You are on page 1of 2

Akili

Permendorja në Korfuzë

AKILI
Akili (lat. Achilles) sipas Homerit, heroi më guximtar në luftën e Trojës, i biri i Peleut dhe
Thetit, mundi Hektorin sepse ky i'a kishte mbytur kusheririn Patroklin. Në përrallat dhe mitet e
tjera thuhet se ka qenë i lëndushëm vetëm në thembër. Sipas historisë thuhet se edhe Aleksandri i
Madh ka pasur lidhje familjare me Akilin, nëpërmjet të ëmës, Olimpia, gruaja e Filipit dhe
princesësh së Epirit. Djali i Peleut, Mbret i Mirmidoneve dhe i Tetit, bijë e Oqeanit.
Nëna e bëri te paprekshëm duke i spërkatur me ambroz ditën dhe duke e futur në flakë natën. Më
vonë e zhyti në ujrat e ferrit të Stigës, duke e mbajtur prej thembreje, që mbeti e vetmja pikë e
cënueshme e heroit. Mjeshtri i tij i parë ishte Feniksi, me tej centauri Kiron që e ushqeu me palcë
eshtrash të luanëve, tigrave dhe egërsirave të tjera. Kironi e stërviti për gjueti , si të
mbarështronte kuajt dhe në artin e mjeksisë. I mësoi cilësitë antike: qëndrueshmërinë ndaj
dhimbjes , përbuzjen e të mirave në këtë botë, dashurinë për të vërtetën. Kur fati i ofroi nje
zgjedhje midis nje jete te shkurter dhe te lavdishme dhe nje tjeter te gjate, por te hereshme,
zgjodhi te paren. Teti e informuar nga falltari Kalkant se i biri do të vdiste në Trojë, per ta
penguar qe te nisej e te fshihej ne oborrin e Likomedit, mbret i Skiros , te veshur si grua midis
tyre dhe mori emrin Pirra "qimekuqe". Qëndrimi ketu zgjati 9 vjet, gjate te cilave ai u dashurua
me Deidamine, njeren prej motrave te tij te rreme, prej nga lindi Neoptolemi. Por Uliksi me
dredhi e gjeti dhe e solli me vete ne Troje, pasi orakulli thoshte se: Pa Akilin , Troja nuk do te
mund të binte. Ne vitin e 10 te rrethimit , heroi i nxehur per nje ndarje jo te drejte te presë së
luftës, u tërhoq nga tenda e refuzoi të luftonte më. Doli ne lufte vetem prej vdekjes se mikut te tij
Patroklit, per te cilin u hakmorr duke vrare luftetarin me te madh te trojanëve "Hektorin".
Dashuria me shikim të parë për bukuroshen "Pentesilea", aleate e Trojanëve , kur i zbuloj fytyrën
pasi e kishte parë në duel, vdekja e tij nga shigjeta e Paridit drejtuar në thembrën e zbuluar të
heroit nga Apolloni. Akejtë i bënë nderime solemne dhe nëna e tij Teti, e qau për 17 ditë me të
gjitha Nereidat. Si varri i tij ka qenë mbajtur një tumë pranë Kepit Sigje. Një legjendë e
mëvonshme tregon se Teti e çoi trupin e të birit në Ishullin e Bardhë në grykëderdhjen e Danubit
ku Akili bëri një jetë të fshehtë. Kush kalonte aty pranë dëgjonte zhurmë armësh ditën dhe urime
e këngë natën, si në Valhalla.

AKILI

You might also like