You are on page 1of 2

1

Diagrami psikrometrik Daikin

Shënime mbi përdorimin

Në rast se klikojmë pikën 1 dhe 2, dalin vlerat e paracaktuara të temperaturës t –dry bulb °C,
lagështisë relative RH % dhe sasisë së ajrit Airflow m³/h, të shënuara në krye të diagamit
“Psychrometric Points”. Po aty tregohen dhe të dhënat e tjera, që rezultojnë sipas diagramit
psikrometrik (temperatura e termometrit të lagur = wet bulb, temperatura e pikës së vesës = dew
point, sasia e ajrit = Airflow, presioni i punës i diagramit = Pressure). Aty jepen edhe {entalpia e
ajrit të lagur h “Enthalpy (kJ/kg)”, lagështia absolute g “Absolute humidity (g/kg)”, pesha specifike
e ajrit ρ (kg/m³)},. Fig.1

Fig.1

Fig.1

Fig.2

Të dhënat e pikës 1 ndryshohen nëpërmjet rrëshqitësave përkatës, në specifikimet që jepen në


shënimin “Specification for point 1”.

Klikojmë pikën 2 (shiko “Specification for point 2”). Pika 2 përfaqësohet nga të njëjtat të dhëna që
kishte pika 1 (fig.2). Sasia e ajrit është e paracaktuar në 400 m³/h.

Po aty dalin dhe vlerat e nxehtësisë sensibile (Sensible heat) dhe latente (Latent heat), të cilat
ndryshojnë sipas pozicionit të pikave dhe sasisë së ajrit.

Duke i ndryshuar të dhënat e pikës 2, vërrehet se pika 2 çvendoset nga pozicioni i parë (ashtu
sikurse ndodh me pikën 1).
2

Në figurën 3 tregohen një çift të dhënash (pika1 dhe 2 – periudha e verës): temperatura, lagështia
relative dhe sasitë e ajrit (përzierje e dy sasive të ajrit – të vëndosura në vëndet përkatëse, 1820 m³/h
dhe 360 m³/h), që na japin gjëndjen e përzierjes e përfaqësuar nga pika 3. Kjo pikë çfaqet po të
klikojmë “Airflow” (sasia e ajrit 2180 m³/h).

Fig. 3

Pika “Energy” (fig. 4) përcakton nxehtësinë sensibile dhe


latente. Si e paracaktuar është sasia e ajrit 1000 m³/h me nxehtësi
sensibile 1000 W, dhe latente 0 W. Ndryshimet bëhen në pjesën
e poshtme të tabelës, aty ku shkruan: Airflow, Sensible Energy
dhe Latent Energy. Rezultatet dalin sipër tabelës. Po aty mund të
kalohet nga Cooling = ftohje, në Heating = ngrohje dhe nga
Remove Vapor = Nxjerrje lagështie në Add Vapor = Shtesë
lagështie.

Pika “Bypass Factor” =20%, po ashtu është e paracaktuar, dhe


me vlerat e dhëna në tabelë: Total Capacity 3.0 kW, 400 m³/h.
Faktori Baipas po ashtu mund të ndryshohet (fig. 5).
Fig.4

Fig.5

You might also like