You are on page 1of 4

Kur eshte i rendesishem ferkimi ?

Gjatë rrëshqitjes apo rrokullisjes së një trupi të


ngurtë nëpër një trup tjetër të ngurtë gjithmonë
paraqitet një forcë e rezistencës, e cila tenton të
pengoj lëvizjen e trupit. Kjo forcë në rastin e
rrëshqitjes, quhet forca e fërkimit rrëshqitës, e
në rastin e rrokullisjes së trupit mbi trupin tjetër,
quhet forcë e fërkimit rrokullisës.
Forca e fërkimit rrëshqitës ndërmjet dy trupave
të caktuar nuk ka vlerë të caktuar por ajo,
varësisht nga madhësia e forcës që tenton ta
vënë trupin në lëvizje rrëshqitëse, mund të marrë
vlera nga zero deri në një vlerë të caktuar F(fs), me
ç'rast trupi fillon të lëvizë. Të gjitha vlerat e
forcës 0<F (f) <F (fs) me një fjalë quhen forca e
fërkimit statik. Pra, për të gjitha ato vlera të
forcës së fërkimi trupi ndodhet në qetësi. Po të
tejkalohet kjo vlerë F (fs) , trupi fillon të lëvizë dhe
lëvizja mund të mbahet me një forcë F (fd) me një
intensitet më të vogël se F (fs) . Forca F (fd) quhet
forca e fërkimit dinamik [F (fs) >F (f) ]. Fërkimi
rrëshqitës dhe i rrokullisjes ndodhin, siç thamë,
vetëm ndërmjet trupave të ngurtë, prandaj këto
dy lloj fërkimesh, së bashku, quhen fërkime të
jashtme
Fërkimi në natyrë, për njeriun mund të jetë i
dobishëm dhe i dëmshëm. Fërkimi i
dobishëm është fërkimi ndërmjet këpucëve dhe
tokës, rrotave të automobilit dhe tokës, rrobave
dhe lëkurës, çorapëve dhe këmbëve, si dhe
çorapëve dhe këpucëve etj. Që të zmadhohet
fërkimi merren shtresa të posaçme lëndësh në
sipërfaqen takuese. Fërkimi i dëmshëm është
ndërmjet cilindrit dhe pistonit te motorët me
djegie të brendshme, boshteve rrotulluese te
makinave dhe sipërfaqeve mbështetëse të tyre,
etj. Që të zvogëlohet fërkimi ndërmerren masa të
shumta që shpesh janë të shtrenjta. Ku është e
mundur në vend të fërkimit rrëshqitës bëhen
zgjidhje që të kalohet në fërkim te rrokullisjes, i
cili është shumë më i vogël. Në ketë rast në mes
te shtresave takuese vendosen lloje të ndryshme
te vajeve industriale etj. Nganjëherë në të njëjtën
makinë herë nevojitet fërkim më i madh e herë
më i vogël. P.sh. gjatë lëvizjes së automjetit
nevojitet fërkim sa më i vogël në boshtet e
rrotave, e fërkimi sa më i madh ndërmjet rrotës
dhe tokës, në mënyrë që lëvizja të jetë sa më
efikase.
Fërkimi është një forcë që kundërshton
lëvizjen relative midis dy trupave në kontakt.
Forca e fërkimit është e lidhur direkt me
forcën normale që vepron për të mbajtur dy
objekte të ngurta të ndara në pikën e
kontaktit. Ka dy klasifikime të forcave të
fërkimit: fërkimi statik dhe fërkimi kinetik.

You might also like