You are on page 1of 1

Bashkitë e Shqipërisë

Sipas ligjit të reformave të miratuar në vitin 2014 [1] Most defunct municipalities are now
administrative units and may also be cities, villages, or neighbourhoods. [2] numri i
bashkive është zvogëluar nga 65 në 61. Bashkitë sipas këtij ligji, paraqein nivelin e dytë
të ndarjes territoriale në Shqipëri. Që nga viti 2015, bashkitë janë ndarë në dy lloje:
bashkitë me karakter urban dhe ato me karakter rural të njohura si komuna.
Bashkitë si të tilla, në vete përmbajnë së paku dy [[Njësitë administrative të Shqipërisë|
njësi administrative. Njësitë administrative, varësisht nga dendësia e popullsisë dhe
shtrirja gjeografike mund të përmbajnë në vete një ose më shumë qytete, fshatra ose
lagje dhe paraqesin nivelin e tretë dhe të fundit të qeverisjes lokale në Shqipëri.

Këshilli Bashkiak
Kryetari i Këshillit Bashkiak aktualisht është Aldrin Dalipi.[2]
Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare. [3] Mandati i këshilltarit është i
vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në
konstituimin e këshillit pasardhës. Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 55
këshilltarë. Ai ka 14 komisione.[4]
Mandati i këshilltarit pushon para afatit 4-vjeçar në rastet që parashikon neni 27, pika 4
(germat a,b,c,c,d,dh,e,ë) e ligjit 8652, dt. 31.07.2000, Për Organizimin dhe
Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Këshilltari që mbaron mandatin para kohe në
përputhje me ligjin, lëshon një deklaratë me shkrim ku shpjegon arsyet përkatëse.
Për zëvendësimin e tij komisioni i mandateve i paraqet Këshillit Bashkiak kandidatin e
radhës të listës shumë emërore të subjektit elektoral të cilit ai i përkiste duke ndjekur
këtë radhë pune;

 Verifikon vlefshmërinë e mandatit


 Harton procesverbalin dhe e lexon atë përpara këshillit
 Organizon betimin e këshilltarit dhe nënshkrimin e tekstit prej tij
Në periudhën nga data e shpalljes së zgjedhjeve të radhës deri në konstituimin e
këshillit të ri, Këshilli Bashkiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm
për raste të situatave emergjente

You might also like