You are on page 1of 1

ZGJEDH EDICIONIN

Lajme Zgjedhjet Shqipëri Maqedoni Sport Rozë Shneta Autotech Fun Op/Ed

Detaje nga tragjedia në fshatin Besi të


Prishtinës, 23-vjeçarja dyshohet se është
vrarë

Gazeta Express  
2 Tetor 2019 12:11

Mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara


një femër 23-vjeçare.

Ndërsa, sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës bashkë me ekipet tjera të
Forenzikës dhe mjekoligjorët, për t’u marrë me rastin.

Burime nga hetuesia i kanë thënë Gazetës Express se viktima ka një plumb në kokë.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23-vjeçares me inicialet


B.O., nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë
rreth orës 19 e 30, në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima
ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia për Gazetën
Express.

Ndërkohë, Gazeta Express ka biseduar me mjekun kujdestar në QKUK, i cili e ka


pranuar rastin.

You might also like