You are on page 1of 3

Ndotja radioaktive

Ndotja radioaktive është dukuria e përhapjes në mënyrë të pavullnetshme e


lëndëve radioaktive në mjedis.

Ndotja radioaktive është dukuria e përhapjes në mënyrë të pavullnetshme e lëndëve


radioaktive në mjedis. Elektronet që përhapin lëndët radioaktive përzihen me ajrin,
ujin, tokën dhe trupin e gjallesave dhe shkaktojnë dëme të pariparueshme. Lëndët
radioaktive prishin strukturën atomike të materieve që ndodhen brenda ekuilibrit
natyror dhe duke ndikuar tek qelizat e njeriut ato shkaktojnë sëmundje të
pashërueshme.

Nevoja në rritje për energji, zhvillimet teknologjike, si dhe mospërballimi i kësaj


nevoje nga burimet ekzistuese e ka shtuar akoma edhe më shumë rëndësinë e
energjisë bërthamore. Vetëm se centralet e energjisë nukleare përbëjnë një nga
burimet kryesore të ndotjes radioaktive. Përveç centraleve bërthamore në një masë
të konsiderueshme në krijimin e ndotjes radioaktive ndikojnë edhe fabrikat e
prodhimit të armëve nukleare dhe mbetjet radioaktive. Gjithashtu rol në ndotjen
radioaktive luajnë edhe disa karburante nukleare që përdoren në mjetet e transportit
si dhe izotopet radioaktive që përdoren për qëllime mjekësore.

Për rreth 50 vjet në botë bëhen prova bërthamore për qëllime ushtarake dhe për
prodhimin e energjisë nukleare. Këto prova që realizohen në shkretëtirën Nevada
të Amerikës, në stepat e Rusisë dhe Kazakistanit dhe në Oqeanin Paqësor, kanë
shkaktuar ndotje radioaktive në përmasa serioze. Lëndët radioaktive nuk ndikojnë
vetëm zonën ku bëhen provat, nëpërmjet ajrit dhe ujit ato transferohen dhe prekin
edhe rajonet e largëta.

Efektet e armëve bërthamore që janë përdorur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës


kundër Japonisë tregojnë dëmet që mund të shkaktojnë lëndët radioaktive.
Edhe aksidenti nuklear që ndodhi në vitin 1986 në Ukrainë, është një shembull
tjetër që tregon se sa e dëmshme mund të jetë ndotja radioaktive. Disa efekte të
shpërthimit, që ndodhi në centralin bërthamor të Çernobilit dhe që preku pothuajse
të gjithë botën, vazhdojnë ende edhe sot. Lëndët radioaktive që u përhapën pas
këtij shpërthimi kanë bërë që shumë njerëz dhe kafshë të vdesin ose të sëmuren.

You might also like