You are on page 1of 19

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIC OF KOSOVA - REPUBLIKA KOSOVA


______________________________________________________________________

KOMUNA E DEÇANIT
MUNICIPALITY OF DECANI - OPSTINA DECANI

Emri dhe mbiemri kanditatit


______________________________nënshkrimi___________________data.____________

Titulli i vendit të punës:

TESTI ME SHKRIM

Për pjesën e
Njohurit e përgjithshme
njohurive të
Në këtë pjesë,kanditatëve u parashtrohen 3 deri 5 pyetje në formë eseje nga 150 përgjithshme,pikët
deri 250 fjalë me qëllim të testimit të:njohurive dhe informative të përgjithëshme e vlerësimit
si dhe kapacitetit për shprehjen me shkrim të koncepteve në mënyr
arrijnë deri në
logjike,koncize dhe efektive.Të indetifikojë motivimin,testimin dhe vlerat e
kanditatit. 25%

1.pushteti gjyqësor në Republiken e Kosovës: (0-10) pike

Pushteti në Republikën e Kosovës është i bazuar në parimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit në mes
pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.

Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat. Ushtrimi i
pushtetit nga gjykatat bëhet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe marrëveshjet
ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë.

Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga: Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit dhe
Gjykata Supreme.
Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në territorin e Republikës së Kosovës.Gjykata
Themelore themelohen si në vijim:1)Gjykata Themelore e Prishtinës me seli në Prishtinë themelohet për
territorin e Komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogovcit dhe të
Graçanicës.2)Gjykata Themelore e Gjilanit me seli në Gjilan themelohet për territorin e Komunës së
Gjilanit, Kamenices,Novobërdës,Ranillugut.Parteshit, Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit.3).Gjykata Themelore
e Prizrenit me seli në Prizren themelohet për territorin e Komunës së Prizrenit,Dragashit,Suharekës dhe
Mamushës.4)Gjykata Themelore në Gjakovë me seli në Gjakovë themelohet për territorin e Komunës së
Gjakovës, Malishevës,dhe Rahovecit.5)Gjykata Themelore e Pejës me seli në Pejë themelohet për
territorin e Komunës së Pejës, Deçanit, Junikut, Istogut dhe Klinës.6).Gjykata Themelore e Ferizajit me
seli në Ferizaj themelohet për territorin e Komunës së Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit
të Elezit.7)Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së
Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajit dhe Vushtrrisë
Gjykata e Apelit funksionon si gjykatë e shkallës së dytë, me juridiksion territorial në gjithë Republikën e
Kosovës. Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë.

Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion në gjithë
territorin e Republikës së Kosovës. Gjykata Supreme përfshin kolegjin e apelit të Agjencionit Kosovar të
Pronës si dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës
Supreme.  Selia e Gjykatës Supreme është në Prishtinë.

Pikët e arritura
2.Ligji për procedurat administrative: (0-10) pikë

E drejta e procedures administrative Me te drejten procedurale (formale) kuptojme sistemin e


dispozitave juridike te cilat caktojne te drejtat dhe detyrimet e organeve shteterore ne zbatimin e
normave juridike materiale, ne raste konkrete si dhe te drejtat dhe detyrimet e pjesemarresve te
tjere ne procedure. Me dispozita procedurale nenkuptohen rregullat me te cilat percaktohet
menyra e procedimit (veprimit) si dhe ndermarrja e veprimeve nga ana e organeve shteterore me
rastin e zbatimit te drpdr te dispozitave juridike-materiale ne raste konkrete, dmth gjate
vendosjes se ceshtjes konkrete administrative. Elementet e kuptimit te procedures
administrative 1. subjektet e Procedurës Administrative (pjesemarresit e domosdoshem ne
PA=organi qe zhvillon proceduren + pala) 2. objekti i Procedurës Administrative (ceshtja admin
dtth vendosja authoritative mbi te dr dhe detyrimet dhe interesat jur te subjektit te caktuar) 3.
qellimi i Procedurës Administrative (nxjerrja e vendimit valid-te dr dhe te ligjshem-) Procedura
Administrative paraqet: Teresi rregullash me te cilat rregullohet procedimi (veprimi) i organeve
te admin, org tjera sht, dhe organizatave qe ushtrojne autorizime publike, kur ne ceshtje admin,
drpdr, duke zbatuar dispozitat, vendosin mbi te dr dhe detyrimet e individeve, perso jur dhe
paleve tjera. Quhet PA, sepse zbatohet ne ceshtje admin gjate nxjerrjes se aktit admin. PA me se
shpeshti e zhvillojne organet e admin shteterore. Parimet themelore te Procedurës
Administrative 1.parimi i ligjshmerise Eshte parimi me kryesor i Procedurës Administrative,
ndersa perbehet ne obligimin qe te gjitha organet admin, qe veprojne ne ceshtjet admin, te
vendosin ne baze te ligjit dhe dispozitave tjera te organeve shteterore
2. Parimi i mbrojtjes se te drejtave te qytetareve dhe mbrojtja e interesit publik
3. Parimi i efektivitetit Ky parim obligon org, e admin, dhe inst, tjera qe ceshtjet admin, me
sukses dhe shpejt t’i vendosin.
4 Parimi i vertetesise materiale
5. Parimi i degjimit te paleve
6. Parimi i marjes se provave.
7.Parimi i pavaresise ne marrjen e vendimeve
8. Parimi it e drejtes se ankeses
(P. i dyshkallshmerise) Parim kushtetues sipas te cilit, kunder vendimeve dhe akteve tjera
individuale te org. gjyqesore admin si dhe akteve te org te cilat ushtrojne autorizime publike te
nxjerra ner shkalle te pare, mund t’i paraqet ankese org competent. 9. Parimi i plotfuqishmerise
se vendimit Sipas ketij parimi, vendimi i formes se prere (kunder te cilit nuk mund te paraqitet
ankese dhe as te hapet konflikti admin) me te cilin pala ka fituar te drejta te caktuara,
perkatesisht me te cilin pales i jane caktuar disa detyrime, mund te anulohet, te prishet ose te
ndryshohet vetem ne rastet e parashikuara me ligj. Llojet e Procedurës Administrative 1.
Procedura e pergjithshme admin 2. Procedura e vecante admin Qellimi themelor i PA eshte qe
te sigurohet aplikimi objektiv dhe i rregullte (i drejte) i dispozitave jur-materiale ne raste
konkrete qe mundeson nxjerrjen e vendimit te drejte dhe te ligjshem. 1. Procedura e
pergjithshme (PP) permban rregulla me te cilat ne teresi rregullohet procedimi (veprimi) i
numrit me te madh te organeve shteterore dhe te organizatave gjate vendosjes se ceshtjeve
admin. Rregullat e PP jane te pergjithshme sepse keto nuk jane te kufizuara ne lemin ose
materien e caktuar admin, por ato vlejne, ne teresi apo pjeserisht per te gjitha org. sht. te cilat ne
ato dege vendosin ne ceshtje te admin. Ligji (KODI) i PP admin, permban norma procedurale
me te cilat rregullohet: a. Menyra e ushtrimit te admin si dhe vecmas b. Menyra e nxjerrjes se
akteve individuale admin me te cilat vendoset mbi te dr. dhe detyrimet dhe interesat juridike te
subjekteve te caktuara juridike. 2. Procedurat e vecanta admin. (PV) ne disa dege te vecanta te
admin.rrespektivisht materie te vecanta admin per shkak te specificiteteve te vecanta, nuk mund
te behet zbatimi i plote it e gjitha rregullave te proc.se pergj.admin. Me ligjin (KODIN) e PA
percaktohet se ceshtjet e caktuara te proc.per lemin e caktuar admin.mund te rregullohen me ligj
te vecante , ndryshe nga ato qe jane rregulluar me Ligjin e PP admin, nqs kjo eshte e
domosdoshme per te proceduar ne kete sfere admin. Emertijmi proc e vecante admin percakton
specificitetin e saj ne raport me rregullat qe jane te perfshira ne ligjin e pergjithshem. Ajo eshte
e vecante sepse i perket vetem ceshtjeve te caktuara te proc dhe jot e gjitha ceshtjeve te proc te
nje lemi perkates
Pikët e arritura

3.Organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes Lokale në Kosovë (0-5) pikë

Që nga viti 1999, kur Kosova u vendos nën protektoratin ndërkombëtar, ajo u ballafaqua dhe u sfidua nga
tranzicione të shumëfishta, tre prej të cilave ishin kryesore përzhvillimin socio – ekonomik dhe për qeverisje të mirë
në vend, si: transformimi prej istemit politik autoritar në atë demokratik; kalimi prej një ekonomie të planifikuar
shtetërore në ekonominë e tregut dhe bartja e pushtetit prej strukturave të përkohshme të UNMIK në institucionet e
pavarura të Kosovës. Klasa politike e Kosovës ka qenë e përkushtuar në procesin e ndërtimit të një sistemi
qeverisës, i cili në veti bartë vlerat dhe standardet më të përparuara të demokracisë perëndimore të shprehura
nëpërmjet politikave të përshtatshme, reformës institucionale dhe zbatimit të marrëveshjeve shumëpalëshe për
zhvillimin e vendit. Në këtë drejtim janë arritur shumë suksese nëndërtimin e një sistemi demokratik politik, në
krijimin e një baze solide për zhvillimin eekonomisë së tregut të bazuar në konkurrencë dhe në bartjen e pushtetit
nga autoritetetndërkombëtare në ato vendore, ku më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj.Ndërkaq
ndërtimi i sistemit demokratik të decentralizuar të vetëqeverisjes lokale ështëpërcjellë me vështirësi të ndryshme
politike dhe të burimeve financiare e njerëzore. Ishte një proces shumë i ndjeshëm, i ndërlikuar dhe nganjëherë I
paqëndrueshëm, por që ka rezultuar i suksesshëm. Si pasojë e zhvillimeve politike në vend, komunat veriore të
Kosovës ende nuk janë integruar në sistemin e VQL, ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit serb është i përfshirë në
jetën politike të vendit. Ndërtimi dhe zhvillimi i sistemit të vetëqeverisjes lokale (SVQL) u bazua në parimet e
vlerave evropiane për qeverisje lokale, por duke ia përshtatë nevojave dhe zhvillimeve politike të vendit. Derisa në
shumicën e vendeve të rajonit dhe më gjerë ndërtohen sisteme duele të vetëqeverisjes lokale, Kosova zgjodhi
sistemin e thjeshtë një shkallësh të VQL. Ky sistem përfaqësohet vetëm nga të zgjedhurit e qytetarëve të komunës
përkatëse dhe pushteti qendror (PQ) nuk emëron përfaqësuesit e vetë në bashkëqeverisje.Qytetarët vullnetin për
udhëheqjen e tyre për një mandat prej 4 vjetëve e delegojnë në dy organe të pushtetit lokal (PL): në kuvendin e
komunës dhe në kryetarin e komunës.Decentralizimi i pushtetit dhe ndërtimi i sistemit për vetëqeverisje lokale nuk
u përcoll dhe me gjenerimin e të hyrave vetanake të nevojshme për zhvillimin ekonomik lokal,
por në masën më të madhe (82%), buxheti i komunave është ende i varur nga buxheti Kosovës.Ndryshimi i sistemit
parlamentar të zgjedhjes së kryetarit të komunës në sistemin e zgjedhjes së drejtpërdrejt nga qytetarët, i ka dhënë të
drejta dhe përgjegjësi më shumë kryetarit të komunës, por në të njëjtën kohë e ka krijuar sistemin e VQL me dy
komanda elativisht të pavarura. Kjo e ka lehtësuar vendimmarrjen e organeve komunale, por vetëqeverisjen lokale e
orienton më shumë kah autonomia lokale ku pushtetet janë të ndara, ngjashëm sikur në nivelin qendror. Në fakt
sistemi i zgjedhjes së organeve të PL është i njëjtë me sistemin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në
nivelin qendror.Korniza aktuale ligjore i ka dhënë një autonomi të plotë organeve të PL. Decentralizimi i
pushtetit, reforma e pushtetit lokal duke fituar një shkallë të lartë të autonomisë në qeverisjen e komunave, ka
ndikuar në integrimin e komunitetit serb dhe krijimin e një politike stabile dhe të unifikuar në vend. Kështu sistemi i
ka arritur tre objektiva kryesore: 1) krijimin e shtetit me një shoqëri të qëndrueshme multi-etnike; 2) integrimin e
komuniteteve (në veçanti të komunitetit serb) në institucionet vetëqeverisëse të vendit dhe 3) ofrimin e shërbimeve
cilësore për qytetarët. Qytetarët kanë të drejta të barabarta,që vetë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre për t’i qeverisur
dhe për t’iu shërbyer atyre dhe po ashtu për t’i shkarkuar nëse nuk qeverisin mirë me pasuritë e tyre. Pra pushteti I
vetëqeverisjes lokale buron vetëm nga vullneti i qytetarëve, duke përjashtuar çdo mundësi të ndërhyrjes nga lartë,
me përjashtim të gjykatave kompetente kur organet e PL e shkelin ligjin. Megjithatë institucionet qendrore, pa
mbështetje ligjore, kanë ndërtuar struktura administrative ndërmjet PL dhe atij qendror duke dashtë që t’iu ofrojnë
ndihmë PL në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët. Reformat e SVQL, me qëllim të arritjes së tre
objektivave strategjike, kanë përfshi edhe riorganizimin territorial të komunave duke mundësuar krijimin e
komunave të reja, kryesisht me shumicë serbe. Kjo i mundësoi komunitetit serb që të jetë shumicë në vendimmarrje
në territorin e vetë gjë e cila bëri të mundur integrimin e tyre në institucionet politike të vendit. Krijimi i komunave
të reja sipas parimit “ofrimi I shërbimeve sa më afër qytetarit” po vazhdon edhe për komunitetin shumicë dhe nga
njëherë po merr më shumë konotacion politik se sa nevojë për qytetarët

Pikët e arritura
Gjithësejt pikë

Aftësit e përgjithshme dhe personaliteti Për pjesën e aftësive


të përgjithshme dhe
Në këtë pjesë kanditatëve u parashtrohen 10 deri 15 pyetje me përgjigje të profesionale,pikët e
shumfishta,të cilat kan për qellim testimin e kapacitetit intelektual për të
vlerësimit arrijnë deri
menduar dhe arsytuar në mënyr logjike dhe analitike
në 35%

1.Cili nga pohimet e mëposhtëme është më i saktë: 2 pikë

a) Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe


kontrollin e balancimit në mes tyre,sikurse është përcaktuar ne Kushtetutë

b) Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve.

c) Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe


kontrollit mes tyre

2. Ligji për procedurat administrative: 2 pikë

a).Përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës publike.

b) Përcakton rregullat për zgjidhjen e kontesteve administrative.

c) Përcakton rregullat në marrëdhenien ndërmjet organit të administratës dhe qytetarit

d). Përcakton rregullat për hartimin dhe miratimin e akteve normative nga Qeveria Kosovës.

3. Marrëdhënia e punësimit në shërbimin civil është marrëdhënie 2 pikë


juridike:

a) e të drejtës së punës.

b) e të drejtës administrative

c) e të drejtës civile.

4. Mbi çfarë bazohet legjislacioni Europian: 2 pikë

a) Traktatet.

b) Kartën Europiane të të drejtave të Njeriut

c) Vendimet e Këshillit Europian

d) Vendimet e Komisionit Europian


5.Koha e parashikuar për zhvillimin e një testi me 100 pyetje është 3
ore e 1/3.Dhjetë(10) aplikantë morën testin dhe e përfunduan për 3 3 pikë
orë. Sa është diferenca mesatare ndërmjet kohës së 10 aplikantëve
dhe kohës së parashikuar për zhvillimin e një testi përçdo pyetje?

a)10 sekonda për çdo pyetje


b)12 sekonda për çdo pyetje
c)14 sekonda për çdo pyetje
d) 16 sekonda për çdo pyetje
6.Faktet:Zyra eVjosës është dy kate mbi zyrën e Valdetes. Zyra e 3 pikë
Valdetes është 1 kat më poshtë zyrës të gruas së vetme në ndërtesë që ka
datëlindjen sot.Zyra e Sarandës është në katin e tretë, ndërsa zyra e Vjosës
është në katin e katërt.Konkluzioni:Sot Vjosa ka datëlindjen. Cila nga
pohimet e mëposhtëme është i saktë:
a) Faktet e mësipërme e konfimojnë konkluzionin
b). Faktet e mësipërme nuk e konfirmojnë konluzionin
c) Faktet e mësipërme as nuk e konfirmojnë as nuk e hedhin poshtë konluzionin
7.Politika fiskale është nën autoritetin e: 3.pikë

a) Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës


b) Bankës Qëndrore të Kosovës
c) Auditorit të Pëgjithshëm të Kosovës
d) Bankës Qendrore Europiane
8. E drejta e inspektimit të dosjes në procedimin administrativ do të 3 pikë
thotë:

a) e drejta e çdo njeriu për të kërkuar njohjen dhe informimin mbi dokumentet shtetërore.

b) e drejta e palës së interesuar të njihet me informacionin dhe dokumentet e administruara në


dosjen e procedimit administrativ në të cilën është palë

c) e drejta e organit të administratës publike të njihet me çdo informacion të nevojshëm për


zgjidhjen e çështjes në shqyrtim dhe daljen me një vendim përfundimtar

d) e drejta e organit të administratës publike të kërkojë nga një organ tjetër, transferimin e
informacionit që ka ne dispozicion dhe që i shërben per zgjidhjen e çështjes në shqyrtim
9. Cili nga pohimet e mëposhtëm përbën karakteristikën thelbësore të 5pikë
shërbimit civil:

a) ushtrimi i autoritetit publik


b) Punësimi në një institucion të administratës publike
c) Kryerja e një detyre të rëndësishme shtetërore
d) Marrëdhënia e besnikërisë me pushtetin politik

10.Sipas ligjit përadministratën shteterore të Republikës së 5 pikë


Kosoves,cili nga institucionet e mëposhtëme është një organ qendror i
administrates shtetërore:

a).Instituti Pedagogjik i Kosovës


b) Komuna e Prishtinës, përsa ka të bëjë me kompetencat në lëmin e furnizmit me ujë të
pijshëm të popullates
c) Zyra e Kryeministrit
d) Ministria e Administratës Publik
11. Cili nga këto NUK është një institucion i Bashkimit Europian: 5 pikë

a). Gjykata Europiane e Drejtësisë

b) Komisioni Europian

c) Këshilli i Europes

d) Parlamenti Europian

Gjithësejt pikë
Njohurit që lidhen me vendin e punës Për pjesën e
njohurive që
Në këtë pjesë kandidatëve u parashtrohen 15 deri 23 pyetje,të cilat janë 50% më lidhen me
përgjigje të shumfishta dhe 50% në formë eseje.Pyetjet ndërlidhen me njohurit e vendin e
përgjithshme profesionale,të cilat kandidati duhet t’i ketë lidhur me vendin e punës. punës,pikët e
vlerësimit
arrijnë deri në
40%

1.kujt i raportoni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare: 2 pikë

a) Kryetarit të komunës

b) Drejtorit për arsim

c) Drejtorit të buxhetit

2.Në rast dyshimi se një urdhër i marrë kërkon kryerjen e një vepre në 2 pikë
kundërshtim me ligjin,nëpunësi civil duhet të:

a) zbatojë udhërin,pa e vënë atë në diskutim

b) vetëm të refuzoi të zbatojë urdhërin dhe të vaazhdojë punën normalisht

c) të refuzoi zbatimin e urdhërit i cili është në kundërshtim me ligjin

3. Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtete: 5 pikë

a) ankimi administrativ ndaj një akti absolutisht të pavlefshëm mund të bëhet


në çdo kohë
b) ankimi administrativ ndaj një akti absolutisht të pavlefshëm mund të bëhet
30 ditë nga njoftimi i tij.
c) ankimi administrativ ndaj një akti absolutisht të pavlefshëm mund të bëhet
30 ditë nga publikimi i tij.
d) ankimi ndaj një akti absolutisht të pavlefshëm mund të bëhet 30 ditë nga
hyrja e tij në fuqi.

4.Kërkesa për rishqyrtim si një nga mjetet e ankimit në rrugë 3 pikë


administrative i drejtohet dheështë në kompetencë të:

a) Drejtuar organit përgjegjës për aktin (që ka njerrë akti apo ka refuzar nxjerrjen e tij)
b) Nëpunësit epror të nëpunësit përgjegjës për aktin
c) Organit epror të organit ku ushtron detyrën nëpunësi pergjegjës për aktin
d) Gjykatës kompetente për konfliktet administrative
5.Afati për ankimin administrativ është: 2 pikë

a) 30 ditë në çdo rast.


b) 60 ditë në çdo rast
C) 30 ditë në rast të ankimit ndaj një akti administrativ apo refuzimit për të
nxjerrë aktin dhe 60 ditë nga dorëzimi i kërkesës për nxjerrjen e aktit
në rastin e heshtjes së plotë administrative

6.Cila nga kategoritë e mëposhtëme të personelit është pjesë e shërbimit 2 pikë


civil të Kosovës:
a) stafi mësimor i sistemit arsimor
b) stafi mjekësor i sistemit shëndetësor,krijuesit dhe performuesit të artit
c) personeli civil i punësuar në policinë e Kosovës.dhe.Zyrtarët policorë të
Policisë së Kosovës
e) nëpunësit e administratës të Kuvendit të Kosovës
f) zyrtarët doganorë të Doganave të Kosovës.
7.Sot nxënësit e shkollës së mesme, shpenzojnë shumë kohë duke u marrë 2 pikë
me gjëra të parendësishme dhe që i tërheqin vëmendjen nga shkolla si
psh. me modën e të veshurit. Për më shumë ata vishen në ambientet e
shkollës në mënyrë të papërshtatshme. Ministria e Arsimit mendon se më
mirë se të përcaktojë rregulla të detyruara për veshjen duhet ta bëjë
uniformën shkollore të detyrueshme. Nëse nxënësve do t’iu kërkohej të
vishnin uniformë, kjo do të rriste sensin e komunitetit dhe harmonisë në
shkollë dhe do të nxiste një ndjenjë disipline tek ata. Një pasojë tjetër
pozitive do të ishte që mësuesit dhe drejtoritë e shkollave nuk do të duhet
të vepronin më si policë të rregullave të veshjes, duke i lënë më shumë
kohë për tu marrë me gjëra të tjera më të rëndësishme.
Bazuar në paragrafin më sipër, konluzioni më i saktë që do të mund të
arrihej është se:

a) Veshja e papërshtashme çon në nota më të ulëta

b) Nxënësit që veshin uniformën shkojnë në univeristet

c) Uniformat duhet të jenë të detyrueshme për nxenësit e shkollave të mesme

d) Mesuesit dhe drejtoria shpenzonte të paktën 25% të kohës duke u marrë me


zbatimin e rregullave të veshjes nga nxënësit
8.Vitin e fundit,nxënësit e shkollave të mesme publike të qytetit të Gjakovës 2 pikë
dolën më keq në provimin e maturës se nxënësit e shkollave të mesme publike
të Prishtinës.Vitet e fundit,gjithmonë e më shumë banorët e Gjakovës po i
çojnë fëmijët në shkollat e mesme private,ku raporti mësues-nxënës është
tradicionalisht më i ulët sesa në shkollat publike dhe për pasojë numri i
regjistrimeve në shkollat publike të Gjakovës po ulet gradualisht.Bazuar në
paragrafin më sipër, nëse do të ishit prindër në qytetin e Gjakovës dhe do të
ishit të shqetësur për të ardhmen në arsimimin e fëmijëve tuaj,cilën nga
alternativat e më poshtëme do të zgjidhnit.

a) Do të regjistroni fëmijët në një nga shkollat e mesme publike të Gjakovës

b) Do të vazhdonit të qendronit në Gjakovë dhe do ti regjistronit fëmijët në një shkollë të


mesme private.

c) Zhvendoseni nga Gjakova dhe regjistroni fëmijët në një shkollë private

d).Zhvendoseni në Prishtinë dhe regjistroni fëmijët në shkollat publike të Prishtinës.

9.Detyrat dhe përgjegjsit për këtë vend pune. (2 pikë)

-Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë;


-Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë në
konsultim me MASHT- in dhe komunat tjera
-Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve në pajtim me respektimin e parimeve të mos diskriminimit
-Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT në harmoni me ligjin
-Nxitë barazinë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar, dhe të mesëm në
komunë
-Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre
-Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve dhe realizimi i tyre
në bashkëpunim me zyrën Rajonale të Inspektimit, në pajtim me ligjet aplikative
-Përkujdeset për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës
-Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT;
-Përgatitja, miratimi dhe implementimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e
Mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit si dhe masat
disiplinore
-Nxitë bashkëpunimin midis mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe
midis institucioneve arsimore dhe familjes;
-Bashkëpunon me drejtoritë tjera të arsimit të komunave tjera në projekte të përbashkëta arsimore, në
përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore
-Merr masa për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla,
është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës
-Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in nëpërmjet aktiviteteve
shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, të nxisë shtimin e
shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe aksione kundër duhanit dhe formave
të abuzimit me drogë
-Shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në
atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme,
10.Si ndahet arsimi fillor dhe i mesëm në nivel lokal (3pikë)

Ligji për arsimin - Sipas ligjit, arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë është falas dhe financohet
nga buxheti i Kosovës. Arsimi është i detyrueshëm për të gjitha moshat nga 6 deri në 15 vjeç.
Ligji për arsimin u garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Edukimi parashkollor - Sistemi i edukimit parashkollor ndahet në tri nivele:


Çerdhja (për fëmijët e moshës 1-2 vjeçare),
Kopshti (për fëmijët e moshës 3-4 vjeçare) dhe
klasa parafillore (për fëmijët e moshës 5 vjeçare)

Arsimi Fillor dhe Arsimi i mesëm i ulët - Sipas Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm në
Kosovë, Edukimi Fillor (1-5) dhe i mesëm i ulët është I obliguar për të gjithë. Shkollimi i
detyruar fillon kur fëmija ka mbushur moshën 6 vjeç (mosha minimale e arsimit të obliguar).
Sipas këtij ligji, shkollimi në instuticionet arsimore me fonde publike është falas. Arsimi i
mesëm i ulët është faza e dytë e arsimit bazë të detyruar dhe përfshin klasat 6-9, gjerësisht
moshat 12 deri në 15 vjeç. Mësimi në shkollat fillore në Kosovë mbahet në pesë gjuhë: në
gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe kroate.

Arsimi i mesëm i lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale - Arsimi i mesëm i lartë është
organizuar në arsimin e përgjithshëm dhe në arsimin profesional. Arsimi i mesëm i lartë zgjat 3
ose 4 vjet varësisht nga programet arsimore të përcaktuara nga MASHT. Të gjithë nxënësit kanë
të drejtë të ndjekin këtë nivel mbi baza vullnetare. Arsimi i mesëm i lartë ndahet në dy kategori
atë të përgjithshëm dhe atë profesional. Arsimi i mesëm profesional, që nënkupton shkollat
profesionale, si qëllim parësor përgatitjen e kuadrove për treg të punës, por ofron edhe mundësi
të aplikimit në studime më të larta post sekondare dhe universitare. Ky lloj arsimi është
organizuar në tetë tipe të shkollave, ku mësimi zhvillohet në disa profile.

Arsimi Special - Në bazë të ligjit për arsimin, në Kosovë të drejtën për arsim special e kanë ata
fëmijë që nuk përfitojnë ose nuk kanë mundësi të përfitojnë mësimdhënie të zakonshme.
Gjithsej në Kosovë janë 7 shkolla të arsimit special dhe 64 paralele me klasë të bashkangjitura
të cilat mësimin e zhvillojnë në shkolla të rregullta

11.Pse e deshironi këte vend pune! (2pikë)


12. Pëshkruaj si do të beni organizimin e punës si udhëheqës i sektorit të arsimit? (2pikë)
13 Strategjia e komunikimit dhe bashkëpunimit në sektorin e arsimit në Kosovë.(5pikë)

Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT)


e kupton dhe mbështet nevojën për një strategji të komunikimit për sektorin e arsimit në
Kosovë. Në kuadër të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016 (PSAK)1 është
identifikuar dhe parë si shumë e rëndësishme dhe sfiduese nevoja për përmirësimin e
komunikimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e procesit të reformave dhe decentralizimit në
sektorin arsimit. Prandaj kjo Strategji e komunikimit përbën kornizën e përbashkët për të gjithë
akterët në sektorin e arsimit në Kosovë që synim ka vizionin si në vijim: “Komunikimi
gjithëpërfshirës dhe efektiv ndërmjet të gjithë akterëve përkatës në sektorin e arsimit çon drejt
përmirësimit të cilësisë dhe efikasitetit të sistemit të arsimit në Kosovë.” Komunikimi bën
lidhjen ndërmjet sjelljes individuale, strukturës organizative dhe udhëheqjes. Ndryshimet në
komunikim mund të jenë rezultat i reformës arsimore, ato gjithashtu mund të jenë stimulim për
ndryshime më të gjera në organizata dhe modele të bashkëpunimit. Fokusi kryesor i Strategjisë
së komunikimit është: • Rritja e shkëmbimit dhe rrjedhës së informatave në procesin e zbatimit
të PSAKut dhe reformave të tjera në arsim • Përmirësimi i kalimit të përgjegjësive nga niveli
qendror në nivelin komunal, dhe nga niveli komunal në nivel të shkollës. Strategjia e
komunikimit paraqet orientime dhe udhëzime për komunikim në sektorin e arsimit. Ajo synon
përmirësimin e komunikimit në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, sikurse është niveli
kombëtar (personeli MASHT-it), nivelin komunal (Drejtoritë Komunale për Arsim) dhe
shkollat. Ajo gjithashtu përfshin komunikimin me shoqërinë civile, mjetet e informimit dhe
profesionistët përkatës

14. Stilet e komunikimit dhe menaxhimit (2pikë)

Nga stilet e centralizuara në stilet demokratike: lëvizja nga të qenit udhëheqës në të qenit pauses
Një nga tranzicionet kryesore që Kosova dhe sektori i arsimit janë duke kaluar është ndryshimi nga
mentaliteti i centralizuar i sektorit publik në administratën publike bashkëkohore dhe të decentralizuar.
Prandaj mënyrat e komunikimit duhet të përshtaten
• Në sistemin e centralizuar, secili udhëheqës apo menaxher ka pozitën e qart
– zakonisht – në një hierarki. Ju ose mund të jepni urdhëra (= shefi) apo t’i
ndiqni urdhërat (= vartësi)
• Në sistemin plotësisht të decentralizuar, udhëheqësi apo menaxheri e ka këtë pozitë për shkak të
funksionit apo mandatit të tij/ saj, ku duhet të bindë ekipin e vet që ta ndjek detyrën e punës. Pasuesit e
bëjnë dikë që të jetë udhëheqës, nuk ka udhëheqës pa pasues. Udhëheqësit e shkëlqyeshëm kanë
pasues besnik
• Në sistemin demokratik, si një udhëheqës, ju lëvizni ndërmjet të qenit udhëheqës dhe pauses
• Në një sistem demokratik, pasuesit duhet të dinë dhe të besojnë që komentet dhe kontributi i tyre në
grumbullimin e informatave dhe vendimet vijuese që merren mbi bazën e këtyre të fundit, me të vërtet
janë të rëndësishme dhe janë pjesë e vlefshme e procesit (me fjalë të tjera, komunikimi dhe raportet
mbi të cilën ato bazohen, janë të sinqerta).Nëse dikush ‘ndërron detyrën’ ndërmjet
udhëheqësit/menaxherit dhe pasuesit në të pozitë, është e dobishme që edhe stilet e komunikimit t’u
përshtaten këtyre.“Kalimi në mënyrë inteligjente ndërmjet stileve të ndryshme”, ashtu siç i përshtatet
situatës do të duhet të ishte motoja. Fleksibiliteti në stilet e komunikimit dhe zgjedhja e qëllimshme
ndërmjet stileve mund dhe duhet të mësohet.
Situatat e ndryshme kërkojnë stile të ndryshme të menaxhimit dhe komunikimit
Decentralizimi në administratën e sotme cakton autorizimet apo përgjegjësitë si dhe detyrat apo rolet e
vendim-marrjes, së bashku me resurset në nivelet e ndryshme të qeverisë. Këtu zbatohet parimi i
subsidiaritetit3. Pasi që ekzistojnë vendim-marrës të shumëfishtë, të cilët sjellin këndvështrimet e tyre
të ndryshme në procesin demokratik, nevojitet një shkallë më e lartë e bashkërendimit krahasuar me
sistemet e centralizuara. Në kuadër të kornizës së këtyre drejtimeve administrative për vendim-marrje,
komunikimi ka rol vendimtar këtu: vendimet më të mira bazohen në informata më të mira, që
pjesërisht është për shkak të shifrave në të cilat mund të kenë qasje të gjithë në përgjithësi dhe fakteve
të besueshme, dhe pjesërisht për shkak perceptimeve, të kuptuarit dhe vlerësimit nga ana e njerëzve.
Në vendim-marrje, kjo e fundit është më e rëndësishme sesa të dhënat objektive. Prandaj komunikimi
është vendimtar në dy aspekte:
• Ngritja e rrjedhës së informatave objektive për vendime të veçanta që merren
nga agjencitë përgjegjëse; dhe
• U mundëson vendim-marrësve t’i vënë në diskutim dhe t’i ndajnë vëzhgimet, interpretimin, gjykimet
si dhe vlerat e çështjeve për të cilat duhet vendosur, në mënyrë që të arrihet tek marrëveshjet
konstruktive dhe vendimet e përgjegjshme.-

15.Perdorimi i SMIA-s nga palët e interesit lokal dhe qendror (2pikë)

Të dhënat e ndryshme duhet të futen në programin e SMIA-s nga drejtorët e shkollave,


të cilët janë përfundimisht përgjegjës për përpikërinë dhe saktësinë e procedurës së
futjes së të dhënave. Në rastin e të dhënave rreth shkollave dhe personelit, nuk kërkohet mbledhja e
tyre, pasi që ky lloj të dhënash është në dispozicion të drejtorëve të
shkollave gjatë gjithë kohës. Në rastin e të dhënave për nxënësit, kujdestarët e klasave e
kryejnë rolin e grumbulluesve mbi bazën e ditarit të klasës; pastaj ata i kalojnë këto të
dhëna në fletët e programit Microsoft Excel të cilat ua sigurojnë drejtorët e shkollave,
të cilat pastaj i shtypin dhe i kthejnë si kopje në letër.
Përkundër përgjegjësisë nga ana e drejtorëve të shkollave për grumbullimin dhe futjen
e të dhënave në sistem, sa i përket asaj se sa kohë merr kjo punë, duhet të pranohet
si praktikë e mirë që grumbullimi i të dhënave t’u delegohet kujdestarëve të klasës ku
vetëm kontrollimet e kohëpaskohshme të kryhen nga drejtorët e shkollave.
Në mënyrë që të përmirësohet kalimi i të dhënave për nxënësit nga kujdestarët e
klasave tek drejtorët e shkollave dhe prej tyre tek programi i SMIA-s, do të ishte e
këshillueshme të shmanget përdorimi i dosjeve në letër që thjeshtë ato të dhëna përshkruhen dy
herë, çka si pasojë mund të sjellë gabime. Në mënyrë ideale, programi i
SMIA-s do të duhej përshtatur ashtu që dosjet të mund të ngarkohen drejtpërsëdrejti
në të: kujdestarët e klasave me këtë rast do të plotësonin formularin elektronik ad hoc,
i cili do të futej automatikisht në sistem. Kjo natyrshëm është më shumë një përshtatje
radikale e cila nuk është e zbatueshme në periudhën afat-shkurtër, por konsideratë e
duhur do të duhej t’i jepej në rast se bëhet rishikimi i përgjithshëm i sistemit. Pasi që
në të ardhmen të gjithë ditarët e klasave do të jenë në formatin elektronik, megjithatë
ky problem nuk do të ekzistojë më, ku të dhënat e nxënësve do të kalohen në mënyrë
automatike në SMIA. Tash për tash, rekomandohet që dosjet në programin e Microsoft Excel të
shkëmbehen në mënyrë elektronike – si bashkëngjitje në email aty
ku mundësojnë kushtet, apo përmes flash diskut USB apo mundësive të ngjashme.

16.Zbatimi i ‘’Kornizës së Kurrrikulës së Kosovës’’ (KKK) 2 pikë

Hartimi i kornizës së re të kurrikulës është një prej masave të ndërmarra nga MASHT-I për t’i
rritur standardet në arsim. Këtu shqyrtohet koha që nga zhvillimi i saj (faza e parë), shpërndarja e
saj (faza e dytë), deri te zbatimi i pilot projekteve për ta testuar në shkollat e përzgjedhura (faza e
tretë). Meqë një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve prapa zbatimit të KKK-së së re është ende
në proces, dallimi duhet të bëhet ndërmjet asaj çka përbëjnë praktikat e planifikuara apo
ekzistuese në një anë, dhe rekomandimeve në anën tjetë,Një numër i shkollave do të përzgjedhën
bashkërisht nga MASHT-i dhe DKA-të për zbatimin e pilot projekteve të cilat synojnë testimin e
KKK-së dhe zhvillimin e praktikave të mira dhe mësimeve të mësuara, mbi të cilat do të
ndërtohen njohuritë e nevojshme për t’i bërë rregullimet e imëta në KKK para zbatimit të saj në
mbarë Kosovën.Kjo do të ndodh sipas kritereve të cilat janë hartuar dhe miratuar që më parë, duke
mundësuar përzgjedhjen e përfaqësuesve nga i gjithë territori i Kosovës. Kurrikula bërthamë sipas
nivelit dhe manualet të cilat përmbajnë informata dhe udhëzime se si të zbatohet KKK-ja janë
duke u zhvilluar nga MASHT-i në kohën e hartimit të këtij dokumenti. Nga këndvështrimi i
komunikimit, aktivitetet në vijim janë planifikuar

• Monitorimi në vazhdim e sipër

• Aktivitetet e vazhdueshme të ngritjes së kapaciteteve të cilat kanë për synim të gjithë personelin
arsimor

• Themelimi i rrjeteve ndërmjet pilot shkollave, si dhe ndërmjet tyre, DKA-ve dhe shkollave të
tjera.

Gjithësejt pike

Përmbajtja e testit me shkrim Vlerësimi i testimit me pikë


1.Njohurit e përgjithshme

2.Aftësit e përgjithshme dhe profesionale

3.Njohgurit që lidhen me vendin e punës

Gjithësejt pikë

Kryesuesi dhe antarët e komisionit

Emri mbiemri Komisioni vlerësues nënshkrimi

1.Avni Rexhaj Rexhaj Kryetar i komisionit

2.Saban Pejcinovic anëtar i komisionit

3.Dyke Llolluni anëtar i komisionit

4.Xheladin Malaj anëtar i komisionit

5.Bekë Hasanaj anëtar i komisionit

Deçan____________________

You might also like