You are on page 1of 1

Ekologjia,Dita e Ekologjisë

Fjala ekologji ka origjinë nga fjalët greke oikos, që do të thotë "shtëpi ose vendi ku dikush
jeton". Ekologjia,pra,është shkenca e cila studion përshtatshmërinë e gjallesave me
ambientin ku jetojnë. Sipas kësaj,mund të përfundojmë se ekologjia ka vlerë të madhe për
ne,ngase përfaqëson kushtet të cilat na e mundësojnë ekzistencën. Megjithëatë,sa ka
ndryshuar vallë ekologjia? Dikur ajo ishte pjesë e pandarë e njeriut,një fushë e hijeshuar e e
pastër-ideale për jetesë,mirëpo,tani është mjet për teoritë dhe eksperimentet e njeriut.
Ekologjia e ditëve të sotme s’ngjan aspak me natyrën e bukur të cilën duhet të përfaqësojë.
Ajo nga gjelbërsia ka marrë një ngjyrë të përhimtë. Një pamje e zymtë e ajrit të
ndotur,rrugëve të mbushura me mbeturina dhe kopshteve e luleve të vyshkura. Fabrika e
sipërmarrje të cilat sjellin më shumë dëme se sa dobi. Është e çuditshme se si ende
vazhdojmë të jetojmë duke e injoruar këtë ambient. Sëmundje të shumta përhapen dhe ne
i pranojmë si gjë normale dhe as që u kushtojmë vëmendje.Kjo epidemi duhet të marr
fund.

Por,si mund që ne,si fëmijë që jemi,ta bëjmë këtë të ndodh,kur edhe të rriturit,që
kontrollojnë këtë shtet nuk marrin iniciativë? Si vallë ta ndryshojmë njerëzimin,shembullin e
të cilit duhet ta ndjekim?Në fakt,ne jemi ato që kemi në dorë fuqinë për të krijuar një botë
të re. Ndoshta nuk mund të ndryshojmë popullin,por nuk kemi nevojë ta bëjmë këtë. Nëse
ne fëmijët kemi dëshirë dhe vullnet të ndryshojmë,kjo mjafton,sepse shumë shpejt ne do të
jemi populli.Ndoshta tani s’kemi dhe aq fuqi por në të ardhmen do të kemi. Problemi nuk
është se ç’mund të bëjmë,por se sa mund të mundohemi. Personaliteti që krijojmë tani më
vonë do të ketë rëndësi të madhe.Nëse që tani bëhemi njerëz që duam të ndryshojmë
diçka për të mirë,nesër nuk do jemi i njëjti njerëzim që është sot. Prandaj,le të ndihmojmë
ekologjinë...Le të mbjellim drunj,lule....Le të mos hedhim mbeturina.... Le të mbjellim vullnet
në zemrat tona,që më vonë kjo ndihmë e vogël të shndërrohet në një kontribut të madh
ndaj natyrës.

You might also like