You are on page 1of 8

KËRKESË

DREJTUAR : Prokurorisë së Posaçme pjesë e Strukturës së


Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, me inicialet SPAK.

PËR DIJENI: Z. Arben Kraja drejtues i SPAK;

NË VËMËNDJE: Znj. Yuri Kim ambasadore e SHBA-së në


Republikën e Shqiperisë;

Z. Luigi Soreca, ambasador i BE në Republikën e


Shqiperisë.

s
Duke patur besimin dhe konsideratën tonë se struktura e SPAK do të bënte një
hetim të plotë dhe të paanshem dhe do të dërgonte përpara Gjykatës Speciale

ew
shkelësit e ligjit, ne kerkuesit si pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit
(Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental), i cili është një organizim artistësh dhe
qytetarësh mbështetës në frymë, të cilët për një periudhë prej mbi 2 vitesh e 3
muajsh kanë ushtruar të drejtën e protestës duke kundërshtuar projektin e
Teatrit të Ri Kombëtar, si projekt korruptiv, që del kundër interesave të artit,
kulturës dhe trashëgimisë së Tiranës dhe Shqiperisë.
aN
Në këtë kuadër, në lexim të akteve ligjorenë fuqi të detyrueshme për zbatim,
referuar veprave kriminale të konsumuara nga të kallzuarit prej nesh para dhe
pas ngjarjes së datës 17.05.2020, në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm e kemi
denoncuar në media por kemi bërë edhe kallëzime në SPAK të cilat paraqesin
këtë kronologji:

1- Me date 31.12.2019:
Or

I KALLËZUAR: Erion Veliaj me cilesine si Kryetar i Bashkisë Tiranë.

OBJEKTI: Fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Erion Veliaj


me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë për veprën
penale “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni
248, të Kodit Penal.

2- Me date 06.05.2020:

TË KALLËZUAR: - Erion Veliaj me cilesinë e Kryetarit të Bashkisë


Tiranë.

- Arbjan Mazniku me cilesinë e Nën Kryetarit të


Bashkisë Tiranë.

1
OBJEKTI: 1- Fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Erion Veliaj
me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë për veprën
penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korruspion pasiv i
personave që kryejnë funksione publike” kryer në
bashkëpunim;
2- Fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Arbjan
Mazniku me funksion Nën Kryetar i Bashkisë Tiranë
për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe
“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione
publike” kryer në bashkëpunim.

3- Me date 30.05.2020:

s
TË KALLËZUAR: - Sandër Lleshaj me funksion Ministër i Brëndshëm;

- Ardi Veliu me funksion Drejtor i Policisë së Shtetit;

OBJEKTI: ew
- Erion Veliaj me funksion Kryetari i Bashkisë Tiranë.
1- Marjen e masës së “sekuestro preventive” per
truallin (pronën) ku ka qënë Teatri Kombëtar si dhe
pezullimi i të gjithë punimeve në vazhdim deri në
zbardhjen e çështjes, parashikuar nga neni 274 i Kodit
aN
të Procedurës Penale;
2- Arrestimi dhe fillimi i ndjekjes penale dhe denimi
sipas ligjit i shtetasit Sander Lleshaj me funksion
Ministër i Brëndshëm për veprat penale “Vrasje” e
mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim dhe
“Shpërdorim i detyrës”;
3- Arrestimi dhe fillimi i ndjekjes penale dhe denimi
sipas ligjit i shtetasit Ardi Veliu me funksion Drejtor i
Or

Policisë së Shtetit për veprat penale “Vrasje” e mbetur


ne tentative kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i
detyrës”;
4- Arrestimi dhe fillimin i ndjekjes penale dhe denimi
sipas ligjit ndaj shtetasit Erion Veliaj me funksion
Kryetar i Bashkisë Tiranë për veprat penale “Vrasje” e
mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim dhe
“Shpërdorim i detyrës”.

4- Me date 12.06.2020:

TË KALLËZUAR: - Edi Rama me cilesinë e Kryeministrit të Republikës


së Shqiperisë;

2
- Erion Veliaj me cilesinë e Kryetarit të Bashkisë
Tiranë;
- Sandër Lleshaj me funksion Ministër i
Brëndshëm;
- Ardi Veliu me funksion Drejtor i Policisë së
Shtetit;
- Arbjan Mazniku me cilesinë e Nën Kryetarit të
Bashkisë Tiranë.
- Toni Gogu me cilesinë e Kryetarit të Këshillit
Bashkiak Tiranë.
- Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko,
Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboçi,
Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura

s
Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, me cilësinë e
nëpunësve civilë pranë Bashkisë Tiranë dhe
inisiatorë e propozues për shëmbjen e Teatrit

ew
Kombëtar dhe atij Eksperimental;
- Dallëndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit
Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit;
- Të gjithë anëtarët e Keshillit Bashkiakë që kanë
votuar dhe firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar
dhe atij Eksperimental;
aN
- Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing.
Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj,
në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit.
- Çdo person i pa identifikuar më sipër që me
veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit
Tuaj që ka përgjegjësi penale në lidhje me shëmbjen e
Teatrit Kombëtar dhe Ekspertimental.
Or

OBJEKTI: 1- Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar


prej nesh për kryerjen e veprave penale të
“Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 150 i
K.Penal, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”
parashikuar nga neni 154 i K.Penal, “Shkatërrimi i
veprave kulturore” parashikuar nga neni 160 i Kodit
Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni
248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve
ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni
258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe
ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259
i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë
shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar

3
nga neni 260 i Kodit Penal, “Organizata kriminale”
parashikuar nga neni 333 i K.Penal dhe “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit
Penal ne bashkepunim parashikuar nga neni 25 I Kodit
Penal;
2- Urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive
për truallin e transferuar në favor të Bashkisë Tiranë
me anë të VKM-së Nr.377 datë 8.5.2020 “Për kalimin
në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë Nr.1/241, me
emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale
8150, Tiranë” në mënyrë që të pezullohet çdo
procedurë ligjore për dhënien e ndonjë leje ndërtimi
mbi këtë truall, parashikuar nga neni Nr.174 i Kodit të

s
Procedurës Penale.

5- Me date 03.07.2020:

TË KALLËZUAR: ew
- Edi Rama me cilesinë e Kryeministrit të Republikës
së Shqiperisë;

- Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë


Tiranë;
aN
- Elva Margariti me funksion Ministre e Kulturës;
- Mirela Kumbaro me funksion ish Ministre e
Kulturës;
- Arta Dollani me funksion Drejtoreshë e Institutit
të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”;
- Artan Lame me funksion Drejtor i Agjensisë
Shtetërore të Kadastrës.
Or

OBJEKTI: - Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar


prej nesh për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i
veprave kulturore” parashikuar nga neni 160 i Kodit
Penal, “Fallsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga
neni 186 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”,”
parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e
barazisë në tendera” parashikuar nga Neni 258 i Kodit
Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë
funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal,
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë
ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260
i Kodit Penal kryer në bashkëpunim parashikuar nga
neni 25 i Kodit Penal.
BAZA LIGJORE: Ligji Nr.95/2019 “Për organizimin dhe funsionimin e
4
institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e
organizuar”, Nenet 75/a, 280 dhe 283 e vijues të Kodit
të Procedures Penale, nenet 25, 160, 186, 248, 258, 259
dhe 260 të Kodit Penal, Ligjit Nr.9048, datë
07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore” të ndryshuar,
Ligji Nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe
mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” i
ndryshuar, VKM Nr.686 datë 22.11.2017 “Për
miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” dhe
Ligji Nr.111/2018 “Për Kadastrën”, Ligji Nr.9643 datë
20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar dhe
VKM Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”.

s
6- Me date 13.07.2020:

TË KALLËZUAR:
ew
- Edi Rama me cilesinë e Kryeministrit të Republikës
së Shqiperisë;

- Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë;

- Subjektit privat “BIG-BJARKE INGELS GROUP”


aN
me adresë “BIG CPH”, Kløverbladsgade 56 2500
Valby, Copenhagen, Denmark”;
- Bjarke Ingels shtetas danez me adresë “BIG CPH”,
Kløverbladsgade 56 2500 Valby, Copenhagen,
Denmark”;

- Subjektit privat “FUSHA” sh.p.k me adresë Rr:


“Murat Toptani” Nr.25 dhe NUIS J61922018S;
Or

- Shkëlqim Fusha me cilesinë e administratorit të


shoqerisë “Fusha” sh.p.k.

OBJEKTI: - Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar


prej nesh për kryerjen e veprave penale
“Korrupsioni pasiv në sektorin privat” parashikuar nga
neni 164/b i Kodit Penal, “Dhënia e ndihmës për
ndërtim të paligjshëm” parashikuar nga neni 199/b i
Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj
personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar
nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”
parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e
barazisë në tendera” parashikuar nga Neni 258 i Kodit
Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë

5
funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit
Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë
shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga
neni 260 i Kodit Penal kryer në bashkëpunim
parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
- Marrjen e masës së sekuestros preventive ndaj
projektit me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit
urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar", të
realizuar nga studio “BIG-BJARKE INGELS
GROUP”, sipas nenit 274 e vijues të Kodit të
Procedurës Penale.
- Pezullimin e procedurave të tenderit për Studim-
Projektim “Ndërtimin i Teatrit Kombëtar” të shpallur
nga Bashkia Tiranë pas shëmbjes se tij.

s
Si lehtësisht evidentohet më siper, për rreth pothuaj gjashtë muaj, ne i jemi

ew
drejtuar strukturës së SPAK me gjashtë kallëzime të ndryshme ku kemi
argumentuar veprat penale të konsumuar nga të kallezuarit prej nesh dhe që në
referim te dispozitave ligjore, janë përgjegjësit kryesorë të krimit të shëmbjes së
Teatrit Kombëtar.

Duke qënë se ne si kallëzues nuk ishim thirrur për të dhënë dëshitë tona me
cilësinë e dëshmitarit dhe nuk kishim asnjë informacion në lidhje me hapat
aN
procedurialë të marë nga SPAK dhe veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e
ngjarjeve penale, me datë 20.05.2020 i jemi drejtuar me një kerkesë strukturave
të SPAK.

Sipas shkreses “Kthim pergjigje” nga SPAK me datë 28.05.2020 me Nr.3661/1


Prot., na sqarohet se dy kallezimet tona të datës 31.12.2019 dhe ai i datës
06.05.2020 janë bashkuar dhe se nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër
Or

Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ky procedim penal “është nëe fazën e


hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të
plota dhe të gjithanshme”.

Ashtu si e kemi paraqitur dhe më sipëer, ne edhe pas kësaj date kemi vazhduar
me denoncimet tona, në frymën e të drejtave legjitime që na njeh Kushteta por,
me keqardhje konstatojmë se deri më sot nga ana e SPAK nuk është ndërmarë
asnjë hap konkret dhe sidomos asnjë veprim imediat si është ai i vendosjes së
sekuestros preventive mbi truallin dhe projektin e Bjarke Ingels, me qëllim
parandalimin e një demi financiarë dhe jo vetëm të parikuperueshëm në të
ardhmen si dhe parandalimin e thellimit të veprës penale.

Me anë të këtyre kallëzimeve që Ju kemi paraqitur, ne si pjesë e Aleancës për


Mbrojtjen e Teatrit, kemi marrë përsipër të bëhemi përçues të zërit të atyre

6
qytetarëve të ndershëm të këtij vendi të cilët besojnë se vetëm zbatimi i ligjit do
ta çojë drejt përsosjes shoqërinë tonë.
Të atyre artistëve dhe qytetarëve të cilët besojnë se ligji është një dhe i barabartë
për të gjithë dhe që kundërshtojnë me forcë realizimin e këtij projekti i cili është
ngritur i tëri mbi një aferë korruptive dhe mbi bazën e konsumimit të veprave te
ndryshme penale që çuan në shembjen e tij për t`i hapur rrugë ndërtimit të
kullave me mjete monetare të cilat janë produkt i veprave penale.

Faktet e bëra publike deri më tani, me gjashtë kallëzimet e bera nga ne, do të
mjaftonin që vetë organi i prokurorisë të kishte nisur hetim kryesisht për këtë
çështje, duke përmbushur në këtë mënyrë përgjegjësitë e veta kushtetuese dhe
ligjore.

Në këto kushte, ne kallëzuesit bazuar në menyrën e ushtrimit të të drejtave

s
kushtetuese dhe të përgjegjësive tonë në mbrojtje të interesit publik, i kërkojmë
Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një

pas datës 20.05.2020? ew


informacion të plotë duke ruajtur sekrtin hetimore përsa i përket:
 Ku është situata proceduriale me kallëzimet e rradhës bërë nga ana jonë

 Kush nga të kallëzuarit prej nesh është thirrur për të dhënë shpjegime?
 Me çfarë cilësie janë thirrur këta shtetas (nëse janë thirrurr)?
 A jane marë veprime konkrete nga ana e Organit të Akuzes në lidhje me
aN
sekuestrimin e tabulateve telefonike?
 A janë marë veprime konkrete nga ana e Organit të Akuzes në lidhje me
sekuestrimin provave materiale që i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes
kriminale të datës 17.05.2020?
 Cfarë veprimesh ka ndermarë SPAK në lidhje me kërkesat tona të
vazhdueshme për sekuestrimin e truallit?

Duke dashur të besojmë se mos veprimi në kohë nga ana Juaj me veprime
Or

konkrete që sanksionon Kodi i Procedures Penale për ndëshkimin e kësaj afere


të lartë korruptive që lidhen direkt me prishjen e Teatrit më date 17.05.2020, ka
ardhur jo për mungesë të vullnetit të organit të prokurorisë (SPAK) për të
përmbushur me korrektësi përgjegjësitë e veta apo për të vijuar kulturën e
pandëshkueshmërisë për afera korruptive, ne artistë dhe qytetarë si pjesë e
Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, nisur nga fakti i një rreziku eminent
që paraqet disponimi i lirë i projektit të hartuar nga arkitekti z. Bjarke Ingels
projekt i cili lidhet me veprat penale të kallëzuara prej nesh ne të gjithë
kallëzimet dhe mund të rëndojë ose të zgjasë pasojat e tyre apo të lehtësojë
kryerjen e veprave penale të tjera, kërkojmë nga prokuroria që të paraqesë në
gjykatën kompetente kërkesën për urdhërimin e vendosjes së sekuestros
preventive ndaj truallit të Teatrit Kombëtar dhe ndaj këtij projekti.
Kjo kërkesëe bere nga ana jone është në përputhje me nenin 274 të Kodit të
Procedurës Penale, për shkak se jemi përpara një sendi që ka shërbyer ose është

7
caktuar si mjete për kryerjen e veprës penale.

Vendosja e sekuestros preventive ndaj truallit të Teatrit Kombëtar dhe


projektit të Bjarke Ingels si dhe, pezullimi i procedurave të tenderit për
ndërtimin e Teatrit të Ri të shpallur nga Bashkia Tiranë do të ishte edhe një
masë që parandalon pasojat e parikuperiushme dhe jashtëzakonisht të
dëmshme për interesin publik që ka realizimi i atij projekti.

Duke Ju falenderuar, Jemi në pritje të reagimit Tuaj të shpejtë në


mbështetje të dispozitave ligjore.

Tiranë më datë, 16.07.2020

s
ew
aN
Or

You might also like