You are on page 1of 1

Pyetja 2:  Bej nje diskutim rreth situates se coronavirusit ne lidhje me ndikimin ne riorganizimin e

politikave, strategjive dhe planeve ne te ardhmen per mbajtjen e nje zhvillimi te qendrueshem te
turizmit. Jep sygjerime se cilat do te jene politikat dhe strategjite post-coronavirus. Si do te sillen
turistet? Cfare duhet te ndryshoje ne politiken e turizmit shqiptar, cilat do te jene strategjite e ardhme
shqiptare per turizmin e te ardhmes? Cfare vizioni do te mund te kemi dhe sa mund te ndryshoje nga ai i
I deritanishmi?

Edhe pse nuk dihet se kur do perfundoje kjo situate, kuptohet qe impakti qe do te kete ne turizem do te
jete shume I madh. Renia ne te ardhurat e sektorit te turizmit dhe humbja e vendeve te punes do te
vazhdojne edhe pas Covid-19. Njerezit do te duan kohe te marrin nje vendim per te udhetuar qe deri dje
konsiderohej I zakonshem. Politikat e qeverive tanime do te kene fokus kryesor krijimin e kushteve dhe
mundesive per udhetaret, pasi ndryshe nga me pare kur para se te zgjidhnin ku te udhetonin fillimisht
shkonin cmimet ose review ne hotele, tani do te sigurohen nese ka siguri shendetesore, pasterti dhe
menyra organizimi qe te ndihen me te mbrojtur.

Pas kesaj situate strategjite dhe politikat ne sektorin e turizmit duhen te fokusohen ne promovimin e
destinacioneve qe nuk kane qene shume popullore deri para kesaj situate, por qe njerezit do I
konsiderojne me te sigurta per shkak te numrit te ulet te turisteve qe I vizitojne. Kjo pasi gjate muajve
ose ndoshta viteve ne vazhdim besoj shumica do te shmangin masivizimin ne plazhet dhe qytetet me te
populluara te botes. Kjo nuk do te thote qe te jene ne plan te dyte ne hartimin e politikave. Kjo mund te
jete nje e mire e kesaj situate pasi mendoj se shume vende do te perpiqen te kalojne drej nje turizmi te
qendrueshem, ku tanime edhe nga vete truristet do te shmanget turizmi masiv dhe rrjedhimisht do te
kete nje shperndarje me te mire te te ardhurave ne sektorin e turizmit.

You might also like