You are on page 1of 1

NJOFTIM

Për arsimtarët: Njoftim i prindërve me opsionet e mësimit me prezencë fizike ose nga distanca (në pika të shkurta)

Mësimi nga distanca (Online)

Shkolla do të jep mësim online për nxënësit që bëjnë zgjedhjen për mësim nga distanca. Lidhja do të jetë direkte me
klasën ku mësojnë nxënësit me prezencë fizike përmes platformës që do të nis Ministria e Arsimit. Paraqitja e nxënësve
online do të jetë e detyrueshme në kohën e orarit të dhënë dhe nëse nuk ka lidhje online do të ketë mungesë.

Notimi, Testimi, Vlerësimi i të gjithë nxënësve do të bëhet me prezencë fizike sipas orarit që do të paracaktojnë
arsimtarët. Nxënësit që do punojnë onlinë do thirren në ditë të caktuara për testim. Shkolla do të tentoje që nxënësit që
kanë bërë zgjedhjen për mësim online t’i thirr në më pak ditë për prezencë për vlerësim, dhe kështu mund të
planifikohet të realizohen teste në dy ose tre lëndë në një ditë.

Me zgjedhjen e mësimit nga distanca (online) asistenca e prindit është shumë e rëndësishme për rregullshmërinë,
motivimin, shtytjen e nxënësit për t’iu përgjigjur procesit mësimor.

Mësimi me prezencë fizike

Klasat I, II dhe III do të ndjekin gjithsesi mësimin me prezencë fizike, përveç nëse prindi deklarohet ndryshe.

Për klasat IV – IX shkolla do të aplikojë për miratim për leje për të ushtruar procesin mësimor me prezencë fizike.
Zgjedhjet janë punë me dy ose tre turne (mvarësisht cili do të miratohet).

Sipas planit të shkollës, në turnin e parë (ora 7:20 – 11:50) mësim do të ndjekin klasat II – V, ndërsa në turnin e dytë
klasat VI – IX (ora 12:10 – 17:20).

Klasat e I-ra sipas planit do të ndjekin mësimet te klasa e veçantë e tyre me 3 turne, çdo tre orë, dhe me mundësi
rotacioni të turneve. (Nëse nuk miratohet që klasat IV-IX të ndjekin mësimin me prezencë fizike, klasat I, II, III të gjitha
bashkë do të ndjekin mësimin në turnin e parë). Nëse leja jepet për tre turne, kjo nënkupton mësimi do të zgjasë deri ora
20:00.
Në shkollat periferike orari do të jetë i ngjashëm, me dy turne, klasat I-V turni 1 dhe klasat VI-IX turni 2.

Ardhja e klasave do të jetë në kohë të ndryshme, hyrja dhe pranimi i klasave do bëhet çdo 10 minuta, të shmanget
tubimi i masave të mëdha në oborr dhe të ruhet distanca, hapsirat e klasave do të jenë të dedikuara enkas për klasën e
caktuar dhe nuk do të lejohet dalje në pushime të shkurtëra përveç për nevoja fiziologjike. Pushimi i gjatë për çdo klasë
do të jetë në orar të ndryshëm, ushqimin nxënësit do ta marrin nga shtëpia dhe do ta konsumojnë në klasë.

Në hyrje dhe lëvizje me maska dhe distancë, do të ju matet temperatura, dezinfektojnë duart dhe këpucët, dhe drejt
te klasa e tyre. Gjatë qëndrimit në shkollë nxënësit do të qëndrojnë vetëm në një klasë, në klasën e tyre – nuk shkohet
nëpër kabinete, dalja me leje dhe vëzhgim është vetëm për nevoja fiziologjike dhe vetëm për arsim fizik dhe
shëndetësor në oborr ose sallë.

Prindi obligohet t’i mat temperaturën fëmiut para nisjes në shkollë, nëse del mbi 37.4 ose fëmiu ka shenja si ftohje,
ethe, teshtimë, kollitje… dhe prindi ka dyshime për shëndetin (jo me patjetër të jetë covid19) – atëherë e ndalon në
shtëpi dhe e njofton kujdestarin e klasës, por e paraqet online(kur rastet nuk janë të rënda). Prindërit që duhet t’i
përcjellin deri në shkollë ose marrin fëmijët nga shkolla afrohen vetëm deri te porta e shkollës (te shkolla qendrore deri
te salla e sporteve për nxënësit që do të hyjnë nga hyrja 2).

Prindërit e kanë rreptësisht të ndaluar të hyjnë në shkollë në fillim, gjatë dhe në fund të procesit – për çdo situatë të
paparashikuar, njoftojnë kujdestarin e ditës në hyrje dhe pasataj veprohet.

You might also like