You are on page 1of 27

Ndarja e pushteteve dhe sistemi gjyqesor në Republikën e Kosovës –

elementet e përgjithshme

KUSHTETUTA E KOSOVȄS: Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]

 Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit
e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.

Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së


Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit
demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore
dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.

Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.

Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin
përfundimtar të Kushtetutës.

Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të integritetit
territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues të
institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

Parimet e përgjithshme të Sistemit të Drejteësisë në Republikën e Kosovës,


sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Gjykatat
Neni 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]
Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat.

Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të
barabartë në gjykata.

Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.

Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm.
Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është përcaktuar
ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me
ligj mund të lejohet e drejta për të referuar një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën
Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese.

KOMENT:

Përsa i përket organizimit të gjykatave, Kushtetuta përmend në mënyrë eksplicite vetëm


Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Kushtetuese, si dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin
Prokurorial të Kosovës, duke lënë hapsirë që organizimi i gjykatave të përcaktohet me ligj të
veçantë. Kushtetuta i referohet poashtu Prokurorisë Shtetërore si institucion të pavarur me
mandat dhe përgjegjësi për të përndjekur penalisht personat e akuzuar për kryerjen e veprave
kriminale dhe akteve tjera të specifikuara me ligj.

Neni 3 Ushtrimi i Pushtetit Gjyqësor

Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës ushtrohet nga gjykatat e themeluara me këtë ligj.

Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik, i paanshëm
dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.

Neni 4 Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatave

Gjykatat e themeluara me këtë ligj gjykojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së


Kosovës dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit dhe marrjes së vendimeve janë të pavarur, të paanshëm, të
pandikuar në çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet publike

Struktura organizative e sistemit gjyqësor

Neni 8 Struktura organizative


1. Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga: Gjykatat Themelore,
Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.
Gjykatat themelore
2. Degët themelohen brenda territorit të një Gjykate Themelore. Themelimi i degëve të reja,apo i
departamenteve të cilat nuk janë përcaktuar në këtë ligj, apo bashkimi i degëve, bëhet vetëm
me ligj.
Neni 9 Gjykatat Themelore 1. Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në territorin e
Republikës së Kosovës.
2. Shtatë (7) Gjykata Themelore janë si në vijim:
2.1. Gjykata Themelore e Prishtinës me seli në Prishtinë vepron për territorin e Komunës së
Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogovcit dhe të Graçanicës;
2.2. Gjykata Themelore e Gjilanit me seli në Gjilan vepron për territorin e Komunës së
Gjilanit, Kamenices, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit;
2.3. Gjykata Themelore e Prizrenit me seli në Prizren vepron për territorin e Komunës së
Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës;
2.4.Gjykata Themelore në Gjakovë me seli në Gjakovë vepron për territorin e Komunës së
Gjakovës, Malishevës, dhe
Rahovecit;
2.5. Gjykata Themelore e Pejës me seli në Pejë vepron për territorin e Komunës së Pejës,
Deçanit, Junikut, Istogut dhe Klinës;
2.6. Gjykata Themelore e Ferizajit me seli në Ferizaj vepron për territorin e Komunës së
Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit;
2.7. Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë vepron për territorin e Komunës së
Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit,
Skenderajit dhe Vushtrrisë.

Neni 12 Jurisdikcioni i Gjykatës Themelore sipas Lëndës

Gjykatat Themelore janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë të gjitha çështjet, përpos
nëse me ligj parashihet ndryshe.

Gjykatat themelore janë kompetente për të dhënë ndihmë juridike ndërkombëtare dhe për të
vendosur për pranimin e vendimeve të gjykatave të huaja.
Çështjet ekonomike janë kompetencë ekskluzive të Gjykatës Themelore të Prishtinës (para
hyrjes në fuqi të Ligjit për Gjykatën Komerciale).

3. Çështjet administrative janë kompetencë ekskluzive e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Neni 13 Organizimi i Brendshëm i Gjykatës Themelore


1. Departamentet në vijim veprojnë brenda gjykatave themelore, me qëllim të ndarjes
së çështjeve sipas natyrës së tyre:

1.1. Në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, vepron Departamenti Special për


Lëndët në Kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me kompetencë
për tërë territorin e Republikës së Kosovës.
1.2. Departamenti për Çështjet Ekonomike, që vepron në Gjykatën Themelore në
Prishtinë, me juridiksion për gjithë territorin e Republikës së Kosovës ;
1.3. Departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën
Themelore në Prishtinë, me juridiksion për gjithë territorin e Republikës së Kosovës
1.4. Departamenti për Krimet e Rënda, që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore;
1.5. Departamenti i Përgjithshëm, që vepron në selinë e secilës gjykatë themelore, si dhe
në secilën degë të
Gjykatës Themelore.
1.6. Departamenti për të Mitur, që vepron në kuadër të secilës gjykatë themelore.
2. Secila gjykatë themelore, e ka kryetarin e Gjykatës, i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe
punën e Gjykatës Themelore. Secila degë e Gjykatës Themelore, ka Gjyqtar Mbikëqyrës, që
i përgjigjet kryetarit të Gjykatës Themelore përkatëse për punën e degës.
3. Caktimi i lëndëve në departamente përkatëse, brenda gjykatës, bëhet në pajtim me
Rregulloren e Këshillit, sipas kompetencës së departamenteve.
4. Themelimi i departamenteve të reja dhe ndryshimi i kompetencës lëndore të departamenteve
ekzistuese bëhet me ligj.
5. Në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore të Prishtinës,
funksionon Divizioni për Kontestet në lidhje me investitorët e huaj, me juridiksion për tërë
territorin e Kosovës.
Neni 14 Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Kryetarit dhe nënkryetarit të Gjykatës
1. Kryetari i Gjykatës Themelore dhe i Gjykatës së Apelit, është përgjegjës për
administrimin ditor të gjykatës, në përputhje me rregullat dhe procedurat e
përcaktuara nga Këshilli. Kryetari i Gjykatës organizon dhe bashkërendon
funksionimin e gjykatës; mbikëqyrë veprimtaritë financiare të gjykatës; dhe
ndërmerr veprime të cekura me rregullat, procedurat apo urdhëresat e nxjerra nga
Këshilli
Neni 15 Gjyqtari mbikëqyrës
1. Gjyqtari mbikëqyrës emërohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në konsultim me
kryetarin e gjykatës përkatëse.
2. Gjyqtari mbikëqyrës drejton dhe mbikëqyrë veprimtarinë, organizimin dhe aktivitetet e
administratës gjyqësore të degës
Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës
1. Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjykon dhe
vendos në konfliktet administrative sipas padive kundër akteve administrative
përfundimtare dhe për çështjet e tjera të përcaktuara me ligj.
2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore
gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj parashihet ndryshe.
3. Në kuadër të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të
Prishtinës, funksionon Divizioni Fiskal, në lidhje me paditë e ushtruara kundër akteve
përfundimtare administrative, në çështjet që kanë të bëjnë me çështjet doganore dhe
tatimore, tatimi mbi pronën e paluajtshme dhe çdo tatim ose kontribut tjetër të aplikuar në
Republikën e Kosovës.
Departamenti Special për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së
Kosovës
1. Departamenti Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka kompetencë të
shqyrtojë lëndët të cilat bien në kompetencë të PSRK-së, në pajtim me Ligjin për
Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjet
pasuese.
2. Të gjitha çështjet në Departamentin Special për lëndët në kompetencë të PSRK-së
gjykohen nga trupi gjykues prej tre (3) gjyqtarëve profesionistë, nga të cilët njëri duhet të
jetë kryesues i trupit gjykues.

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore


2. Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore i gjykon veprat penale të
dënueshme mbi dhjetë (10) vite, si
dhe veprat penale që konsiderohen krime të rënda sipas Kodit Penal apo Kodit të Procedurës
Penale.
3. Të gjitha çështjet në Departamentin për Krime të Renda të Gjykatës Themelore gjykohen
nga trupi gjykues prej tre (3)
gjyqtarëve profesionist, nga të cilët njëri duhet të jetë kryesues i trupit gjykues.
Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore
1. Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore gjykon në shkallë të parë të gjitha
çështjet, përveç nëse kjo është në kompetencë e një Departamenti tjetër të Gjykatës
Themelore.
Të gjitha lëndët e paraqitura pranë Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore do të
gjykohen nga një (1) gjyqtar profesional, përveç nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit vepron si gjykatë e shkallës së dytë, me juridiksion territorial në gjithë
Republikën e Kosovës. Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë.
Kompetencat e Gjykatës së Apelit
Gjykata e Apelit është kompetente të shqyrtojë:
1.1. të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore;
1.2. të vendos për konfliktin e juridiksionit ndërmjet Gjykatave Themelore;
1.3. çështjet tjera të parapara me ligj.
Shqyrtimi i lëndëve në Gjykatën e Apelit Gjykata e Apelit shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj
prej tre (3) gjyqtarëve profesionist, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe.
Organizimi i Brendshëm i Gjykatës së Apelit
1.Gjykata e Apelit organizohet në departamentet si në vijim:
1.1. Departamenti i Përgjithshëm;
1.2. Departamenti për Krime të Rënda;
1.3. Departamenti special për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së
Kosovës
1.4. Departamenti për Çështje Ekonomike;
1.5. departamenti për Çështje Administrative;
1.6. Departamenti për të Mitur.
Në kuadër të Departamenti të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit funksionojnë këto
divizione:
Divizioni për çështje civile;
Divizioni për çështje penale;
Divizioni për kundërvajtje
Në nëntor të vitit 2017, ka nisur se funksionari Divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë. Këtë
divizion e përbejnë pesë gjyqtarë serb dhe dy shqiptarë, të cilët ndihmohen nga një staf prej 11
zyrtarësh.

Gjykata Komerciale
Neni 4 Juridiksioni
1.Të gjitha kontestet tregtare dhe konfliktet administrative janë në kompetencë të Gjykatës
Komerciale, siç përcaktohet me këtë ligj.
2.Gjykata Komerciale ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
3.Selia e Gjykatës Komerciale është në Prishtinë.
Neni 10 Struktura organizative
1. Gjykata Komerciale gjykon çështjet brenda kompetencës së saj në dhomat e shkallës së
parë dhe në dhomat e shkallës së dytë. Vendimet e shkallës së parë janë të
barasvlershme me vendimet e Gjykatës Themelore, kurse vendimet e dhomës së dytë janë
të barasvlershme me vendimet e Gjykatës së Apelit.
2. Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale përbëhen nga katër (4) departamente
të ndara, përfshirë Departamentin për Çështje Ekonomike, Departamentin Fiskal,
Departamentin për Çështje Administrative dhe Departamentin e Përgjithshëm.
3. Në kuadër të Departamentit për çështje Ekonomike, funksionon Divizioni për kontestet
lidhur me investitorët e huaj, me juridiksion për tërë territorin e Kosovës.
6. Gjykata Komerciale ka një administrator […].
Neni 11 Dhomat e Shkallës së Parë
1. Dhomat e Shkallës së Parë shqyrtojnë dhe gjykojnë rastet nga gjyqtari individual.
2. Dhomat e Shkallës së Parë janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë të gjitha
çështjet në juridiksionin e Gjykatës Komerciale.
Neni 12 Dhomat e Shkallës së Dytë
1. Dhomat e Shkallës së Dytë shqyrtojnë dhe gjykojnë rastet në kolegje të përbëra prej tre
(3) gjyqtarëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi
Neni 13 Kompetencat e Gjykatës Komerciale
1. Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar, dhe ka juridiksion ekskluziv për të
gjykuar, në Dhomat e Shkallës së Parë dhe Dhomat e Shkallës së Dytë:
1.1. kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, si dhe kontestet ndërmjet
personave juridikë publikë dhe privat, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare dhe çështje
tjera mes tyre;
1.2. të gjitha mjetet juridike, siç përcaktohet me ligjin e aplikueshëm për procedurën
përmbarimore, për çështje brenda kompetencës të kësaj gjykate;
1.3. njohjen dhe lejimin e zbatimit të vendimeve të arbitrazhit vendor dhe ndërkombëtar;
1.4. kontestet gjyqësore që rrjedhin nga Ligji në fuqi për Shoqëritë Tregtare;
1.5. riorganizimi, falimentimi dhe shuarja e shoqërive tregtare;
1.6. kontestet në lidhje me pengimin e posedimit në mes të shoqërive tregtare;
1.7. kontestet në mes shoqërive tregtare lidhur me të drejtat sendore, siç është e paraparë
me Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare;
1.8. kontestet që lidhen me shkeljen e konkurrencës, keqpërdorimit ose monopolit dhe pozitës
dominuese në treg, si dhe marrëveshjet monopole duke përfshirë vlerësimin e paligjshmërisë;
1.9. mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë industriale, përfshirë market tregtare,
patentat, dizajnët industriale, sekretet tregtare dhe format e tjera të pronësisë industriale, siç
parashihet nga legjislacioni përkatës;
1.10. kontestet ndërmjet kompanive të aviacionit që i nënshtrohen Ligjit për Aviacionin , duke
përjashtuar kontestet në lidhje me të drejtat e pasagjerëve;
1.11. kontestet administrative të iniciuara nga shoqëritë tregtare kundër vendimeve
përfundimtare të Administratës Tatimore, Autoriteteve Doganore, Ministrisë së Financave dhe
çdo organi tjetër publik përgjegjës për vendosjen e tatimeve ose detyrimeve të tjera shtetërore;
1.12. kontestet administrative të iniciuara nga shoqëritë tregtare kundër vendimeve
përfundimtare në procedure administrative;
1.13. çështje të tjera siç mund të parashikohen me ligj
Neni 14 Mjetet e Jashtëzakonshme Juridike
1. Lidhur me kërkesat për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve
përfundimtare të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës zbatohen ligjet
procedurale në fuqi.
Neni 15 Emërimi i gjyqtarëve dhe kryetarit të gjykatës komerciale
1.Kandidatët për emërim si gjyqtar sipas nenit 104 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
duhet të plotësojnë kushtet minimale si në vijim:
1.1.të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2.të ketë diplomë të vlefshme të fakultetit juridik që njihet nga ligjet e Kosovës;
1.3.të ketë të kryer provimin e jurisprudencës të njohur sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë;
1.4. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
1.5. të mos jenë dënuar për vepër penale, të definuar sipas ligjeve në fuqi;
1.6. të ketë kaluar provimin për gjyqtar në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara
me rregullore të veçantë të miratuar nga KGJK.
2. Përveç kualifikimeve minimale të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, kërkohen
kualifikimet vijuese:
2.1.për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Parë, kandidati duhet të jetë
i emëruar gjyqtar, ose së paku t’i ketë tri (3) vite përvojë relevante në fushën juridike;
2.2.për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Dytë, kandidati duhet të ketë
së paku pesë (5) vite përvojë si gjyqtar;
2.3. për të ushtruar funksionin e Kryetarit të Gjykatës Komerciale, kandidati duhet të ketë së
paku 5 (pesë) vite përvojë pune si gjyqtar i shkallës së dytë.
3. Shtesë ndaj kritereve të lartcekura për Kryetarin e Gjykatës Komerciale, KGJK-ja do të
konsiderojë, shkathtësitë menaxheriale dhe vlerësimin e performancës së kandidatit për Kryetar
të Gjykatës Komerciale.
4. Zgjedhja dhe emërimi i Kryetarit të Gjykatës Komerciale bëhet përmes një procesi të hapur,
konkurrues, transparent dhe meritor, siç përcaktohet me ligj, duke përjashtuar çdo lloj
diskriminimi.

Gjykata Supreme
1. Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka
juridiksion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
2. Gjykata Supreme përfshin Kolegjin e Apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës si dhe
Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështje që lidhen me Agjencionin Kosovar,
gjyqtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës Supreme.
3. Përbërja e Gjykatës Supreme pasqyron përbërjen etnike të popullatës së Kosovës. Së
paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) të Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por asnjëherë më
pak se tre (3) gjyqtarë vijnë nga radhët e komunitetit që nuk është shumicë në Kosovë.
4. Selia e Gjykatës Supreme është në Prishtinë.
5. Gjykata Supreme ka Kryetarin siç parashihet në nenin 103 të Kushtetutës së Republikës
së Kosovës.
6. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës e emëron dhe shkarkon Presidenti i Kosovës,
nga radhët e gjyqtarëve te Gjykatës Supreme, për mandat shtatëvjeçar, pa mundësi të
riemërimit, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërimin ose shkarkimin
e saj/tij.
7. Gjykata Supreme shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj me nga tre (3) gjyqtarë
profesionist, me përjashtim kur me ligj parashihet një numër më i madh i gjyqtarëve.
Kryetari i Gjykatës Supreme ka këto përgjegjësi:
1. është përgjegjës për menaxhimin dhe punët e Gjykatës Supreme;
2. sipas nevojës, cakton gjyqtarët për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve;
3. sigurohet që secila lëndë e paraqitur në Gjykatën Supreme caktohet tek një kolegj
adekuat i gjyqtarëve dhe cakton gjyqtarin kryesues të atij kolegji;
4. Kryetari po ashtu mund të kryej edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Neni 26 Kompetencat e Gjykatës Supreme
1.Gjykata Supreme është kompetente të vendosë lidhur me:
1.1. Kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë
të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj;
1.2. Revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç
është paraparë me ligj;
1.3. Gjykata Supreme vendos në shkallë të tretë për ankesat e lejuara me ligj;
1.4. Përcakton qëndrimet parimore, nxjerr mendime juridike dhe udhëzues për zbatimin
unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës;
1.5. Lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj;
1.6. Në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose të Agjencisë
Kosovare të Mirëbesimit, siç parashihet me ligj;
1.7. Çështje të tjera të parapara me ligj.
Neni 27 Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme
1.Gjykata Supreme mund të thërrasë një Seancë të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve të saj për
nxjerrjen e qëndrimeve parimore, mendimeve juridike dhe udhëzuesveqë promovojnë zbatimin
unik të ligjeve.
2. Gjykata Supreme përcakton me rregulloret e nevojshme punimet e Seancave të përgjithshme
të gjykatës.
Neni 28 Rregulloret për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave
Këshilli Gjyqësor i Kosovës miraton rregullore për organizimin e brendshëm të gjykatave,
përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj.
Neni 29 Administratori i Gjykatës
1. Administratori i gjykatës zgjidhet dhe shkarkohet në pajtim me Ligjin për
Shërbimin Civiltë Kosovës, në një proces të hapur dhe konkurrues, pas shpalljes
publike të pozitës.
2. Administratori i përgjigjet kryetarit të gjykatës. Përgjegjësitë dhe detyrat e
administratorit të gjykatës përcaktohen me rregullore të Këshillit.
3. Administratori i gjykatës menaxhon dhe mbikëqyrë funksionet administrative të
gjykatës në mënyrë autonome, në bashkëpunim me kryetarin e gjykatës dhe në
koordinim me sekretariatin e Këshillit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës


KUSHTETUTA
Neni 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës]
1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor.
2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e
funksioneve të tij. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron që gjykatat në Kosovë të
jenë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe të pasqyrojnë plotësisht natyrën
shumetnike të Republikës së Kosovës e të ndjekin parimet e barazisë gjinore.
Këshilli do t’u japë përparësi për emërim si gjyqtarë, anëtarëve të komuniteteve të
nën përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj.
3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e
kandidatëve për emërim dhe riemërim për pozita gjyqësore. Këshilli Gjyqësor i
Kosovës është po ashtu përgjegjës për transferimin dhe për procedurën disiplinore
kundër gjyqtarëve.
4. Propozimet për emërimin e gjyqtarëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur
për emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron
parimin e barazisë gjinore dhe përbërjen etnike të jurisdiksionit territorial të
gjykatës përkatëse. Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara
me ligj.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për inspektimin gjyqësor, administrimin gjyqësor,
përpilimin e rregullave për gjykatat në pajtim me ligjin, punësimin dhe mbikëqyrjen e
administratorëve të gjykatave, hartimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit për gjyqësorin, përcaktimin e
numrit të gjyqtarëve në secilin jurisdiksion dhe bën rekomandime për themelimin e gjykatave të
reja. Themelimi i gjykatave të reja bëhet me ligj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe
ekspertizë profesionale. Anëtarët emërohen për një mandat pesëvjeçar dhe zgjedhën në
këtë mënyrë:

(1) Pesë (5) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit (2 nga GjS; 2
nga Gj Apl; 1 nga Gj. Them);

(2) Katër (4) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara gjatë
ndarjes së përgjithshme të vendeve. Të paktën dy (2) nga katër (4) anëtarët duhet të jenë
gjyqtarë, dhe një (1) do të jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës;

(3) Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose
të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri prej
këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;

(4) Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të
garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të paktën njëri prej këtyre të
dyve, duhet të jetë gjyqtar;

(5) Papajtueshmëria e të qenit anëtar i Këshillit Gjyqësor rregullohet me ligj.

Neni 16 Komisionet e Këshillit


1.Këshilli ka komisionet e veta të përhershme si në vijim:
1.1. Komisioni për Çështje Normative;
1.2. Komisioni për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve;
1.3. Komisioni për Administrimin e Gjykatave;
1.4. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel;
1.5. Komisioni për trajnime.
2. Këshilli mund të themelojë komisione tjera sipas nevojës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh kryesuesin dhe
zëvëndëskryesuesin me mandat trevjeçar.
Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës së paku
një herë në vit lidhur me Sistemin Gjyqësor.
LIGJI Nr. 06/L-055 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS
Neni 7 Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit
1. Këshilli ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
1.1. vendos për organizimin, menaxhimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të
gjykatave sipas ligjit;
1.2. i propozon Presidentit emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve, si dhe siguron se
të gjithë kandidatët e propozuar i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj, sipas procedurave
përkatëse ligjore;
1.3. i propozon Presidentit emërimin dhe shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të
Kosovës, siguron se kandidati i propozuar i plotëson kriteret e përcaktuara me ligj dhe janë
zhvilluar procedurat përkatëse;
1.4. vendos për përzgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e Kryetarit Gjykatës së Apelit, të
kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe gjyqtarëve mbikëqyrës;
1.5. siguron zbatim dhe mbikëqyrë kriteret për pranim në gjyqësor, të cilat duhet të bëhen në
pajtim me parimet e meritës, mundësive të barabarta, barazisë gjinore, mosdiskriminimit dhe
përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit
të kandidatëve;
1.6. vendos për shpalljen e konkurseve për kandidatët për pozita në gjyqësor;
1.7. vendos për organizimin e provimit për kandidatët për gjyqtarë sipas rregullores së miratuar
nga Këshilli;
1.8. vendos dhe mbikëqyrë zbatimin e kriterëve për përbërjen etnike të juridiksionit territorial të
gjykatës përkatëse dhe për plotësimin e vendeve të lira të punës, të garantuara për anëtarë të
komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë;
1.9. vendos për numrin e gjyqtarëve në secilin juridiksion;
1.10. rekomandon themelimin e gjykatave të reja dhe degëve të gjykatave, në pajtim me Ligjin
për Gjykatat;
1.11. bën inspektimin gjyqësor;
1.12. administron gjyqësorin;
1.13. harton dhe mbikëqyrë buxhetin për gjyqësorin;
1.14. vendos për avancimin, transferimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve;
1.15.vendos kriteret për vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve;
1.16. vendos për ngarkesën me lëndë të gjykatave;
1.17 siguron funksionimin efikas të gjykatave.
1.18. vendos dhe mbikëqyrë kriteret për përcaktimin e politikave, standardeve dhe udhëzimeve
lidhur me trajnimin e gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe personelit tjetër gjyqësorë dhe
mbikëqyrjen e zbatimit të trajnimit profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë;
1.19. miraton Kodin e Etikës Profesionale për anëtarët e Këshillit, gjyqtarëve dhe gjyqtarëve
porotë si dhe Kodin e Etikës për stafin administrativ gjyqësor, shkelja e të cilit është bazë për
sanksione, përfshirë shkarkimin nga funksioni;
1.20. vendos për miratimin e skemës unike të taksave gjyqësore të zbatueshme në mbarë
territorin e Republikës së Kosovës;
1.21. siguron menaxhimin e sistemit qendror të evidencës penale sipas rregullores së miratuar
nga Këshilli;
1.22. miraton raportin vjetor mbi veprimtaritë e gjykatave dhe shpenzimet e buxhetit për
gjyqësorin;
1.23. bashkëpunon me këshillat gjyqësore të shteteve të tjera dhe organizatat përkatëse vendore
dhe ndërkombëtare, me kusht që të mos ndikojë në pavarësinë e punës së tij;
1.24. miraton aktet nënligjore në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij, në
pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.25. kryen detyra të tjera të përcaktuara me ligj.

Kushtet dhe procedurat për emërimin dhe përfundimin e mandatit të


gjyqtarëve në Republikën e Kosovës
KUALIFIKIMET, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E GJYQTARËVE
KUSHTETUTA
Neni 104 [Emërimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarëve]
1.Gjyqtarët i emëron, riemëron dhe shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin
e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Neni 105 [Mandati dhe Riemërimi]
1. Mandati fillestar për gjyqtarët është trevjeçar. Në raste të riemërimit, mandati është i
përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar më ligj, përveç nëse
shkarkohet në pajtim me ligjin.
2. Kriteret dhe procedurat për riemërimin e një gjyqtari, përcaktohen nga Këshilli Gjyqësor i
Kosovës dhe ato mund të dallojnë në shkallë nga kriteret e përdorura për shkarkimin e
gjyqtarëve.

Ligji për Gjykatat


Neni 30 Kushtet për emërimin e gjyqtarëve
1. Kandidatët për t’u emëruar gjyqtar, siç parashihet në nenin 104 dhe nenin 108 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet plotësuar kushtet e përgjithshme si në vijim:
1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2. të ketë diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshëm në Kosovë.
1.3. të ketë të kryer provimin e Jurisprudencës të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë.
1.4. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
1.5. të mos jenë dënuar për vepër penale me përjashtim të veprave penale të kryera nga
pakujdesia
1.6. të ketë së paku tre (3) vite përvojë në fushën juridike, dhe
1.7. të ketë kaluar provimin për gjyqtar, në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me
rregullore të veçantë të miratuar nga Këshilli.
2. Për qëllime të këtij neni përvoja në fushën juridike përfshin përvojën, duke mos u kufizuar, në
çështjet juridike në institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare.
Neni 31 Trajnimi fillestar
1. Pas emërimit nga Presidenti i Kosovës, gjyqtarët, do t’i nënshtrohen trajnimit fillestar, i
cili do të organizohet nga Akademia e Drejtësisë. Trajnimi fillestar do të zgjasë
dymbëdhjetë (12) muaj, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.
2. Gjatë trajnimit fillestar, gjyqtarëve mund t’u caktohen raste nën mbikëqyrjen e mentorit.
3. Gjyqtarët e emëruar do të vlerësohen pas rezultateve të trajnimit fillestar, në përputhje me
dispozitat relevante të këtij ligji. Periudha e trajnimit fillestar do të vazhdohet për ata
gjyqtarë që dështojnë të përfundojnë në mënyrë adekuate trajnimin fillestar, siç është
përcaktuar nga Akademia e Drejtësisë.
Neni 32 Kushtet e veçanta për gjyqtarë
1. Përveç kualifikimeve minimale, të gjithë kandidatët për emërim për gjyqtarë, me qëllim
të emërimit apo avancimit në gjykata, duhet të kenë kualifikimet si në vijim:
1.1. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda apo për të Mitur
në Gjykatën Themelore, kandidati duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë si gjyqtar në lëmin
penal;
1.2. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin e Çështjeve Administrative ose
Departamentin e Çështjeve Ekonomike të Gjykatës Themelore, gjyqtari duhet të ketë së paku
gjashtë (6) vite përvojë në fushën juridike, duke përfshirë edhe përvojën në çështjet
administrative dhe ekonomike;
1.3. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, gjyqtari duhet të ketë së paku
pesë (5) vite përvojë si gjyqtar;
1.4. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Supreme, gjyqtari duhet të ketë së paku
tetë (8) vite përvojë si gjyqtar;
1.5 për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin Special për lëndët në kompetencë të
Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kandidati duhet t’i plotësoj kushtet për të punuar
si gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda si dhe të ketë vlerësim pozitiv të performances.
Neni 33 Gjyqtarët porotë
1. Gjyqtarët porotë do të shërbejnë vetëm kur kërkohet me ligj. Kushtet dhe procedurat për
rekrutimin e gjyqtareve porotë rregullohen me akt nënligjor të miratuar nga Këshilli
Gjyqësor i Kosovës.
2. Për t’u emëruar gjyqtar porotë duhet të përmbushen kualifikimet si në vijim:
2.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës;
2.2. të këtë moshën më se paku
njëzetepesë (25) vjeç;
2.3. të kenë përfunduar me sukses trajnimin e kërkuar sipas rregullores së KGJK-së;
2.4. të mos jenë dënuar për vepër penale me përjashtim të veprave penale të kryera
nga pakujdesia;
2.5. të kenë reputacion të lartë moral në shoqëri dhe integritet personal.
3. Gjyqtarët porotë do të shpërblehen për shërbimet e tyre sipas planit të kompensimit i cili
përcaktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Neni 34 Përfundimi i mandatit
1. Mandati i gjyqtarit përfundon me:
1.1. dorëheqje;
1.2. shkarkim;
1.3. vdekje;
1.4. pensionim;
1.5. kur nuk riemërohet me mandat të përhershëm.

Gjykata Kushtetuese
Kushtetuta e Kosoves
Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]
5. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën
interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
Kapitulli VIII Gjykata Kushtetuese
Neni 112 [Parimet e Përgjithshme]
1. Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin
e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. 2. Gjykata Kushtetuese është
plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj.
 Neni 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]
1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga
pala e autorizuar.
2. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të
autorizuar të ngrenë rastet në vijim:
(1) çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të
rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën;
(2) përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën.
3. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të
ngrenë çështjet në vijim:
(1) konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, Presidentit të
Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës; (2) përputhshmëria e referendumit të
propozuar me Kushtetutën; (3) përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme
dhe veprimeve të ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën; (4)
përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e detyrueshme
ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi i kushtetutshmërisë së
procedurës së ndjekur; (5) nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.
4. Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë,
të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna
përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt.
5. Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (8) ditësh
nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi
të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.
6. Tridhjetë (30) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë
çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.
7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të
tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet
juridike të përcaktuara me ligj.
8. Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje përkitazi me
përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nëse ajo përputhshmëri është ngritur gjatë procedurës
gjyqësore dhe gjykata referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë e ligjit të kontestuar me
Kushtetutën dhe nëse vendimi i gjykatës referuese për rastin e caktuar, varet nga përputhshmëria
e ligjit në fjalë.
9. Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të propozuara para
miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse amendamenti i propozuar i zvogëlon të
drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës.
10. Jurisdiksioni shtesë mund të rregullohet me ligj.
Neni 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese]
1.Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe
personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale
përkatëse. Kualifikimet e tjera përkatëse rregullohen me ligj. Parimet e barazisë gjinore do të
respektohen.
2. Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, për
një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.
3. Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të
deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e
tjerë, merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që
votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët
i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë
shumicë në Kosovë.

Neni 115 [Organizimi i Gjykatës Kushtetuese]


1. Gjykata Kushtetuese përcakton organizimin e vet të brendshëm, rregulloren e punës, proceset
e vendimmarrjes dhe çështje të tjera organizative në pajtim me ligjin. 2. Gjykata Kushtetuese
publikon raportin vjetor.
Neni 116 [Efekti Juridik i Vendimeve]
1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat
dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
2. Përderisa procedura të mos përfundojë para Gjykatës Kushtetuese, ajo mund të suspendojë
përkohësisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa të merret vendimi i Gjykatës, nëse
konsideron që aplikimi i veprimit a ligjit të kontestuar, mund të shkaktoj dëme të pariparueshme.
3. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me vendim të Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i ligjit, i
aktit ose i veprimit hyn në fuqi në ditën e publikimit të vendimit të Gjykatës. 4. Vendimet e
Gjykatës Kushtetuese shpallet në Gazetën Zyrtare.
Neni 117 [Imuniteti]
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe
shkarkimi nga detyra për vendimet e marra, mendimet e shprehura dhe veprimet e marra brenda
fushës së përgjegjësive si gjykatës të Gjykatës Kushtetuese.
Neni 118 [Shkarkimi]
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës
me propozimin e dy të tretave (2/3) të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vetëm për kryerjen e
krimeve të rënda ose për mospërfillje të rëndë të detyrave.

Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës


KUSHTETUTA
 Neni 109 [Prokurori i Shtetit]
 1.Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale
të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është
rregulluar me ligj.
2. Prokurori i Shtetit është institucion i paanshëm dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit.
3. Organizimi, kompetencat dhe detyrat e Prokurororit të Shtetit rregullohen me ligj.
4. Prokurori i Shtetit pasqyron përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe respekton
parimet e barazisë gjinore.
5. Mandati fillestar për prokuror është trevjeçar. Në rast të riemërimit, mandati është i
përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar me ligj, përveç nëse
shkarkohet në pajtim me ligjin.
6. Prokurorët mund të shkarkohen nga funksioni për shkak të dënimit për një vepër të rëndë
penale ose për mosrespektimin e rëndë të detyrave.
7. Kryeprokurori i Shtetit emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në
bazë të propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mandati i Kryeprokurorit të Shtetit është
shtatëvjeçarë, pa mundësi riemërimi.
Prokurori i Shtetit nënkupton institucionin e pavarur kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e
personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe veprave të tjera siç ceken me ligj dhe
përfshinë si në vijim:
- Prokuroritë themelore
- Prokurorinë e Apelit
- Prokurorinë Speciale
- Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
- Cilado njësi tjetër organizative që mund të krijohet për të ushtruar funksione
prokuroriale.

Kushtet dhe procedurat për emërimin e prokurorëve


Neni 19 Kualifikimet dhe kriteret minimale për emërim

1.Kandidatët për emërim si prokurorë të shtetit duhet të përmbushin kualifikimet dhe kriteret
minimale si më poshtë:

1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

1.2. të ketë diplomën e fakultetit juridik të vlefshëm në Kosovë;

1.3. të ketë të kryer provimin e jurisprudencës të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë;

1.4. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;

1.5. të mos jetë i dënuar për vepër penale;

1.6. të ketë së paku tre (3) vite përvojë në fushën juridike, dhe

1.7. të ketë kaluar provimin për prokuror, në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me
rregullore të veçantë të miratuar nga Këshilli.

2. Për qëllime të këtij neni përvoja në fushën juridike përfshin përvojën në çështje juridike në
instituticionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përvojën si noter dhe përmbarues
privat.

Këshilli Prokurorial i Kosovës


Neni 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës]  
1. Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në kryerjen e
funksioneve të tij, në pajtim me ligjin. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron qasje të
barabartë në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë. Këshilli Prokurorial i Kosovës
siguron që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional, i paanshëm dhe pasqyron
natyrën shumetnike të Kosovës dhe parimet e barazisë gjinore.

2. Këshilli Prokurorial i Kosovës do të rekrutojë, propozojë, avancojë, transferojë,


disiplinojë prokurorët në mënyrën e rregulluar me ligj. Këshilli do t’i japë përparësi
emërimit për prokurorë të anëtarëve të komuniteteve të nën përfaqësuara në mënyrën e
përcaktuar me ligj. Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.
3. Propozimet për emërimin e prokurorëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur për
emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron parimin e
barazisë gjinore dhe përbërjen etnike të jurisdiksionit territorial përkatës.

4. Përbërja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe dispozitat për emërimin, shkarkimin,


mandatin, strukturën organizative dhe rregullat e procedurës, rregullohen me ligj.

1.1. është një institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta me qëllim të
sigurimit të një sistemi prokurorial të pavarur, profesional dhe të paanshëm siç përcaktohet me
Kushtetutë dhe me ligj;

1.2. siguron që prokuroritë të pasqyrojnë natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës dhe


ndërmerr masa të nevojshme për të rritur numrin e prokurorëve nga komunitetet jo-shumicë në
Kosovë, në pajtim me parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore;

1.3. siguron që të gjithë personat të kenë qasje të barabartë në drejtësi;

1.4. siguron që prokuroritë të respektojnë parimet e mosdiskriminimit, proporcionalitetit, si dhe


të drejtat e njeriut dhe të barazisë gjinore, të garantuara me Kushtetutë dhe me marrëveshjet dhe
instrumentet ndërkombëtare që zbatohen në Republikën e Kosovës;

1.5. gjatë ushtrimit të detyrave dhe kompetencave, Këshilli vepron në atë mënyrë që respekton
dhe ruan pavarësinë e prokurorëve derisa këta kryejnë funksionet e tyre të ndjekjes. Këshilli nuk
do të urdhërojë apo ndikojë, të përpiqet të ndikojë apo të ndërmarrë në ndonjë mënyrë tjetër
ndonjë veprim apo të japë çfarëdo deklarate e cila në mënyrë të arsyeshme mund të shihej si
ndërhyrje apo përpjekje për ndërhyrje në pavarësinë e funksionit të prokurorisë në raport me
cilindo person, hetim apo lëndë.

LIGJI PER KPK

Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Prokurorial te Kosoves

Këshilli ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

1.1. vendos për organizimin, menaxhimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të


prokurorive sipas ligjit;
1.2. i propozon Presidentit emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, si dhe siguron
se të gjithë kandidatët e propozuar i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj, sipas procedurave
përkatëse ligjore;

1.3. i propozon Presidentit emërimin dhe shkarkimin e Kryeprokurorit të Shtetit, siguron se


kandidati i propozuar i plotëson kriteret e përcaktuara me ligj dhe janë zhvilluar procedurat
përkatëse;

1.4. vendos për emërimin e kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe
Prokurorisë së Apelit, në pajtim me Ligjin për Prokurorinë e Shtetit dhe Ligjin për Prokurorinë
Speciale të Republikës së Kosovës;

1.5. siguron zbatimin dhe mbikëqyrë kriteret për pranim në prokurori, të cilat duhet të bëhen në
pajtim me parimet e meritës, mundësive të barabarta, barazisë gjinore, mosdiskriminimit dhe
përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit
të kandidatëve;

1.6. shpalljen e konkursit publik për prokurorë;

1.7. Vendos për organizimin e provimit për kandidatët për prokurorë sipas rregullores së
miratuar nga Këshilli përcaktimin e numrit të prokurorëve për secilën prokurori;

1.8. vendos dhe mbikëqyrë zbatimin e kritereve për përbërjen etnike të juridiksionit territorial të
prokurorisë përkatëse dhe për plotësimin e vendeve të lira të punës, të garantuara për anëtarë të
komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë;

1.9. vendos për numrin e prokurorëve në secilin Prokurori;

1.10. përgatit, dërgon dhe mbikëqyrë buxhetin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial;

1.11. vendos për avancimin, transferimin dhe disiplinimin e prokurorëve;

1.12. vendos kriteret për vlerësimin e prokurorëve, për ngarkesën me lëndë të prokurorive dhe
për funksionim efikas të prokurorive si dhe kontrollon dhe garanton procesin e vlerësimit dhe
shqyrton ankimet e prokurorëve për vlerësimin e tyre;

1.13. vendos dhe mbikëqyrë kriteret për përcaktimin e politikave, standardëve dhe udhëzimeve
sa i përket trajnimit të prokurorëve dhe personelit tjetër dhe mbikëqyrjen e zbatimit të trajnimit
dhe zhvillimit profesional të prokurorëve nga Akademia apo shoqata apo organizata tjera
trajnuese;

1.14. miraton Kodin e Etikës Profesionale për anëtarët e Këshillit, shkelja e të cilit paraqet bazë
për sanksione, përfshirë shkarkimin nga Këshilli;

1.15. miraton Kodin e Etikës Profesionale për prokurorë, shkelja e të cilit paraqet bazë për
sanksione, përfshirë shkarkimin nga funksioni;

1.16. miraton Kodin e Etikës profesionale për stafin administrativ, shqiptimin e masave
disiplinore të përcaktuara me Ligjin përkatës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,
shkelja e të cilit paraqet bazë për sanksione;

1.17. sigurimin që prokurorët të veprojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme


gjatë kryerjes së të gjitha funksioneve prokuroriale;

1.18. në bashkëpunimin me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit zhvillon politika dhe strategji


prokuroriale për luftimin efektiv të kriminalitetit;

1.19. përgatitjen e një raporti vjetor mbi veprimtaritë dhe shpenzimet e Prokurorit të Shtetit dhe
të Këshillit;

1.20. mbikëqyrjen dhe administrimin e prokurorive dhe personelit të saj;

1.21. mbikëqyrjen e sekretariatit, Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe


nxjerrjen e rregullave dhe rregulloreve në pajtim me kompetencat e veta;

1.22. përcaktimin e procedurave për seancat dhe zhvillimin e seancave disiplinore;

1.23. bashkëpunon me këshillat prokuroriale të shteteve të tjera dhe organizatat përkatëse


vendore dhe ndërkombëtare, me kusht që të mos ndikojë në pavarësinë e punës së tij;

1.24. shpalljen e rregullave dhe rregulloreve në pajtim me ligjet mbi informimin publik lidhur me
menaxhimin dhe zbulimin e informacionit që mbahet nga Prokurori i Shtetit

1.25. themelimin e komisioneve të cilat Këshilli i vlerëson si të nevojshme;


1.26. miratimin e rregullave të punës për funksionimin e Këshillit dhe komisioneve të veta dhe
për zgjedhjen e atyre anëtarëve të Këshillit që zgjidhen nga kolegët e tyre, rregulla këto që janë
në dispozicion të publikut;

1.27. nxjerrjen e rregullores për procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit dhe


emërimit të kryeprokurorëve të prokurorive;

1.28. nxjerrjen e rregullores për organizimin e brendshëm të prokurorit të shtetit;

1.29. garantimin e një sistemi të hapur dhe të përgjegjshëm të administrimit të vendimeve të


Këshillit dhe të Prokurorit të Shtetit;

1.30. raportimin para publikut për zbatimin e objektivave të saj të përcaktuara në mënyrë
specifike dhe të bazuar në indikator të matshëm;

1.31. miraton aktet nënligjore në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij, në
pajtim me legjislacionin në fuqi;

1.32. kryen detyra të tjera të përcaktuara në ligj.

Neni 9 Përbërja e anëtarëve të Këshillit

Këshilli, përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, si vijon:

1.1. dhjetë (10) anëtarë, nga radhët e prokurorëve dhe atë:

1.1.1. Kryeprokurori i Shtetit;

1.1.2. shtatë (7) anëtarë, prokurorë nga prokuroritë themelore, të përfaqësuar me nga një (1)
anëtar, të zgjedhur nga prokurorët e asaj prokurorie;

1.1.3. një (1) anëtar, prokuror nga Prokuroria e Apelit, i zgjedhur nga prokurorët e asaj
prokurorie;

1.1.4. një (1) anëtar, prokuror nga Prokuroria Speciale, i zgjedhur nga prokurorët e asaj
prokurorie.

1.2. një (1) anëtar avokat nga Oda e Avokatëve të Kosovës;


1.3. një (1) anëtar, profesor universitar i drejtësisë;

1.4. një (1) anëtar, përfaqësues nga shoqëria civile.

2. Anëtarët e Këshillit nga nën-paragrafi 1.1. i këtij neni, përveç Kryeprokurorit të Shtetit, nuk
mund të ushtrojnë njëkohësisht detyrën e kryeprokurorit të cilësdo prokurori.

3. Tre (3) anëtarët jo-prokurorë të Këshillit, të zgjedhur nga Kuvendi, zgjedhen me votim të
fshehtë, me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, bazuar në një listë prej
dy (2) kandidatëve për secilën pozitë të propozuar nga organet përkatëse e që përfshin:

3.1. një (1) anëtar nga Oda e Avokatëve të Kosovës;

3.2. një (1) profesor nga fakultetet juridike të Republikës së Kosovës;

3.3 “një (1) përfaqësues nga shoqëria civile.

4. Anëtarët e Këshillit pasqyrojnë natyrën shumetnike dhe parimet e barazisë gjinore në


Republikën e Kosovës dhe zgjedhën bazuar në kompetencën, përvojën dhe njohurinë e tyre.

5. Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të anëtarit të Këshillit, i njëjti nuk mund të ngritët në
detyrë në sistemin prokurorial.

6. Anëtarët e Këshillit me orar të plotë nuk mund të ushtrojnë detyrën e prokurorit në asnjë zyre
të prokurorisë. 7. Këshilli do të miratojë rregullore të veçantë për zbatimin e këtij neni.

You might also like