You are on page 1of 13

Zyrtar Ligjor

Qëllimi i vendit të punës:

Kryen të gjitha punët që kanë të bëjnë me shërbimet rreth lëndëve edhe


administrimit të tyre në SMIL sipas legjislacionit ne fuqi edhe akteve normative te
miratuara nga Keshilli.

Detyrat e Zyrtarit Ligjor

Mbanë procesverbalin gjatë seancave gjyqesore dhe ngarkon procesverbalin e


seancave gjyqesore ne SMIL,si dhe delegon lenden tek gjyqtari per marrjen e
vendimit.

Kryen të gjitha veprimet e kërkuara në sistem për të ftuar palët në seance gjyqësore
dhe cakton orarin për mbajtjen e séances gjyqësore sipas udhëzimeve të gjyqëtarit.

Për rastet kur kërkohet të bëhet shpërndarja,urgjente e shkresave të


lëndës,përgaditë shkresat dhe kryen veprimet me SMIL për shpërndarje,dorëzim
dhe pranim të rezultatit të shpërndarjes.
Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të është sa më e saktë,si nga
aspekti gjuhësor edhe teknik.
Përgjegjës për udhëheqjen e punëve të sekretarisë dhe për ofrim të punës cilësore.
Shtyp të gjitha vendmet dhe shkresat tjera të gjykatës,përgaditë dhe organizon
protokolin nga seancat,
Kryen veprime të tjera në SMIL,varësisht nga detyrat e deleguara nga gjyqtari
përkatës,si dhe veprimet e tjera të përcaktuara me rregulloret të cilat janë në
zbatim.
Kryen edhe detyra të tjera sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të
miratuara nga këshilli të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga
mbikëqyrësi dhe përgaditë raportet javore të punës,
1.)Cilat janë kompetencat edhe përgjegjësit e kryetarit të gjykatës?

-Autorizon dhe inicon procedurat për punësim,disiplinim dhe shkarkimin e


personelit jogjyqësor,në përputhje me rregulloret e zbatueshme për personelin.

-Ka autoritet të përgjithshëm administrativ për menaxhimin e gjykatës si dhe


siguron administrim efikas dhe efektiv të drejtësisë nga të gjitha
degët ,departamentet dhe divizionet e gjykatës,

-kryetari i gjykatës,në bashkëpunim me gjyqëtarët e gjykatës,zhvillon planin vjetor


për menaxhimin e lëndëve dhe cakton lëndët tek departamentet dhe gjyqtarët,në atë
mënyrë që të sigurojë zgjidhjen efikase të lëndëve.

-Në baza vjetore i dergon Këshillit një raport mbi suksesin e zbatimit të planit të
mëparshëm vjetor për menaxhimin e lëndëve.

-I dërgon Këshillit raport tremujor me shkrim,që adreson punën e


gjykatës,identifikon qfaredo probleme me të cilat ballafaqohet gjykata,si dhe
propozon hapa riparues për të adresuar problemet e identifikuara.

-Në bazë të rregullave dhe urdhëresave të Këshillit,do të ndërmarrë të gjitha masat


e nevojshme,për të siguruar menaxhim efektiv dhe efikas të gjykatës dhe burimeve
të saj,si dhe gjykimin e lëndëve brenda kohës së arsyeshme.

-Eshtë përgjegjës për të siguruar se gjykata dhe procedurat para gjykatës janë të
hapura dhe transparente për publikun.

-Pas shqyrtimit dhe pranimit nga Këshilli,planet dhe raportet tremujore dhe vjetore
mbi menaxhimin e lëndëve do të bëhen publike.

-Eshtë përgjegjës për të siguruar qasjen e publikut në gjykata,përfshirë qasjen e


personave nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë.

-Thërret takim vjetor të të gjithë gjyqtarëve për këshillim mbi Administrimin e


Drejtësisë në atë gjykatë;për të analizuar organizimin e gjykatës;për të shqyrtuar
dhe propozuar ndryshime në procedura dhe praktika;për të ekzaminuar punën e
arritur nga gjykata;si dhe për të ekzaminuar qfaredo problemi të administrates,me
të cilin ballafaqohet gjykata.Kryetari i gjykatës brenda nëntëdhjetë (90) ditësh i
dërgon Këshillit një raport mbi rezultatet e takimit vjetor të gjyqëtarëve.
3.)Cilat janë degët e Gjykatës Themelore të Gjilanit?

Gjykata Themelore në Gjilan është selia kryesore e Rajonit Gjyqësor të Gjilanit, e


cila mbulon territorin e komunave të:

-Gjilanit
-Kamenicës
-Novobërdes
-Vitisë

4.)Cilat janë departamentet e Gjykatës Themelore të Gjilanit?

-Departamenti i Përgjithëm;

-Departamenti për të Mitur;

-Departamenti për Krime të Rënda;

5.)Cilat janë degët e Gjykatës Themelore të Prishtinës?

-Në Lipjan

-Në Podujev

-Në Gracanicë

-Në Gllogovc

6.)Cilat janë departamentet e Gjykatës Themelore të Prishtinës?

-Departamenti i Përgjithshëm

-Departamenti për të Mitur

-Departamenti për Krime të Rënda

-Departamenti për ceshtje administrative

-Departamenti për cështje ekonomike

7.)Cilat janë llojet e gjykatave?


Gjykatat e veqanta:Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Gjykatat e rregullta:Themelore e Apelit dhe Supreme.

8.)Në cilat parime ushtrohet funksiomi i gjykatave?

-Në parimin e pavarësisë

-Në parimin e paanshmërisë

-Në parimin e shumëshkallshmërisë

-Publicitetit

-Efikasitetit

-Gjykimit të drejtë dhe të barabartë

-E përbërjes shumë etnike dhe barazisë gjinore

-E kolegjialitetit

-E pjesmarrjes së gjyqtarëve në gjykim.

9.)Nga sa qendra përbëhet Gjykata Themelore?

-Gjykata Themelore përbëhet nga shtatë qendrat e ato janë:

-Gjykata Themelore në Gjilan

-Gjykata Themelore në Prishtinë

-Gjykata Themelore në Prizeren

-Gjykata Themelore në Gjakovë

-Gjykata Themelore në Pejë

-Gjykata Themelore në Mitrovicë

-Gjykata Themelore në Ferizaj


1.)Cili është mandati i KGJK-së?
Në mbështetje  e Kushtetutës së Republikës së Kosovës  dhe Ligjit 06/L-055  për
Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në mandatin e KGJK-se është që të vendos:

 Vendos për organizimin, menaxhimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e


funksionimit të gjykatave sipas ligjit;
 Per propozimin tek Presidenti të  emërimit, riemërimit dhe shkarkimit të
gjyqtarëve, si dhe siguron se të gjithë kandidatët e propozuar t’i plotësojnë
kriteret e përcaktuara me ligj, sipas procedurave përkatëse ligjore;
 I propozon Presidentit emërimin dhe shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës
Supreme të Kosovës, siguron se kandidati i propozuar i plotëson kriteret e
përcaktuara me ligj dhe janë zhvilluar procedurat përkatëse; 1.4. vendos për
përzgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e Kryetarit Gjykatës së Apelit, të
kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe gjyqtarëve mbikëqyrës;
 Siguron zbatim dhe mbikëqyrë kriteret për pranim në gjyqësor, të cilat duhet
të bëhen në pajtim me parimet e meritës, mundësive të barabarta, barazisë
gjinore, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit
publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve;
 Vendos për shpalljen e konkurseve për kandidatët për pozita në gjyqësor;
 Vendos për organizimin e provimit për kandidatët për gjyqtarë sipas
rregullores së miratuar nga Këshilli;
 Vendos dhe mbikëqyrë zbatimin e kritereve për përbërjen etnike të
juridiksionit territorial të gjykatës përkatëse dhe për plotësimin e vendeve të
lira të punës, të garantuara për anëtarë të komuniteteve që nuk janë shumicë
në Kosovë;
 Vendos për numrin e gjyqtarëve në secilin juridiksion
 Rekomandon themelimin e gjykatave të reja dhe degëve të gjykatave, në
pajtim me Ligjin për Gjykatat;
 Bën inspektimin gjyqësor;
 Administron gjyqësorin;
 Harton dhe mbikëqyrë buxhetin për gjyqësorin;
 Vendos për avancimin, transferimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve;
 Vendos kriteret për vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve;
 Vendos për ngarkesën me lëndë të gjykatave;
 Siguron funksionimin efikas të gjykatave.
 Vendos dhe mbikëqyrë kriteret për përcaktimin e politikave, standardeve
dhe udhëzimeve lidhur me trajnimin e gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe
personelit tjetër gjyqësorë dhe mbikëqyrjen e zbatimit të trajnimit
profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë;
 Miraton Kodin e Etikës Profesionale për anëtarët e Këshillit, gjyqtarëve dhe
gjyqtarëve porotë si dhe Kodin e Etikës për stafin administrativ gjyqësor,
shkelja e të cilit është bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga
funksioni;
 Vendos për miratimin e skemës unike të taksave gjyqësore të zbatueshme në
mbarë territorin e Republikës së Kosovës;
 Siguron menaxhimin e sistemit qendror të evidencës penale sipas rregullores
së miratuar nga Këshilli;
 Miraton raportin vjetor mbi veprimtaritë e gjykatave dhe shpenzimet e
buxhetit për gjyqësorin;
 Bashkëpunon me këshillat gjyqësore të shteteve të tjera dhe organizatat
përkatëse vendore dhe ndërkombëtare, me kusht që të mos ndikojë në
pavarësinë e punës së tij;
 Miraton aktet nënligjore në funksion të zbatimit të detyrave dhe
përgjegjësive të tij, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
 Kryen detyra të tjera të përcaktuara me ligj.

2.)Kush emëron anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Kryesuesit?

 -Këshilli, siç është përcaktuar me Nenin 108 të Kushtetutës, dhe me nenin 8


të Ligjit 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës  përbëhet nga
trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe ekspertizë profesionale.
Anëtarët zgjedhën në këtë mënyrë:
 Shtatë (7) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit, si
në vijim:
 dy (2) gjyqtarë të Gjykatës Supreme;
 dy (2) gjyqtarë të Gjykatës së Apelit;
 tre (3) gjyqtarë të Gjykatave Themelore.
 Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e
fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të vendeve dhe të paktën njëri prej
këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
 Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e
rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë,
dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
 Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e
rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të
paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar.
3.)Sa zgjatë mandati i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës?

-Mandati i anëtarëve të Këshillit është mandat pesë vjeçar (5).

4.)Cilat janë vendimet që merr Këshilli Gjyqësor i Kosovës?

-Vendimet e Këshilli Gjyqësor të Kosovës janë vendime të cilat Këshilli i ndërmarr


në kuadër të Kompetencave dhe përgjegjësive të cilat burojnë nga Kushtetuta e
Republikës së Kosovës dhe Ligji 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës .

5.)A janë takimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të hapura për publikun?


Takimet e Këshillit janë të hapura për publikun. Këshilli mund të vendos të mbajë
takim të mbyllur për publikun me shumicën e votave të anëtarëve për çështjet si në
vijim:

 Një sekret shtetëror zbulimi i të cilit do të ishte shkelje e ligjit;


 Çështje e personelit që kanë të bëjnë me gjyqtarë apo punonjës të gjyqësorit,
përpos takimit të Këshillit ku merret një vendim përfundimtar disiplinor
kundër një gjyqtari;
 Informacioni jo publik apo zbulimi i të dhënave që do të rrezikonin jetën apo
sigurinë e cilitdo person;
 Një hetim në vazhdim për sjellje të pahijshme apo veprimtari kriminale
zbulimi i së cilës në masë të arsyeshme do të rrezikonte objektivitetin dhe
efikasitetin e hetimit;
 Vlerësimi i performansës se gjyqtarëve dhe nëpunësve administrative;
 Informacioni pronësor zbulimi i së cilës mund të paragjykonte interesat e
cilësdo palë që konkurron për një tender qeveritar;
 Informacione, të dhëna, procese apo kode kompjuterike të biznesit pronësor
të cilat janë konfidenciale sipas marrëveshjes kontraktuese apo marrëveshjes
për mos zbulim ndërmjet tregtarit dhe Këshillit; dhe
 Cilido informacion tjetër zbulimi i të cilit do të përbënte shkelje të ligjit.

6.)A janë vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës publike?

-Vendimet e KGJK-se janë publike, përjashtimisht vendimet munden me qenë  jo


publike nëse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.
7.)Cili është roli i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës?
-Sekretariati i KGJK-së ndihmon Këshillin në zbatimin e rregulloreve dhe
politikave lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e gjykatave. Sipas
udhëzimeve të Këshillit, Sekretariati menaxhon me personelin administrativ dhe
mbështetës të gjyqësorit, përfshirë këtu alokimin e personelit administrativ dhe
mbështetës në gjykata bazuar në ngarkesën me punë, mirëmbajtjen e regjistrave të
personelit, themelimin e sistemit të vlerësimit të performancës, sigurimin e
disiplinimit të duhur të punonjësve të gjykatës si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre
të punësimit.
Nën përgjegjësinë e drejtorit, Sekretariati i KGJK-së, këshillon dhe ndihmon
KGJK-në në kryerjen e detyrave e përgjegjësive të tij, në menaxhimin e gjyqësorit
dhe të gjykatave dhe është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të tij, si dhe është
përgjegjës për të gjitha funksionet administrative dhe të hulumtimit që ndërlidhen
me përkrahjen e Këshillit.
8.)Cili është roli i Njësisë për Inspektim Gjyqësor?

Njësia për Shqyrtim të Performancës së Gjyqësorit (NjShPGj), sipas udhëzimeve të


Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionit të saj për Administrimin e
Gjykatave, punon në zbatim të nenit 29 të Ligjit mbi Këshillin Gjyqësor të
Kosovës.
NjShPGj i ofron KGJK-së analiza, vlerësime, rekomandime, këshilla dhe
informata, në lidhje me aktivitetet e zhvilluara dhe të shqyrtuara në gjykata, me anë
të të cilave do të promovohej kontrolli efektiv me kualitete të larta profesionale të
të punësuarve, në kohë dhe me para të arsyeshme.Ka për qëllim të rishikojë si
është zbatuar korniza e caktuar ligjore, se proceset e gjyqësorit deri në ç’masë
palëve u ofrohen dhe u respektohen të drejtat, të identifikojë zbrazëtirat apo
kundërthëniet ligjore dhe pengesat që do të paraqiteshin, të identifikojë praktikat e
mira në gjyqësor të cilat do të mund të zbatoheshin pa e dëmtuar kornizën ligjore të
Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të kuptojë pengesat që paraqiten tek gjykatësit gjatë
ushtrimit të detyrës, si dhe përgatitë çdo informatë të kërkuar nga Këshilli
Gjyqësor i Kosovës, për mirë ushtrimin e funksioneve gjyqësore.

9.)Qfarë nënkupton me sjellje e pahijshme\jo etike e gjyqëtarit?

-Sjellje e pahijshme / jo etike e gjyqtarit është çdo veprim që diskrediton pozitën


dhe figurën e gjyqtarit si dhe imazhin e sistemit gjyqësor në Kosovë që përfshijnë:

1. Denimin përfundimtar për një vepër penale, përpos kundërvajtjeve siç


përkufizohet me ligj;
2. Neglizhencë në kryerjen, dështim për të kryer apo abuzimin e funksioneve
gjyqësore;

3. Dështim në kryerjen e funksioneve në mënyrë të paanshme dhe të pavarur dhe

4. Shkelje e kodit të etikës dhe sjelljes profesionale të gjyqtarëve.


PYETJET PER SHERBIMIN CIVIL
1.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i saktë?
-Kosova është Republik demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së
pushteteve,dhe kontrolline balancimit në mes tyre,sikurse është përcaktuar me
Kushtetutë.
2.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i saktë?
-Republika e Kosovës është Republikë Parlamentare.
3.)Barazi para ligjit do të thotë:
-Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe qdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes,së
barabartë ligjore,pa asnjë diskriminim.
4.)Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës,mund të
kufizohen vetëm me ligj.Kjo do të thotë që Ligji:
-Mund të parashikojë të drejtat dhe liritë themelore që mund të
kufizohen,shkaqet,organin dhe procedure për kufizimin e një të drejtë apo një lirie
themelore.
5.)Politika fiskale është nën autoritetin e:
-Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.
6.)Mandati i deputetëve (anëtarëve) të Kuvendit të RKS është:
-Katër vjeqar.
7.)Numri i deputetëve të Republikës së Kosovës është:
-120
8.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i sakti:
-Kuvendi i Kosovës është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës.
9.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i sakti:
-Kuvendi i Kosovës ushtron pushtetin legjislativ dhe mbikëqyrë punën e Qeverisë.
10.)Cilat nga pohimet e mëposhtme NUK është i sake;
-Kuvendi miraton legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës.
11.)Cili nga pohimet e mëposhtme është më i saktë;
-Kuvendi miraton përbërjen e qeverisë sipas propozimit të Kryeministrit.
12.)Ligjet në RKS miratohen nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretohen nga
Presidenti i Republikës.Të drejtën e iniciativës për propozimin e ligjeve e ka:
-Presidenti i Republikës së Kosovës,Qeveria e RKS,qdo deputet i Kuvendit dhe së
paku njëmbëdhjetë qytetarë.

   
REPUBLIKA E KOSOVES\REPUBLIKA KOSOVA
GJYKATA THEMELORE GJILAN

Numri i lëndës: 2021:266067


Datë: 07.04.2023
Numri i dokumentit: 04169887
PKR.nr.94\22
PROCESVERBAL I VAZHDIMIT TE SHQYRTIMIT GJYQESOR
I përpiluar më datë 07.04.2023,në Gjykatën Themelore në Gjilan ,Departamenti për Krime
tëRënda,në qështjen penale kundër të akuzuarveValdrin Halimi nga fshati Pogragjë ,Komuna e
Gjilanit,për shkak të veprave penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1nën paragrafi 1.5 dhe
1.6 të KPRK-ës,mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366
paragrafi 1 të KPRKS-ës dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve,substancave psikotrope ose
analoge nga neni 269 paragrafi i lidhur me paragrafin 3 të KPRK-ës , të akuzuarit Erdonis
Nuredini dhe Rabit Idrizi që të dy nga fshati Pogragjë, Komuna e Gjilanit,për shkak të veprës
penale në bashkëkryerje,ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 173
paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.6 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe i akuzuari Erdonis
Nuredini,për shkak të veprës penale posedim i paautorizuar i narkotikëve ,substancave
psikotrope ose analoge nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-ës ,sipas
aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan,Departamenti për Krime të Rënda PP.1
nr.195\2021.2022.

You might also like