You are on page 1of 7

KUSHTETUTA DHE TË DREJTAT

E QYTETARËVE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
 Komisioni qendror i zgjedhjeve është një institucion i pavarur, i përhershëm
që është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë.

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin


139 të Kushtetutës së Kosovës.

 Ai ka për detyrë të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të


Rregullave Zgjedhore.

 Në Republikën e Kosovës organizohen dy lloje të zgjedhjeve, zgjedhjet e


përgjithshme dhe zgjedhjet lokale , këto zgjedhje organizohen nga komisioni
qendror I zgjedhjeve në bazë të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjit
zgjedhjet lokale.


 Roli i KQZ-së është të përgadit, mbikqyrë, drejton dhe verifikon të gjitha
veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendumit dhe shpall
rezultatin e tyre.
 Komisioni qendror i zgjedhjeve, po ashtu përkujdeset për të siguruar që
zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.

 Përbërja e KQZ-së

 KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë
(10) anëtarë të tjerë.
 Kryesuesi është personi i cili e udhëheq komisionin qendror të zgjedhjeve .
Kryesuesi emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes
gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet,
duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës.
 Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, emërohen si rezultat i nominimeve të
gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe,
katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.
 Këshillat e KQZ-së

 KQZ, për nevoja të brendshme ka themeluar Këshillat e


përhershëm. Këshillat janë subjekte të cilat i trajtojnë çështjet
të caktuara sipas përgjegjësisë, dhe i përcjellin për miratim në
formë të rekomandimeve, raporteve dhe konkluzione në
mbledhjet e KQZ-së. Komisioni ka 5 këshilla të përhershëm:

 Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë


 Këshilli për Personel
 Këshilli për Buxhet dhe Financa
 Këshilli për Çështje Ligjore
 Këshilli për Operacione Zgjedhore
 Sekretariati i KQZ-së

 Në kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve të tij, KQZ-së  i ndihmon


Sekretariati.
 Sekretariati i KQZ-së është subjekt i cili I zbaton vendimet e KQZ-së,
përgatitë raporte, rekomandime për vendime të KQZ-së dhe siguron
ndihmë tjetër të nevojshme administrative për KQZ-në. Sekretariati,
gjithashtu, e asiston KQZ-në në zbatimin e funksioneve dhe përgjegjësive të
cilat i janë caktuar në pajtueshmëri me rregullativën për zgjedhje.

 Zyra për Regjistrimin e Partive Politike (ZRPPC)

 Në kuadrin e e KQZ-së është edhe Zyra për Regjistrimin e Partive Politike.


Ajo funksionon si pjesë e Sekretariatit të KQZ-së.

 Zyra ka për detyrë që të bëj Regjistrimin e Partive Politike.


Pyetje:

1. Çfarë institucioni është Komisioni qendror i zgjedhjeve?


2. Cili është roli i Komisionit qendror të zgjedhjeve?
3. Nga kush përbëhet Komisioni qendror të zgjedhjeve?
4. Cilat zgjedhje organizohen në Republikën e Kosovës?
5. Kush e udhëheq Komisionin qendror të zgjedhjeve?
6. Cila është detyra e sekretariatit të Komisionit qendror të
zgjedhjeve?
7. Cilat çështje i trajtojnë këshillat e Komisionit qendror të
zgjedhjeve?
8. Ku regjistrohen partitë politike në Kosovë?

You might also like