You are on page 1of 22

Proceset kalimtare në sistemet e integruara të fuqisë

3.1 Rënia e linjës dhe eliminimi i ngarkesës

3.1.1 Rënia e linjës

 Kyçja e ngarkesës kapacitive në qarkun tre fazorë, përcaktimi i tensionit të bllokimit pas
shkyçjes bazohet në raportin e kapacitetit të sekuencës pozitive C1 (kapaciteti total për
fazë) ndaj kapacitetit të sekuencës zero C0 (kapacitetit nga linja në tokëzim).

 Raporti është shumë i madh kur bank kondenzatori ka sistemin neutral të patokëzuar.
Në këtë rast tensioni nëpër fazën e parë qaset tri herë në tensionin e linjës së tokëzuar. Për
linjat transmetuese dhe kabllot, raporti është zakonisht nga 1.6 deri 2.0. Kjo nënkupton që
tensioni i shpërndarë nëpër polin e parë është në rangun 2.2 deri në 2.4 herë e tensionit
linjë-neutrale. Kjo zvogëlon shancat e goditjes nga tensioni dhe gjithashtu rezulton në
ulje të konsiderueshme të tensionit kalimtar që shkakton goditjen.

 Gjatë goditjes, tensioni nëpër ndërprerës do të ndahet në anën e burimit dhe linjës e
bazuar në impedancn përkatëse. Valët udhëtojnë poshtë e lart linjës që korrespondon me
lëkundjet oscilatore të kapacitetit të grumbulluar.

 Metoda e kyçjes së rezistencës përdoret në rastin kur rezistori në seri me ndërprerësin


përfshihet në lidhje paralele me ndërprerësin sigurues (siguresën). Rezistori dhe
ndërprerësi (ndërruesi i gjendjes) i takojnë një qarku përderisa vlera e rezistencës dhe
kyçjes/shkyçjes zgjedhen ashtu që të shuajnë oscilimet kalimtare. Pastaj largohet
rezistenca pas ndërrimit të gjendjes (kyçjes/shkyçjes).

 Gjatë ndërrimit të gjendjes me metodën e rezistencës, ngarkesa është një kombinim i


rezistencës, R, dhe kapacitetit, C. Prandaj tensioni i sistemit nuk është më në vlerën
maksimale për vlerën e rrymës zero, I = 0, kur ka ndërprerje. Prandaj, tension më i vogël
bllokohet në linjë, dhe mundësia për goditje zvogëlohet.

1
 Furnizimi i një linje me energji, nuk do të jetë i njëtrajtshëm përgjatë gjithë linjës. Kur
linja largohet nga burimi, në të do të bllokohet ngarkesa jo-uniforme. Kjo do të rezultojë
në valë me amplitude të varësisht nga shkalla e jo-uniformitetit. Valët do të shëtisin
poshtë-lartë deri në shuarje.

 Kyçja e linjës me transformator të vendosur në fund. Në këtë rast, ngarkesa e


grumbulluar humbet nëpër impedancën magnetizuese të transformatorit. Gjatë ngopjes së
bërthamës së transformatorit, transformatori ofron impedancë të lartë dhe shkarkimi është
shumë i ngadalshëm. Mirëpo, impedanca bie menjëherë kur bërthama shkon në ngopje.
Kjo rezulton në rritje të mprehtë të rrymës dhe shkarkim të shpejtë të linjës.

Sidoqoftë, goditja nërprerësit sigurues të qarkut e lidhur me transformator është më e


vogël sesa në rastin e linjave të pangarkuara.

Figura 3.1 Qarku ekuivalent gjatë largimit të ngarkesës.

2
 Ndërprerësi (ndërruesi i gjendjes) i transformatorit të kyçur në linja të tensionit të lartë
mund të krijojë vetë mbitensione, madje edhe pa pasur goditje. Kjo ndodh si rezultat i
vetive jo-lineare të bërthamës së transformatorit.

 Dihet mirë se rryma magnetizuese e transformatorit përmbanë harmoniqe të rendit të


tretë. Ekziston mundësia për gjenerim të konsiderueshëm të tensionit harmonik për shkak
të impedancës së lartë të linjës dhe transformatorit së bashku.

3.1.2 Eliminimi i ngarkesës

Kur linja kyçet në ngarkesë të madhe në një stacion gjenerues, eliminimi i papritur i ngarkesës
do të rezultojë në mbishpejtësi të makinave dhe rritje në tension derisa të kontrollohet nga
rregullatori i shpejtësisë dhe ekscituesit.

Amplituda e tensionit mund të llogaritet përafërsisht, si në Figurën 3.1, dhe shprehet me


formulën:

V=E

Ku E paraqet tensionin pas reaktancës kalimtare e cila supozohet të jetë konstante mbi periodën
nënkalimtare dhe vlera e saj para vlerës incidente; Xs - reaktanca kalimtare e gjeneratorit në seri
me reaktancën e transformatorit, dhe Xc – reaktanca kapacitive e sistemit.

3.2 Kalimet e tensionit në linjat e mbylluar dhe rimbyllura

Fenomeni i proceseve kalimtare ndryshon varësisht nga konfigurimi i sistemit, tipi i burimit,
gjatësia e linjës, dhe terminalet. Në Figurën 3.2 janë treguar tri lloje të proceseve kalimtare, për
linjë të hapur në fund.

3
Figura 3.2 (a) tregon rastin kur burimi është kryesisht induktiv, për shembull, një linjë e vetme e
lidhur në transformator. Ky është me një frekuencë të vetme kalimtare, dhe nëse kyçja/shkyçja
ndodh në tensionin maksimal në fazë, kalimet oscilojnë për pothuajse dy herë vlerën e tensionit
të sistemit nëpër tërë gjatësinë e linjës.

Figura 3.2 (b) tregon një frekuencë kalimtare e cila mund të jetë me impedancë infinite të
burimit. Kjo nënkupton që sistemi nga i cili vjen një numër i kabllove ose linjave të lidhura në të,
dhe linja që është e kyçur nuk është më e gjatë se linja linjat hyrëse.

Disa terminale linjash dhe lidhjesh në pikën e origjinës së linjës e cila është e kyçur nënkuptojnë
që këto terminale paraqesin një impedancë të përgjithshme karakteristike krahasuar me atë në
linjën e kyçur. Si rezultat procesi kalimtar ndodh në frekuencën e tij natyrore.

Figura 3.2 Paraqitja e ndryshimit të valëve në mbylljen e një linje, varësisht nga konfigurimi i
sistemit të fuqisë.

4
Figura 3.3 (a) Ndërrimi i gjendjes i linjës me fund të hapur; (b) dhe (c) format e tensionit në anën
e busit, respektivisht linjës.

Figura 3.2 (c) Tregon formën e kalimit të gjendjes me impedancën komplekse të burimit, e
përbërë nga induktanca e transformatorëve dhe impedanca e valëve në linjat dhe kabllot tjera që
e furnizojnë sistemin. Mbitensioni kalimtar ndodhë në frekuenca të ndryshme,

Mbitensionet më të larta ndodhin kur linjat e shkarkuara transmetuese të tensionit të lartë


aktivizohen dhe riaktivizohen dhe kjo imponon kufizimin e tensionit në qark ndërprerës të
qarkut.

Figura 3.3 (a) tregon mbylljen e linjës me impedancë të linjës Z0 dhe gjatësi l, e hapur në fund.
Para se siguresa të mbyllet, tensioni në anën e furnizimit të terminalit të siguresës është sa
tensioni i sistemit të fuqisë, përderisa tensioni i linjës të jetë zero.

Në momentin e mbylljes, tesnioni në fundin e dërgimit duhet të rritet nga zero në tensionin e
furnizimit. Kjo ndodhë në formën e valëve që udhëtojnë nëpër linjë me vlerën maksimale Um në
ndërveprim me parametrat e furnizimit të sistemit.

5
Kur linja e pangarkuar ka impedancën kapacitive, tensioni në gjendje stabile në skajin e
furnizimit është më i lartë sesa tensioni i sistemit, dhe për shkak të tensionit të Ferrantit, tensioni
i pranimit në fund është më i lartë se tensioni i dërgimit.

Faktori i mbitensionit mund të përkufizohet si në vijim:

OVtotal =
Ku Um, është vlera më e lartë e tensionit në një pikë të dhënë, Un-tensioni i frekuencës së fuqisë
në anën e furnizimit të siguresës para ndërrimit të gjendjes. Rritja e mbitensionit të frekuencës
së fuqisë varet shumë nga gjatësia e linjës. Tensioni kalimtar nuk mund të përcaktohet aq
thjeshtë dhe varet nga këndi fazor në mbyllje të çastit (Figura 3.3). Mbivendosja maksimale e
tensionit të frekuencës së fuqisë ndodhë në çastin kohor t = t1.

3.3 Mbitensionet nga gabimet


Mbitensioni mund të krijohet nga disa lloje të defekteve apo gabimeve asimetrike, siç është
gabimi në tokëzim i njërës nga tri fazat e përçuesit të linjës transmetuese. Gjendja është
pothuajse analoge me kalimet e ndërrimit të gjendjes përveç se këtu në vend të rrymës së
injektuar, tensioni është i barabartë por me shenjë të kundërt me tensionin para gabimit në pikën
e gabimit në të cilen zbatohet. Humbjet në system mund të shuajnë deri në një masë proceset
kalimtare (kalimet).

6
Figura 3.4 Rjeti me defekte
 Figura 3.4 Tregon sistemin gabimet në sistem në rastin e ndonjë defekti në tokëzim në
fazën “a” në pikën F.

 Figura 3.5 tregon tensionin e gjendjes stabile para gabimit, VfSa, në pikën e gabimit.

 Nëse supozohet që gabimi të ndodhë për vlerën maksimale të tensionit para gabimit, në
çastin t = 0 , atëherë tensioni i injektuar në pikën e gabimit është treguar në Figurën 3.5 (b).

 Figura 3.6 Tregon rrjetin e shkarkuar nga energjia në të cilin zbatohet tensioni V ffa. Kjo
ndryshe njihet si tension i superponuar.

Problemin e mbitensionit mund ta analizojmë duke pyetur se si sillet qarku i shkarkuar nga
energjia në përgjigjen e zbatimit të këtij tensioni. Analiza komplekse e bazuar në teorinë e
lëvizjes së valëve (diagramet rrjetore te Bewley-it), mund të përdoren për të paraqitur nivelin e
mbitensionit sikur të jetë i indukuar, veçanërisht në fazat pa gabime për shkak të tensionit të
papritur në pikën e gabimit. Gabimi në linjën e tokëzimit të llojit të tillë mund të prodhojë një
mbitension në fazën pa gabim, të lartë afërsisht sa dyfishi i tensionit normal line to neutral.

Figura 3.7 jep një shembull të tillë të mbitensionit, në veçanti kur gabimi ndodhë në pikën e
mesit të linjës; atëherë tensioni maksimal është në pikën e mesit të përçuesit pa defekte.

7
Figura 3.5 Tensioni në rrjetin pa defekte

8
Figura 3.6 Rrjeti i mbivendosur

Figura 3.7 Fenomeni i mbitensionit në sistemin tre fazësh, pa defekte.


3.4 Valët kalimtare në sistemin e integruar

Problemet që shkaktohen nga ndërrimi i gjendjes, si të modifikuara prej ndërlidhjes së sistemit


përhapen përmes sistemit, bëjnë ngritjen e valëve përgjatë linjës duke i reflektuar në fundin e
hapur të saj.
Figura 3.8 (a) tregon dy busa me tensione prej 138 kV dhe 345 kV të ndërlidhura me
transformatorë. Busi (linja) 138 kV furnizohet përmes transformatorit gjenerator. Disa linja
lidhin dy busat. Figura 3.8 (b) tregon një fazë të vetme. Për analizë do të merret linja 345 kV.
Veprimi i ndërrimit të gjendjes për shkak të këtij gabimi (defekti) do të shkaktojë përgjigjen nga
dy linjat esistemit.

9
Figura 3.8 (c) paraqet qarkun ekuivalent të sistemit me bazë të përbashkët të tensionit. Linjat
paraqiten me rezistencat R1 dhe R2 nën kushtet kalimtare derisa modifikohet përmes reflektimit
nga pikat e linjës. Impedanca e valëve të qarkut jepet me :

Burimi i qarkut mund të zëvendësohet me një qark parallel RL, në të cilin vlenë: L = L 1 + L2 + L3
dhe R = R1, përgjigja e qarkut paralel RL,deri të pjerrtësisa e rrymës I0t, është dhënë me:
V (s) =

Figure 3.8: Paraqitje të ndryshme të gjendjes gjeneruese dhe ndërrimit të gjendjes.

10
Në formën operacionale:
V (t) = LI0(1 - )

Ose si funksion i kohës. Rryma e gabimit I0 jepet me shprehjen:


I0 =
Ku Vp është vlera maksimale e tensionit. Duke zëvëndësuar vlerëne I0,
V(t) = Vp(1 - ) = Vp(1 - )
Kjo tregon që gabimi rritet ekponencialisht në kohë konstante. Përgjigja e përafërt ë qarkut
ekuivalent, në pjerrtësinë e rrymës është treguar në Figurën 3.9. Për më tepër, tensioni i kësaj
forme do të bartet në secilën linjë të konektuar. Mirëpo, duke pasur parasysh kapacitetin, ky
shkakton vonesën ‘’, si në Figurën 3.9 (b)

11
Figura 3.10 Takimi i gjeneratës së parë mes valës dhe stacionit
Efekti i shumë valëve në tensionin e linjave (busit) të një stacioni do të varet nga impedanca e
këtij stacioni dhe linjat e konektuara, si dhe stacionet tjera ku këto valë takohen. Përafrimi i parë,
është kur çdo stacion mund të paraqitet me qarkun paralel RL. Induktanca varet nga impedanca e
burimit të stacionit dhe rezistenca e linjave transemtuese të lidhura në busin e tij. Figura 3.10
tregon takimin e gjeneratës së parë e cila duhet të kihet parasysh. Kjo kërkon zbatimin
koeficientëve të reflektimit dhe thyerjes.
Vala e reflektuar do të jetë:
Vr = aVi
Ku, Vi është vala incidente, Z2 është impedanca e stacionit në të cilin takohet, dhe Z 1 është
impedanca e gjatësisë së linjës në të cilin vala incidente përparon.
Vala e transmetuar ose e thyer jepet me shprehjen:
Vt = bVi = Vi

3.5 Programi i Proceseve Kalimtare Elektromagnetike për Zbatime Kalimtare (EMTP):


 EMTP është program kompjuterik I dizajnuar për zgjidhjen e problemeve të kalimeve
elektrike në qarkun e grumbullua, të shpërndarë apo në të dy llojet. Ky program është
futur nga H. Dommel në fillimin të viteve 1960.
 Analizat kalimtare mund të realizohen në qarqe me konfigurim arbitrar të parametrave të
grumbulluar (R, L dhe C). Në rrjet mund të përfshihen linja transmetuese me parametra të

12
shpërndarë, të zhvendosur ose të pazhvendosur. Humbjet në linja përafrohen me
rezistencën e grumbulluar. Rezistorët jolinear (për mbingarkesë) dhe përçuesit (për
pajisje të ngopura).
EMPT bazohet në zbatimin e rregullës së trapezoidit për shndërrimin e ekuacioneve diferenciale
të komponentave të rrjetit në ekuacione algjebrike. Kjo qasje është paraqitur në vijim për
induktancë, kapacitancë, dhe linja pa humbje. Për induktancën L të degës mes nyjave k dhe m,
ajo mbanë:

Figura 3.11 (a) Induktanca (b) Impedanca ekuivalente e rrjetit

vk – vm = L
kështu,
i k,m(t) = ik,m (t - ) + dt
Integrimi me anë të rregullit të trapezit jepë ekuacionet në vijim:
Ik, m (t - ) + Ik, m(t -
Ik, m(t - ik, m (t - +

Për kapacitetin C të degës mes nyjave k dhe m, kemi:

13
Figura 3.12 (a) kapacitanca; (b) rrjeti I impedancës ekuivalente

vk (t) – vm (t) = vk (t - – vm (t - ) + dt
Integrimi me anë të rregullës trapezoidale jepë ekuacionet në vijim:
ik, m (t) = + Ik, m (t - )
Ik, m(t - ) = - ik, m(t - ) -
Për linjën një fazore pa humbje, në mës të terminaleve k dhe m, vlenë ekuacioni në vijim:
Um(t – ) + Zim, k(t – ) = uk(t) - Zim, k(t)
Ku është koha e udhëtimit të valës.
Rezistenca është paraqitur përmes ligjit të Omit:
ik, m(t) =

Figura 3.13 Paraqitja e rezistencës.

14
Duke pasur parasysh secilën nga komponentet në nyjesn 1 të ngjitura me nyjat 2, 3, 4 dhe 5 si në
Figurën 3.14, kemi:

Figura 3.14 Ngjashmëria e komponenteve të lidhura në nyjen 1, në një rrjet.

Ekuacioni model për rrymën në nyjën 1 mund të shkruhet:

i12(t) + i13(t) + i14t) + i15(t) = i1(t)

duke zëvendësuar vlerat e rrymës nga analiza e mësipërme, kemi:

[]v1(t) - v3(t) = v4(t) - v5(t) = i1(t) – I12(t – ) - I13(t – ) - I14(t – ) - I15(t – )

Ky ekuacion është algjebrik, linear në tensione të panjohura me anën e djathtë që llogaritet nga
vlerat e hapave paraprak.

Secila nga n nyjet e rrjetit mund të trajtohet në të njëjtën mënyrë për të dhënë ekuacione të
ngjashme. Për lehtesi të llogaritjeve, këto janë të ngjashme me formën matricore:

= -

Ku - matrica e përçueshmërisë qëndrore, - vektori i tensioneve në nyjen n, – vektori i burimit të


rrymës, dhe – vektori i termit të kaluar.

15
Zakonisht për tensionet e njohura merren disa nyje drejtuese. Këto trajtohen me ndarjene nyjave
në ekuacionin e mësipërm në nyjat A me tensione të panjohura dhe nyjat B me tensione të
njohura duke na dhënë:

formula-copy

Nga e cila tesnioni i panjohur gjindet duke zgjidhur:

= -

Ku,

Ky ekuacion na ndihmon të fitojmë zgjidhjen e ekuacioneve lineate në çdo hap kohor me një
koeficient konstant matrice , duke siguruar të pandryshueshme. Por, ana e djathtë e ekuacionit
duhet të rillogaritet në çdo hap kohor.

Ekuacioni

= -

më së miri zgjidhet me faktorizimin trekëndësh të matricës së shtuar , . I njëjti proces është


shtrirja e vektorit në secilin hap kohor në të ashtuquajturën zgjidhja vijuese, e pasuar me gjetjen
e vlerës ashtu si është treguar në Figurën 3.15.

16
17
18
Figura 3.15 Grafi i rrjedhjes së programit të tranzicioneve (proceseve kalimtare).

19
3.6 Linja e shkurtër ose defekti kilometrik

Defektet që ndodhin mes pak kilometrave dhe disa kilometrave nga siguresa, njihen si
defekte të ‘linjës së shkurtër’ (DLS) ose ‘defekte kilometrike’. Për defekte të tilla, impedanca e
linjës kufizon rrymën, dhe rrjedhimisht, mbështetë disa nga tensionet e sistemit. Tensioni i
gjeneruar ndahet në anën tjetër të siguresës në proporcion me impedancën e linjës dhe burimit.

Figura 3.16 Shpërndarja e tensionit në sistemin me defekt.

Figura 3.16 tregon shpërndarjen e tensionit. Kur siguresa e qarkut ndërprenë në rrymën zero,
tensioni i krijuar do ta ketë vlerën maksimale. Le të jetë L induktanca e burimit, L1 le të jetë
induktanca e linjës në defekt, dhe C1 – kapaciteti i linjës në defekt, E- vlera maksimale e forcës
elektromotore (f.e.m) e linjës në defekt.

Vlera maksimale në pikën e thyerjes, jepet me shprehjen:

V= E

Hapja e siguresës simulohet me injektimin e rrymës anuluese,

t=t

20
Kjo valë e rrymës që udhëton nëpër linjë, prodhon valën e tensionit:

tZ

Ku Z është impedanca e valës së linjës.

v=

dhe

Z=

Koha e nevojshme që vala të arrijë në pikën e defektit, T, jepet me shprehjen .

Kur vala arrinë defektin e linjës në kohën T, tensioni i valëve në anën e linjës do të jetë:

= L1 = -V

Shtimi i tensionit fillestar dhe tensionit për shkak të valëve kalimtare në terminalin e siguresës së
qarkut është zero. Vala e tensionit reflektohet me shenjë të kundërt në pikën e qarkut të lidhur
shkurtë dhe me shenjë të njëjtë në terminalin e siguresës së qarkut.

Figura 3.17 Tensioni në terminalin e linjës në siguresën e qarkut gjatë defektit kilometrik.

21
Tensioni në terminalin e linjës në qark është dhënë përmes Figurës 3.17, ku mund të shihet se
terminali në anën e linjës së siguresës së qarkut mund të bëjë lëkundje të konsiderueshme brenda
një potenciali +V deri në –V, në një kohë rrelativisht të shkurtër 2T. Në këtë kohë, terminali
tjetër i siguresës në qark do të ketë ende një potencial afërsisht sa tensioni V. Kjo është shpejtësia
e rritjes së rimëkëmbjes së tensionit kalimtar që mund të paragjykojë veprimin e sukseshëm të
siguresës së qarkut.

Nëse mund të paraqitet burimi me anë të lidhjes paralele të L dhe C, përgjigja nga ana e burimit
do të jetë (1 – cos), rimëkëmbja e valës me period 2 dhe amplituda prej:

E L1 =

Prandaj potenciali i terminalit të siguresës së qarkut në anën e burimi është dhënë me:

Siguresa shqyrton dallimin e potencialit në dy terminale si në Figurën 3.18 të dhënë në vijim:

Figura 3.18 Tensioni i rikuperimit të ndërprerësit të rrymës pas një defekti të shkurtër

22

You might also like