You are on page 1of 18

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve

___________________________________________________________________________________

LLOGARITJA EKONOMIKE

Llogaritja ekonomike (ose llogaritja e fitimeve dhe humbjeve) eshte nje pasqyre financiare qe tregon per
operacionet e nje shoqerie (ndermarjeje, firme) ne nje periudhe te caktuar kohe (zakonisht per nje muaj,
nje tremujor apo periudhe vjetore). Veprimtarite e shoqerise jane shprehur nepermjet te ardhurave,
shpenzimeve dhe fitimit brenda periudhes se analizuar te kohes.

Llogaria ekonomike ndryshon nga bilanci, i cili tregon vetem uljen apo rritjen e pasurive apo detyrimeve
ne nje moment kohe te dhene.

Ne percaktimin e pasqyres se llogaritjes ekonomike eshte e nevojshme, ne fazen paraprake, te


percaktohen qarte kostot dhe fitimet qe do te paraqiten ne kete veprimtari kontabile.
Kostot (Shpenzimet) qe perballohen per sigurimin e burimeve ose sherbimeve qe lejojne krijimin e
produkteve ose sherbimeve perbejne koston e veprimtarise se ndermarjes, ne periudhen kontabile ne te
cilen produktet ose sherbimet shiten.
Fitimet qe i takojne cdo veprimtarie zakonisht individualizohen ne momentin kur mallrat ose sherbimet
shiten.

Kostot e nje veprimtarie duhet t'i korespondojne fitimeve te kesaj veprimtarie, mbasi i perkasin prodhimit
te te njejtave mallra dhe sherbime, shitja e te cileve, ne kete veprimtari, lejon realizimin e fitimeve
koresponduese.

Llogaritja ekonomike permbledh kostot dhe fitimet e veprimtarise duke evidentuar diferencen (rezultatin)
qe do t’i shtohet pozitivisht ose negativisht (fitim ose humbje) kapitalit neto.

Elementet kryesore te llogaritjes ekonomike te ndermarrjes jane:

A) TE ARDHURAT

Te ardhurat perfshijne te gjitha te ardhurat e fituara nga veprimtaria kryesore e shoqesise (ndermarrjes,
firmes, etj) si: shitjet, investimet dhe ndonje veprimtari tjeter fitimprurese.
Te ardhurat influencohen nga shume faktore, por me te rendesishmit jane:

- cmimi i produkteve;
- vellimi i shitjeve;
- inflacioni.

Zerat kryesore persa i perket te ardhurave jane:

1) fitime nga shitjet;


2) fitime te tjera, p.sh nga shitja e aktiveve fikse;
3) interesa aktive, dividente pjesmarrjeje;
4) perfitime nga furnizimi me sherbimeve te paguara per veprimtarine e meparshme;

A) KOSTOT

___________________________________________________________________________________
1
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

Kostot perfshijne te gjitha shpenzimet e bere te nje shoqerie me qellim qe te gjeneroje te ardhura. Ato
ndahen kryesisht ne dy kategori: shpenzime direkte dhe shpenzime indirekte.
Zerat kryesore te llogaritjes ekonomike persa i perket kostove te veprimtarise jane:

1) kostoja e mallrave dhe sherbimeve te shitura;


2) kostot e pergjithshme: administrative, tregetare dhe shitjeje;
3) kostot financiare: interesa dhe shpenzime per te perballuar kontratat e parashikuara me
skadence te shkurter apo te gjate;
4) detyrime per nga sherbimet e paguara nga veprimtaria e meparshme.

Kostoja eshte nje matje me terma monetare e shumes se burrimeve te perdorura per nje qellim
te caktuar. Ne kete perkufizim kuptojme se paraja perben emeruesin e perbashket te percaktimit
ne nje te vetem te te gjitha burrimeve individuale te shprehura ne njesi te ndryshme matjeje dhe
se ne varesi te qellimeve te ndryshme, kontabiliteti i llogaritjes se kostos ka evidentuar dhe llojet
e ndryshme te kostove qe ekzistojne.

Kostot klasifikohen:
sipas shkalles me te ciles ato lidhen me produktin perfundimtar ne:
- kosto direkte
- kosto indirekte;
menyres se sjelljes ose reagimit te tyre ndaj ndryshimit ne vellimin e aktivitetit ne:
- kosto variabel;
- kosto fikse;
shkalles se kontrollueshmerise se tyre nga manaxheret;
natyres se burrimeve qe i kane shkaktuar keto kosto;
funksioneve te biznesit per te cilat jane caktuar keto burrime;
karakteristikave te tjera ekonomike.

Nga keto:

Kostot direkte jane kostot qe i takojne nje objekti kostoje, marrin pjese direkt ne koston e
produktit dhe qe mund t'i caktohen atij drejtperdrejte. Kostot direkte jane te ndryshme ne veresi te
llojit te veprimtarise. Ne veprimtarite tregetare ato perfshijne kryesisht koston e mallrave, kurse ne nje
veprimtari prodhuese, pervec lendeve te para perfshijne edhe pagat, si nje pjese e rendesishme e
shpenzimeve ne veprimtarine e ndermarjes.
Ne pergjithsi, ne kostot (shpenzimet) direkte perfshihen:

Shpenzimet materiale direkte (zakonisht ketu hyjne lendet e para) jane ato materiale qe
aktualisht hyjne ne procesin e prodhimit, behen pjese e produktit te gatshem dhe mund te
dokumentohen. Ne to shpesh nuk hyjne artikuj te imet, kostot e te cileve jane te paperfillshme.
Keto materiale klasifikohen si materiale indirekte.

Shpenzimet e punes direkte jane ato shpenzime te punes se punonjesve qe marrin pjese ne
njesine e prodhimit, qe mund t'i percaktohen produktit ne menyre te vecante dhe qe ndyshojne
mjaft me ndyshimin e numrit te njesive te prodhuara. Keshtu, ne to futen pagat e punonjesve
drejperdrejt te angazhuar ne procesin e prodhimit. Pagat e punonjesve jo drejtperdrejt te
angazhuar ne prodhim (p.sh. administratoret, transportuesit, rojet, etj.) futen ne koston indirekte.

Kostot indirekte jane kostot qe i takojne nje objekti kostoje, por qe s'mund t'i caktohen atij
direkt. Kostot indirekte jane ato shpenzime qe nuk lidhen direkt me prodhimin, por qe jane te nevojshme
___________________________________________________________________________________
2
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

per sigurimin e nje veprimtari normale te shoqerise (ndermarrjes, firmes). Duke qene se keto shpenzime
nuk mund t'i caktohen drejtperdrejte nje objekti shitjeje (produkti), eshte i nevojshem gjetja e menyres se
shperndarjes se tyre. Per kete qellim perdoren metoda te ndryshme te shperndarjes se ketyre
kostove.

Ne kostot indirekte perfshihen:

Shpenzimet indirekte te prodhimit qe jane te gjitha shpenzimet e tjera te procesit te prodhimit qe


nuk perfshihen ne koston direkte apo kostot qe nuk materializohen ne produkte apo sherbime te
vecanta. Ne to hyjne:

kostoja e materialeve qe nuk formojne produktin perfundimtar por qe perdoren gjate


procesit te prodhimit, p.sh lubrifikante, etj.
pagat indirekte per punonjesit qe kryejne kontrollin e detyrave, merren me transportin e
brendshem, etj.
kostot e energjive te konsumuara, interesat e debive, etj.

Ne pergjithsi, keto shpenzime quhen ndryshe dhe shpenzimet e pergjithshme te ndermarjes dhe
ndahen ne dy kategori:

Kostot variabel si energjia elektrike, materialet dhe shumica e punes indirekte;


Kostot fikse si pagat e rojeve, pastruesve, etj.

Meqenese shpenzimet e pergjithshme nuk materializohen direkt, duhet te aplikohet nje koeficient
shperndarje te ketyre shpenzimeve per njesi prodhimi.

A) FITIMI

Fitimi perben thelbin e qellimit te cdo biznesi (veprimtarie prodhuese apo tregetare) dhe llogaritet si
diferenca e kostove (shpenzimeve) nga te ardhurat. Per llogaritjen e fitimit perdoren dy koncepte te
ndryshme:

- vlera e shtuar
- fitimi neto

Vlera e shtuar tregon se sa vlere i shtohet materialeve baze nga zhvillimi i aktivitetit te shoqerise. Vlera e
shtuar eshte shuma e parave te mbetura, mbasi zbriten kostot direkte materiale nga te ardhurat nga
shitjet.

Te ardhurat nga shitjet - Kostot direkte materiale = Vlera e shtuar

Fitimi bruto eshte shuma e parave qe mbeten pasi zbresim kostot direkte te punes dhe kostot indirekte
nga fitimi bruto. Ose, fitimi bruto eshte i barabarte me diferencen e te gjitha kostove nga te ardhurat.
Fitimi bruto (fitimi i llogaritur) i nje ndermarjeje llogaritet thjesht, si diferenca e te ardhurave dhe
shpenzimeve (kostove):

Fitmi i bruto = Te ardhurat – Shpenzimet

___________________________________________________________________________________
3
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

Norma e fitimit bruto shprehet si raporti i fitimit bruto me shitjet, pra tregon fitimin bruto per 100 leke
shitje.

Praktika kontabile dhe fiskale, nga pikepamja fisale, paraqet edhe dy terma te reja:

- shpenzimet e zbriteshme
- shpenzimet e pazbriteshme.

Eshte e rendesishme per nje ndermarje te njihen keto dy tipe shpenzimesh me qellim te llogaritjes se
tatimit mbi fitimin.

Tatimi mbi fitimin llogaritet duke zbatuar nje perqindje ndaj fitimit te tatueshem. Sipas ligjeve ne fuqi,
perqindja e zbatuar prej shumices se sipermarrjeve eshte 30%.

Fitimi neto llogaritet duke zbritur tatimin mbi titimin nga fitimi bruto.

Per vleresimin e kontrollit financiar te shoqerise duhen ndertuar dy llogaritje ekonomike:

llogaritja e fitim/humbjes
plani i rrjedhjes se parase.

___________________________________________________________________________________
4
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

KONTABILITETI I KOSTOVE

Cdo ndermarrje, pavaresisht sektorit te aktivitetit dhe madhesise, ka nevoje per lloje te ndryshme
informacioni per menaxhimin e saj. Keto informacione jane zakonisht te tipit sasior (p.sh.kostot)
dhe mund te kene origjine kontabile dhe jokontabile. Ndersa keto te fundit mund te merren, p.sh.
nga tregjet ne te cilat ndermarrja blen input-et dhe shet output-et e saj, informacionet kontabile
merren nga Kontabiliteti i Pergjithshem i ndermarrjes, nga Kontabiliteti Drejtimit dhe nga kontrolli
buxhetor i saj.

Kontabiliteti i Pergjithshem ka per objektiv te percaktoje cdo vit rezultatin e ushtrimit te


arktiviteti dhe perberjen e kapitalit te ndermarrjes, duke dhene mbi kete baze tregues komplekse
dhe te pergjithshem, qe sherbejne si jashte dhe brenda saj.

Kontabiliteti i Drejtimit synon te jape informacione analitike per menaxhimin e brendshem te


ndermarrjes, per te gjitha aktivitetet qe zhvillohen ne te. Vecanerisht, ai ka per qellim te
percaktoje ne rruge preventivuese (parashlkuese) kostot e produkteve te prodhuara. Kjo kerkon
nxjerrjen analitike te kostove te aktiviteteve te vecanta ose te fazave te punimit, qe do t'i
sherbejne si llogaritjes se rezultatit ekonomik te aktivitetit.

Qellimi i percaktimit te kostove, te te ardhurave dhe rezultateve ekonomike te proceseve dhe produkteve
te vecanta eshte:

caktimi i cmimeve te shitjes: njohja analitike e kostove te produktit lejon orientimin me te


mire ne percaktimin e cmimeve te shitjes;

kontrolli i kostove qe kryhet nepermjet nje konfronti te vazhdueshem ndermjet kostove


efektive dhe kostove te parashikuara, ben te mundur vecimin, analizen dhe eleminimin e
shkaqeve te shmangjeve te evidentuara;
vleresimi i mbetjeve te gjysemfabrikateve dhe te produkteve: nepermjet vleresimeve te tilla
ndermarrja eshte ne gjendje te ndjeke hap pas hapi progesin e formimit te fitimit,

etj.

Kontabiliteti i kostove ka per qellim percaktimin e kostove te objekteve te vecante (p.sh. nje faze
te punimit, nje produkti te vecante, etj), te kontabilizuar per nje nga qellimet e permendura me
siper.

Realizimi i nje sistemi Kontabiliteti te Drejtimit nenkupton ndjekjen e procedurave te vecanta per
nxjerrjen e kostove. Kompleksiteti i Kontabilitetit te Drejtimit varet nga faktore te shumte, si p.sh.
madhesia e ndermarrjes, numri i produkteve te prodhuar, tipi i prodhimit, etj. Ai realizohet ne
forma te ndryshme nga te cilat do te vecojme:

A) Kontabiliteti me kosto totale dhe direkte

Duke mos dashur te permendim zerat kryesore te kostove te procesit te transformimit (kostot
industriale), ato te shperndarjes (kosto tregtare) si dhe kostot administrative dhe kostot e
___________________________________________________________________________________
5
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

pergjithshme te ndermarrjes, duhet nenvizuar se ndersa Kontabiliteti i Pergjithshem i klasifikon


kostot sipas natyres (materiale, fuqi punetore, energji, etj), Kontabiliteti i Drejtimit i klasifikon ne
te njejten kohe, sipas natyres, perkatesise ne prodhim (p.sh. nje faze te punimit me teper se nje
tjetre) dhe se fundi sipas destinacionit (produktit, porosise).

Kontabiliteti i kostove mund te bazohet ne kostot totale ose kostot direkte. Zgjedhja e kriterit te
llogaritjes se kostos (totale apo direkte) do te synoje ne mundesimin e analizes, paanshmerise
dhe operativitetit ne vleresimin e kostos, me qellim qe personeli i ndermarrjes te jete i
pergjegjshem per kostot si te procesit te transformimit ne pergjithesi, ashtu dhe te kostove te
fabrikimit te produkteve (apo porosive).

Metoda e kostos totale duke mos bere dallimin ndermjet kostove direkte dhe indirekte, rezulton
e papershtatshme vecanerisht per menaxhimin e ndermarrjeve me shume produkte dhe shume
procese. Kjo metode, ne fakt, nuk eshte analitike, sepse i ndan kostot ne menyre agregate dhe
subjektive; nuk eshte e paanshme, sepse nuk lejon te dallohen ndikimet mbi kosto te faktoreve
realisht te perdorur, nuk eshte operative, sepse varion me volumet e prodhimit dhe se fundi
ndikohet nga vendimet e meparshme.

Sistemi me kosto direkte, perkundrazi, ben zgjedhje me realiste si dhe vleresime me objektive
te rentabilitetit, vecanerisht persa i perket se ardhmes. Shembulli i meposhtem sqaron me mire
kufijte e metodes me kosto te plote.

Shembull

Nje ndermarrje prodhon tre produkte A, B, C me sasi prodhimi te njejte, pra Q(A)=Q(B)=Q(C) =
10.000 cope ne vit.
Kostot (totale vjetore) jane:

- materiale direkte 360.000L


- fuqi punetore direkte 275.000L
- kosto indirekte 138.000L

Te percaktohen:
kostot njesi per pdo produkt kur dihet qe kostot unitare te materialeve direkte per produktet A,
B,C jane perkatesisht 16, 12 dhe 8 L/cope, ndersa kostot unitare te fuqise punetore direkte jane
perkatesisht 6.5, 6.5 dhe 14.5.

Zgiidhje

1. Ndajme kostot indirekte per sejcilin produkt, mbi nje baze te vetme: ate te kostos se fuqise
punetore.
2. Koeficienti i ndarjes jepet nga:

Kosto indirekte 138.000


k 0.502(50.2%)
kosto totale te fuqise punetore direkte 275.000

Atehere, kostot unitare te produkteve ( Kind i = k * Kfpi ) do jene:

KOSTO UNITARE E PRODUKTIT (LEKE)


___________________________________________________________________________________
6
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

Zerat e kostos (L /cope) A B C


Materiale direkte 16 12 8
Fuqia punetore direkte 6.5 6.5 14.5
Kosto indirekte 3.261 3.261 7.278
Kosto totale njesi 25.761 21.761 29.778

2. Ndermarrja vendos te ndaje kostot indirekte mbi bazen e kostove te materialeve direkte;
koeficienti i ndarjes k do te jete:

Kosto indirekte 138.000


k 0.383(38.3%)
Kosto e materialeve direkte 360.000

Atehere, kostot unitare indirekte ( Kindi = k * Kmi ) te produkteve jane:

KOSTO UNITARE E PRODUKTIT (LEKE)


Zerat e kostos (L /cope) A B C
Materiale direkte 16 12 8
Fuqia punetore direkte 6.5 6.5 14.5
Kosto indirekte 6.134 4.6 3.066
Kosto totale per njesi 28.634 23.100 25.566

Pra, rezultatet jane shume te ndryshme dhe kjo konfirmon qe sistemi me kosto totale nuk eshte
operativ. Ky sistem i kostos nuk lejon verifikimin e rezultatit (te eficences) se menaxhimit dhe te
pergjegjesise se menaxhereve.

B) Kontabliteti me kosto direkte dhe indirekte

Procesit te marrjes se vendimit ne ndermarrje i sherben ndarja e kostove ne variable dhe fikse. Kjo
ndarje sherben per:

Vleresimin e eficences;
Vleresimin e rezervave te produkteve ne proces dhe te produkteve perfundimtare;
Percaktimin e kostove standart dhe perpilimin e buxheteve.
Analizat kosto - volum - fitim.

Per qellime te kontrollit te menaxhimit, kostot klasifikohen ne direkte dhe indirekte, duke bere te
mundur analizat e shmangjeve dhe zgjedhjen e nderhyrjeve korrigjuese te nevojshme, kur ndarja
e tyre behet mbi baza objektive.

Kostot direkte, jane kostot per te cilat eshte teknikisht e mundur te behet nje ndarje direkte dhe
objektive per nje objekt te caktuar. Kostot indirekte, zakonisht i referohen shume objekteve, per
te cilat nuk eshte e mundur te besh nje matje objektive te punes, te konsumit te faktoreve
prodhues, etj.

___________________________________________________________________________________
7
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

Njohja e ketyre klasifikimeve te ndryshme lejon ndermarrjen te percaktoje strukturat e


mundshme kontabile te kostos per sejcilin klasifikim (te paraqitura ne tabele).

Tab. Strukturat kryesore kontabile te kostos

KOSTO DIREKTE KOSTO VARIABILE KOSTO INDUSTRIALE KOSTO TOTALE


1.K. e materialeve direkte 1.K. e materialeve direkte 1. K. e materialeve direkte 1.K. e materialeve direkte
2.K. e fuqise punetore direkte 2.K. e fuqise punetore direkte 2. K. e fuqise punetore direkte 2. K. e fuqise punetore direkte
3.Kosto te tjera variable 3. Kosto te tjera variable 3. Kosto te tjera variable
(industriale) (industriale)
(industriale) 4. Kosto fikse indirekte
4. Kosto fikse indirekte (industriale)
(industriale) 5. Kosto te tjera fikse indirekte
(tregtare dhe administrative)

Analizojme hap pas hapi metodat per nxjerrjen e kostove te materialit, te fuqise punetore ose
elementeve (zerave) te tjere te kostove direkte si dhe te shpenzimeve te pergjithshme (overhead
cost).

B.1. Kontabiliteti i materialeve

Bazuar ne urdhrat e leshuar ne procesin e prodhimit, nga magazina terhiqen materialet dhe
dergohen ne sektorin prodhues, ku do te perpunohen. Percaktimi i kostove te materialeve fillon
nga njohja e levizjeve te materialeve kundrejt magazines, ne te cilat perfshihen:

materiale te blera;
produkte ne proces;
produkte perfundimtare.

Materialet e blera nga ndermarja mund te ndahen ne:

lende te para dhe ndihmese;


pjese dhe komponente speciale;
materiale te konsumit dhe te mirembajtjes,

Levizjet ne magazine (ngarkim - shkarkimet) behen zakonisht me njesi fizike. Duke patur
parasysh se keto materiale blihen (dhe me pas perdoren ne prodhim), ne kohe te ndryshme, ne
sasira re ndryshme dhe me cmime te ndryshme, per qellimet e Kontabilitetit te Drejtimit eshte e
nevojshme te adoptohet nje forme te vleresimit te kostove se ketyre materialeve.

Nje veprim i tille ne praktike realizohet me metoda te ndryshme, ku me e perdorura eshte FIFO
(First-in-First-Out), LIFO (Last-In-Fist-Out) dhe cmimi mesatar i peshuar.

FIFO Meqenese lendet e para ne magazine blehen me parti dhe ne kohe te ndryshme, me
cmime qe mund te ndryshojne, shpesh nuk eshte e mundur te ndash fizikisht sasite e te njejtit
material te blere ne kohe te ndryshme. Prandaj, cmimet e lendeve te para te ngarkuara ne
prodhim, percaktohen sipas kesaj metode duke u nisur nga me te vjetrat tek me te rejat. Per
sqarimin e kesaj metode llogaritese le te shohim shembullin e meposhtem:
___________________________________________________________________________________
8
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

Shembull

Gjate muajit Maj 199X, levizjet ne magazine te materialit A kane qene si me poshte:
MATERIALI I MATERIALI I
NGARKUARNE LARGUAR
MAGAZINE NGAMAGAZINA
Data Sasia (kg) Cmimi (L/Kg) Vlera (Leke) Sasia (kg)
01.05.199X 200 10.000 2.000.000
08.05.199X 100 11.000 1.100.000
16.05.199X 250
22.05.199X 75 12.000 900.000
31.05.199X 100
Cmimet me te cilat materiali X eshte ngarkuar ne prodhim dhe vlera e magazines me date
31.5.199X, sipas metodes FIFO llogaritet:

Me 16 Maj (dergohen ne prodhim 250 kg te materialit X) duke perdorur metoden FIFO, vlera e
materialit te ngarkuar ne prodhim do te jete:
200 x 10.000 = 2.000.000
50 x 11.000 = 550.000
2.550,000 Leke

Me 31 Maj dergohen ne prodhim 100 kg te tjera te materialit X me nje vlere:


50 x 11.000 = 550.000
50 x 12.000 = 600.000
1.150.000 Leke

Viera e magazines me 31 Maj do tejete:


25 x 12.000 = 300.000 Leke

dhe vlera e materialit e ngarkuar ne prodhim gjate muajit Maj do te jete::


2.550.000 + 1.150.000 = 3.700.000 Leke

LIFO Metoda LIFO ngarkon materialet ne prodhim duke u nisur nga ato qe kane hyre te
fundit ne magazine, per te kaluar hap pas hapi tek me te vjetrit. Bazuar ne te dhenat e
shembullit te meparshem, vlera me te cilin materiali X ngarkohet ne prodhim dhe vlera e
magazines me 31 Maj, sipas metodes LIFO llogaritet si me poshte:

Me 16 Maj dergohen ne prodhim 250 kg te materialit X, me vlere:


100 X 11.000 = 1.100.000
150 x 10.000 = 1.500.000
2.600.000 Leke

Me 31 Maj dergohen ne prodhim 100 kg te tjera te materialit X me nje vlere:


75 x 12.000 = 900.000
25 x 10.000 = 250.000
1.150.000 Leke

Vlera e magazines me 31 Maj do te jete:


___________________________________________________________________________________
9
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

25 x 10.000 = 250.000 Leke


dhe vlera e materialit e ngarkuar ne prodhim gjate muajit Maj do te jete:
2.600.000 + 1.150.000 = 3.750.000 Leke

Shpesh per te evituar serine e llogaritjeve te kerkuara nga FIFO dhe LIFO mund te perdoren
cmimet mesatare te cilat mund te percaktohen sipas dy metodave:

Metoda e pare (Mesataria periodike e peshuar) percakton mesataren e cmimeve per cdo
periudhe te vecante. Duke u mbeshtetur tek te dhenat e shembullit te meparshem, cmimi me
te cilin materiali X do te ngarkohet ne prodhim gjate muajit Maj dhe vlera e magazines me 31
Maj do te jepen si me poshte:

Vlera e materialit ne magazine:


200 x 10.000 = 2.000.000
100 X 11.000 = 1.100.000
75 x 12.000 = 900.000
4. 000.000 Leke

Sasia totale e materialit te magazine: 200 + 100 + 75 = 375 kg


Cmimi mesatar: 4.000.000 : 3 75 = 10.670 L/kg
Vlera e ngarkuar ne prodhim: 10670 x 350 = 3.373.000 L
Vlera finale e magazines: 25 x 10.670 = 267.000 L

Metoda e dyte (Mesatarja e vazhduar e pershuar) ndan vleren e magazines per sasine
totale te materialit ne magazine sa here qe ne te vjen material i ri (pra, cmimi mesatar
rillogaritet).
Duke u mbeshtetur ne te dhenat e tabeles se shembullit te meparshem percaktohet:

Cmimi me te cilin materiali ngarkohet ne prodhim me 16 Maj:

Vlera e magazinesme 08.05.199X 200 x 10.000 100 x 11.000


10.330Lkg
Sasiae magazinuarme 08.05.199X 300

Cmimi me te cilin materiali ngarkohet ne prodhim me 31 Maj:

Vlera e magazinesme 22.05.199X 50 x 10.330 75 x 12.000


11.340L/kg
Sasia e magazinuarme 22.05.199X 125

Vlera e materialit ne magazine me 31 Maj:

25 x 11.340 = 283.000 Leke

Levizjet ne magazine paraqiten ne tabelen e meposhtme:

MATERIALI I PRANUAR NE MATERIALI I DERGUAR BILANCI I


MAGAZINE NE PRODHIM NDERMARJES

___________________________________________________________________________________
10
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

Data Sasia Cmimi Vlera Sasia Cmimi Vlera Sasia Vlera


(kg) (L/kg) (Leke) (kg) (L/kg) (Leke) (kg) (Leke)
01.05.199X 200 10.000 2.000.000 200 2.000.000
08.05.199X 100 11.000 1.100.000 300 3.100.000
16.05.199X 250 10.330 2.583.000 50 517.000
22.05.199X 75 12.000 900.000 125 1.417.000
31.05.199X 100 11.340 1.134.000 25 283.000

B.2 Kostot direkte te fuqise punetore

Kostot e fuqise punetore te cilat mund te bashkohen lehtesisht me objektin se cilit i percaktohet
kostoja ngarkohen drejtperdrejt ne prodhim. Kostot e tjera te fuqise punetore, qe nuk mund te
trajtohen ne kete menyre, perfshihen ne koston indirekte (Overhead).

Kontabiliteti i fuqise punetore direkte ka te beje me percaktimin e kostove te personelit qe punon


ne prodhim:

Kosto e fuqise punetore direkte = Sasi e punes (ore) * Kosto njesi e punes (Leke/ore)

Per te realizuar llogaritjen e kostos se fuqise punetore duhet mbledhur informacione nga:

repartet ose qendrat e prodhimit, ne lidhje me oret e shpenzuara gjate periudhes se


marre ne shqyrtim, te cilat ndahen ne:
- ore direkte dhe ore indirekte
- ore te zakonshme dhe ore jashteorarit;
zyra e pagave, mbi pagat dhe shperblimet sipas oreve te punes dhe oreve jashteorarit
dhe shkalles se kualifikimit.

B.3. Kontabiliteti i kostove indirekte

Kostot indirekte perfshijne kostot e materialeve indirekte, kostot e punes indirekte dhe
shpenzime te tjera, qe nuk eshte e lehte t'i ngarkosh ne objektin te cilit i percaktohet kostoja.

Zakonisht, bejne pjese tek kostot indirekte, kostot industriale te lidhura me:

sherbimet e repartit: kjo kategori permbledh kostot per ndricimin dhe ngrohjen e
ndertesave, energjine per forcen motore te makinerive, te furnizimit me uje, gaz, etj.
pagat e teknikeve, punonjesve te mirembajtjes, kontrollit, etj.
amortizimin e impianteve dhe makinave;
kostot administrative: permbledhin pagat e nepunesve dhe punonjesve te administrates,
sherbimet e pergjithshme si ato telefonike, postale, kancelarite, etj.
kostot tregtare: permbledhin pagat e punonjesve te tregetimit, koston e ambalazhimit dhe
te transportit, shpenzimet e reklames, etj.

Kontabiliteti i kostove indirekte paraqet veshtiresi, sepse nje pjese e tyre jane kosto variabile dhe
nje pjese kosto fikse:

Kosto direkte variabile

___________________________________________________________________________________
11
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

Elemente te kostos
variabile
Kosto indirekte
fikse

Problemi qe shtrohet per kostot indirekte eshte ai i gjetjes se nje baze te drejte dhe objektive te
ndarjes se saj, sipas qendrave te kostos1 apo edhe sipas produkteve qe prodhohen.
Ngarkimi (apo ndarja) e kostove indirekte ne qendrat e kostos apo sipas produkteve, mund te
behet sipas kritereve qe i referohen vleres se vete kostove ose sasise se faktoreve te perdorur
ne objektet e vecanta te kostos.
Zakonisht, baza e ndarjes i referohet:

1) kostos se fuqise punetore direkte ose numrit te oreve te punes direkte;


2) kostos se lendeve te para direkte ose sasise se lendeve te para direkte te perdorura;
3) oreve makine.

Kosto e fuqise punetore direkte perben nje baze te dobishme te ndarjes kur:
puna direkte mbizoteron ndaj faktoreve te tjere te prodhlmit;
kosto e saj orare eshte uniforme ne punime te ndryshme;
kostot indirekte qe ndahen, rezultojne te perbera nga elemente per te cilet pranohet
hipoteza e nje varesie proporcionale me kohezgjatjen e punes.

Kosto e materialeve direkte zgjidhet si baze e ndarjes se kostove direkte kur:


karakteristikat e ciklit te prodhimit (dhe te operacioneve te ndryshme) tregojne per nje
epersi te kostos se materialeve ndaj elementeve (faktoreve) te tjere te prodhimit;
ekziston nje uniformitet ne tipet dhe sasite e materialit te perdorur;
kohet e punimit nuk jane shume te ndryshme.

Si kritere te ndarjes se kostos ne qendrat e sherbimit te pergjithshem (administrata, byroja e


projektimit, etj) mund te perdoren:
numri i punonjesve kundrejt numrit total;
siperfaqja;
vellimi i aktivitetit, etj.

B.4. Kontabiliteti sipas porosise

Pavaresisht sistemit te kostos te perdorur nga Kontabiliteti i Drejtimit (kosto e plote apo direkte),
objektivi eshte ai i kontrollit te kostove te te gjitha proceseve (ne vecanti te procesit prodhues),
per te arritur nje kontroll sa me te mire te kostos se produkteve te prodhuara.

Zakonisht, ndermarrjet industriale punojne per magazine ose sipas porosise. Ne ndermarrjet qe
prodhojne sipas porosise ose me parti, te gjitha shpenzimet dhe kostot mund te nxirren, pervec
1
Cdo qender kostoje percaktohet mbi bazen e detyrimeve qe i jane besuar, te faktoreve te prodhimit qe ajo perdor dhe te relacioneve qe e lidhin
me qendrat e tjera te kostos. Shpesh qendrat e kostos paraqiten nga njesi jo shume te gjera (qe mund te jene nje repart ose sektor i
ndermarrjes), homogjene ne planin teknik dhe prodhues (ose tregtar), te menaxhuara nen pergjegjesine e nje drejtuesi.
Qendrat e kostos ndahen ne: qendra ½ operative - ato kryejne aktivitet te lidhur pak a shume drejtperdrejt me progesin e transformimit (blerje,
prodhim, shitje, etj) dhe ne qendra ndihmese dhe te sherbimit te pergjithshem – ato kryejne aktivitet ne ndihme dhe ne mbeshtetje te proceseve
te transformimit (administrimi, kerkim - zhivillimi, projektimi, mirembajtja, etj).
___________________________________________________________________________________
12
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

perdorimit te qendrave te kostos, dhe nepermjet grupimit te shpenzimeve sipas porosise


(produkteve apo sherbimeve).

Me poshte paraqitet nje shembull i llogaritjes se kostove industriale dhe totale te nje ndermarrje
qe punon sipas porosise.

Shembull

Nje ndermarrje industriale perbehet nga tre reparte prodhimi A, B dhe C. Ne muajin Nentor 199X
ka perfunduar dy porosi qe paraqiten respektivisht me kodet C100 dhe C200.

Kostot e qendrave ndihmese jane ndare paraprakisht.

Disa te dhena te rendesishme per secilen porosi jepen si me poshte:

POROSIA
TE DHENAT C200 C200
Lende e pare e terhequr nga magazina (kg) 5500 7000
Ore te fuqise punetore direkte (ore) 3.600 2.800
Cmimi mesatar i lendeve te para (L/kg) 1.250 1.250
Kosto orare e fuqise punetore direkte (L/ore) 102 102

Kostot e lokalizuara ne tre qendrat dhe pjesa e qendrave ndihmese ndahen ne kete menyre:

QENDRAT PRODHUESE
Kostot A B C
Lendet ndihmese 650.000 210.000 400.000
Forca motorre 150.000 150.000 190.000
Pagat e teknikeve 130.000 130.000 160.000
Kosto e fuqise punetore indirekte 500.000 250.000 520.000
Amortizimet 250.000 300.000 320.000
Kosto e reparteve ndihmes 50.000 120.000 210.000

Porosia C100 kalon neper repartet A, B, C ndersa C200 kalon neper A dhe C.
Kostot administrative llogariten si 12% e kostos industrials.

Percaktoni:

1.Koston industriale
2.Koston e plote

Zgjidhje

Llogariten fillimisht kostot e lendeve te para dhe te atyre te fuqise punetore.

Kosto e lendeve te para:

Porosia C100: 5500 * 1.250 = 6.875.000 Leke


___________________________________________________________________________________
13
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

Porosia C200: 7000 * 1.250 = 8.750.000 Leke

Kosto e fuqise punetore direkte:

Porosia C100: 3600 * 102 = 367.200 Leke


Porosia C200: 2800 * 102 = 285.600 Leke

Ne tabelen e meposhtme jepen kostot e lokalizuara ne qendra te ndryshme dhe te ngarkuara


mbi dy porosite:

___________________________________________________________________________________
14
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

QENDRAT NGARKIMI
Kostot A B C C100 C200
Lende te para 6.875.000 8.750.000
Fuqi punetore direkte 367.200 285.000
Kosto direkte 7.242.200 9.035.600
Lendet ndihmese 650.000 210.000 400.000
Forca motorre 150.000 150.000 190.000
Pagat e teknikeve 130.000 130.000 160.000
Kosto e fuqise punetore
indirekte 500.000 250.000 520.000
Amortizimet 250.000 300.000 320.000
Kosto e reparteve ndihmes 50.000 120.000 210.000
Totali A 1.730.000 769.693 960.294
Totali B 1.160.000 1.160.000
Totati C 1.800.000 800.842 999.156
KOSTO INDUSTRIALE 9.972.735 10.995.050.

Duke marre si baze te ndarjes se kostove indirekte te qendrave operative, koston direkte te
porosive (Iende te para + fuqine punetore), koeficienti i ndarjes per qendren A jepet nga:

Koston indirekte te qendres 1.730.000


KndA 0.106279
Koston direkte te porosive 7.242.200 9.035.600

D
Cind
A C100= CC100 * kndA = 7.242.200 * 0.106279 = 769.693
Cind
A C200 = CC200 * kndA = 9.035.600 * 0.106279 = 960.294

Koeficienti i ndarjes se kostove per qendren C eshte i barabarte me:


1.800.000
KndC 0.110580
7.242.200 9.035.600

D
Cind
C C100 = CC100 * kndC = 0.110580 * 7.242.200 = 800.842
Cind
C C200 = CC200* kndC = 0.110580 * 9.035.600 = 999.156

Persa i perket kostos se qendres B, ajo ngarkohet vetem mbi porosine C100.

Tashme eshte e mundur te llogaritet kosto e plote (Tab.7)

POROSIA
Tipi i kostos C 100 (Leke) C200 (Leke)
Kostot industriale 9.972.735 10.995.050
Kostot administrative ( 12 % e Kostos industriale ) 1.196.728 1.319.406
KOSTO E PLOTE 11.169.463 12.314.456

B.5. Kontabiliteti per proces

Kontabiliteti per proces zbatohet ne te gjitha ndermarrjet me nje fluks pothuaj te rregullt te
produkteve te ngjashem ndermjet tyre. Kontabiliteti per proces ka per qellim te llogarise "koston

___________________________________________________________________________________
15
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

mesatare njesi te produktit", si raport te kostos totale te nje periudhe te caktuar, me numrin e
njesive te prodhuara ne kete periudhe.

Nje procedure e tille mund te ndiqet vetem ne se vecohen qendrat e kostos te ndermarrjes
(prodhuese, ndihmese dhe te sherbimit).

Fazat e realizimit te procedures per proces jane:

a) percaktimi i kostove ne qendrat prodhuese dhe ndihmese;


b) ngarkimi i kostove te qendrave ndihmese ne qendrat prodhuese;
c) percaktimi i kostos totale te cdo qendre prodhuese;
d) sinteza e te gjitha kostove mesatare te te gjitha qendrave prodhuese per te
marre koston e produktit.

Ushtrimi 4

Supozojme se duhet te ndajme ne dy prodhime (A dhe B) kostot e pergjitheshme industriale te


nje ndermarje te caktuar.

Lende ndihmese L. 4.800.000


Forca motore L. 1 1.600.000
Fuqia punetore indirekte L. 7.200.000
Mirembajtja dhe riparimi L. 1.050.000
Amortizimi L. 20.000.000
44.650.000

Percaktoni koston e plote (totale) te prodhimit te dy produkteve nen hipotezat e meposhtme:

1) Kostot indirekte te ndahen mbi nje baze te vetme, ate te kostos direkte.

Produkti A B
Kosto e lendeve te para L.50.000.000 L.40.000.000
Kosto e punes direkte L.30.000.000 L25.000.000
80.000.000 65.000.000

2) Te behet nje ndarje mbi baze te shumefishte duke ndjekur grupimet e meposhtme:

a) kosto e lendeve ndihmese te ndahen ne baze te kostove direkte (lendet e para);


b) kosto e fuqise punetore indirekte te ndahet ne baze te kostos se fuqise punetore
direkte;
c) kostot e energjise elektrike, mirembajtjes, riparimit dhe amortizimit te ndahen mbi bazen
e oreve makine, qe rezultojne: 1500 ore per produktin A dhe 1800 ore per produktin B.

Zgjidhje

1. Ndarja mbi nje baze kostoje (koston direkte):


___________________________________________________________________________________
16
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

44.650.000
Knd 0.30793103448
80.000.000 65.000.000

Kosto indirekte A = 0.30793103448 * 80.000.000 = 24.634.483


Kosto indirekte B = 0.30793103448 * 65.000.000 = 20.015.517

CTA = 80.000.000 + 24.634.483 = 104.634.483


CTB = 65.000.000 + 20.015.517 = 85.015.517

2. Ndarja mbi baze te shumefishte behet duke krijuar keto grupime:

a) Kosto e lendeve ndihmese ndahet mbi bazen e kostove te lendeve te para:

4.800.000
Knd 0.0533333
50.000.000 40.000.000

1
Kosto e lendeve ndihmese A = 0.0533333 * 50.000.000 = 2.666.665 = A
1
Kosto e lendeve ndihmese B = 0.0533333 * 40.000.000 = 2.133.332 = B

b) Kosto e punes se krahut indirekte ndahet ne baze te kostos se punes direkte:

7.200.000
K nd 0.130909
30.000.000 25.000.000

2
Kosto e punes indirekte A = 3.927.270 * [30.000.000 * 0.130909] = A

2
Kosto e punes indirekte B = 3.272.725 * [25.000.000 * 0.130909] = B

c) Kosto e forces motore (11.600.000), te mirembajtjes (1.050.000) dhe amortizimit (20.000.000),


me nje totale = 32.650.000 ndahen ne baze te oreve makine.

32.650.000
Knd 9893.9393
1.500 1.800

3
Pjesa e kesaj kosto A = 9893.9393 * 1.500 = 14.840.909 = A

3
Pjesa e kesaj kosto B = 9893.9393 * 1.800 = 17.809.091 = B

Kostot totale llogariten:


1 2 3
CTA = CDA + A + A + A

CTA = 80.000.000 + 2.666.665 + 3.927.270 + 14.840.909 = 101.434.840

___________________________________________________________________________________
17
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve
___________________________________________________________________________________

1 2 3
CTB = CDB + B + B + B

CTB = 65.000.000 + 2.133.332 + 3.272.725 + 18.809.091 = 89.215.148

___________________________________________________________________________________
18
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Sektori i Ekonomise se Aplikuar dhe Menaxhimit te Ndermarjeve Industriale

You might also like