You are on page 1of 57

Konceptet themelore te inxhinierise

softuerike
Inxhinieria softuerike
 Shprehja Software Engineering është përdorur për herë të parë në
vitin 1967 nga grupi i hulumtuesve shkencor të NATO-s.

 Inxhinieria softuerike mbulon perveq aspektet teknike të


sistemeve softuerike, edhe modelimet vizuale, specifikimet
formale, përkufizimet matematikore të sistemeve softuerike,
çështjet e menaxhimit, sic janë udhëheqja e ekipeve programuese,
planifikimi dhe buxhetimi, programimi, testimi, implementimi
dhe mirëmbajtja për çështjet e zhvillimit të sistemeve softuerike.
 Theksi në inxhinjerin softuerike është në të dy fjalët, softuer dhe
inxhinjeri. Një inxhinjer është i aftë të ndërton një produkt me
kualitet të lartë duke përdorur komponentet që shiten dhe duke i
integruar ato në kohën dhe detyrimeve buxhetore.

 Inxhinjeri shpesh perballohet me probleme që janë keq të


definuara, zgjedhje të pjesërishme, dhe duhet t’u referohet
metodave empirike për të përcaktuar zgjidhjet.
Konceptet themelore
 Kërkesa: Një kusht apo një aftësi e natyrës funksionale ose jo-
funksionale të cilën një produkt duhet doemos ta përmbush

 Specifikimi (Dokumenti i kërkesave): Përshkrimi i një sistemi


me anë të koncepteve dhe termave nga fusha e aplikimit të tij. Ky
dokument definon se çka duhet të realizohet, por pa dhënë
shpjegime se si një implementim i tillë mund të bëhet.

 Përdoruesi (“User”): Personi i cili do ta shfrytëzoj softuerin e


realizuar gjatë një projekti softverik, pasiqë ai të jetë dërguar
 Roli: Përshkruan detyrat dhe përgjegjësitë e një punëtori në një
firmë ose në një projekt. Për të gjithë bashkëpunëtorët e një
projekti së pari caktohen rolet të cilat ata do ti kenë, në bazë të të
cilave ata pastaj kryejnë detyrat e caktuara.
 Kompetenca: Aftësia e personave për të zhvilluar aktivitete të
caktuara në mënyrë korrekte. Kompetenca është parakusht për
ndarjen e një roli të caktuar
 Grupi i punës: Shumë persona , të cilët punojnë së bashku dhe
kanë për synim realizimin e një qëllimi të caktuar. Në një grup të
punës janë zakonisht shumë role të definuara. Gjithashtu ka një
udhëheqës të grupit detyra e të cilit është që para konsumatorit të
paraqesë dhe të mbrojë interesat e grupit, si dhe mban
përgjegjësinë e plotë për rezultatet e arritura.
 Ekipi (“Team”): Një grup personash , të cilët për arritjen e një
qëllimi të përbashkët përdorin resurset në mënyrë të përbashkët.
Ekipi posedon një identitet, i cili nga anëtarët e ekipit duhet të
mbahet edhe publikisht.
 Modelet e procedimit : Një model procedimi përcakton
radhitjen e fazave dhe të “Mileston-ëve” të një projekti. Varësisht
nga radhitja e tyre, mund të flasim për modele të vazhdueshme,
apo për modele iterative (të përsëritshme) .
Te modelet e vazhdueshme një fazë e caktuar mund të paraqitet
vetëm njëherë. Fillimi dhe përfundimi i çdo faze përcaktohet
përmes “Mileston-ëve”. Te modelet iterative një fazë mund të
paraqitet shumë herë, nëse dëshirojmë përmirësimin e produktit.
Kriteret për kalimin nga një fazë në tjetrën, përkatësisht nga një
iteracion në tjetrin, janë nëvarshmëri nga statusi aktual i projektit i
cili është i përcaktuar qysh në fillimin e një faze, përkatësisht
iteracioni.
 Faza: Interval kohor në mes dy “Mileston-eve”

 “Mileston” : Moment kohe në një projekt, kur merren vendimet


për hapat e mëtutjeshme. Kur arrihet një “Milstone”, bëhet së
pari një kontrollim formal i gjendjes aktuale të projektit, i cili
pastaj krahasohet me gjendjen e cila do të duhej të ishte arritur.
Në bazë të krahasimit të këtyre dy gjendjeve merret vendim nëse
do të kalohet në një fazë të re, apo do të vazhdojmë me
procedimin e po të asaj faze (model iterativ) në mënyrë që të
arrijmë gjendjen paraprakisht të dëshiruar.
 Hap pune: Është një pjesë e përfunduar e një projekti,
veprimtaritë dhe rolet e të cilave ndryshojnë thelbësisht nga
veprimtaritë dhe rolet e një hapi pune tjetër.

 Veprimtari: Një veprimtari është një proces pune i përfunduar,


rezultati i të cilit është një produkt, ose një rendiment.
Veprimtaria ndahet në më shumë aktivitete, të cilat të gjitha kanë
për synim arritjen e produktit paraprakisht të dëshiruar.

 Aktiviteti: Është një proces pune i cili në të shumtën e rasteve


kryhet nga një person i vetëm.
 Produkti: Rezultati i fituar nga një aktivitet. Në Inxhinierimin
Softverik një produkt mund të jete një dokument i shkruar ose
elektronik ose një sistem teknik.

 Rendimenti: Një apo më shumë veprimtari, të cilat një pranuesi


i sjellin benificione direkte, pa qen nevoja që ato të mbesin në
formën e një produkti. Rendimente të zakonshme janë: Konsultat
dhe diskusionet, trajnimet, servisimet e ndryshme, etj.
 Klienti: Çdo person juridik i cili me anë të një kontrate bën
kërkesën për zhvillimin e një projekti softverik.

 Kontraktuesi: Person apo organizatë, e cila merr përsipër që


kërkesat e Klientit ti shndërroj

 Resurset: Elemente materiale (p.sh. para, objekte, etj) ose


jomateriale (p.sh. koha), të cilat nevojiten për realizimin e një
projekti.

 Planifikimi: Një proces i përcaktuar dhe paraprakisht i


dëshiruar i cili mundëson zhvillimin e ideve konkrete të një
qëllimi.në produkt.
 “Critical Path”: Një seri e veprimtarive në projekt, vonesa e të
cilave ka si pasojë vonesën e tërë projektit.

 Rreziqet (e Projektit): Ndodhi ose kushte të cilat rrezikojnë


rrjedhën ose qëllimin e projektit.

 Review : Një Review është një analizë dhe proces-vlerësim i


planifikuar, gjatë të cilit rezultatet e projektit i paraqiten ekipit të
ekspertëve, të cilët pastaj ato rezultate i komentojnë ose
aprovojnë (IEEE-Norm 729-1983)
Projektet
 1. Një projekt është një planifikim i papërsëritshëm. Përmbajtja e një
projekti është një veprimtari e papërsëritshme, e cila për një kohë të
parashikuar nuk mund të përsëritet në të njëjtën formë.

 2. Një projekt është në aspektin kohor qartë i përkufizuar. Çdo projekt


ka fillimin dhe përfundimin e tij. Koha e përfundimit të një projekti nuk
duhet doemos të jetë qysh në fillim e përcaktuar, por të jetë e qartë se
pas përfundimit të të cilave veprimtarive, ai duhet të përfundojë.

 3. Një projekt ka qëllime të qarta. Para fillimit të një projekti duhet


qartë të thuhet dhe të përcaktohet, se çka dëshirohet të arrihet me anë
të këtij projekti.

 4. Në projekte do të zgjidhen problemet e reja dhe të panjohura më


parë.
 5. Një projekt përdor metoda të ndryshme, me anë të të cilave
mundohet të qartësojë dhe paraqes kompleksitetin e problemeve si dhe
arrij rezultate të kënaqshme.

 6. Për shkak të kompleksitetit të madh të projekteve, është më se i


domosdoshëm një bashkëpunim i personave nga lëmit e ndryshme, dhe
me dituri të ndryshme profesionale.

 7. Çdo projekt ka rreziqe të posaçme. Për shkak të papërsëritshmërisë


(nuk ka pasur projekt të njëjtë më parë) së projektit mund të vije deri te
problemet e kohës, harxhimeve, si dhe teknologjisë (pra probleme që
nuk janë hasur më parë). Një minimizim i këtyre rreziqeve paraqet
pikën kryesore e një menaxhimi të sukses’shëm.
 8. Projektet kanë një buxhet vetanak, i cili nuk guxon të
kapërcehet, përndryshe mund të vie deri te rrezikimi i projektit
Tipet e Projekteve

Vetitë të cilat përcaktojnë tipet e projekteve janë:


 1. Madhësia
 2. Kohëzgjatja
 3. Përcaktimi i qëllimeve te projektit
 4. Teknologjia e përdorur
 5. Produktet fillestare dhe produktet e dëshiruara finale
 Madhësia
 Madhësia paraqet shpenzimet e tërësishme kohore në vite për
person, të cilat janë të nevojshme për zbatimin e kërkesave.
 Varësisht prej kohës së shpenzuar, projektet mund të klasifikohen
në projekte shumë të vogla, të vogla, normale, të mëdha dhe
shumë të mëdha.

 Te projektet shumë të mëdhaja është vështirë të përdorim


metodat të cilat janë të
 përgjithshme.
 Kohëzgjatja
 Kohëzgjatja e një projekti paraqet kohën e shpenzuar të projektit
në javë kalendarike.
 Kohëzgjatja e paraparë e një projekti mund të reduktohet nëse
kjo ndahet në më shumë persona.

 Sa më shumë persona që marrin pjesë në një projekt dhe sa më


shumë role që ata posedojnë, nevoja për komunikim, organizim
dhe kontroll do të jetë më e madhe.
 Ndarja e projektit në më shumë ekipe (te projektet e mëdha,
përkatësisht shumë të mëdha), shkakton edhe një rritje të
kompleksitetit të menaxhimit,e me këtë edhe burime të reja të
 problemeve.
 Koha e paraparë në vite për person mund të pësoj ndryshim me
rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve ( 20- 30 % më shumë).
 Nëse kohëzgjatja e një projekti është 10 vite dhe ajo ndahet në 10
persona , atëherë gjatësia e projektit nuk do të jetë 1 vit por rreth
20 % më shumë. Nëse ekipi është shumë i vogël (një ose dy
persona), për projektet e vogla ose shumë te vogla, për të njëjtën
kohë do të realizohen më tepër kërkesa se sa për projektet e
mëdha, pasi që koha e komunikimit,organizimit dhe kontrollimit
është më e vogël.
Përcaktimi i qëllimeve të projekteve
 Me qëllim të projektit mendohen motivet dhe arsyet përse një
projekt duhet të zhvillohet.
 Kjo arsye është gjithmonë e lidhur me një synim konkret, i cili
dëshirohet të arrihet në përfundim të projektit.
 Arsyeja se përse një projekt me të vërtet fillon, mund të ketë
natyrë të ndryshme, p.sh.
 • Interesa afatshkurta ekonomike,
 • Projekte të investimeve strategjike,
 • Projekt në krizë ( projekt i cili i ka tejkaluar harxhimet dhe kohën e
paraparë, por megjithatë vazhdohet për qëllim të arritjes së synimeve
tjera)
 • Projekte shkencore
 Teknologjia e përdorur
 Kërkesat teknologjike mund të kenë një domen të gjerë.
 Shih tabelën e mëposhtme (Tab.1.2)
Produktet fillestare dhe produktet e dëshiruara finale
Varësisht prej llojit të rezultatit të dëshiruar të projektit mund të
dallohen këto lloje të projekteve.
 Projekti i analizës. Këtu do të zhvillohet hapi i analizës, i cili
është i nevojshëm për dokumentimin e kërkesave në një sistem të
planifikuar.
 Projekti i realizimit. Qëllim është implementimi i një sistemi.
Për këtë duhet të zhvillohen hapat e planifikimit, implementimit,
testimit dhe përdorimit. Si rezultat kemi një aplikacion funksional
sipas dokumentacionit të klientit dhe i cili do të instalohet te ai
 klient.
 Projekti i riparimit. Këtu do të korrigjohen gabimet dhe do të
merren parasysh ndryshimet e nevojshme por të cilat nuk i
tejkalojnë kufijtë e shpenzimeve.
 Projekti i tërësishëm. Është ai projekt i cili përmban të gjitha
hapat e punës (Analizë, Planifikim, Implementim, estim,Riparim)
dhe produktin e realizuar nga to.
Personat
 Çdo përfundim i suksesshëm i një projekti kërkon para së gjithash
që personat që marrin pjesë në atë projekt të jenë të kualifikuar.

 Të gjithë këta persona duhet të kenë njohuri speciale në një


drejtim të caktuar, të cilët pastaj së bashku mund të arrijnë një
potencial të lartë për realizimin e qëllimeve.

 Gjatë bashkëpunimit të tyre në grup duhet të kemi parasysh disa


parakushte themelore siç janë kualifikimi, komunikimi,
organizimi, kulturat e punës, tipet e ndryshme të personaliteteve.

 Ne vijim do ti japim pikat themelore të cilat janë të rëndësishme


për krijimin dhe organizimin e një ekipi të projektit.
Rolet.
 Me Rol kuptojmë përshkrimin e saktë të kërkesave ndaj një
personi të ekipit të projektit për kryerjen e detyrave saktësisht të
përcaktuara.
 Çdo person i cili posedon një rol të caktuar, mund të pres
rezultate (kontribute) edhe nga rolet tjera, e në të njëjtën kohë të
jep kontribute për rolet tjera, p.sh. (Udhëheqësi i projektit merr
rezultatet apo informacionet nga anëtarët e ekipit, por në të
njëjtën kohë i raporton udhëheqësit të firmës).

 Varësisht nga madhësia e projektit mund të ndryshoj edhe numri i


roleve të ndara. Tabela e mëposhtme paraqet rolet në bazë të
madhësisë së projekteve
 Për çdo rol duhet të ekzistoj një përshkrim i saktë i rolit, i cili përcakton
se cilat përgjegjësi dhe detyrime, por edhe të drejta ka një posedues i një
roli të caktuar.
 Rolet që do ti theksojmë në vijim janë të mjaftueshme për krijimin e një
ekipi të projektit.
 Klienti . Çdo projekt duhet të ketë një klient. Nëse nuk ka një klient në
kuptimin e ngushtë ekonomik, atëherë si klient merret ai që parashtron
kërkesat. Nga ana e klientit duhet të ekzistoj:
1. Një përfaqësues kryesor si dhe një zëvendës përfaqësues të cilët
vendosin për vendime të natyrës ekonomike dhe organizative.
2. • Klienti duhet që në çdo moment ti jep ekipit të gjitha informacionet
e nevojshme nëse ato kërkohen nga ai .
3. • Klienti duhet të përcaktoj personin i cili merr pjesë në Reviws dhe i
cili vendos për marrjen e një produkti të caktuar.
 Menaxhmenti . Në të shumtën e rasteve ky rol merret nga
udhëheqësi i punës (biznesit). Ai merr përsipër gjetjen e resurseve
dhe është përgjegjës për fillimin e projektit. Ai vendos gjithashtu për
vazhdimin apo ndërprerjen e projektit.

 Udhëheqësi i projektit . Është përgjegjës për aspektet ekonomike


dhe ato teknike. Gjithashtu ndanë resurset në anëtarët e grupit
(ekipit) si dhe kontrollon kualitetin e produktit gjatë Reviews. Ai i
jep llogari dhe informon menaxhmentin dhe klientin për përparimin
e arritur në zhvillimin e projektit, por edhe për problemet e
paraqitura si dhe rreziqet eventuale. Gjithashtu realizo takimet me
klientë.
 Udhëheqësi i grupit . Ai qëndron në majën e hierarkisë së zhvilluesve
(analistëve, integratorëve, programuesve dhe testuesve). Ai duhet të ketë
dituri të larta teknike si dhe një kompetencë të lartë dhe është personi
kyç të cilit duhet drejtuar në rast të problemeve gjatë implementimit të
një sistemi.
 Analisti . Ai krijon Analizën e Kërkesave si dhe Modelin e Analizës.
Gjithashtu realizon shumë takime me klientët gjatë të cilave ai edhe
përpunon kërkesat e tyre. Në rastin ideal një Analist nuk do të duhej të
kishte njëkohësisht edhe rolin e programuesit, pasi që hapat e mendimit
të tij do të duhej të ishin në një nivel më abstrakt sesa të programuesit.
 Integratori . Ai kontrollon kërkesat teknike në projekt. Së bashku me
udhëheqësin e grupit ai është përgjegjës për planifikim. Pas
implementimit të suksesshëm të softverit, integratori është përgjegjës
për instalimin e softverit , dhe për klientin është nj partner teknik.
 Programuesi . Këta implementojne projektin . Pas testimeve ata
kryejnë ndryshimet eventuale. Në hierarki ata i përgjigjen
udhëheqësit të grupit.

 Testuesit . Testuesi duhet që qysh gjatë analizës dhe testimit të


krijojë planet e testimit të cilat përbëhen nga rregullat e testimit dhe
procedurat e testimit. Ai paralel me implementimin teston produktet
e realizuara dhe krijon raportet e gabimeve për implementuesit.

 Siguruesi i Kualitetit . Roli i tij është kontrollimi dhe mbajtja e tërë


asaj që është planifikuar gjatë proceseve të zhvillimit të softverit.
Gjithashtu ai jep edhe ide të ndryshme për përmirësimin e
proceseve të zhvillimit të softverit. Ai i raporton direkt udhëheqësit
të projektit.
 Përveç obligimeve që ka një rol, ai ka edhe të drejta saktësisht të
përcaktuara. Si shembull po japim të drejtat e një klienti ndaj ekipit të
projektit.
 Jo vetëm klientët kanë të drejta dhe obligimet e veta në një projekt.
Edhe grupet e punës kanë përveç obligimeve që të krijojnë një produkt
kualitativ, edhe të drejta ndaj klientëve për të cilët zhvillojnë këto
produkte. Disa nga këto të drejta po i japim në tabelën vijuese.
 Ndarja e mundshme të bashkëpunëtorëve ne role për madhësi të
ndryshme të ndërmarrjeve.
Grupet e punës
 Grupi i punës demokratik:
 Ky grup bazohet në atë se një programer ka një lloj “marrëdhënie” me
produktin e tij. Për këtë arsye programerët nuk kërkojnë me dëshirë
gabimet e mundëshme. Ideja e një grupi demokratik është që të
eliminoj këtë lloj marrëdhënieje. Gjetja e një gabimi në këtë grup të
punës nuk duhet të merret si diçka negative, por anëtarët do të duhej që
për këtë gjë të motivojnë njëri tjetrin.
 Në këtë grup nuk ka udhëheqës të caktuar të grupit, por respekti
reciprok i anëtarëve të grupit është shumë i rëndësishëm që ata të
krijojnë bashkëpunim të mirë me njëri tjetrin.
 Mangësi e këtij grupi është se ky grup funksionon përderisa brenda
grupit nuk ka kërkesa për hierarki e me këtë nuk ka ndryshime të
pozicioneve. Për këtë arsye për menaxhmentin është vështirë të punoj
me një grup të tillë.
Grupet e punës
 Ekipi me programer-udhëheqës
 Në një grup me gjashtë persona gjatë komunikimit të secilit mes vete
do të duheshin 5+4+3+2+1=15 rrugë komunikimi. Për të zvogëluar
këtë numër të madh komunikimi rrjedh vetëm përmes një udhëheqësi
të grupit.
 Programeri-udhëheqës është në të njëjtën kohë një menaxher i mirë dhe
një programer i talentuar. Ai krijon pjesët kritike të aplikacionit dhe ua
cakton detyrat anëtarëve të tjerë tëgrupit, si dhe kontrollon tërë
rrjedhën e punës.
 Një programer rezervë është një programer i cili mund të marrë rolin e
një programeri-udhëheqës në rastin kur ai mungon. Programeri rezervë
gjithashtu kryen punët administrative.
 Pozicioni i programerit-udhëheqës si dhe atij rezervë është i vështirë të
mbulohet pasi që një person i cili posedon edhe kualitetet programuese
edhe ato menaxhuese është vështirëtë gjendet.
Grupet e punës
Ekipi me programer-udhëheqës: Udhëheqësi i grupit në punën e tij
ndihmohet nga specialistë të ndryshëm. Figura e mëposhtme tregon një
ekip me programer-udhëheqës.
Grupet e punës
 Struktura tipike e grupeve:

 Modelet e përmendura më lartë kanë dy probleme thelbësore. Grupi


demokratik nuk ka hierarki, kështu që udhëheqja e grupit nga ana e
menaxhmentit bëhet e vështirë. Në anën tjetër në grupin me
programer-udhëheqës nevojiten persona që kanë shumë kualifikime.

 Struktura e grupeve moderne përmban si një hierarki ashtu edhe një


numër të mjaftueshëm të roleve të ndryshme, që të mund t’i ndajë të
gjitha kualifikimet e nevojshme. Figura mëposhtme tregon një
strukturë të tillë të grupit.
Grupet e punës
 Udhëheqësi i grupit vendos për punët teknike. Menaxheri i grupit merr
detyrat organizative dhe ekonomike. Që të dy së bashku ndajnë
programerët e grupit sipas nevojës. Zakonisht udhëheqësi i grupi dhe
menaxheri i grupit dakordohen për marrjen e vendimeve të
rëndësishme.
Cikli jetësor i zhvillimit të sistemeve
The Systems Development Life Cycle(SDLC)
SDLC është i përbërë nga katër faza themelore:

1.Planifikimi
2. Analiza
3. Dizajni
4. Implementimi

 Secila faze përmban një grup hapash, të cilët përdorin teknika/metoda


te ndryshme për gjenerimin e dokumenteve qe përshkruajn sistemin.

 Sistemi evoluon përgjatë rafinimeve graduale.


Faza I-Planifikimi
Faza e planifikimit përcakton se :
1. Pse duhet te zhvillohet sistemi i informacionit ?
2. Se si ekipi i projektit do te punoj ne realizimin e sistemit

Faza e planifikimit përbëhet nga dy hapa të planifikimit..


1. Inicimi i projektit/analiza e fizibilitetit - përcaktohet vlera
biznesore e sistemit(si do te ule kosten ose do te rrisë te ardhurat, Cili
është profiti- Material, Social, zbavitës, etj..., Kthimi ne investime
ROI(return on investment) ..
2. Menaxhimi i projektit –Menaxhimi i projektit përfshin planifikimin,
kontrollin dhe raportimin ne kohë, stafin e projektit dhe shpenzimet.
Ne ketë hap te fazës se planifikimit, menaxheri i projekti identifikon
madhësinë e projektit, krijon dhe menaxhon planin e punës, koordinon
aktivitetet e projekti, stafin e projekti, përcakton teknikat për te
kontrolluar ekipin e projekti dhe rrjedhjen e projekti përgjatë SDLC.
Menaxhimi i projektit është kritik për zhvillimin e suksesshëm të
sistemeve të reja

 Ne ketë faze vendoset për Startimin e projektit ose refuzimin e tij.


Faza II-Analiza
Përkufizime Kryesore
 Sistemi As-Is - është sistemi aktual qe mund te jete ose te mos
jete i kompjuterizuar
 Sistemi To-Be është sistemi i ri që është i bazuar në kërkesat e
përditësuara.
 The System Proposal është deliverable kyçës prej fazës se
Analizës.
Qëllimi i fazës së analizës është te kuptuarit e kërkesave te
sistemit të ri dhe zhvillimit te sistemit qe do ti trajtoje ato
kërkesa-ose vendos qe zhvillimi i sistemit te ri nuk është i
nevojshëm.

Gjate kësaj faze, ekipi i projektit analizon ndonjë sistemi/e


ekzistuese, identifikon mundësitë e përmirësimit te tij/tyre, dhe
zhvillon koncept për sistem te ri.
Ne fazen e analizes percaktohet se:
 Kush do ta shfrytëzoj sistemin,
 Çfarë do te bej sistemi,
 Ku dhe kur do te përdoret Sistemi .

 Përcaktimi i kërkesave është hapi me kritik ne tërë SDLC .

 Kjo faze ka tre hapa te analizës.


1. Analiza e Strategjisë: - Udhëzon tendencën e ekipit te
projekti dhe përfshin një analizë të sistemit aktual.

2. Grumbullimi i kërkesave /Requirements - behet


grumbullimi i kërkesave biznesore qe duhet përmbush
sistemi. Analiza e informatave te tilla te qon ne krijimin e
konceptit për një sistem te ri..Ky koncept përdoret për te
ndërtuar modelet e analizës.

1. System proposal-Propozimi që prezantohet te


sponzorizuesit e projektit dhe individ tjerë kyç të cilët
vendosin nëse projekti duhet të vazhdojë të ecë
 Sistem Propozal është deliverable fillestar qe përshkruan se
çfare kërkesa biznesore duhet te përbush sistemi i ri.

 Prej kësaj faze, deliverable është edhe një analize edhe një
dizajn iniciues i nivelit te larte për një sistem te ri.
Faza III-Dizajni
 Në këtë fazë përcaktohet se si do të veprojë sistemi, në
aspektin e hardware, software, dhe infrastrukturës së rrjetit;
ndërfaqen(ng.user interface) e përdoruesit, forma, raportet që
do të përdoren, programet specifike, bazat e të dhënave, dhe
fajllat që do të jenë të nevojshme.
Kater hapat e fazes se dizajnit
1. Design Strategy: Sqaron nëse sistemi do të zhvillohet nga
kompania apo jashtë kompanisë.

2. Architecture Design: Përshkruan hardware, software, dhe


infrastrukturën e rrjetit që do të përdoret..

3. Database and File Specifications: Këto dokumente përcaktojnë


se çfarë te dhëna do te ruhen dhe ku do te ruhen këto te dhëna

4. Program Design: Definon çfare programe duhet te shkruhen dhe


çfare do te bëjnë ato.
Deliveriables përgjatë fazave SDLC

Faza e Planifikimit Project Plan


Faza e Analizës System Propozal
Faza e dizajnit System Specifications
Faza IV-Implementimi
 Gjatë kësaj faze, sistemi zhvillohet ose blehet (në rastin e
software të paketuara).
 Kjo fazë është zakonisht pjesa më e gjatë dhe më e shtrenjtë e
procesit.
 Faza ka tre hapa.
Tre hapat e Imlementimit

 Ndërtimi Sistemit: Zhvillimi i sistemit dhe testimi i tij për t'u


siguruar që ai funksionon ashtu siq eshte dizajnuar.
 Instalimi: Përgatitja për të mbështetur sistemin e instaluar.
 Plani i Mbeshtetjes: Përfshin një rishikim pas-implementues

You might also like