You are on page 1of 6

ELEKTRONIKA DIGJITALE 1

Kodet
Paraqitja e informative perms simboleve të një bashkësie quhët kodim i
informatës. Simbolet e bashkësisë së tillë quhen alfabet i kodit. Me alfabet të tillë
formohet gjuha kodike apo kodi. Paisjet digjitale përdorin kode të ndryshme binare.

Kodet BCD
Kodet binare mund të jenë kode sipas peshës ose sipas renditjes së bitave në fjalë
kodike. Kodet të cilat mbështeten në logjikën e kombinimeve të numrave decimal dhe
atyre binary quhën kode binare të decimaleve (BCD. Për paraqitjen e shifrave decimale
duhen të pakten 4 bita ( një tetradë). Kodet të cilat përdoren më shumë janë:
 Kodi natyral BCD (NBCD), icily shënohet edhe si 8421 sipas pashave në
pozicionet përkatëse të shifrave,
 Kodi AIKEN, ose 2421,
 Kodi WHITE, ose 5211,
 Kodi 5421,
 Kodi EXCESS-3 etj.

KODI BCD
TETRADA I PASTËR NBCD AIKEN WHITE EXCESS-3
BINAR 8421 2421 5211 5421
0000 0 0 0 0 0
0001 1 1 1 1 1
0010 2 2 2 2
0011 3 3 3 2 3 0
0100 4 4 4 4 1
0101 5 5 3 2
0110 6 6 3
0111 7 7 4 4
1000 8 8 5 5 5
1001 9 9 6 6 6
1010 10 7 7
1011 11 5 7 8 8
1100 12 6 9 9
1101 13 7 8
1110 14 8
1111 15 9 9

Tabela 1.

Ing. i dip. i elektroteknikës Fadil Gashi


KODET
ELEKTRONIKA DIGJITALE 2

Kodi BCD 8421

Çdo numër decimal mund të shndërrohet në kodin BCD 8421 duke shndërruar
çdo shifër decimale në katër shifra binare.

Shembull 1:
865(10) = 1000 0110 0101(NBCD 8421)
Shembulli 2:
1001 0111 , 0011(8421) = 97,3(10)

Kodi BCD EXCESS-3


Ky nuk është kod sipas peshës, por formohet me zhvendosjen për tri vende më
lartë të kodit BCD 8421.

Shembull 1:
382,7(10) = 0110 1011 0101,1010(EXCESS-3)
Shembulli 2:
1001 0101 1000,1011(EXCESS-3) = 625,8(10)

Kodet ciklike
Kodet në të cilat fjalët e njëpasnjëshme kodike dallohen në mes veti për një bit
dhe e formojnë një bashkësi të mbyllur quhen kode ciklike. Kodet ciklike mund të jenë
komplete (kur i shfrytëzojnë të gjitha fjalët e mundëshme kodike) dhe jokomplete (kur
kanë redundancë pra nuk i përfshijnë të gjitha fjalët e mundëshme kodike). Kodi i Grejit
(Gray) është kod ciklik komplet. Paraqitja tabelare (tabela 2)dhe skematike (figura 1) e tij
është:

Fig.1. Paraqitja skematike e formimit të kodit të Gray-it

Ing. i dip. i elektroteknikës Fadil Gashi


KODET
ELEKTRONIKA DIGJITALE 3

DECIMAL BINAR KODI I GREJIT


ABCD
0 0000 0000
1 0001 0001
2 0010 0011
3 0011 0010
4 0100 0110
5 0101 0111
6 0110 0101
7 0111 0100
8 1000 1100
9 1001 1101
10 1010 1111
11 1011 1110
12 1100 1010
13 1101 1011
14 1110 1001
15 1111 1000

Tabela 2.

Ing. i dip. i elektroteknikës Fadil Gashi


KODET
ELEKTRONIKA DIGJITALE 4

Kodet speciale
Për kodimin e informative alfanumerike përdoren kodet speciale ku çdo symboli
i vihet një renditje e caktuar e 0 dhe 1.
Një kod të tillë alfa-numerik është kodi ASCII (kodi standar amerikan për këmbim
informatash) me 7 bita dhe 27 = 128 fjalë kodike të ndryshme. Kodi ASCII është kod
BCD sipas renditjes përdoret për këmbime informatash në mes të njësive të ndryshme të
kompjuterit. Nga tabela 3 shohim se simboli $ kodohet me 0 1 0 0 1 0 0 .

Pozicioni i b7 0 0 0 0 1 1 1 1
bitëve b6 0 0 1 1 0 0 1 1
b5 0 1 0 1 0 1 0 1
b4 b3 b2 b1
0 0 0 0 NUL DLE SP 0 @ P / p
0 0 0 1 SOH DC1 ! 1 A Q a q
0 0 1 0 STX DC2 “ 2 B R b r
0 0 1 1 ETX DC3 # 3 C S c s
0 1 0 0 EDT DC4 $ 4 D T d t
0 1 0 1 ENO NAK % 5 E U r u
0 1 1 0 ASK SYN & 6 F V f v
0 1 1 1 BEL ETB ` 7 G W g w
1 0 0 0 BS CAN ( 8 H X h x
1 0 0 1 HT EM ) 9 I Y i y
1 0 1 0 LF SUB * : J Z j z
1 0 1 1 VT ESC + ; K [ k {
1 1 0 0 FF FS , < L \ l |
1 1 0 1 CR GS - = M ] m }
1 1 1 0 SO RS . < N ^ n ~
1 1 1 1 SI US ? O _ o DEL

Tabela 3.

Kodi me kontrollim të paritetit


Gjatë këmbimit të informative mes njësive të ndryshme përpunuese mund të
paraqiten gabimet e rastit (1 në vend të 0 ose anasjelltas). Për ti zbuluar dhe menjanuar
gabimet e tilla përdoren metoda e kontrollimit të paritetit. Fjalët kodike të cilat përdoren
për kodim të informative, duhet të kenë, p.sh. numër çift të njëshive. Nëse në pranues
(marrës), pranohet ndonjë fjalë kodike me numër tek të njisheve, atëherë konkludojmë se
gjatë bartjes është paraqitur gabim, në këtë rast marrësi mund të kërkoj që ajo fjalë
kodike të transmetohet përseri. Kjo metodë kërkon një bit për paritet e që rezulton në
përdorimin e vetëm gjysmës së mundëshme të fjalëve kodike. Në tablën 4 janë paraqitur
disa fjalë kodike 7 bitëshe të kodit ASCII dhe biti i tetë i paritetit i zgjedhur ashtu që të
fitohen fjalë kodike me numër çift të njisheve.

Ing. i dip. i elektroteknikës Fadil Gashi


KODET
ELEKTRONIKA DIGJITALE 5

Biti i paritetit Fjala kodike Shenja


1 0000100 EDT
0 1000111 G
1 1101101 m
1 0100101 %
0 1011100 \
1 0111101 =
0 0110110 6
1 1111111 DEL

Tabela 4.

Nëse ndodh që dy bite të jenë bartur gabim atëherë kjo metodë nuk mund të
detektoj gabimin, por pasi gjasa e paraqitjes së gabimit me dy bite është shumë e vogël,
atëherë rastet e tilla nuk përfillen. P.sh. nëse gjasa e paraqitjes së një gabimi është 1 : 10 5,
atëherë gjasa e paraqitjes së dy gabimeve do të jetë 1 : 10 10, prandaj me të drejtë rastet e
tilla nuk merren parasysh. Dallimi minimal në mes fjalëve kodike e quajmë distance.
Kodi i Hamingut përdoret për detektim dhe korrigjim të gabimeve. Ky kod
mbështetet në kryerjen e disa kontrollave të paritetit. Fjalës kodike prej n-bitësh i shtohen
k-bitë të paritetit. Numri k zgjedhet ashtu që plotësohet kushti:

2k > n + k

ku: n – numri i bitëve të fjalës kodike, k – numri i kontrollave të paritetit.

Ing. i dip. i elektroteknikës Fadil Gashi


KODET
ELEKTRONIKA DIGJITALE 6

Pyetje dhe detyra


1. Ç`quajmë alfabet të kodit?
2. Si krijohen kodet binare?
3. Ç`janë kodet BCD? Përmendni disa prej kodeve BCD me tetrada.
4. Ç`është redundanca në kodim?
5. Të kodohet sipas kodit BCD 8421 numri decimal 39716(10).
6. Të kryhet kodimi numrit decimal 865(10) në të gjitha kodet BCD sipas tabelës së
dhënë?
7. Të shndërrohen në numra decimal vlerat numerike të dhëna në kode të ndryshme:
1001 0111, 0011(8421); 1111 1100, 0011(2421); 0101 1000, 1101(5211);
0100 1010 0000, 1100(5421); 1001 0101 1000, 1011(EXCESS-3);
8. Të kryhet shndërrimi i numrave decimal 382,7(10) ; 47,86(10) 901,00(10) në kodin
BCD EXCESS-3 pa ndihmën e tabelave.
9. Ç`janë kodet ciklike?
10. Ku përdoren më tepër kodet ciklike dhe pse?
11. Të paraqitet skematikisht mënyra e formimit të kodit të Grejit.
12. Ç`janë kodet speciale?
13. Ku përdoret kodi ASCII?
14. Të kodohet sipas ASCII kodit fjali: DITA E 27 MAJIY 1997 ...
15. Duke përdorur tabelën të dekodohen prej ASCII kodit fjalët kodike:
1100001 0111101 0110111; 1111000 0111100 0110000.
16. Ç`quajmë kontrollim të paritetit?
17. A mund të zbulohen dy gabime në një fjalë kodike nëpërmjet kontrollit të
paritetit? Përgjigjja të arsyetohet.
18. Sa përqind të fjalëve kodike n-bitëshe mund të përdoren në kodim, ashtu që të
mundësohet zbulimi i një gabimi eventual në atë fjalë nëpërmjet kontrollimit të
paritetit?
19. Ç`quhet distancë në kodim dhe pse është e nevojshme kjo distancë/
20. Ç`është kodi i Hamingut.
21. Si mundësohet zbulimi dhe korrigjimi i gabimit të paraqitur gjatë bartjes?

Ing. i dip. i elektroteknikës Fadil Gashi


KODET

You might also like