You are on page 1of 10

Kapitulli 1

Sistemi gjyqësor ne republiken e Kosoves

Sistemi i organeve te drejtësisë ushtrojnë pushtetin gjyqësor të një shteti.


Sistemi i drejtësisë mbron rendin juridik ne nje vend te caktuar Sistemi i drejtësisë përfshinë
Gjykatat, Prokurorite, Avokaturën etj. Gjykata është organ shtetëror për dhënien e drejtësisë që
shqyrton e zgjidh çështjet gjyqësore si:penale civile, administrative etj.
Gjykata Populore e krahines (KS)-1946
Gjykatat e kompetencës se pergjithshme: Gjykatat komunale, e qarkut, Supreme të
republikave, Supreme e Jogosllavise, Gjykatat e specializuara

Strukturat e gjykatave 1999-2013 në KS

1. Gjykata Supeme
2. Gjykata e e Qarkut
3. Gjykata komunale
4. Gjykata komunale për kundërvajtje
5. Gjykata Ekonomike

Struktura e prokurorive:
1. Prokuroria e përgjithshme
2. Prokuroria e Qarkut
3. Prokuroria komunale

Kapitulli 2

Këshilli gjyqësor i republikës së Kosovës

Këshilli gjyqësor vepron si ndërmjetësues ne mes të Qeverisë dhe pushtetit gjyqësor për të
garantuar pavarësinë organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor
Keshilli gjyqësor i kosoves është I autorizuar për të siguruar një sistem gjyqësor i cili duhet te
jetë profesional, i pavarur, i paanshëm, i integruar, i drejtë dhe efikas.
Keshilli gjyqësor perbehet prej 13 anëtarëve me mandat 5 vjeçar. 6 zgjedhen nga Kuvendi RSK,
ndërsa 7 vijnë nga Gjyqësor.
Sekretariatit i ndihmon Këshillit

Përgjegjësitë e Këshillit jane:

 Sigurimin e pavarsise dhe paanshmëri në sistemin gjyqësor -rekrutmin dhe propozimin e
kandidatëve për emërim dhe riemërim.
 propozimin tek presidenti per emërim, riemërim dhe shkarkim të gjyqtarëve.
 shpallen rregulloreve mbi transmetimin dhe procedurën disiplinore për gjyqtar.
 propozimin te presidenti për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme
 rekomandimin tek kuvendi për themelimin e gjykatave të reja dhe degëve.
Keshilli permes njoftimit publik fton të giithe profesionistët e kualifikuar nga fusha e drejtesise,
që të aplikojne për t'u emëruar gjyqtar dhe gjyqtar Porotë
Konkursi shpallet dhe publikohet ne 2 gazeta te perditshme dhe në fagen zyrtare elektronike të
këshillit gjyqësor të kosovës. Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret për emërim do të
intervistohen.

Pasi te bëhet llogarita e poenave për secilin kandidat të intervistuar për një pozitë përkatëse të
gjithë kandidatët do të renditen sipas rezultatit zyrtar përfundimtar.
Këshilli pastaj i propozon Presidentit kandidatët për emërim dhe presidenti brenda 60 ditësh i
emëron kandidatit.
Mandati fillestare është 3 vjeqar, pastaj ne rast të riemërimit mandati i tyre është i përhershëm.

Këshilli gjyqësor mund të transferojë një gjyqtarë në një Gjykatë tjeter për një periudhë
kohore, por jo me shume se nje vit dhe vetem nje here. Transferimi vjen ne shprehje kur gjykata
tjetër ka nr. të pamjaftueshëm të gjyqtarëve.

Kapitulli 3

Administrimi i Gjykatave

Kryetanin e gjykatës supreme e emëron dhe shkarkon presidenti i Kosovës. Gjyqtarët


Mbikëqyrës emërohen me një mandat 4 vjeçar.

Kryetari i Gjykatës themelore dhe i Gjykatës së Apelit është përgjegjës për administrimin e
punës së gjykatës, në përputhje me rregullat dhe procedurat e themeluar nga këshilli Gjyqësor .
Raportet e gjykatës ndaj këshillit ato tremujore dhe vjetore bëhen publike, pas shqyrtimit dhe
pranimit nga Këshilli Gjyqësor

Gjyqtari Mbikqyrës i raporton Kryetarir të Gjykatës themelore mbi nevojat dhe veprimet e
degës në baza tremujore .
Sekretari i propozon këshillit politika te reja, rregulla dhe rregullore kurdoherë që është e
nevojshme për administrimin efektiv dhe efikas te gjykatave .. Ne kuadër të Këshillit gjyqësor
funksionon njësia për shqyrtimin e performancës së Gjyqësorit, Kjo njësi vlerëson punën e
gjykatave dhe i propozon këshillit politika për përmirësimin e punës se gjykatave. Ka drejtorin
e saj. Procedura per vlerësimin e gjykatësve përcaktohet me anë të rregolloreve dhe rregullave
te nxjerra nga Këshilli gjyqësor .

Administratorët e Gjykatave menaxhojnë funksionet administrative të gjykates, duke


përfshirë:

 registrimin, hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve


 regjistrimin dhe arkivimin e dosjeve te gjykatës dhe lëndëve të mbyllura.
 mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë té dosjeve të gjykatës -sigurinë e gjykatës
 menaxhimin e stafit administrativ te gjykatës etj.
Për sjellje të pahijshme të gjyqtarëve , këshilli formon Panelin Hetimor i cili ka për detyrë që të
bëjë vlerësimin e sjelljes së gjyqtarëve gjatë kohës së kryerjes së detyrave të tyre të punës.

Gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse:

 dënohet për një vepër penale


 shkel ligjin ose
 shkel detyrat e tij zyrtare si gjyqtar.

Sanksionet ndaj Gjyqtarit mund të jenë:

 vërejtje jopublike me shkrim


 vërejtje publike me shkrim
 zvogëlimi i përkohshëm i pages deri në 50% per nje vit.
 propozim për shkarkim .

Kapitulli 4

Organizimi, Funksionimi dhe juridiksioni i gjykatave në Rep. e


Kosovës

Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit Gjykata Supreme e Kosovës është
autoriteti më i lartë gjyqësor.

3 gjykatës në gjykatën supreme duhet të jenë nga komunitetet. Kryetanin e Gjykatës supreme e
emëron dhe shkarkon Presidenti.

Nga 2013 kemi keto instanca gjyqësore: Gjykata Themelore, Apelitit, Supreme.

Gjykata themelore jane gjykata të shkalles se poně ne territorin e Republikes se Kosovës të
organizuara në bazë rajonale si: Gjykata themelore e Prishtinës , Gjakovës Gjilanit , Mitrovicës
, Prizrenit , Pejës dhe Ferizajit.

Secila gjykate themelore ka edhe degët e veta si prsh Prishtina :Dega në Podujevë, Graganicë,
Lipijan etj.
Per funksionimin sa me efikas të Gjykatës themelore, struktura organizative e saj është e ndarë
në departamente dhe divizione.
Departamentet brenda secilës gjykate themelore janë:

 Departamenti për krimet e rënda,


 Departamenti i pergjithshem,
 Departamenti per të mitur.
Ne kuader te Gjykatës themelore ne prishtinë veprojne edhe 3 departamente :

1. Departamenti special për lëndët ne Kompetencë të prokurorisë Speciale


2. Departamenti për çështje Ekonomike
3. Departamenti për çështje Administrative

Kryetari i gjykatës themelore dhe të Apelit, është përgjegjës për administrimin ditor të
gjykatës. Organizon dhe bojkoton funksionimin e gjykatës , i mbikqyrë veprimtarinë financiare
të gjykatës etj.
2.Departamenti për çështje Ekonomike - i Gjykatës themelore është kompetent për çështje
ekonomike për të cilat ka autorizim për të gjykuar dhe ato janë • Çështjet afariste
• riorganizim , falimentim dhe shuarjen e personave juridik •Pengimin e posedimit , - Cënimin e
konkurencës , keqpërdorimin, monopolizëm... pozitën dominuese në treg , • mbrojta e të
drejtave parësore etj.

3.Departamenti për çështje Administrative - Gjykon dhe vendos në konfiliktet ,


administrative sipas padive kundër akteve administrative përfundimtare dhe për çështje të
tjera të përcaktuara me ligj. 3.Departamenti për Krime të rënda - Gjykon individët ose grupet e
caktuara të cilat kanë kryer vepra penale. Gjykon veprat e dënueshme mbi 10 vjet si dhe veprat
penale që konsiderohen penale sipas Kodit Penal. 4.Departamenti i pergithshem - të gjitha
çështjet apo lëndët që nuk i takojnë Departamentit për çështje ekonomike, administrative, dhe
krime të rënda , doket të gjykohen në Departamentin e përgjithshëm.

Gjykata e Apelit- është gjykatë e shkallës së dytë e cila ka juridiksion në të gjithë territorin e
Republikës së kosovës. Quhet gjykata e Apelit sepse Palët e pakënaqura nga vendimet e marra
në shkallë të parë, kanë të drejtë ankesë instancës më të lartë gjyqësore pra, gjykatës së Apelit.
Është komponente të shqyrtojë: të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të gjykatave
themelore , të rënda për konfliktin e juridiksionit ndërmjet gjykatës themelore, çështje të tjera të
parapara me ligj.
Gjykata e Apelit shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj prej 3 gjyqtarëve. Organizohet në
departementet si në vijim: Departamenti i përgjithshëm për krime te rënda, departamenti special
për lëndët né kompetencë të Prokurorisë speciale, departementi për çështje ekonomike ,
çështje administrative dhe për të mitur. Kryetari i Gjykatës së Apelit: cakton gjyqtarët nëpër
departamente , udhëheqësit e Departamenteve , dhe të sigurojë që secila lëndë e parashtruar të
caktohet kolegii prej 3 gjyqtarëve .

Gjykata Supreme - është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë Në kuadër të saj
funksionojnë : Kolegji i Apelit i Agjencionit kosovar të dhe dhana e posaqme e Gjykatës
Supreme.
Eshte kompetente të rendos lidhur me : kërkesën për mjete të
jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Rep. së
Kosovës , revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë etj.
Në kuadër të Gj. Supreme funksionojnë degët gjyqësoret;
 Dega Penale,
 Dega Civile,
 Dega administrative,
 Praktika gjyqësore

Kushtet për tu bërë Gjyqtari:


 Të jete shtetas i Rep. Kosovës,
 Të ketë diplomën e Fakultetit Juridik,
 Të ketë kryer provimin e Jurispudencës,
 Té ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal,
 Te ketë kaluar provimin per gjyqtarëve,
 Te mos jetë dënuar për vepër penale,
 Te ketë së paku 3 vite përvojë në fushën juridike.

Për departamentin për krime të rënda apo për të Mitur, kandidati duhet të ketë së paku 3 v
përvojë si gjyqtarë në lëmin Penal Për departamentin Administrativ / Ekonomik, kanditat duhet
të ketë së paku 6 vite përvojë në Fushën Juridik. Për Gjykatën e Apelit, gjyqtari duket të ketë se
paku 5 vite përvojë si gjyqtarë.

- Gjyqtarët Porotë(joprofesional) Janë gjyqtarë laik, të cilët shërbejnë vetëm kur kërkohet
me ligi.Për tu emërua gjyqtarë Porotë duhet të:
 Të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës.
 të kenë më së paku 25 vite
 të ketë perfunduar me sukses trajnimin e kërkuar me ligi.
 të kenë përmbushur kriteret e kërkuara nga rregulloret e këshillit të mos jenë të dënuar
për vepra penale
 te kenë reputacion të lartë moral në shoqëri

Kapitulli 5

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Është institucion i pavarur me qëllim të sigurimit të një sistemi prokurorial të pavarur,
profesional të paanshëm . Eshte përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për
emërim dhe riemërim për zyrën prokuriale si die vlerëson, ngrit në detyrë , disiplinën ,
shkarkon, transferon dhe ofron mbështetje për trajnimin e prokurorëve.
Presidenti emëron dhe i riemëron

Këshilli është kompetent që të bëjë rekrutimin dhe propozimin tek presidenti të kandidatëve
për emërim dhe riemërim në prokurori, bené propozimin e kandidatëve tek presidenti për
emërimin e Kryeprokurorit të shtetit, bënë shpalljen e konkursit publik për prokurorët, bënë
përcaktimin e numriimit të prokurorëve për secilën prokuror, Raporton tek Kuvendi i Kosovës ,
Presidenti dhe Publik.Përbëhet nga 13 anëtarë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës,
10 nga të cilët janë prokurorë , të cilët janë:
 Kryeprokurori i shtetit
 Një prokuror nga Prokuroria Speciale
 Një prokuror nga Prokuroria e Apelit
 Avokat nga Oda e avokatëve të KS
 Një profesor universitar nga fusha e drejtësisë
 Nje përfaqësues nga shoqëria civle
 7 prokurorë nga Prokuroria Themelore.
Mandati 5 vjegar pa të drejtë rizgjedhje.

Gjatë procesit të numrimit të kandidatëve për emërim apo riemërim këshilli merr parasysh
edhe këto kritere : njohuritë profesionale dhe performancen e punës , zotësinë për arsyetim
ligjor ashtu siç është dëshmuar përmes veprimtarive profesionale në fushën ligjore afërsinë
profesionale të bazuar në rezultatet e karrierës së mëparshme , aftësinë për të kryer detyrën
në mënyrë të paanshine, të ndërgjegjshme, sjelljet etj. Kryeprokurori emërohet nga Presidenti
me mandat 7 vjeqar pamundësi riemërim.

Kapitulli 6

Sistemi Prokurorial në Kosově

Prokurona e shtetit është një institucion kushtetues i pavarur me autoritet dhe pergjegjesi për
ndjekjen penale të personave të akuzuar për vepra penale, ose për ndonje vepër tjeters si dhe
përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit.
Mandati fillestar për prokuror është 3 vjeçar në rast të riemërimit mandati është i përhershëm
deri moshën e pensionimit.
Prokurori i shtetit mund të fillojë hetimin në bazë të kallëzimit të policisë apo burimeve
tjera, nëse ka dyshim të arsyeshëm se po ndodh ose ka gjasë të ndodh me një të ardhne të afërt
vepra penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare . Pastaj pas marrjes së informacionit gjykohet i
pandehuri.
Detyrat dhe kompetencat e prokurorëve perfshijnë:
 ushtrimin e funksioneve profesionale në mënyrë të pavarur, të drejtë , objektive dhe të
paanshme dhe të sigurohen që të gjithë personat trajtohen në mënyrë te barabarte para
ligjit.
 zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit gjatë kryerjes së funksionëve zyrtare
 sjellje të ndershme dhe profesionale si në jetën personale ashtu edhe profesionale,
 ruajtien e nderit dhe dinjitetit të Prokurorit
 mbrojtjen e té drejtave ligjore të viktimave , dëshmitarëve,
 të dyshimtëve, te akuzuarëve dhe personale të dënuar
 ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbulimin e veprave penale dhe autorëve
të krimit.
 marrjen e vendimeve mbi inicimin , varzhdimin apo ndërprerja e procedurës penale, ndaj
personave të dyshuar apo të akuzuar,
 ngritjen e aktakuzave dhe përfaqësimin e tyre para gjykatës
 bashkëpunim me policinë , gjykatësit dhe institucionet tjera
 ndërmarrjen e tl gjitha veprimeve të tjera të sanksionuara me ligj.
Prokuroria e shtetit në Rep e Kosovës organizohet në prokuroritë:
Prokuroria Themelore- e përbërë nga Departamenti i përgjithshëm, për të mitur , për krime të
rënda.
Prokuroria Apelit- e përbërë nga departenenti i përgjithshëm dhe për krime të rënda.
Prokuroria speciale

• Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit


Prokuroria Themelore - ka për detyrë ndjekjen e kryerjes të veprave penale ndaj personave
vepra e te cilëve duhet të gjykohet në Gjykatën themelore në të gjitha departamentet dhe
divizionet.
Ka juridiksion territoral si vijon: Prokuroria themelore në Prishtinë, Gjilan, Gilun, Ferizaj, Pejë,
Prizeren, Mitrovicë.
Prokuroria e Apelit - Është themeluar për të vepruar pranë gjykatës së Apelit dhe ka
juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës

Kandidatet për tu emëruar prokuror duhet të përmbushin kualifikimet dhe kriteret minimale si
me poshtë:
 të jenë shtetas dhe banor te Kosovës
 te kenë diplomë të Fakultetit Juridik
 të kenë kaluar provimin e juruspodencës
 te kenë kaluar provimin pergaditar për prokurorë dhe gjyqtarë
 të kenë integritet moral
 te mos jenë të dënuar me vendim té ploté fuqishëm për vepra penale
 te kenë dhënë provimin per arsimin ligjor,

Në Departamentin e Krimeve të rënda ,3 vjet përvojë si prokuror , gjyqtar.


Në Prokurorinë e Apelit, 4 vjet si prokuror, gjykatës.
Ne Prokurorinë Speciale, 5 vjet në fushën penale përvojë , 3 vjet si prokuror
Si Kryeprokurorë 8 vite përvojë juridike ne fushën penale 6 vjet si prokuror
Prokuroria Speciale vepron ne kuadër të Prokurorit të Shtetit te KS përbëhet nga 10 prokurorë
publik te KS
Kryeprokurori i prokurorisë speciale është përgjegjës për menagjimin e prokurorisë speciale
dhe është i autorizuar të nxjerrë udhëzime tbrendshme që rregullojnë aktivitetet e kësaj
prokurorie dhe që janë në përputhje me ligjin.

Kapitulli 7

Ndërmjetësimi

Në procedurën e ndërmjetësimit nuk ka një gjyqtar që to vendos për çështjen , por vendimi
merret nga vetë palët, ku palët në kontest zgjedhin një ose më shumë persona tpaanshëm për të
ndihmuar palët në arritjen e një zgjidhje reciprokisht të kënaqshme të mosmarrëveshjes së
tyre shumë më shpejt më lehtë dhe më lirë se në procedurat gjyqësore.
Dallojmë ndërmjetësimin si:
1. institucion tradicional dhe 2.ndërmjetësimin si institucion bashkëkohor
Llojet e ndermjetesimit: - Ndermjetesim lehtësues, Notermjetesim vlerësues Ndërmjetesim
transformeve

Ndërmjetësuesi duhet të ketë:


 I diplomuar në universitet
 Te kete kaluar me sukses kursin për trajnimin për ndërmjetësim
 Te kete ndërmjetësuar nën mbikëqyrjen e një ndërmjetësuesi ne 6 seanca.
 Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale
 Të ketë kualitete të larta morale
 Të jetë i regjistruar në regjistrin e ndërmjetësuesve.
 Procesi i zhvillimit të ndërmjetësimit realizohet në disa faza të cilat janë:
 Hapja e Ndermjetesimit Grumbullimi i Informatave
 ldentifikimi i problemit
 përkufizimi dhe caktimi i agjendës.
 Qartësimi i çështjes
 dhënia dhe vlerësimi i mendimeve
 përmbylija e ndërmjetësimit

Marrëveshja për fillimin e procedurës në ndërmjetësim përmban:


te dhëna për palët në procedurë, përfaqësuesit e tyre.
 Objektin e mosmarrëveshjes
 Deklaratën e pranimit të parimeve të ndërmjetësimit
 Dispozitat mbi shpenzimet e procedurës .
 Në aktmarreveshje përcaktohen :
 Përshkrimi i mosmarrëveshjes
 Detyrimet dhe kushtet që palët i vënë njëra-tjetrës
 Nënshkrimi I palëve dhe i ndërmjetësuesit

Procedura e ndërmjetësimit përfundon me:


 Arritjen e marrëveshjes në mes të palëve
 Tërheqjen e cilësdo palë
 Konfirmimi nga ndermjetesuesit
 Kalimi i afatit ligior për arritjen e marreveshjes

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim, është e pavlefshme kur:


 Realizohet nga persona që nuk janë ndërmjetësues të liçensuar, mosmarreveshja zgjidhet
me rruge gjyqësore
 Përmban detyrime për subjekte që nuk kanë marrë pjesë në ndërmjetësim,
 Permban detyrime të vlerësueshme me të holla dhe nuk formulohet me shkrim,
 Ka stimulim, ka shkaqe pavlefshmërie.

You might also like