You are on page 1of 3

Shqiptarja.

com - Taksat e reja, ja sa do paguhet për punimet shtesë


në banesa
TIRANE- Për leje zhvillimi, infrastrukture apo ndërtimi, çdo
qytetarë duhet të paguajë një tarifë në momentin që do të aplikojë
pranë Bashkisë së Tiranës. Paketa e re fiskale e cila është miratuar
në datën 30 dhjetor 2015 parashikon se për të gjitha lejet e
ndërtimit do të paguhet 1% e vlerës së investimit, pra do të paguhet
1% e preventivit. Në prenvetiv janë parashikuar punimet që do
kryhen dhe vlera totale e investimit.

“Tarifa do të paguhet për çdo aplikim për leje zhvillimi, infrastrukture dhe ndërtimi sipas
përcaktimeve të legjislacionit ne fuqi për planifikimin e terriorit. Tarifa llogaritet në bazë të sipërfaqes
së punimeve sipas preventivave përkatës për këto sipërfaqe.
Niveli i tarifës është në masën 1% të vlerës së investimit dhe depozitohet për llogari të financimit të
instrumentave vendorë të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë e Tiranës”, -
thuhet në paketën fiskale për vitin 2016 të Bashkisë së Tiranës.

Pra nëse një qytetar do të kryejë punime me vlerë 500 mijë lekë të reja, atëherë do të paguajë 5 mijë
lekë në llogaritë të bashkisë. Tarifa paguhet përpara se të merret leja e ndërtimit dhe në rast se ajo
refuzohet, atëherë i rikthehet përsëri aplikuesit. “Tarifa paguhet brenda 5 ditëve nga data e aplikimit
dhe lëshimit të autorizimit të pagesës nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të
Territorit.

Subjektit nuk i miratohet vendimi për lejen përkatëse, nëse nuk paraqet vërtetimin e kryerjes së
pagesës brenda afatit të sipërpërmedur. Tarifa e paguar i kthehet aplikuesit në rastin e mosmiratimit të
lejes”, - përcaktohet në paketën fiskale për vitin 2016. Sipas Bashkisë së Tiranës tarifa nuk aplikohet
për punimet që do të kryejnë qytetarët në ambjentet e brendshmë të banesës apo apartamentit të tyre,
por vetëm në ratet kur do kërkohet leje ndërtimi. “1% e vlerës së investimit nuk parashikon rastet e
ndërtimieve në ambjentet e brendshme”, - thotë zyrtarisht Bashkia e Tiranës.

Tarifa për shqyrtimin e kërkesës për leje për punime është e ndarë nga taksa e ndikimit në
infrstrukturë. Çdo qytetarë apo ndërtues duhet të dorëzojë prventivin për punimet që do kryejë pranë
Bashkisë së Tiranës, në mënyrë që të bëhet llogaritja e tarifës që do paguhet. Kjo tarifë do të paguhet
menjëherë sapo paketa fiskale e Bashkisë së Tiranës të marrë firmën e Prefektit. Gjithashtu bashkia
bën të ditur se nga tarifa për shyqrtimin e kërkesës për leje për punime nuk do të përjashtohet asnjë
individ apo subjek, përveç Bashkisë së Tiranës, në rastet kur do të investojë në objektet publike.
Taksë e re
Taksa për të marrë leje për të kryer punime është një taksë e re e vendosur nga Bashkia e Tiranës. Nga
kjo taksë parashikohet që baxhika të mbledhë disa qindra milionë lekë. Taksa pritet të aplikohet,
sidomos në 6-mujorin e dytë të 2016-s, periudhë ku pritet të hapen aplikimet për leje ndërtimi.

Banesat në proces legalizimi 0.5%


Rritet taksa e ndikimit në infrastrukturë nga 2 në 8%

Një taksë tjetër që është rritur në Paketën Fiskale të Bashkisë së Tiranës është ajo e ndikimit në
infrastrukturë. Nga 2-4% që ka qënë në vitet e mëparshme, nga 2016-a do të jetë 8%. Ndërkohë kjo
taksë do të jetë vetëm 0.5% për ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi. “Për ndërtesat, të cilat janë
në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës
së investimit”, - parashikohet në paketën fiskale të Bashkisë së Tiranës.

Për banim
Në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk
destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo përdorim publik, taksa e ndikimit në
infrastrukturë është në masën 8 për qind të çmimit të shitjes për metër katror. Ndërkohë çmimi i
shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut.
Taksa
Për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve,
digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte,
taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0,1 për qind e vlerës së investimit, por jo
më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar, kur kjo kosto nuk është përfshirë në
preventivin e investimit.

“Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga
organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që mbulon
territorin ku do të bëhet investimi”, - thuhet në paketën fiskale.

Masa e tarifës, Kush do ta paguajë taksën për kalimin e pronësisë

Një tjetër taksë e cila ka ndryshuar është edhe ajo e kalimit e të drejtës së pronësisë. Për qytetin e
Tiranës, njësinë Dajt, Farkë e Kashar do paguhet 1 mijë lekë të reja për metër2 . Për të gjitha njëistë e
tjera do paguhet 700 lekë për m2. “Taksa paguhet nga personi, që kalon të drejtën e pronësisë mbi
pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit. Baza e taksës mbi kalimin e të drejtës së
pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet.

Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror të bazës së taksës. Detyrimi tatimor llogaritet si
shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Baza e taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë për
pasuritë e tjera të paluajtshme është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe
niveli tregues i taksës është 2 për qind. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me
bazën e tij”, - thuhet në relacionin për paketën fiskale 2016.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

You might also like