë gjithë poezisë ai tregon për ndjesitë e tij. Nëpërmjet përshkrimit sesi vjen
nata ai përshkruar edhe mbarimin e jetës për të.
● Ra...u dergj… e zuri gjumi...

​Hapi IV:​ Përsëritja në Poemë/Poezi


❖ Identifikoni fjalët që përsëriten në poemë a poezi

Në vargun e parë të strofës së tretë kemi përësëritjen e fjalës “tërë”:​ tërë​ fisi, ​tërë​ jeta.

​Hapi V: ​Vargjet e hapjes dhe mbylljes të poemës a poezisë

❖ ​Cilat informacione të rëndësishme ose emocione përfshin poeti në vargjet e


hapjes?

Perëndimi i vagëllaur mi Liqeri pa kufir

Po përhapet dal-nga-dalë një pluhurë si një hije.

- Perëndimi i vagëlluar- perëndimi i përgjumur, i mbuluar nga një pëlhurë nate e


pasqyrohet në liqenin e rrjedhshëm.
- Hijë e natës dhe rrezët e diellit po përhapen mbi liqen dhe errësira e natës po
mbulon qytetin.
Hapi VI:​ Detaji kohë në poemë a poezi

❖ A
​ mund të ndërtojmë një kornizë kohore? Pra, cilat detaje specifikojnë kohën?

Perëndim, natë, errësirë- pra flasim për një pasdite, mbrëmje.

❖ A
​ përmend poeti fjalët ​ditë, çast kohor, muaj apo stinë ​të
veçantë?

Fjalët që përmend poetit për të na lënë të kuptojmë që poema po flet


për një peisazh pasdite, nën perëndimin e diellit.

Hapi VII:​ Rrëfimtari në poemë a në poezi

❖ Kush është rrëfimtari? A është rrëfimtari mashkull apo femër?

Rrëfimtari ëshët vetë autori asgush Poradeci (Llazar Gusho).

❖ A
​ flet zëri në ​vetën e parë ​(Unë, mua, imi, imja), apo ​në vetë të
tretë​?

Ai e rrëfen poezin ënë vetën e parë:


Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit ​tim​.

❖ A
​ flet folësi drejtpërdrejt me një person të dytë, si: “Këngët e
Milosaos” apo te “Iliada”
Jo, në këtë poezi poeti përcjell ndjenjat dhe mendimet e tij tek lexuesi.
❖ A
​ ka ndërhyrje të rrëfimtarit në poemë a poezi?

Në këtë poezi poeti përvëçse i rrëfen ndjenjat e tij nëpërmjet përshkrimit të peisazhit, ne
një varg tregon edhe sesi ndihet vetë:
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit ​tim​.

Hapi VIII: ​Detajet bazë të poemës a poezisë: Kultura

❖ Cila është gjuha që përdor autorit: gjuha standarde, dialektore? A ka ndonjë


pjesë të shkruar me zhargon apo fjalë të huaja?

Në këtë poezi gjejmë fjlaë që i përkasin dialektit jugor.

Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë…


Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Hapi IX: ​ Zëri i rrëfimtarit dhe toni i poemës/poezisë


❖ ​Cila është gjendja shpirtërore që përcjell autori i poemës? A është i gëzuar apo
i pëlqyeshëm si në poezitë humoristike?

Poeti ka një gjendje shpirtërore të qetë, të trishtë, të përgjumur dhe në mendime e


sipër. Dhimbja poetike shfaqet në poezi në dukjë si lirikë e peisazht por në të vërtetë
janë shprehje e trazimeve të brendshme shpirtërore.

❖ ​Cili është toni i poetit?

Toni i poetit është i qetë, i ulët, i trishtë dhe sikur diçka po ia trazon mendimet.
Nëpërmjet vargjeve të tij ai pasqyron brengat, trishtimin dhe sesi po i duket atij plakja
dhe shuarja e jetës.

​Hapi X: ​Temat e poemës a të poezisë

Tema është thelbi i poemës.

❖ ​Gjetja dhe identifikimi i temës është thelbësore për të kuptuar idetë


mbizotëruese.
Tema:​ Bukuria përrallore e perëndimit të diellit që pasqyrohet mbi liqen.

❖ Cila nga temat trajtohet: natyra, dashuria, jeta dhe vdekja, patriotizmi,
paragjykimi?

Temat që trajtohen në poezi janë natyra, jeta dhe vdekja.

❖ ​A ka një apo disa tema? Si lidhen këto tema me njëra-tjetrën?

Tema​: Bukuria përrallore e perëndimit të diellit që pasqyrohet mbi liqen.

Tema e dytë​: Autori nëpërmjet përshkrimit të përëndmit të diellit mbi liqen, dëshiron të
tregojë edhe për perëndimin e jetës së tij. Ai po plaket, i duket sikur jeta e tij po mbaron,
po i venitet parasyve, ndonëse jashtë jeta vazhdon të lulëzojë,

​Hapi XI: Përdorimi i shqisave në poemë a poezi

❖ A theksohen në poezi shqisat për shembull, të shijuari, të prekurin, të nuhaturit,


të dëgjuarit apo pamjen (të parit)?

Shqisa që theksohet në poezi është aj e të parit. Nëpërmjet të parit ai po sheh


bukurinë përrallore të liqenit, përëndimin dhe nëpërmjet fjalëvë të përzgjedhura e të
bukura që thotë na bën edhe më të kemi një imazh në mendje të liqenit.

❖ A
​ janë këto përshtypje të këndshme, të pakëndshme apo neutrale?

Atmosfera që krijohet në dy strofat e para është ajo e paqes dhe qetësisë në një
peizazh liqeni, në kohën kur është në përfundim perëndimi i diellit. Përshtypjet që
të lë poezia janë të këndshme e të falin qetësi duke pasqyruar liqenin, por edhe
pak të trishta, të erëta, të zymta sesi autori i lidh ato me plakjen e tij.

❖ A përqendrohet poeti në një shqisë të vetme apo një shpërthim ndjesie.

Poeti pëërqendrohet në shqisën e të parin për të përcjellur atë bukuri përrallore që


shohin sytë e tij tek lexuesit. Përveç pamjes së perëndimit ai përcjell ndjesitë e tij mbi
jetën, vdekjen, plakjen dhe sesi i duket atij kjo venitje e jetës.

Hapi XII:​ Shëmbëlltyra në poemë a në poezi


❖ ​Si i krijon poeti imazhet apo figurat konkrete, të cilat dëshiron që lexuesi t’i
shohë?

Ideja e lëvizjes dhe jetës që s’vdes kurrë, në këtë poezi, konkretizohet në imazhin që
krijon ​lumi në udhëtimin e tij të pandërprerë​.
Perëndim i vagëlluar ka kuptimin perëndim i mjegullt
❖ ​Si i krijon imazhet me anë të figuracionit (krahasimeve, metaforave ose
hiperbolave?

Poeti komunikon me lexuesin duke përdorur simblolin, metaforën, epitetin, shkallëzimi


dhe krahasimin duke na ftuar t’i bashkohemi ndjesive të tij. Atmosfera që krijohet në dy
strofat e para është ajo e paqes dhe qetësisë në një peizazh liqeni, në kohën kur
është në përfundim perëndimi i diellit.

Epitet​- Perëndimi ​ vagëlluar​, Një shqipiponjë e arratisur, Drini plak e i përrallshëm, i


vagëlluar (i vakët, i fikur, i shuar), djaloshare, i gjerë, i përmallshëm,

Metaforë​- duke zbritur që nga qielli, shkrumb’ i natës – ​(metafora e formuar me emër),
futet zemra djaloshare në fund të shpirtit tim, zotëroj më katër anët errësira, jeta u dergj
(metafora e formuar me folje)​, shkrumb i natës që po bie, jeta ra, u dergj, e zuri nata,
zotëroi errësira

Krahasim- ​Një pluhurë ​si një hije,

Shkallëzim- ​Ra...u dergj...e zuri gjumi.

Përmes një shkallëzimi zbritës, grupi i foljeve jep idenë e qetësisë.

Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...

Tripikëshi (...)-​ ka funksion që të japë vazhdimësinë e mendimit të poetit, imagjinatën


e atij casti, kur qyteti, liqeni fle...

Po bëhet fir- po tretet

errësira si një çast i ditës – kuptimi i drejtpërdrejtë. (Errësira- në kuptim të figurshëm


(metaforik) mund të interpretohet si errësirë në shpirt, si errësirë e kohës).

Kontrasti

Ndërsa të gjitha strofat e mësipërme japin idenë e qetësisë, të paqes që zbret


dalëngadalë në në shoqëri, në dy vargjet e fundit jepet ideja se edhe në qetësinë më
të madhe, edhe atje ku mendojmë se ka vetëm vdekje, lëvizja është e pranishme: ajo
është vetë jeta që s’vdes kurrë dhe që konkretizohet me lumin që buron për të bërë
udhëtimin e tij shekullor.
Kemi një paralelizëm të jetës me lumin; jeta si udhëtimi i lumit. Lasgushit i duhet
lumi ​për të dhënë mesazhin e mbijetesës.

Hapi XIII: ​Gjuha e poemës


❖ Si realizohet muzikaliteti në krijimin poetik?

Muzikaliteti në këtë poezi krijohet nëpërmjet rimës së jashtme.

Rima e përdorur është ​ABBA

Kjo poezi është shkruar me varg 16 rrokësh.

❖ Cilat figura tingëllore përdor poeti (aliteracion, konsonanca, asonanca)?

• Aliteracioni: mbizotërojnë bashkëtingëlloret e buta ​r, t, j, ​të cilat sërish krijojnë


idenë e zotërimit të heshtjes në mënyrë graduale deri në qetësi të plotë. Ngjan
si një pëshpërimë që shuhet dalëngadalë.

You might also like