You are on page 1of 6

E DrejtaNdrkombtare Private

Prof. Dr. Dukagjin Leka

Universiteti i Pejs Haxhi Zeka

Fakulteti Juridik

Pej, 2015

Java e tret

1
Elementet e pergjithshme te formesimit te normes se DNP

Elementet e pergjithshme te formesimit te normes se DNP jane:

a) Elementi i huaj juridiko-privat

b) Faktet e identifikimit

c) Faktet vendimtare (pikat e lidhjes)

d) Shmangiet nga norma kompetente te DNP respektivisht nga faktet vendimtare.

Elementi i huaj juridiko-privat

Elementi i huaj ne nje marredhenie konkrete jurdiko-private eshte nje fakt dhe njerrethane
faktike, e cila marredhenie konkrete juridike te formesuar e lidhe me sovranitetin e shtetit te
vendit dhe te huaj per rregullimin e kesaj marredhenie (qe ngerthen ne vete elementin e huaj);

Kujane te interesuara te pakten dy shtete secili ne baze te sovranitetit te vet (qofte sovran
personal apo territorial).

Fakti ose rrethana faktike qe e quajme element i huaj mund te jete i shfaqur ne subjekt, objekt, te
drejta dhe detyrime.

Format themelore te shprehjes se elementit te huaj juridiko-privat

Format themelore te shprehjes se elementit te huaj juridiko-privat jane kur ai shprehet ne:
Subjekt, Objekt, dhe ne te drejta dhe Detyrime.

Shprehja e elementit te huaj juridiko-privat ne Subjekt

Shprehet atehere kur njeri nga subjektet e marredhenies eshte i huaj (ka nacionalitet te shtetit te
huaj). P.sh: Nje ndermarrje nga Kosova (ose shteti Kosovar) lidh kontrate per shitblerje ne nje
ndermarrje te SHBA-ve.

Shprehja e elementetit te huaj juridiko-privat n Objekt

N qoft se objekti i puns juridike eshte jashte vendit atehere elementi i huaj juridiko-private
shprehet ne objekt. P.sh: Shtetasi Kosovar dhe Amerikan lidhin kontrate per shitblerje per mallin
qe gjendet ne Angli.

Shprehja e elementit te huaj juridiko-privat ne te drejta dhe detyrime

Ne rastin kur marredhenia krijohet ne nje shtet kurse duhet te permbushet (realizohet) ne shtetin
tjeter, atehere elementi i huaj juridiko-privat shprehet ne te drejta dhe detyrime.

2
Dallimi midis shprehjes se thjeshte dhe te shumefishte te elementit te huaj

a) Elementi i huaj juridiko-privat shprehet si i thjeshte ne rastin kur ne marredhenie juridiko-


civile si i huaj shprehet vetem njeri nga elementet e marredhenies, perkatesisht si i huaj shprehet
elementi ose vetem ne subjekt, ose ne objekt, ose ne te drejta dhe detyrime.

b) Elementi i huaj shprehet si i shumefishte ne rastin kur ne marredhenien juridiko-private si te


huaj jane te shprehura se paku dy ose te gjitha elementet e tij.

Shembull: (S+O, S+D.D, O+D.D, S+O+D.D).

Elementi i huaj juridiko-privat unik

Eshte i shprehur si unik kur ne marredhenien juridiko-private si te huaj jane te shprehur nje ose
me teper elemente te marredhenies, te cilat juridikisht jane te lidhura vetem per sovranitetin e
huaj. P.sh: i huaji adopton te huajin ne shtetin e vendit, martesa mes te huajve ne shtetin e vendit
etj.

Elementi i huaj juridiko-privat i przier (miks)

Shprehet kur ne nje marredhenie juridiko-private nje ose me teper elemente te huaj te
marredhenies njekohesisht jane te shprehur si te huaj dhe te vendit. P.sh : Shtetasi Italian
martohet me shtetasin e vendit.

Elementi i huaj juridiko-privat i njlloji (gjinie)

Shprehet kur ne marredhenien juridiko-civile, si teresi jane te shprehur nje ose me teper elemente
te marredhenies por juridikisht jane te lidhur me sovranitet te huaj te njejte. P.sh: Kur shtetasi
Anglez me Angleze lidhe martese ne Kosove.

Elementi i huaj juridiko-privat i llojeve (gjinive) te ndryshme

Shprehet, kur elementet e marredhenies juridikisht jane te lidhur me dy ose me teper sovranitete
te huaja te ndryshme. P.Sh : Shtetasi Anglez me shtetasen Italiane lidhin martese ne Kosove.

Elementi juridiko-privat i thjeshte unik i njelloji

Shprehet ne qofte se ne marredhenien juridiko-private si i huaj shprehet vetem nje element i


marredhenies (vetem Subjekti ose Objekti ose te Drejtat dhe Detyrime) i cili juridikisht eshte i
lidhur vetem me nje sovrantitet. P.Sh: Dy shtetas italian lidhin kontrate ne Republiken e
Kosoves.

3
Elementi i huaj juridiko-privat i thjeshte unik i llojeve te ndryshme

Shprehet ne qofte se ne marredhenien juridiko-private si i huaj ekskluzivisht shfaqet vetem nje


element i marredhenies (ose vetem ne S, O, apo D.D.) i cili juridikisht eshte i lidhur per dy ose
me teper sovranitete te huaja. P.Sh : Shtetasi Italian dhe Austriak lidhin martese ne Kosove.

Elementi i huaj Juridiko-privat i thjeshte mikst i njelloji

Shfaqet, ne qofte se ne marredhenien juridiko-civile si i huaj shfaqet vetem nje element i


marredhenies i cili njekohesisht shprehet si i vendit dhe si i huaj, ku te shprehurit e tij si i huaj
lidhet vetem me nje sovranitet te huaj te njejte. P.sh: Ndermarrja Italiane dhe Kosovare lidhin
kontrate per shitblerjen e mallit qe gjendet ne Kosove.

Elementi i huaj juridiko-private i thjeshte mikst i llojeve te ndryshme

Shprehet ne qofte se ne marredheniet juridiko-civile i huaj shprehet vetem nje element i


marredhenies i cili njekohesisht shprehet si i vendit dhe i huaj, ku te shprehurit e tij si i huaj
lidhen se paku me dy ose me teper sovranitete te huaja. P.sh: Ne qoftese se si trashegimtar te
mases trashegimore te shtetasit Kosovar e cila gjendet ne RKS paraqiten shtetasi turk, shtetasi
gjerman dhe shtetasi italian.

Elementi i huaj Juridiko-privat i shumefishte unik i llojeve te ndryshmeShprehet ne qoftese


ne marredheniet juridiko-private si te huaj jane te shprehur se paku dy ose te gjithe elemenetet e
marredhenies, ku donjeri nga elementet e marredhenies ose ndonjeri prej tyre juridikisht jane te
lidhura per dy ose me shume sovranitete. P.sh : Shtetasi Italian me shtetasin Anglez lidhin
martese ne France.

Elementi i huaj juridiko-privat i shumefishte unik i njelloji

Shprehet ne qoftese ne marredhenien juridiko-private si te huaj jane te shprehur se paku dy ose te


gjitha elementet e marredhenies ku donjeri nga elementet e saj juridikisht eshte i lidhur vetem
me nje sovranitet te huaj. P.Sh : Shtetasi Italian me shtetasin Italian lidhin martese ne Austri.

Elementi i huaj juridiko-privat i shumefishte mikst dhe i njelloji (gjinie)

Shprehet ne qoftese ne marredheniet juridiko-private si te huaj jane shprehur se paku dy ose te


gjitha elementet e marredhenies, ku donjeri nga elementet ose ndonjeri prej tyre njekohesisht
eshte i lidhur edhe me sovranitetin e shtetit te vendit edhe me nje sovranitet te shtetit te huaj.

P.Sh: Ndermarrja nga Kosova lidh kontrate me Austriaket per mallin i cili pjeserisht eshte ne
RKS ndersa pjesa tjeter eshte ne Austri.

4
Elementi i huaj juridiko-privat i shumefishte mikst dhe i llojeve te ndryshme

Shprehet ne qoftese ne marredheniet juridiko-private si te huaj jane te shprehur se paku dy ose te


gjitha elementet e marredhenies, ku do njeri nga elementet ose ndonjeri prej tyre njekohesisht
eshte i lidhur edhe me sovranitetin e shtetit te vendit edhe me dy ose me teper sovranitete te
huaja. P.sh: Ndermarrja Kosovare me ate Bullgare lidhin kontrate per shitblerjen e mallit qe
pjeserisht gjendet ne itali e pjeserisht ne Hungari.

Rndesia e prezences se elementit te huaj ne marredheniet juridiko-private

Prezenca e elementit te huaj ne marredheniet juridiko-private konsiston ne :

a) Marredheniet nga e drejta private transformohen ne marredhenie te cilat duhet ti rregullojne


normat e DNP.

b) Gjithashtu eshte i rendesishem ngase ajo marredhenie mund qe njekohesisht te rregullohet me


normat e sistemit juridik te shtetit te vendit dhe shtetit te huaj.

c) Gjithashtu permes prezences se elementit te huaj percakton kompetencen e gjykates si dhe


cilat kundermasa juridikisht te lejuara mund ti perdor.

Faktet e identifikimit

Faktet e identifikimit jane ato fakte ose kuptime juridike me ndihmen e te cilave identifikohet
prania e elementit te huaj ne nje marredhenie jurdiko-civile me element te huaj.

Roli i tyre konsiston ne ate se permes saj konstatohet se nje marredhenie juridiko-private eshte
prezente apo jo elementi i huaj.

Ekziston apo nuk ekziston? A jane nje apo me shume elemente te marredhenies juridikisht te
lidhura me sovranitetin e shtetit tjeter?etj.

Faktet e identifikimit ne subjekt te marredhenieve juridiko-private me element te huaj

Si fakte ne baze te te cilave konstatohet prezenca e elementeve te huaj ne nje subjekt jane:

a) Shtetesia dhe Vendbanimi (domicili) per persona fizike.

b) Nacionaliteti per persona juridik.

Faktet e identifikimit ne objekt te marredhenieve juridiko-private me element te huaj

Si fakte ne baze te te cilave shfaqet elementi i huaj ne objekt te marredhenieve juridiko-private


jane:

a) Vendi ku gjendet sendi

5
b) Nacionaliteti (perkatesia) e mjeteve themelore te transportit (aeroplanit, hekurudhes, anijes).

Faktet e identifikimit ne te drejta dhe detyrime te marredhenieve juridiko-private me


element te huaj

Si fakte te identifikimit ne baze te te cilave percaktohet prezenca e elementit te huaj ne te drejta


dhe detyrime jane:

a) Vendi i lidhjes se punes juridike

b) Vendi i permbushjes (ekzekutimit) te puneve juridike

c) vendi i selise para se ciles shtrohet eshtja e plotfuqishmerise se puneve juridike

d) Vendi ku eshte kryer veprimi kunderligjor

Faktet e vendimtare (Pikat e lidhjes)

Roli i tyre konsiston ne percaktimin e rendit juridik konkret te shtetit te vendit ose te huaj,
normat juridike te cilit do te zbatohen per rregullimin e marredhenies juridiko-private me
element te huaj dhe te percaktojne se i huaji a mund te gezoje (ushtroi) te drejta konkrete civile
ne shtetin e vendit dhe se a do te jete kompetent te gjykata e shtetit te vendit ose te shtetit te huaj.

Shmangiet nga normat kompetente te se drejtes nderkombetare private korrektimi i


kolizioneve.

Shmangiet nga normat e te drejtes nderkombetare private (faktet vendimtare) karakterizohen ne


dy grupe edhe ate :

a) Shmangiet qe zbatohen te te gjitha teresite qe e sajojne te drejten nderkombetare private,


perkatesisht rendin publik nderkombetare dhe bishterimi i ligjit. Keto zbatohen te te gjitha
teresite dhe te te drejtat civile te te huajve, kolizioni i juridiksioneve dhe kolizioni i ligjeve.

b) Ridergimi dhe retorsioni qe zbatohen te disa teresi qe e sajojne te drejten nderkombetare


private.

Ridergimi zbatohet te disa teresi qe e sajojne te drejten nderkombetare private perkatesisht


zbatohet te kolizioni i juridiksioneve dhe kolizioni i ligjeve.

Retorsioni zbatohet vetem te teresia e te drejtave civile te huajve dhe kolizioni i juridiksioneve.

You might also like