You are on page 1of 8

Gjimnazi “Luigj Gurakuqi”

Lënda: Edukat Qytetare


Tema: Sistemi i drejtesisë në kosovë

Prof: Smajl Morina Punoi: Fjolla Kasabaj


Kushtetuta

 Kushtetuta e Republikës së Kosovës , dhe ligjet tjera përkatëse


përmbajnë norma ligjore që rregullojnë sistemin e drejtësisë së
Kosovës.
 Sistemi i drejtësisë në Kosovë është i ndarë në sistemin gjyqësor,
sistemin prokurorial dhe odën e avokatëve, si institucione të
pavarura.
Përbërja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

 Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion i pavarur i përbërë nga


trembëdhjetë anëtarë, gjyqtarë dhe anëtarë porotë, duke përfshirë
edhe dy anëtarë ndërkombëtarë (gjykatës të EULEX-it), të cilët janë
gjithashtu pjesë e KGjK-së.
 Si një organ plotësisht i pavarur në funksionimin e tij të paraparë me
Kushtetutë dhe me Ligj,12 anëtarët e KGjK-së zgjidhen për një
mandat prej pesë (5) vjetëve, me të drejtë për një mandat shtesë të
papërsëritshëm
Përbërja e Këshillit Prokurorial të Kosovës

 Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili ka hyr në fuqi më 1


janar 2011, shënon ndarjen e KGjK-së dhe KPK-së: ku i pari ka të
bëjë me çështjet që lidhen vetëm me gjyqtarët, ndërsa i fundit ka të
bëjë me çështjet që lidhen vetëm me prokurorët.
 KPK-ja është një institucion i pavarur i ngarkuar për të siguruar një
sistem të pavarur, profesional dhe të paanshëm të prokurorisë.
Sistemi Gjyqësor

 Ligji mbi Gjykatat i cili do të hyjë në fuqi në janar 2013 do ta


ristrukturojë dhe reformojë në mënyrë të konsiderueshme sistemin
gjyqësor të Kosovës, i cili do të përbëhet nga:
 Gjykatat Themelore,
 Gjykatat e Apelit
 dhe Gjykata Supreme,
 ndërsa brenda fushës së juridiksionit të Gjykatave Themelore do të
krijohen degët.
Sistemi Prokurorial

 Zyrat themelore të prokurorisë, Zyre të apelit të prokurorisë dhe


prokurorinë e shtetit. Paralelisht me strukturën e 'rregullt', ekziston
Zyra e Prokurorisë Speciale, njësia kundër korrupsionit dhe krimit
të organizuar.
Mandati i Gjykatësve dhe Prokurorëve

 Për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të cilët përfundojnë me sukses


procesin e riemërimit, mandati është deri në moshën e
pensionimit.Përjashtim nga ky rregull ekziston për gjyqtarët (dhe
prokurorët) e emëruar rishtas, emërimi i të cilëve fillon me një
periudhë provuese tre vjeçare.
 Aktualisht janë 351 gjyqtarë në Kosovë, nga të cilët 199 janë
emëruar për herë të parë.
Faleminderit për vëmendjen!

You might also like