You are on page 1of 12

Zyrtar Ligjor

Qëllimi i vendit të punës:

Kryen të gjitha punët që kanë të bëjnë me shërbimet rreth lëndëve edhe


administrimit të tyre në SMIL sipas legjislacionit ne fuqi edhe akteve normative te
miratuara nga Keshilli.

Detyrat e Zyrtarit Ligjor

Mbanë procesverbalin gjatë seancave gjyqesore dhe ngarkon procesverbalin e


seancave gjyqesore ne SMIL,si dhe delegon lenden tek gjyqtari per marrjen e
vendimit.

Kryen të gjitha veprimet e kërkuara në sistem për të ftuar palët në seance gjyqësore
dhe cakton orarin për mbajtjen e séances gjyqësore sipas udhëzimeve të gjyqëtarit.

Për rastet kur kërkohet të bëhet shpërndarja,urgjente e shkresave të


lëndës,përgaditë shkresat dhe kryen veprimet me SMIL për shpërndarje,dorëzim
dhe pranim të rezultatit të shpërndarjes.
Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të është sa më e saktë,si nga
aspekti gjuhësor edhe teknik.
Përgjegjës për udhëheqjen e punëve të sekretarisë dhe për ofrim të punës cilësore.
Shtyp të gjitha vendmet dhe shkresat tjera të gjykatës,përgaditë dhe organizon
protokolin nga seancat,
Kryen veprime të tjera në SMIL,varësisht nga detyrat e deleguara nga gjyqtari
përkatës,si dhe veprimet e tjera të përcaktuara me rregulloret të cilat janë në
zbatim.
Kryen edhe detyra të tjera sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të
miratuara nga këshilli të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga
mbikëqyrësi dhe përgaditë raportet javore të punës,
1.)Në cilat parime ushtrohet funksiomi i gjykatave?

-Në parimin e pavarësisë

-Në parimin e paanshmërisë

-Në parimin e shumëshkallshmërisë

-Publicitetit

-Efikasitetit

-Gjykimit të drejtë dhe të barabartë

-E përbërjes shumë etnike dhe barazisë gjinore

-E kolegjialitetit

-E pjesmarrjes së gjyqtarëve në gjykim.

2.)Qka kuptojmë me përbërjen e gjyqësorit?

-Pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Republikës së Kosovës,në pajtim me


Kushtetutën dhe parimet e njohura ndërkombëtarisht për barazi gjinore.

3.)Qfarë forme kanë vendimet e Gjykatës?

-Hartohen në formë të shkruar në përputhje me ligjin.

4.)A kanë qasje personat në Gjykata?

-Qdo person ka qasje të barabartë në gjykata dhe askujt nuk i mohohet e drejta në
gjykim të drejtë në përputhje me procedurën e rregullt ligjore ose të drejtë në
mbrojtje të barabartë me ligj.Qdo person fizik apo juridik ka të drejtë dhe brenda
afatit të arsyeshëm kohor.

5.)Përbërja e sistemit të gjykatave në Republikën e Kosovës.

- Gjykatat e veqanta:Gjykata Kushtetuese e Kosovës

-Gjykatat e rregullta:Themelore e Apelit dhe Supreme.


6.)Cilat janë Gjykatat Themelore në Kosovë?

Gjykata Themelore përbëhet nga shtatë qendrat e ato janë:

-Gjykata Themelore në Gjilan me degët e saj në:

Kamenicë

Viti dhe Novobërrd

-Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj:

Podujeve

Graqanice dhe Lipjan

-Gjykata Themelore në Prizeren me degët e saj:

Dragash dhe Suharek

-Gjykata Themelore në Gjakovë me degët e saj:

Malishevë dhe Rahovecë

-Gjykata Themelore në Pejë me degët e saj:

Istog

Klinë

Deqan

Junik

-Gjykata Themelore në Mitrovicë me degët e saj:

Leposaviq

Zubin Potok

Skëndraj

-Gjykata Themelore në Ferizaj me degët e saj:

Kaqanik,Han të Elezit,Shtërpc,Shtime
7.)Si themelohet dega e gjykatës?

-Nëse në njërën nga komunat e themeluara,në pajtim me Ligjin për Kufijtë


Administrativ të komunave me vendim të Kuvendit Komunal,mund të paraqesë
kërkesë në Këshill për themelimin e degës.

8.)Cilat janë departamentet e Gjykatës Themelore të Prishtinës?

-Departamenti Special

-Departamenti për Qështje Ekonomike

-Departamenti për Qështje Administrative

-Departamenti për Krime të Rënda

-Departamenti i Përgjithshëm

-Departamenti për të Mitur

9.)Cilat janë kompetencat edhe përgjegjësit e kryetarit të gjykatës?

-Autorizon dhe inicon procedurat për punësim,disiplinim dhe shkarkimin e


personelit jogjyqësor,në përputhje me rregulloret e zbatueshme për personelin.

-Ka autoritet të përgjithshëm administrativ për menaxhimin e gjykatës si dhe


siguron administrim efikas dhe efektiv të drejtësisë nga të gjitha
degët ,departamentet dhe divizionet e gjykatës,

-kryetari i gjykatës,në bashkëpunim me gjyqëtarët e gjykatës,zhvillon planin vjetor


për menaxhimin e lëndëve dhe cakton lëndët tek departamentet dhe gjyqtarët,në atë
mënyrë që të sigurojë zgjidhjen efikase të lëndëve.

-Në baza vjetore i dergon Këshillit një raport mbi suksesin e zbatimit të planit të
mëparshëm vjetor për menaxhimin e lëndëve.

-I dërgon Këshillit raport tremujor me shkrim,që adreson punën e


gjykatës,identifikon qfaredo probleme me të cilat ballafaqohet gjykata,si dhe
propozon hapa riparues për të adresuar problemet e identifikuara.
-Në bazë të rregullave dhe urdhëresave të Këshillit,do të ndërmarrë të gjitha masat
e nevojshme,për të siguruar menaxhim efektiv dhe efikas të gjykatës dhe burimeve
të saj,si dhe gjykimin e lëndëve brenda kohës së arsyeshme.

-Eshtë përgjegjës për të siguruar se gjykata dhe procedurat para gjykatës janë të
hapura dhe transparente për publikun.

-Pas shqyrtimit dhe pranimit nga Këshilli,planet dhe raportet tremujore dhe vjetore
mbi menaxhimin e lëndëve do të bëhen publike.

-Eshtë përgjegjës për të siguruar qasjen e publikut në gjykata,përfshirë qasjen e


personave nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë.

-Thërret takim vjetor të të gjithë gjyqtarëve për këshillim mbi Administrimin e


Drejtësisë në atë gjykatë;për të analizuar organizimin e gjykatës;për të shqyrtuar
dhe propozuar ndryshime në procedura dhe praktika;për të ekzaminuar punën e
arritur nga gjykata;si dhe për të ekzaminuar qfaredo problemi të administrates,me
të cilin ballafaqohet gjykata.Kryetari i gjykatës brenda nëntëdhjetë (90) ditësh i
dërgon Këshillit një raport mbi rezultatet e takimit vjetor të gjyqëtarëve.

10)Kush e emëron Gjyqëtarin Mbikëqyrës dhe qka drejton ai?

-Emërohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës,ai drejton dhe mbikëqyrë


veprimtarinë,organizimin dhe aktivietet e administrates gjyqësore të degës.

11.)Cilat janë kompetencat e Gjykatës së Apelit?

-Eshte kompetente të shqyrëtojë të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të


Gjykatës Themelore;

-Të vendos për konfliktin e Juridiksionit të Gjykatave Themelore;

-Qështjet tjera të parapara me ligj;

-Shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj prej (3) gjyqëtarëve professional;

12.)Qka përfshinë Gjykata Supreme dhe cilat janë përgjegjësit e kryetarit të


Gjykatës Supreme?

-Përfshinë Kolegjin e apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës si dhe Dhomen e


Posaqme të Gjykatës Supreme,gjyqëtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës Supreme.
-Kryetari i Gjykatës Supreme ka këto përgjegjësi:

Eshtë përgjegjës për menaxhimin dhe punët e Gjykatës Supreme;

Sipas nevojës cakton gjyqëtarët për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve;

Sigurohet që secila lëndë e paraqitur në Gjykatën Supreme caktohet tek një kolegj
adekuat i gjyqëtarëve dhe cakton gjyqëtarin kryesues të atij kolegji;

13.)Qfarë funksioni ka administrator i gjykatës?

-Mbikëqyrë hartimin e raporteve të gjykatës,duke përfshirë raportet statistikore dhe


të sigurojë që të njejtat të jenë të sakta dhe të pregaditen me kohë;

-regjistrimin dhe arkivimin e dosjeve të gjykatës dhe lëndëve të mbyllura;

-mirëmbajtjen e dosjeve të gjykatës në formë të plotë dhe të saktë.

-sigurinë e gjykatës;

-zbatimin e rregullave për përsonelin gjyqësorë;

-mirëmbajtjen e saktë të financave;

-zbatimin e rregullave të këshillit dhe procedurat e themeluara nga Këshilli;

-Administratori siguron qasjen e publikut në regjistrat e gjykatës dhe


informacionin që mund të zbatohet për publikun;

-Cakton sipas nevojës stafin administrativ në detyra të caktuara për të siguruar


veprimin efektiv dhe efikas të gjykatës;

-Ndërmerr detyra të tjera siq mund të caktohen nga kryetari i gjykatës apo gjyqëtari
mbikëqyrës;
2.)Kush emëron anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Kryesuesit?

-Këshilli, siç është përcaktuar me Nenin 108 të Kushtetutës, dhe me nenin 8 të


Ligjit 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës  përbëhet nga trembëdhjetë (13)
anëtarë, me kualifikime dhe ekspertizë profesionale. Anëtarët zgjedhën në këtë
mënyrë:

Shtatë (7) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit, si në


vijim:
dy (2) gjyqtarë të Gjykatës Supreme;

dy (2) gjyqtarë të Gjykatës së Apelit;

tre (3) gjyqtarë të Gjykatave Themelore.

Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara


gjatë ndarjes së përgjithshme të vendeve dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve,
duhet të jetë gjyqtar;

Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e


rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të
paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;

Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara


ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të paktën njëri prej
këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar.

4.)Cilat janë departamentet e Gjykatës Themelore të Gjilanit?

-Departamenti i Përgjithëm;

-Departamenti për të Mitur;

-Departamenti për Krime të Rënda;

-Departamenti për ceshtje administrative

-Departamenti për cështje ekonomike

7.)Cilat janë llojet e gjykatave?

Gjykatat e veqanta:Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Gjykatat e rregullta:Themelore e Apelit dhe Supreme.


PYETJET PER SHERBIMIN CIVIL
1.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i saktë?
-Kosova është Republik demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së
pushteteve,dhe kontrolline balancimit në mes tyre,sikurse është përcaktuar me
Kushtetutë.
2.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i saktë?
-Republika e Kosovës është Republikë Parlamentare.
3.)Barazi para ligjit do të thotë:
-Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe qdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes,së
barabartë ligjore,pa asnjë diskriminim.
4.)Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës,mund të
kufizohen vetëm me ligj.Kjo do të thotë që Ligji:
-Mund të parashikojë të drejtat dhe liritë themelore që mund të
kufizohen,shkaqet,organin dhe procedure për kufizimin e një të drejtë apo një lirie
themelore.
5.)Politika fiskale është nën autoritetin e:
-Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.
6.)Mandati i deputetëve (anëtarëve) të Kuvendit të RKS është:
-Katër vjeqar.
7.)Numri i deputetëve të Republikës së Kosovës është:
-120
8.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i sakti:
-Kuvendi i Kosovës është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës.
9.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i sakti:
-Kuvendi i Kosovës ushtron pushtetin legjislativ dhe mbikëqyrë punën e Qeverisë.
10.)Cilat nga pohimet e mëposhtme NUK është i sake;
-Kuvendi miraton legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës.
11.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i saktë;
-Kuvendi miraton përbërjen e qeverisë sipas propozimit të Kryeministrit.
12.)Ligjet në RKS miratohen nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretohen nga
Presidenti i Republikës.Të drejtën e iniciativës për propozimin e ligjeve e ka:
-Presidenti i Republikës së Kosovës,Qeveria e RKS,qdo deputet i Kuvendit dhe së
paku njëmbëdhjetë qytetarë.

   
REPUBLIKA E KOSOVES\REPUBLIKA KOSOVA
GJYKATA THEMELORE GJILAN

Numri i lëndës: 2021:266067


Datë: 07.04.2023
Numri i dokumentit: 04169887
PKR.nr.94\22
PROCESVERBAL I VAZHDIMIT TE SHQYRTIMIT GJYQESOR
I përpiluar më datë 07.04.2023,në Gjykatën Themelore në Gjilan ,Departamenti për Krime
tëRënda,në qështjen penale kundër të akuzuarveValdrin Halimi nga fshati Pogragjë ,Komuna e
Gjilanit,për shkak të veprave penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1nën paragrafi 1.5 dhe
1.6 të KPRK-ës,mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366
paragrafi 1 të KPRKS-ës dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve,substancave psikotrope ose
analoge nga neni 269 paragrafi i lidhur me paragrafin 3 të KPRK-ës , të akuzuarit Erdonis
Nuredini dhe Rabit Idrizi që të dy nga fshati Pogragjë, Komuna e Gjilanit,për shkak të veprës
penale në bashkëkryerje,ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 173
paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.6 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe i akuzuari Erdonis
Nuredini,për shkak të veprës penale posedim i paautorizuar i narkotikëve ,substancave
psikotrope ose analoge nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-ës ,sipas
aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan,Departamenti për Krime të Rënda PP.1
nr.195\2021.2022.

You might also like