Professional Documents
Culture Documents
(Allahu e mëshiroftë!)
Pyetje: Shejhu ynë! Siç e dimë, në këto ditë Islami luftohet në të gjithë botën. Po
kështu shohim mosinteresim nga qeveritë (muslimane). Cila është detyra jonë në
lidhje me këtë gjendje, dhe a kemi gjynah për qëndrimin tonë pa vepruar asgjë? Kjo
është pyetja e parë.
"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun me një devotshmëri të vërtetë dhe
mos vdisni ndryshe, vetëm se duke qenë muslimanë!" [Al Imran, 102].
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj i Cili ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm
dhe pastaj krijoi prej tij shoqen e tij e prej atyre të dyve shtoi burra e gra të
shumtë! Kini frikë Allahun me të Cilin ju kërkoni të drejtat tuaja dhe ruajeni
farefisin! Allahu është Mbikëqyrës mbi ju." [En Nisa, 1].
"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe flisni fjalë të drejta e të vërteta!
Kështu, Ai jua rregullon juve punët tuaja dhe jua fal gjynahet tuaja. Kush i
bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur fitoren më të madhe." {El
Ahzab, 70-71].
2 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Fjala më e mirë është Fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i
Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ndërsa punët më të këqija
janë ato të shpikurat, e çdo e shpikur është risi, çdo risi është humbje dhe çdo
humbje e ka vendin në zjarr!
Kjo pyetje për nga ana e jashtme dhe nga shprehja e saj është disi më pak se sa ka
për qëllim shprehësi i saj kur ai thotë: "qëndrojmë pa vepruar asgjë".
Me fjalën "asgjë", ai nuk ka për qëllim asgjë fare, por ka për qëllim diçka të caktuar.
Sepse askush, kurrë nuk mund të thotë se muslimani duhet të jetojë ashtu si jetojnë
kafshët, pa vepruar asgjë. Pasi që njeriu është krijuar për një qëllim shumë të madh,
i cili është adhurimi vetëm i Allahut, Një e i Pashoq.
Ndaj, të mos i shkojë në mendje ndokujt, nga pyetje të tilla, se pyetësi ka për qëllim
mosveprimin e asgjëje absolutisht, por ai ka për qëllim mosbërjen e diçkaje që i
përshtatet dhe i përgjigjet këtij aktualiteti, i cili i ka rrethuar muslimanët nga të
gjitha anët. Kjo kuptohet nga qëllimi i pyetësit dhe jo nga shprehja e tij, dhe sipas
kësaj do të përgjigjemi.
Gjendja e muslimanëve sot nuk ndryshon shumë, madje as pak, nga gjendja që ka
qenë thirrja islame në fillimet e saj, dhe kam për qëllim periudhën Mekase. Dhe të
gjithë ne e dimë se sipërmarrësi i thirrjes në atë kohë ishte Pejgamberi ynë,
Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kam për qëllim me këtë fjalë
se thirrja (islame) luftohej nga populli, në mesin e të cilëve u dërgua i Dërguari i
Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), nga gjiri i tyre, siç thuhet në
Kuranin e Ndershëm.
Më pas, thirrja filloi të përhapej dhe t'i zgjerohej rrethi në mesin e fiseve arabe, e më
pas Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u urdhërua për emigrim
nga Meka në Medine.
Ndaj, prej këtu them: Pasi që Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
emigroi në Medine dhe e pasuan disa prej shokëve të tij, si dhe filloi të hidhte
themelet për ngritjen e shtetit Islam, atje në Medinen e ndritshme, në atë kohë filloi
gjithashtu një armiqësi e re, mes kësaj thirrje të re në Medine dhe mes të
3 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
krishterëve, pasi që kjo thirrje iu afrua territorit të tyre, i cili në atë kohë ishte Siria,
ku sundonte Herakli, mbreti i romakëve.
Pra, u hap kështu një armiqësi e re për thirrjen islame, jo vetëm nga arabët në
Gadishullin Arabik, por edhe nga të krishterët, në veri të Gadishullit Arabik, pra, nga
Siria. Më pas u shfaq edhe një armik tjetër, i cili ishte Persia. Dhe kështu, thirrja
islame filloi të luftohej nga të gjitha anët; nga idhujtarët në Gadishullin Arabik, nga të
krishterët dhe çifutët në periferi të saj, dhe më pas nga persët, armiqësia mes të
cilëve dhe të krishterëve ishte e madhe, siç është e ditur nga Fjala e Allahut të
Madhëruar:
"Elif, Lam, Mim. Romakët u thyen. Në tokën e afërt dhe pas humbjes ata do të
jenë fitimtarë, brenda pak viteve." [Er Rum, 1-4].
Argumentimi është këtu; nuk duhet të habitemi për gjendjen e thirrjes islame sot
për nga fakti se ajo luftohet nga çdo anë, pasi që kështu ka qenë ajo edhe në hapat e
para të saj, po kështu edhe sot ajo luftohet nga çdo anë.
Dhe kështu na vjen pyetja dhe përgjigja: Si duhet të veprojmë? Si veproi i Dërguari
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij, numri i të cilëve ishte i
pakët në raport me numrin e muslimanëve sot sa që numri i tyre sot është shumë e
shumë i madh.
Këtu fillon përgjigja: A i luftuan muslimanët arabët armiqtë të tyre, d.m.th. popullin e
tyre, në fillimet e thirrjes? A i luftuan muslimanët të krishterët që në fillim? A i
luftuan persët që në fillim?
Përgjigja është "Jo". Për të gjitha këto përgjigja është "Jo". Atëherë çfarë bënë
muslimanët?
Ne sot duhet të bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë muslimanët e parë, sepse ajo e
keqe që na ka goditur ne është po ajo që i ka pas goditur edhe ata. Dhe ashtu si e
kanë trajtuar ata të keqen e tyre, ashtu duhet ta trajtojmë edhe ne të keqen tonë.
Mendoj se kjo hyrje u përcjell të gjithë të pranishmëve përgjigjen, por tërthorazi dhe
kjo do të përforcohet nga shprehja e drejtpërdrejtë.
Ndaj them: Nga kjo rrjedhë historike dhe logjike, në të njëjtën kohë, duket qartë se
Allahu i Madhëruar i ka ndihmuar besimtarët e parë, numri i të cilëve ishte shumë i
vogël në raport me mosbesimtarët dhe idhujtarët nga të gjitha fetë dhe besimet e
tyre.
4 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Allahu i Madhëruar i ndihmoi ata vetëm për shkak të besimit të tyre. Kështu që, ai që
ka qenë ilaçi dhe kurimi në atë kohë për atë armiqësi të fortë, e cila e kishte rrethuar
thirrjen, ai është i njëjti ilaç dhe e njëjta kurë, të cilën duhet ta marrin dhe ta
praktikojnë muslimanët sot, me qëllim që të vërtetohet fryti i këtij trajtimi dhe kësaj
kure, ashtu si u vërtetua fryti i atij trajtimit të parë.
Madje edhe më e mirë se kjo fjalë është që të themi se: Allahu i Madhëruar ka
vendosur ligje dhe rregulla tek njeriu, në kozmosin që Ai ka krijuar dhe e ka
përsosur krijimin e tij, që e ka përshtatur dhe e ka përsosur përshtatjen e tij, në të
gjitha këto Allahu ka caktuar ligje dhe rregulla, të cilat nuk ndryshojnë dhe nuk
ndërrohen;
Muslimani duhet patjetër që t'i vërejë dhe t'i ruajë këto ligje ashtu si i takon dhe
veçanërisht ato ligje që janë ligje fetare, sepse ekzistojnë ligje fetare dhe ligje
universale, e këtyre të fundit mund t'u thuhet sot "ligje natyrore". Në njohjen e
ligjeve universale-natyrore bashkohet muslimani dhe jomuslimani, i miri dhe i keqi,
me kuptimin: Çfarë është ajo që e mban jetën fizike të njeriut?
-Ngrënia, pirja, ajri i pastër, e të tilla. Në qoftë se njeriu nuk ha, nuk pi dhe nuk thith
ajër të pastër, kjo do të thotë se ai i kanoset vdekjes fizike, materiale. A mund të
jetosh nëse del nga këto ligje universale dhe nuk i zbaton këto?
Përgjigja është "Jo". "Ky është Ligji i Allahut." "Dhe nuk do të gjesh asnjë ndryshim
në Ligjin e Allahut."
Siç e thashë më parë, këtë e di me dije të provuar çdo njeri, pa pasur dallim mes
muslimanit dhe jomuslimanit, as mes të mirit dhe të keqit. Por ajo që na intereson
tani është të dimë se ekzistojnë edhe ligje fetare.
Pra, është detyrë për ne që ta dimë se ekzistojnë ligje fetare, të cilat kush i merr
(zbaton), arrin në synimet e tyre dhe vjel frytet e tyre dhe anasjelltas, kush nuk i
zbaton ato, nuk do të arrijë tek synimet për të cilat janë vendosur ato ligje fetare,
ashtu si thamë në lidhje me ligjet universale-natyrore, të cilat nëse njeriu i beson
dhe i zbaton ato, do të arrijë qëllimet për të cilat ato janë vendosur.
Po kështu edhe ligjet fetare, nëse muslimani i zbaton ato, i përmbushet qëllimi për të
cilin Allahu i ka vendosur ato ligje, përndryshe jo (nuk arrihet qëllimi).
5 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Besoj se kjo fjalë është e kuptueshme, por ka nevojë për pak më shumë sqarim. Këtu
qëndron thelbi i çështjes dhe këtu fillon përgjigja e asaj pyetje të rëndësishme.
Të gjithë ne e lexojmë një nga ajetet e Allahut të Madhëruar, madje me këtë ajet
mund të zbukurohen hyrjet e tubimeve dhe muret e disa shtëpive. Është për qëllim
Fjala e Allahut të Madhëruar:
"Nëse ju e ndihmoni Allahun (fenë e Tij), Ai do t’ju ndihmojë ju." [Muhamed, 7].
Korniza të zbukuruara dhe të shkruara me shkrim ari të bukur vendosen mbi mure,
dhe për të të ardhur keq, ky ajet është bërë zbukurim për muret ndërsa zemrat e
muslimanëve janë boshatisur nga ai, sa që thuajse nuk e ndjejmë qëllimin tek i cili
rreh ky ajet: "Nëse e ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë juve."
Prandaj gjendja e botës islame sot është kthyer në gjendje kaosi dhe ankthi për të
cilën thuajse nuk po gjendet zgjidhje, megjithëse zgjidhja dhe rrugëdalja është
përmendur në shumë ajete, një nga të cilat është edhe ky ajet që përmendëm.
Nëse ua kujtojmë muslimanëve këtë ajet, besoj se kjo çështje nuk ka nevojë për
shumë shpjegime dhe sqarime, por vetëm përkujtojmë:
Nëse ha, nëse pi, nëse ..., rezultati i të gjitha këtyre është: "jeton". Nëse nuk ha e nuk
pi, atëherë cili është rezultati? -Vdes.
Po kështu është edhe kuptimi i këtij ajeti: "Nëse e ndihmoni Allahun, do t'ju
ndihmojë." Dhe anasjelltas, siç thonë dijetarët e usuli fikhut, kuptimi i anasjelltë i
këtij ajeti është: "Nëse nuk e ndihmoni Allahun, as Ai nuk ju ndihmon ju."
Ky është aktualiteti i muslimanëve sot. Qartësimi i këtij ajeti ka ardhur në sunet dhe
në një numër tekstesh të sheriatit, veçanërisht në hadithet Pejgamberike prej atyre
teksteve.
"Nëse e ndihmoni Allahun", dihet vetvetiu se këtu nuk është për qëllim që të
ndihmojmë Allahun kundër armikut të Tij, me ushtritë tona, me flotat dhe fuqitë
tona materiale. "Jo", assesi; "Allahu ka fuqi dhe kontroll të plotë mbi të gjitha
çështjet." Ai nuk ka nevojë që ta ndihmojë ndokush me ndihmë materiale, kjo është
diçka mëse e njohur vetvetiu, prandaj në ajet thuhet: "Nëse e ndihmoni Allahun",
6 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
d.m.th: Nëse ndiqni dispozitat e Allahut, kjo është ndihma juaj për Allahun e
Madhëruar.
Shtrohet pyetja: A e kanë përmbushur muslimanët këtë kusht e këtë vaxhib i cili
është kusht për arritjen e ndihmës së Allahut për myslimanët?
Përgjigja është tek secili prej jush. Muslimanët nuk janë ngritur me ndihmën e
Allahut të Madhëruar.
Desha të përmend këtu një fjalë, e cila është gjithashtu përkujtim dhe jo sqarim e
komentim, të paktën për disa prej të pranishmëve.
Shumica e muslimanëve sot janë larguar nga të njohurit e fesë së tyre dhe nga të
mësuarit e tyre dispozitat e fesë së tyre, dhe shumica e tyre nuk e njohin Islamin.
Dhe shumë, apo shumica e tyre, kur njohin diçka nga Islami, nuk e njohin atë ashtu
siç është në të vërtetë në Islam, por mësojnë diçka të devijuar nga ajo në të cilin
ishte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e
tij.
Ndihma e Allahut e premtuar për atë i cili e ndihmon Allahun qëndron së pari në
njohjen e Islamit me njohje të saktë, çfarë ka ardhur në Kuran dhe në Sunet, pastaj
në të vepruarit me të, së dyti.
Në të kundërt, njohja do të jetë barrë dhe fatkeqësi për të zotin e saj, siç ka thënë
Allahu i Madhëruar:
"O ju të cilët keni besuar, pse po e thoni atë që vetë nuk e veproni?! Tek Allahu
është shumë e urryer ta thoni atë që nuk e veproni." [Saf, 2-3].
Pra, ne kemi nevojë që ta mësojmë Islamin dhe ta praktikojmë atë. Siç e thashë pak
më parë, ajo që desha t'ju kujtoj është se zakoni i shumicës së muslimanëve sot të
gjithë fajin për përçmimin dhe përuljen që i ka zënë mbarë muslimanët, ia vënë
udhëheqësve të shtetit. Ata ia hedhin të gjithë fajin udhëheqësve të tyre, të cilët nuk
e ndihmojnë fenë e tyre. Dhe ata (udhëheqësit), për fat të keq kështu janë, nuk e
ndihmojnë fenë e tyre; nuk i ndihmojnë muslimanët e përçmuar nga ana e kufarëve
prej çifutëve, të krishterëve, etj.
Kështu është zakoni që zotëron sot në mesin e muslimanëve; që t'ja hedhin të gjithë
fajin udhëheqësve, ndërsa vetë popullin sikur nuk i përfshin ky faj të cilin ata ia
hedhin pushtetarëve! Por e vërteta është se ky faj i hidhet të gjithë ymetit,
pushtetarë dhe nënshtetas.
7 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Madje nuk është vetëm kjo, por ekziston edhe një grup prej atyre që hedhin faje mbi
udhëheqësit e muslimanëve për shkak të mosngritjes së tyre me praktikimin e
dispozitave të fesë së tyre, dhe në fakt ata kanë të drejtë në bërjen me faj të tyre, por
këta kanë kundërshtuar Fjalën e Allahut të Madhëruar: "Nëse e ndihmoni
Allahun..."
Kam për qëllim se vetë ata muslimanë fajësues të pushtetarëve, kur i veçojnë vetëm
ata me faj, kanë kundërshtuar dispozitat e Islamit, kur kërkojnë ndryshimin e kësaj
gjendjeje të mjeruar që i rrethon muslimanët sot, me një rrugë e cila e kundërshton
rrugën e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), për shkak se këta
shpallin dezertimin nga feja të udhëheqësve të muslimanëve, kjo së pari, pastaj
shpallin obligueshmërinë e kryengritjes ndaj tyre, së dyti.
Dhe kështu ndodhin fitne (trazira) të verbëra, të shurdhëta dhe memece ndërmjet
vetë muslimanëve, sa që ata përçahen me njëri-tjetrin, dhe prej tyre, nga të cilët janë
edhe këta që përmendëm më parë, të cilët mendojnë se ndryshimi i kësaj gjendje të
mjeruar dhe të keqe të muslimanëve, sipas tyre bëhet duke ngritur krye kundër
udhëheqësve të shtetit.
Por nuk mbaron çështja me këtë problem, por zgjerohet e zgjerohet, deri sa
mosmarrëveshja të futet në vetë mesin e këtyre muslimanëve, ndërsa udhëheqësit
të jenë jashtë këtij kundërshtimi.
Edhe pse disa prej tyre i konsiderojmë muslimanë për nga pozita gjeografike, në
këtë rast ne themi një shembull:
"Seadi i ngau devetë me të shpejtë, por devetë nuk ngahen kështu, o Sead!"
8 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Nga gjërat në të cilat nuk ka dyshim është se qëndrimi i armiqve të vërtetë të Islamit,
çifutët, të krishterët dhe ateistët, nga jashtë vendeve të Islamit, padyshim se dëmi i
këtyre është më i madh se dëmi i disa prej këtyre udhëheqësve, të cilët nuk i
përgjigjen dëshirës së muslimanëve që të gjykojnë mes tyre me atë që ka zbritur
Allahu.
Atëherë çfarë mund të bëjnë këta muslimanë, dhe kam për qëllim një pjesë apo një
anë të tyre, të cilët shpallin obligueshmërinë e luftimit të udhëheqësve muslimanë. E
çfarë munden të bëjnë këta, sikur ngritja krye kundër udhëheqësve të shtetit të ishte
vërtet obligim?
-Jo, por fillimi duhet të jetë me rregullimin e veteve tona, siç ka qenë edhe kurimi me
të cilin filloi Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).[15]
Këta nuk munden të bëjnë absolutisht asgjë dhe aktualiteti është prova më e madhe
për këtë.
Përkundrazi, ata janë në një gjendje përçmimi dhe poshtërimi të paparë në Islam.
Pikërisht nga kjo e fundit duhet të fillohet, dhe kjo sepse Pejgamberi (alejhi selam)
filloi pikërisht me rregullimin dhe përmirësimin e shpirtit të disa individëve
muslimanë në fillim të thirrjes islame, siç e përmendëm në fillim të kësaj fjale.
Thirrja filloi në Meke dhe më pas kaloi në Medine, pastaj filluan përleshjet mes
kufarëve dhe muslimanëve dhe më pas mes muslimanëve dhe romakëve, pastaj mes
muslimanëve dhe persëve, dhe kështu, siç e thamë edhe më parë, historia përsëritet.
9 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Tani, detyra e muslimanëve është të ndihmojnë Allahun (të zbatojnë fenë e Tij) për
trajtimin e këtij realiteti të hidhur dhe jo duke trajtuar një anë, e cila nuk i jep frytet
e shpresuara, edhe nëse munden të ngrihen me të (ta bëjnë).
Kjo së pari, siç e thashë edhe më parë, dhe këtu duhet të qëndrojmë pak.
Sot nuk është e mundshme që të luftohen udhëheqësit e shtetit, dhe kjo sepse, sikur
këta udhëheqës të ishin kufarë si çifutët dhe të krishterët, a munden muslimanët sot
që t'i luftojnë çifutët dhe të krishterët? Përgjigja është "Jo".
Pra, gjendja është e njëjtë siç kanë qenë muslimanët e parë në periudhën Mekase.
Ata ishin të dobët, të përçmuar, të luftuar, të dhunuar, të cënuar.
-Përse?
-Sepse ata ishin të dobët, nuk kishin as mundësi dhe as fuqi, përveç besimit i cili hyri
në gjokset e tyre e për shkak se ndoqën thirrjen e Pejgamberit të tyre (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
-Ajo është e njëjta rrugë, të cilën ka ndjekur Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!) me shokët e tij.
Sot muslimanët nuk munden t'i luftojnë kufarët, të çfarëdo lloji qofshin ata.
Por muslimanët sot janë ashtu siç thotë Zoti i botëve: "Por shumica e njerëzve nuk
e dinë."
Sikur të merrnim vetëm këto veçanti dhe ajete që përmbajnë këto veçori, si dhe
ajete të tjera, në të cilat janë përmendur veçori të tjera që nuk janë përmendur në
këto ajete, dhe që të gjitha ato sillen rreth të punuarit me Islamin.
Prandaj o vëllezër, mos u hutoni dhe mos neglizhoni, por përkujtoni që të njihni
sëmundjen tuaj, ashtu që të njihni ilaçin tuaj. Muslimanët sot nuk janë besimtarë të
vërtetë, sepse besimi i vërtetë kërkon që të punosh me të vërtetën. Ne që falemi sot,
kjo veçori: "Vërtetë që tashmë kanë fituar besimtarët. Ata të cilët janë të
nënshtruar në faljen e namazit."
Dhe unë nuk flas për disa individë, për pesë, dhjetë apo njëqind, dyqind, apo një
mijë, dy mijë njerëz. Jo, por po flas për muslimanët dhe të paktën për ata që pyesin.
Dhe nuk kam për qëllim ata muslimanë të devijuar e të prishur, të cilët nuk i
kushtojnë rëndësi përfundimit të tyre në ahiret (botën tjetër), por u intereson vetëm
realizimi i epsheve të tyre dhe mbushja e barkut!
Jo, por unë flas për muslimanët që falen. A janë mveshur ata që falen me këto cilësi
të përmendura në fillim të sures Muminun?
Kështu që:
"Shpreson shpëtimin por nuk ndjek rrugët e tij. Anija në të thatë nuk noton."
11 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Pra, duhet patjetër që të merren shkaqet, të cilat janë plotësisht nga ligjet fetare, pas
atyre (ligjeve) universale, me qëllim që Zoti ynë ta largojë këtë poshtërim i cili na ka
mbuluar të gjithëve.
Nga ato hadithe është edhe fjala e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi të!): "Kur të shisni e blini me Ijne (lloj kamate), të shkoni pas bishtit të lopëve
(pasurive të dynjasë), t'ju kënaqin të mbjellat, dhe të lini xhihadin në Rrugën e
Allahut, atëherë Allahu do të hedhë mbi ju poshtërim, të cilin nuk ka për ta hequr
nga ju deri sa të ktheheni në fenë tuaj."[16]
Rreth këtij hadithi kam folur shumë dhe në raste të shumta e të ndryshme, por këtu
desha të qëndroj pak vetëm në fjalën e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të!): "Kur të shisni e blini me Ijne".
Ijne është nga llojet e të punuarit me fajde. As këtu nuk desha të hyj me hollësi, por a
ka ndonjë prej jush që nuk e di se muslimanët punojnë me lloje të ndryshme të
fajdeve dhe se këto bankat me fajde janë ngulur me rrënjë në të gjitha vendet
muslimane, dhe ato janë pranuar si të ligjshme nga të gjitha sistemet qeverisëse në
vendet Islame.
Kthehem dhe them se kjo nuk është vetëm nga udhëheqësit por edhe nga
nënshtetasit, sepse nënshtetasit janë ata të cilët punojnë me këto banka dhe janë
pikërisht ata, me të cilët kur diskutohet dhe u thuhet:
Ju e dini se fajdet janë haram dhe se çështja e tyre është ashtu si ka thënë
Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Një dirhem nga fajdet që e
ha njeriu është më e rëndë tek Allahu i Madhëruar se 36 herë bërje zina
(prostitucion)."[17]
Në fakt populli i meriton këta udhëheqës të tillë. Dhe siç i thonë: Këta udhëheqës
nuk na kanë zbritur nga Marsi, por ata kanë dalë nga ne dhe tek ne.
Kështu që, nëse dëshirojmë përmirësimin e gjendjes sonë, kjo nuk bëhet duke
shpallur luftë guerilase kundër udhëheqësve tanë dhe të harrojmë vetet tona,
ndërkohë që problemi i vërtetë i botës islame sot jemi vetë ne.
Të gjitha problemet që janë sot dhe për të cilat influencohen disa të rinj dhe thonë:
Si të veprojmë? Qoftë kjo për fatkeqësinë që ka rënë pranë nesh (pranë Jordanisë),
që i ka rënë botës islame dhe asaj arabe, prej pushtimit çifut në Palestinë, apo për
luftën e të krishterëve kundër muslimanëve në Artiria, Somali, Bosnje-Hercegovinë,
e në vende të tjera të njohura sot. Të gjitha këto probleme nuk mund të zgjidhen me
emocione, por ato zgjidhen me dije dhe punë.
"Dhe thuaju: "Punoni se Allahu do t'i shohë punët tuaja dhe i Dërguari i Tij e
edhe besimtarët. Pastaj ju do të ktheheni me veprat që keni punuar." [Teube,
105].
Pra, ajo që përmendëm më parë për luftimin e shumë vendeve muslimane nga
kufarët. Ndërsa ne themi se problemi është edhe më i madh se kaq; problemi është
përçarja e muslimanëve. Vetë muslimanët janë të ndarë në grupe e parti në
kundërshtim me Fjalën e Allahut të Madhëruar:
"Dhe të mos jeni prej idhujtarëve, nga ata të cilët e shpërbënë fenë e tyre dhe u
ndanë në grupe, secili grup duke u kënaqur me të veten." [Rrum, 31-32].
Ekzistojnë disa rrugë të ndryshme, e para e të cilave, optimalja dhe idealja, përveç të
cilës nuk ka tjetër, ajo tek e cila ne thërrasim gjithnjë dhe kurdoherë; ajo është: të
kuptuarit e Islamit me kuptim të saktë, praktikimi i tij dhe edukimi i muslimanëve
sipas këtij Islami të kulluar.
Kjo është rruga dhe suneti i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!), siç e thamë dhe e themi gjithnjë e kurdoherë.
Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) filloi me shokët e tij duke i
thirrur të besonin në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. U mësoi atyre shtyllat e Islamit
dhe i urdhëroi ata që t'i praktikonin ato. Dhe kur ata ankoheshin tek ai për zullumin
që u bëhej atyre nga ana e politeistëve dhe për torturat që u bëheshin, ai (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëronte ata që të bënin durim. Pra, i
urdhëronte që të duronin.
Kështu është ligji i Allahut për krijesat e Tij, që e vërteta të luftohet nga e pavërteta
dhe besimtarët nga idhujtarët, e kështu.
Rruga e parë për trajtimin dhe zgjidhjen e kësaj çështje aktuale është dija e
dobishme dhe puna e mirë.
Në terren sot ekzistojnë lëvizje dhe thirrje të tjera, të cilat takohen të gjitha në
kundërshtimin e rrugës së parë dhe ideales, përveç të cilës nuk ka të dytë, dhe ajo
rrugë e tyre është: Lëreni Islamin mënjanë tani, për nga obigueshmëria e të
kuptuarit e tij dhe të punuarit me të, sepse çështja tani është më e rëndësishme.
Çështja tani është që të bashkohemi dhe të bëhemi një në luftimin e kafirave!
Çdo njeri që ka sadopak logjikë, e di që nëse nuk ka armë materiale, nuk mundet
kurrë që ta luftojë armikun e tij të armatosur, jo me një por me shumë armë
materiale.
Kjo për nga ana materiale. Por për nga ana morale, çështja është shumë më e
rëndësishme se kjo. Në qoftë se duam t'i luftojmë kafirat, nuk do mund t'i luftojmë
kurrë ata duke e lënë Islamin mënjanë, sepse kjo është në kundërshtim me atë që
Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë urdhëruar besimtarët, në ajete të shumta, si në
Fjalën e Allahut:
Përse?
-Sepse ne nuk kemi zbatuar atë që Allahu i Madhëruar ka thënë prej përjashtimit
nga ajo humbje, kur thotë:
Ne tani themi: Besojmë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Por kur i ftojmë muslimanët e
partiakshëm, të bashkuar dhe në koalicion, në kundërshtim me thirrjen e vërtetë,
për kthim tek Kurani dhe Suneti, ata thonë: Ta lëmë mënjanë këtë tani, sepse më e
rëndësishmja është luftimi i kafirave!
Arma e parë është arma morale, për të cilën ata thonë: "Lëreni këtë armë morale
mënjanë, dhe kapni armën materiale!"
Mirëpo as armë materiale nuk ka, sepse kjo është e pamundur për shkak të gjendjes
zotëruese sot, jo vetëm nga kafirat që na rrethojnë nga çdo anë, por edhe nga d isa
udhëheqës të cilët na sundojnë. Ne sot nuk mundemi, duam apo nuk duam, që të
përgatitemi nga arma materiale. Këtë nuk mundemi ta bëjmë. Pastaj themi: Duam të
luftojmë me armë materiale, ndërkohë që nuk ka rrugë për atje.
Kjo është e mundur dhe na urdhërojnë ta lëmë mënjanë, ndërsa ajo tjetra që është e
pamundur, na thuhet: "Duhet të luftojmë!" Po me çfarë të luftojmë?
Kështu që, i humbëm që të dyja armët, armën morale, të dijes, për të cilën na thuhet
që ta shtyjmë se nuk e ka kohën, dhe armën materiale të cilën nuk e kemi, kështu që
kemi ngelur të shkatërruar, të shkretuar dhe të dobët në të dyja llojet e armëve;
shpirtërore dhe materiale.
Atëherë cili ishte çelësi i fitores, arma materiale apo ajo morale dhe shpirtërore?
Padyshim që ishte arma shpirtërore dhe me atë armë filloi thirrja, si në ajetin: "Dije
se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut..."
Pra, dija është para gjithçkaje. Dija për Islamin është para së gjithash. Pastaj
praktikimi i këtij Islami me sa të mundemi.
Të gjitha këto gjëra, edhe pse janë brenda mundësive, por shumica e muslimanëve
me partitë dhe koalicionet e tyre, i kanë kthyer shpinën këtyre. Dhe pastaj ngrenë
zërat lart, duke thënë: "Duam xhihad!"
Sikur të gjenim sot një grup musliman të bashkuar vërtetë në Islamin e pastër dhe
që e praktikojnë saktësisht atë, por që nuk posedojnë armë materiale, këtyre u vjen
urdhëri i Allahut, në ajetin e mirënjohur:
16 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Përgjigja është "Jo", sepse kështu nuk e praktikojmë këtë ajet, i cili na urdhëron që të
përgatitemi materialisht (ushtarakisht).
Për armatim ushtarak tani nuk mundemi, ndërsa për armatim shpirtëror kemi
mundësi. Kështu që;
"Allahu nuk ngarkon askënd më tepër mundësive të tij." [El Bekare, 286].
"Kini frikë Allahun (zbatoni fenë) sa të mundeni!" [Et Tegabun, 16]. Dhe ajo që
ne mundemi të bëjmë tani është dija e dobishme dhe puna e mirë.
Kur flasim për Islamin dhe vatanin Islam, themi se të gjitha vendet islame janë vatan
për çdo musliman. Nuk ka dallim mes një arabi dhe një joarabi, as mes një saudiani,
jordanezi, egjiptiani etj.
Por në realitet këto dallime ekzistojnë. Këto dallime ekzistojnë në ter ren, dhe jo
vetëm nga politika. Kjo nuk është aspak për t'u habitur, por ajo është prezente edhe
në mesin e atyre që e praktikojnë fenë.
P.sh.: Disa thirrës muslimanë i gjen të interesohen për Palestinën, ndërsa për
muslimanët e vendeve të tjera atyre nuk u intereson.
P.sh: Kur lufta ishte ende e ndezur mes muslimanëve afganë dhe sovjetikëve dhe
bishtave të tyre komunistë. Në atë kohë kishte parti muslimanësh që nuk
interesoheshin për këtë luftë mes muslimanëve afganë dhe komunistëve. Përse?
Sepse ata nuk ishin p.sh. sirianë, egjiptianë, e kështu.
17 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Pra, problemi tani nuk është i kufizuar vetëm në Palestinë, por ai është përhapur
edhe në vende të tjera muslimane.
-Të fillojmë para çdo gjëje me atë që është më e rëndësishme pastaj me atë më pak
të rëndësishme, veçanërisht kur ajo më e rëndësishmja është e mundshme që të
bëhet, dhe ajo është arma moralo-shpirtërore; të kuptuarit e Islamit me kuptim të
saktë dhe praktikimi i tij saktësisht, pastaj vjen armatimi ushtarak nëse është
mundësia.
Por sot, me keqardhje të madhe dhe në lidhje me atë që ndodhi në Afganistan, armët
me të cilat muslimanët luftuan kundër komunistëve, armatimet ushtarake me të
cilat ata luftuan, a ishin armatime muslimane?
Pra tani, nga ana e armatimit ushtarak ne jemi të robëruar. Sikur të donim të
luftonim dhe të ishim të fortë nga armatimi shpirtëror dhe të donim të luftonim me
armë ushtarake, do të na duhet ta importojmë këtë armë duke e blerë atë, ose me
bursë apo në shkëmbim të diçkaje tjetër, siç e dini nga politika e sotme perëndimore.
Siç i thonë në një fjalë të popullit: "Më thuaj të të them." D.m.th. asnjë shtet nuk të
shet armë qoftë edhe me çmim, pa vendosur më parë kushte që ti, o popull
musliman, të zbresësh dhe t'i pranosh ato kundrejt kësaj arme të cilës ti i paguan
gjithashtu edhe çmimin e saj material.
Pra, vëllezër, çështja nuk është ashtu si mund të imagjinohet; thjesht emocione,
gjaknxehtësi të rinjsh apo revolucione si shkuma e sapunit, e cila fryhet pastaj
shkrin në vend dhe nuk lë absolutisht asnjë lloj gjurme.
Dhe së fundi them: "Thuaju: Punoni, se Allahu do ta shohë punën tuaj, edhe i
Dërguari i Tij..."
Por e përsëris, se puna s'bën dobi veçse duke qenë e shoqëruar me dije të dobishme,
dhe dija e dobishme është: "Allahu thotë", "I Dërguari thotë"; ashtu si ka thënë edhe
Ibën el Kajim (Allahu e mëshiroftë!): "Dija është: "Allahu thotë", "I Dërguari thotë",
"Sahabët kanë thënë".
18 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Fatkeqësia e botës islame sot është më e rrezikshme dhe disa prej jush mund të
habitet për këtë që po them; fatkeqësia e botës islame sot është më e rrezikshme se
pushtimi i çifutëve në Palestinë!
Fatkeqësia e botës islame sot është se ata e kanë humbur rrugën e drejtë, dhe se ata
nuk e kanë njohur Islamin, me të cilin arrihet lumturia e dynjasë dhe e ahiretit së
bashku.
Dhe nëse në disa raste muslimanët jetojnë në përçmim e të persekutuar nga kafirat
dhe idhujtarët, edhe nëse vriten dhe kryqëzohen, pastaj vdesin, nuk ka dyshim se ata
vdesin të lumtur, edhe nëse në dynja kanë jetuar të përçmuar dhe të persekutuar.
Ndërsa ai i cili jeton i nderuar në dynja, por larg të kuptuarit e Islamit ashtu si ka
dashur Allahu dhe i Dërguari i Tij, ky ka për të vdekur i trishtuar, edhe nëse ka jetuar
i lumtur në pamjen e jashtme.
Pra, Allahu ju begatoftë, dhe për t'i dhënë rastin ndonjë pyetje tjetër, trajtimi dhe
zgjidhja është:
"Pra, ikni shpejt drejt Allahut!" do të thotë: Kuptoni atë që ka thënë Allahu dhe i
Dërguari i Allahut, dhe veproni me atë që ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Allahut
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Pyetësi: -Pra, ju nuk i keni lejuar sulmet vetvrasëse dhe duam pak sqarim rreth
kësaj çështje. Dhe a mundet burri apo gruaja që të shkojë në xhihad pa lejen e
prindërve?
Shejhu: -Për mendimin tim, në lidhje me sulmet vetrasëse, për të cilat kam folur
disa herë disi në detaje, por problemi është se tubimet ndryshojnë nga një ri-tjetri;
herë flasim përmbledhur dhe herë me hollësi.
Eshtë e ditur tek të gjithë dijetarët pa përjashtim dhe unanimisht, se muslimanit nuk
i lejohet të vrasë veten; me kuptimin që t'i japë fund fatkeqësive, varfërisë apo për
19 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Madje disa dijetarë kuptuan nga kjo se ai që vret veten, vdes si kafir. Kjo sepse ai nuk
e bën këtë vetëm ngase mbart në vetvete mëri për Zotin e tij për shkak të asaj që
bëri me të prej fatkeqësive të cilat ai nuk i duroi dot.
Dhe këtu vjen një shembull për një çështje të mëparshme, se dija duhet të
shoqërohet nga puna, dhe në qoftë se nuk ka dije të saktë, nuk ka as punë të saktë.
Kur muslimani mëson dhe edukohet sipas asaj që ka ardhur në Kuran dhe në Sunet,
frytet e hovit të tij në jetën e dynjasë ndryshojnë dhe ndryshojnë gjithashtu punët e
tij nga punët e të tjerëve të cilët -nuk them që nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin
e Tij- jo, ata e besojnë këtë, por nuk e kanë njohur atë që ka thënë Allahu dhe i
Dërguari i Tij.
Pra, çështja e besimtarit është e gjitha hajër: "Dhe kjo nuk është veçse për
besimtarin."
Prandaj atë të cilin e kap ndonjë sëmundje kronike (e përhershme), apo skamje,
duke qenë se ai është besimtar, kjo nuk ndikon tek ai, qoftë me shëndet të mirë apo
me shëndet të keq, i pasur apo varfër, për të është njësoj. Sepse, siç i thonë edhe në
një fjalë popullore, ai është si sharra, ngjitet apo zbret, ai ka sevape dhe fiton punë të
mira. Nëse i vjen ndonjë e mirë, ai falënderon Allahun dhe kështu shpërblehet me të
mira, dhe nëse e kap ndonjë e keqe, ai duron dhe kjo është e mirë për të.
Kjo është diçka që mund të ndodhë me këtë njeri dhe për shkak të kësaj mundësie
ne nuk mund ta themi me siguri që ky njeri nuk është besimtar. Ky është si lënësi i
namazit, i cili e mohon obligueshmërinë e tij.
Nëse vdes një musliman me emrin Ahmed bin Muhamed, apo Muhamed bin Zejd, e
të ngjashme, por që ishte i njohur për mohimin e namazit dhe për mohimin e riteve
të Islamit, nëse ky vdes (në këtë gjendje), ai nuk është prej muslimanëve.
Po kështu, është edhe me atë që vret veten dhe dihet se ai e bëri këtë për të
shprehur inatin kundër Allahut të Madhëruar për shkak të fatkeqësive që i ndodhën.
Pra, thamë se mund t'i ndodhë çrregullim mendor dhe të vetëvritet, dhe nga
ekzistenca e kësaj mundësie, ne nuk themi se çdokush që vret veten është kafir dhe
se nuk varroset në varrezat e muslimanëve (nuk e themi këtë).
Tani vijmë tek sulmet vetvrasëse (kamikaze). Këto ne i kemi njohur nga japonezët
dhe të ngjashëm me ta. Kur dikush për shembull sulmonte ndonjë anije luftarake
amerikane me aeroplanin e tij, ai shpërthente bashkë me aeroplanin, duke goditur
ata ushtarë që gjendeshin në atë anije ushtarake amerikane.
Që të gjitha ato janë haram dhe mund të jenë prej atij lloji, autori i të cilit do të jetë
përgjithmonë në zjarr, ose prej atij lloji, autori i të cilit nuk do të jetë përgjithmonë
në zjarr, siç e sqarova pak më parë.
Por që të jetë sulmi vetëvrasës adhurim me të cilin dikush dëshiron të afrohet tek
Allahu duke qenë se lufton për tokën dhe vatanin e tij, këto sulme vetëvrasëse nuk
janë kurrsesi islame.
Madje unë them sot atë që përfaqëson realitetin Islam, por jo atë realitet që duan
disa muslimanë entuziastë.
Eshtë e vërtetë se ka luftime në shumë vende, por që të ketë xhihad nën flamur dhe
udhëheqje Islame, dhe që ngrihet mbi rregulla Islame, nga të cilat është gjithashtu se
ushtari nuk mund të veprojë sipas mendjes së tij dhe as sipas përpjekjes së tij, por ai
zbaton urdhrin e komandantit të tij. Dhe ky komandant nuk është ai i cili është
vetëemëruar komandant, por ai të cilin e ka emëruar halifja i muslimanëve; por ku
është halifja i muslimanëve sot?!
21 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Përderisa xhihadi Islam është i kushtëzuar që të bëhet nën flamur Islam, dhe ky
flamur Islam nuk ekziston, atëherë as xhihadi Islam nuk ekziston.
Kështu që as vetëvrasje Islame nuk ekziston, dhe kam për qëllim atë lloj vetëvrasje
që ishte e njohur më parë, në kohën e të luftuarit me shtizë, me shpata e me harqe.
Një lloj i kësaj lufte i ngjante vetëvrasjes. P.sh: Kur një nga individët e ushtrisë
sulmonte me shpatën e tij një grup nga ushtria e kafirave dhe idhujtarëve, dhe lufton
duke i goditur djathtas-majtas. Ky njeri zakonisht, rrallë mund të shpëtojë pa u
vrarë, atëherë a i lejohet atij që ta bëjë këtë?
Pra, kjo nuk lejohet veçse me lejen e udhëheqësit musliman apo halifes musliman.
Përse?
-Sepse ky halife musliman supozohet që t'i peshojë gjërat dhe t'i vlerësojë ashtu si
duhet. Ai e di për shembull se kur 100 ushtarë mund të sulmojnë 1000 nga kafirat
ose më pak apo më shumë, dhe i urdhëron ata për atë që duhet bërë. Dhe ai e di se
prej tyre mund të vriten dhjetëra, por e di që fitorja do të jetë për muslimanët.
Por ama vetëvrasje me kokën e një të riu entuziast, siç dëgjojmë sot, p.sh; që disa
individë ngjisin malet, shkojnë tek ndonjë grup nga ushtria çifute, vrasin disa prej
tyre pastaj vriten.
22 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Këto janë veprime individuale, të cilat nuk sjellin asgjë në favor të thirrjes islame,
kurrsesi.
Kjo punë, edhe nëse është e ngadaltë por është ajo e cila do të japë frytet e kërkuara,
të cilat i dëshiron sot çdo musliman, sado qofshin kundërshtimet ideore apo
metodologjike mes tyre.
Që të gjithë ata janë të një mendjeje se Islami duhet të jetë gjykues (udhëheqës), por
kundërshtohen në rrugët drejt kësaj, siç e kam përmendur në fillim.
Dhe udhëzimi më i mirë është ai i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi të!).
Pyetje: Kjo kohë është mbushur me fitne (sprova) dhe ato shtohen. A i lejohet
muslimanit të ndahet (veçohet) nga njerëzit, dhe çfarë thoni në lidhje me Fjalën e
Allahut: "O ju që keni besuar! Kujdesuni për veten tuaj..." [El Maide, 5]?
A hyn këtu gjithashtu fjala e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
drejtuar Hudhejfes: "Largoju të gjithave atyre grupeve...!" deri në fund të hadithit?
Përgjigje: Kjo pyetje përmban në vetvete një numër pyetjesh, prandaj po e filloj me
pyetjen e parë.
-Muslimanët ndryshojnë nga njëri-tjetri, së pari nga besimi i tyre, pastaj nga koha
dhe nga vendi i tyre. Kush është me besim të fortë dhe nuk ka frikë për veten e tij se
mund të devijojë, në akiden apo sjelljen e tij, më e mira për të është që të përziehet
me muslimanët dhe të mos ndahet prej tyre.
Për këtë kemi tekst të qartë, në fjalën e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!), të cilën e transmeton Tirmidhiu e të tjerë prej autorëve të
"Suneneve", nga Abdullah bin Umer bin el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i
cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka
thënë: "Besimtari i cili përziehet me njerëzit dhe i duron dëmet e tyre, është më i
mire se ai që nuk përziehet me ta dhe nuk duron në dëmet e tyre." [19]
23 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Pra, "Besimtari i cili përziehet me njerëzit dhe i duron dëmet e tyre, është më i
mire se ai që nuk përziehet me ta dhe nuk duron në dëmet e tyre."
Kjo është në kohë sprovash (fitnesh). E s'ka dyshim se kohët e sprovave ndryshojnë
për nga përmasat e tyre.
Kjo është më e mirë dhe më e dobishme për të, se sa të ndahet nga njerëzit për të
shpëtuar veten e tij. Kjo ishte pyetja e parë.
Pra, nuk është kuptimi i ajetit që të ndaheni nga njerëzit dhe të mendoni vetëm për
vete, të mos urdhëroni për të mirë dhe të mos ndaloni nga e keqja.
Jo, nuk është kështu. Por nëse urdhëroni për mirë dhe ndaloni nga e keqja, por
njerëzit nuk i përgjigjen thirrjes suaj, atëherë nuk kanë për t'ju dëmtuar ata të
humburit, nëse ju jeni të udhëzuar dhe veproni drejt (konform sheriatit).
24 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
Madje nga plotësimi i udhëzimit tuaj është se kur ju shihni ndonjë të keqe, ndaloni
nga ajo dhe kur shihni diçka që duhet të veprohet, urdhëroni për mirë, e kështu. Kjo
ishte pyetja e dytë.
Nëse ai gjendet dhe ka në krye një prijës të cilit i është dhënë besa nga muslimanët,
atëherë të gjithë duhet të jenë me këtë grup dhe me këtë palë.
Dhe nëse nuk ka një grup me në krye një prijës të cilit i është dhënë besa, atëherë
duhen lënë të gjitha grupet e tjera.
Por që t'u largohesh të gjitha grupeve, nuk do të thotë që të ndahesh dhe të jetosh i
vetëm në majë të malit.
Jo, por kuptimi i kësaj është që të mos bëhesh partiak me një grup kundër një grupi
tjetër.
Kjo është për qëllim me hadithin e Hudhejfes (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).
Lusim Allahun e Madhëruar që t’i kthejë muslimanët në fenë e Tij, me një kthim të
vërtetë!
______________________
[1]Hadith Sahih. Atë e ka nxjerrë Ibën Maxheh (241), Ibën Hibani dhe Et Taberani në "El
Mu'xhem es Sagir".
Gjithashtu transmetohet dhe nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I
Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur njeriu vdes,
atij i ndërprehet puna, përveç tri gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet
pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të." Hadith Sahih. E ka nxjerrë Muslimi (1631), Buhariu
në librin e veçantë për moralin, Tirmidhiu (1376), En Nesai etj.
25 | Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë Shejh Muhamed Nasirudin el Albani
[2]Këtë hadith e ka nxjerrë imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Ibën Maxheh dhe
Darakutni. Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka quajtur të saktë.
[3]Sahih. Et Tabarani.
[5]Shkëputur nga "Dija në hadithet e sakta dhe në fjalët e të parëve." Ebu Umer Jusuf bin
Abdulberr.
[13] Sahih. Ky tekst është prej hadithit të Ibën Abasit të përmendur nga Taberani në "El
Kebir". Ky hadith ka gjithashtu dëshmues nga hadithi i Enesit, Abdullah bin Amër bin El Asi,
Ebu Umame etj.
[14]Kjo është fjala e shejh Mesh'hurit shkëputur nga libri "Metoda e selefëve në trajtimin e
fitneve". Botim i librarisë "Imam Albani".
[15]Siç thotë Allahu: "Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata vetë ta
ndryshojnë gjendjen e tyre." [Er Rad, 11]. (Përkthyesi).
[18]Muslimi.