You are on page 1of 1

Drejtuar qendrës …!

I/e nderuar zoti/zonja…!

Po ju shkruaj këtë letër për të shprehur përmes aplikimit që kam realizuar, interesimin tim për
vendin e punës si Future Teachers(Mësuesit e së ardhmes). Aftësitë e mia lidhen shumë mirë me
pozitën për të cilën ju jeni duke kërkuar punonjës(maturantë). Më pëlqen kjo punë që kur kam
filluar të punoj me bashkëmoshatarë apo me shokë të afërt duke i ndihmuar përmes ideve
krijuese e mjaft konceptuese.

Jam një student 18-vjeçar, studioj në shkollën e mesme jopublike "…", për këtë vit; lëndë
lidhur me degën e mjeksisë.Sigurisht kjo është një ndër ëndrrat e mia më të mëdha që synoj në
jetë, megjithatë nuk qëndron pas as punësimi në organizatë duke më bërë mua të kuptoj se sa i
rëndësishm është fakti që së pari duhet të jesh mësues i vetes tënde(përmes librave, faqeve
informuese, madje edhe rrjeteve sociale dhe dokumentarëve duke filluar për të ndërtuar një
vizion fillestar në horizontin e detit pakufi të dijes), e si rezultat më pas edhe i të tjerëve.

Këtë veprimtari e kam ushtruar thjesht përmes miqve siç edhe e përmenda më sipër; edhe
përmes sqarimeve vizuale.Më pëlqen të ndriçoj atë çka zotëroj duke i lejuar vetes të shkoj drejt
perfeksionit ashtu si limiti tenton të shkojë drejt zeros. Jam një person me aftësi shumë të mira
organizative duke krijuar një pikëpamje sintetike mbi situata konkrete. Gjithashtu jam i
përgjegjshëm dhe mbështetës brenda grupit ku qëndroj.

Unë dëshiroj të bëhem pjesë e ekipit tuaj (konkretisht për lëndët Matematikë-Fizikë), sepse
këtë e konsideroj një mundësi shumë të mirë ku mund të jap kontributim tim dhe të fitoj shumë
nga cilësia dhe profesionalizmi që e karakterizon vetë ...

Do të ishte një privilegj për mua të kem mundësine të diskutoj më detajisht këtë pozitë pune
në një intervistë të mundshme.

Falemnderit shumë për kohën tuaj!

Përzemërsisht,

Emri Mbiemri

You might also like