You are on page 1of 1

22 Shtatori dita botërore pa makina

Që kur automjeti i parë doli në qarkullim më 1886, bota ka pasur një marrëdhënie dashuri-
urrejtjeje me makinën. Sot, me mbi një miliard automjete në rrugët e mbarë globit, ndonjëherë
duket sikur nuk mund t'i shpëtojmë ndotjes, zhurmës dhe rrezikut që ata prodhojnë. Një ditë në
vit është lënë mënjanë që të shmangim përdorimin e makinave dhe në vend të saj të provojmë të
ecim në këmbë, me biçikletë ose me transport publik. Dita botërore pa makina synon të nxisë
ngrohjen e planetit për vetëm një ditë duke inkurajuar njerëzit që të jenë më pak të varur nga
makinat e tyre dhe të provojnë alternativa të tjera. Ditët pa makina u zhvilluan për herë të parë
gjatë viteve 1990, ndërsa dita e parë zyrtare pa makina u zhvillua në vitin 2000. Shumë qytete të
mëdha, në mbarë botën, mbyllin rrugët e tyre kryesore në këtë ditë dhe i mbushin ato me
aktivitete në këmbë dhe çiklizëm.

You might also like